Qarku i Dibrës dhe i Gjirokastrës do të kenë një mandat më pak në Kuvendin e Shqipërisë.
Bazuar në të dhënat e Gjendjes Civile, këto dy qarqe kanë pësuar tkurrje të popullsisë dhe për pasojë, dy mandatet që do t’i hiqen do t’i kalojnë Qarkut të Tiranës, qarku më i madh në vend.
Kështu, në zgjedhjet e 25 prillit, Tirana dhe rrethinat e saj do të nxjerrin 36 mandate deputetësh në Parlamentin e Shqipërisë, ndërsa Dibra dhe Gjirokastra, përkatësisht pesë dhe katër mandate.
Ndarja e mandateve sipas qarqeve:
Qarku Berat – 7 (shtatë) mandate
Qarku Dibër – 5 (pesë) mandate
Qarku Durrës – 14 (katërmbëdhjetë) mandate
Qarku Elbasan – 14 (katërmbëdhjetë) mandate
Qarku Fier – 16 (gjashtëmbëdhjetë) mandate
Qarku Gjirokastër – 4 (katër) mandate
Qarku Korçë – 11 (njëmbëdhjetë) mandate
Qarku Kukës – 3 (tre) mandate
Qarku Lezhë – 7 (shtatë) mandate
Qarku Shkodër – 11 (njëmbëdhjetë) mandate
Qarku Tiranë – 36 (tridhjetegjashtë) mandate
Qarku Vlorë – 12 (dymbëdhjetë) mandate
Vendimi ka hyrë në fuqi menjëherë, ndërsa kundër mund të bëhet ankim në Kolegjin Zgjedhor të Gjykatës së Apelit Tiranë, brenda 5 ditëve nga shpallja e tij.
Hajde Fieriiiiiiii
E po te vendosnin lalet fatet e kombit… Nuk me kishte vajtur mendja…Nganjehere, kjo demokracia nuk eshte e drejte.
Dikur ….
Fieri kendonte:
Diten qe erdhi gjermani
Me makina te medha
Shpejt o burra te kanali,
Shyqyr zotit nuk na pa
Vlora kendonte:
Diten qe erdhi gjermani
Me makine te medha
Lyer me boje jeshile
Qe mos t’i diktonim na
Shqiperi te qofsha fale…
36 deputet 1 bashki, 4 deputet 2 bashki.
2 miljon njerez shqiperia, 13 a 15 ministri.
200+miljon njerez vendet e tjera, 10 ministri.
13 ministri me nga 3-4 zv/ministra.
10 ministri me 2 zv/ministra.
1 kryeminister me 2 makina shoqeruese e cdo minister tjeter me transport publik bota, 1 kryeministet me 6 makina shoqeruse shqiperia, cdo minister me dy makina e cdo drejtor me makine.
Shqiperi te kam dhjere… sna u bere asnjeher!
Komplimente per abc korca..bukur..