Partia Demokratike ka vijuar sot akuzat ndaj ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka.
PD e akuzon për përdorimin e burimeve shtetërore për fushatën e PS-së në Dibër.
Ish-deputeti i PD Xhemal Gjunkshi ka publikuar një listë të udhëtimeve që sipas tij ka kryer ministrja Xhaçka.
Deklarata e PD
Gjatë kësaj jave ju kemi treguar me prova filmike se Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka përdor helikopterin ushtarak si taksi për të bërë fushatë për Partinë Socialiste në Dibër.
Deri tani, Olta Xhaçka nuk ka denjuar t’u japë qytetarëve asnjë shpjegim pse ajo përdor helikopterin 10 mijë euro vajtje-ardhje për një takim elektoral.
Ka një arsye pse ministrja e qeverisë së Edi Ramës i fshihet ballafaqimit me të vërtetën. Olta Xhaçka ka frikë nga zbulimi i shkeljes së përsëritur të ligjit prej saj.
E vërteta është se Ministrja e Mbrojtjes nuk e ka përdorur vetëm një herë helikopterin ushtarak Cougar për fushatën e Partisë Socialiste.
Vetëm 2 muajt e fundit, helikopteri ushtarak operacional ka udhëtuar 22 herë për në Dibër me helikopter për t’i shërbuer Olta Xhaçkës.
Nuk ka patur asnjë stërvitje, nuk ka qenë për asnjë detyrë të saj funksionale, por ka shkuar me funksionin e drejtueses së qarkut të Dibrës për Partinë Socialiste.
Të përdoresh 22 herë brenda 2 muajve helikopterin ushtarak për punët e partisë nuk është vetëm shpërdorim skandaloz me detyrën, por edhe një abuzim i tmerrshëm me paratë e shqiptarëve.
Vetëm në 2 muaj, për të shkuar me helikopterin ushtarak në Dibër si e dërguar e Edi Ramës për fushatën zgjedhore, Olta Xhaçka ka shpenzuar rreth 100 milionë lekë.
Faktet janë konkrete dhe të pakundërshtueshme. Në ekran po shfaqen datat se kur Olta Xhaçka e ka përdorur helikopterin e Ministrisë së Mbrojtjes për punët e Partisë Socialiste.
Helikopteri ushtarak, që përdoret për qëllime stërvitore apo si ambulancë dhe operacione të tjera, që mban 27 persona në bord, përdoret si lodër nga Olta Xhaçka me 4-5 persona të stafit të ngushtë politik për qëllime partiake.
Të dhënat tregojnë se sa herë Olta Xhaçka ka punë partie në Dibër, helikopteri ka bërë edhe 2 rrugë brenda ditës, vajtje-ardhje. Nje herë e dërgon në Dibër dhe kthehet në Farkë, pastaj shkon sërish edhe për një rrugë tjetër për ta marrë nga zona e saj elektorale.
Ky është një nga aktet më të papërgjegjshme të qeverisë në ikje. Në vend që të ndëshkojë abuzimin me pushtetin duke shkarkuar Ministren e Mbrojtjes, Edi Rama hesht dhe bëhet palë me të, sepse ata ndajnë të njëjtin moral.
Më e pakta që Olta Xhaçka duhet të bëjë, është të japë dorëheqjen. Ajo nuk ka asnjë shans t’i fshihet drejtësisë, sepse lëvizjet e saj dhe të helikopterit për fushatën e Partisë Socialiste janë të regjistruar në 24 kompjutera. 100 milionë lekë të harxhuar për të përdorur si taksi elektorale helikopterin ushtarak në vetëm 2 muaj, nuk mund të fshihen dot!
Partia Demokratike do ta çojë deri në fund këtë çështje të abuzimit të rëndë me pushtetin dhe me fondet publike. Qytetarët nuk meritojnë këtë pushtet arrogant, brutal dhe të pandjeshëm. Qytetarët meritojnë një qeveri që punon për interesin e tyre!
Ve bast qe keni dhe nje pergjim, pervece ketyre “provave’ filmike.
I paskeni ndenjur pas bythes Xhackes, zbor i paskeni bere…
Fake news te perhapura nga PD per dizinformaion. Eshte nje metode e njohur e perdorur gjeresisht ne fushatat kunder Presidentit Macron te njohura si Macron-leaks and Macron-gate. Kane keshilltare te huaj te mire qe i paguajne majmur qe t’ju japin ide per te mashtruar opinionin publik. Ke disa njerez keto mashtrime zene vend per aresye nga me te ndryshmet. Propagandisti nazist i Hitlerit Gebbels e ka perdorur dizinformacionin dhe mashtrimin gjeresishtv bazuar ne parimin “genej, genje, se dicka do te mbetet”. Sidoqofte fushatat dizinformuese kunder Presidentit Macron deshtuan sepse ai mori masa teper te forta permes Agjensise Kombetare Franceze te Sigurise Kibernetike. Qeveria shqiptare duhet te beje te njejten gje: te krijoje nje agjensi te tille qe te mbroje qeverine nga sulme mashtruese ne mediat e vendit dhe ne facebook apo twitter dhe instagram. Lajmet mashtruese mund te perhapen pervec PD-se dhe LSI-se edhe nga agjensi te inteligjences se vendeve fqinje ose ato qe nuk i desherojne te miren Shqiperise dhe duan ta fusin ne kaos.
Fajin e ka Rama. Pse e ka cuar drejtuese me Diber? Eshte shume larg te levize me makine dhe per me teper Olta eshte shume e lodhur si MM.
Nese eshte e vertete qofte dhe 1 here dhe jo me 22 here qe ka abuzuar dhe perdorur helikopterin per pune partie apo fushate, Xhacka te jape menjehere doreheqjen dhe te vihet ne dispozicion te hetimit te SPAK. Kjo eshte dhe duhet te jete pergjegjesia e nje shtetari.
Ajo te shkoje ku te doje dhe te shpezoje ku te doje brenda e jashte Shqiperise. Eshte ministre e mbrojtjes dhe antare e nato-s dhe programin e levizjes nuk ja bejne gjumashet po nevojat e saj per te sherbyer. JU po keni merak per parate e shpenzuara, mblidhuni merrni dhe Spahon si ekonomist apo mos e ka zene covidi dhe beni llogarite e shpenzime me aeroplan te Jozefina Topallit, po ashtu vajtjet ne Dubai e Kuvajt dhe garat me motorra qe bente me sheiket, por hidhuni dhe nga krahet e tjera. Parate qe do grumbulloni ja jepni Lulezimit te beje fushat dhe pergjoje telefonat ose te beje ndonje babale tjeter. Paçavure njerez!
Bravo Gjunkshi , nga taksidar qenke ngritur ne detyre , ROJE ZBULUSE , te hapsires ajrore , me qe i ke ne kompjuter coi me SPAK , leri deklaratat ne media , beju bure si Salianj Babalja !