"Brenda muajit ndërtoj shtëpitë"! Basha: Kam përvojë, kur isha unë ministër nga përmbytja në Shkodër s'pati asnjë të vdekur (lekët i pagoi Rama)

30 Nëntor 2020, 22:15Politika TEMA

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është shprehur se dhënia e çelësave të shtëpive të reja nga kryeministri Edi Rama është vetëm propagandë dhe asgjë tjetër.

Ai tha në emisionin “Log” se kjo është puna e bamirësve, ndërsa kryeministri duhet të japë përgjigje se pse nuk janë mbajtur premtimet.

Ndërkohë Basha u shpreh se ka përvojë me administrimin e krizave kombëtare, pasi kur ai ishte ministër, në përmbytjen e Shkodrës nuk pati asnjë viktimë.

“Nuk është puna e Edi Ramës të japë çelësa, çelësat duhet t’i japë Zoti Naçi apo zoti Halil Kastrati.

Kjo nuk është puna e tij ai duhet të japë përgjigje se pse nuk janë mbajtur premtimet. Nuk e ka pasur prioritet të ndihmojë njerëzit.

Ju garantoj një gjë, që këtë do ta konsiderojmë një problem katastrofe kombëtare dhe si e tillë do të kërkojë masa të shpejta.

Brenda muajit të parë nuk do të ketë familje në çadra.

Kam një përvojë me administrim krizash kombëtare me bilanc 0 të vdekur, në përmbytjen në Shkodër.

Sot qeveria i ka mundësitë që brenda 4 javëve t’i fusë të gjitha familjet në kontenierë.

Disbursimi i menjëhershëm i parave ndaj familjeve që mund t’i ndërtojnë vetë, këtë do të bëja”, tha Basha.

Per hir te se vertetes pavaresisht pervojes se Bashes per permbytjet ne Shkoder, nuk ka ndonje kronike ku te kete qene ai ne kryeqendren e Veriut, parate e demtimit i pagoi qeveria e Rames.

Pasi vetem tre muaj pas ardhjes ne pushtet te PS, PD ngriti banoret e permbytur qe kishin 3 vite qe prisnin, ne proteste per marrjen e demshperblimit!

9 komente në ““Brenda muajit ndërtoj shtëpitë”! Basha: Kam përvojë, kur isha unë ministër nga përmbytja në Shkodër s’pati asnjë të vdekur (lekët i pagoi Rama)”

  1. ida says:

    Idiot i lindur!
    I pa cipe!
    Je nje hiç, cope mishi…!

  2. Shqipetari-Berilin says:

    i “Lutem” Qeverise Rama qe ti bej nja dy apo tre Shtepi Kreut te UDB-se,he se u Ngaterrova Kreut te Demokrateve Lulezim Basha, se eshte ne “Gjendej shume te keqe”…
    1-ka 4-ter Vila,por ky i “Shkreti” dy i ka me Qera??Turpe per Demoktaret dhe Qeverine, qe nuk i “zgjidhin” kete Halle te madhe Lulic Bashovicit…pastaj se mos jane Leket e Qeverise ato..Ato Leke Qyli jane Dhurata??Apo jo??
    A ka Ndonje Figure POlitike me Integritet ne Shqiperi, qe ta Besojme per ato qe thote`´??Ose se paku ta Degjojme??

  3. Zigur Qarri says:

    7 x 7 = 42

  4. vang says:

    eshte qesharak,njeri kallp.

  5. Akrepi says:

    Dhe i vrave ne mes te bulevardit duke qene me duar ne xhepa

  6. Po mire o Luli ti paralli je , si c’ke deklaruar,sa familje ke ndihmuar keto 12 muaj ?
    Sa per permbytjet ne Shkoder mos na i kujto , se ato nuk ishin fatkeqesi natyrore , por fatkeqesi qeveritare , apo e kishte fajin Hena Blu ?
    Per nje gje harove , faturen e demeve e bere te sakte si menazhus i zoti qe je per fatkeqesite , si c’thua dhe vete , por qe ja u le te tjereve ta shlyejne .

  7. ke pervoje nga hollanda dhe nga dick martin

  8. Hapu Xhipe says:

    Te dhjefsha portokallin! Ishalla na e nxjerrin ne intervist me dat 31 dhjetor, te qeshim pak.
    P.s …normal qe nuk vdiq njeri nga permbytja, se ky i kishe mesuar notin. Medet!

  9. uskania says:

    Në 4 biznese, 6 dalin me humbje!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje