Vetëvrasja te 'Sanatoriumi', reagon "Nisma" e Rudina Hajdarit: Kyçni ballkonët, qeveria kaq gjë mund ta bëjë

30 Nëntor 2020, 13:07Politika TEMA

Një tjetër incident ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në spitalin Shefqet Ndroqi.

Një 60-vjeçar me iniciale L.S. është hedhur nga lartësia e spitalit e për pasojë ka ndërruar jetë. Ngjarja ka ndodhur në orën 00:30.

Në lidhje me ngjarjen e rëndë, ndodhur pak pas mesnate të ditës së sotme në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, ku u hodh nga kati i dytë një 60-vjeçar, ka reaguar edhe partia më e re në skenën politike shqiptare’ Thurje’.

Partia në të cilën bën pjesë dhe deputetja Rudina Hajdari, i kërkon autoriteteve që të sigurojë ballkonet e spitaleve kur kurohen pacientët e prekur nga Covid-19.

“5 pacientë të sëmurë me Covid 19 i kanë dhënë fund jetës deri më sot duke u hedhur nga ballkoni i spitaleve ku ishin shtruar me shpresën për tu shëruar. Ngushëllime familjeve!

E kuptojmë që qeveria nuk ka para për të paguar psikologë, ato lekë i ka marrë Vilma për Check up-in që nuk i shërben kujt. E kuptojmë që nuk ka lekë as për më shumë dhoma ku pacienti të ndihet më i qetë e të mos ndajë dhimbjen e tjetrit, ato lekë i ka marrë bojaxhiu nga italia me konçesionin e sterilizimit më të shtrenjtë në botë.

E kuptojmë edhe që qeveria nuk ka lekë për pajisje më cilësore, të cilat të mundësojnë kurim si në Turqi apo Itali, ato lekë i merr Klodian Zoto për incineratorët fantazma që nuk ekzistojnë.

Por ama mundësinë për të kyçur dyert e siguruar ballkonet kjo qeveri e ka. Të paktën kaq ua ka borxh njerëzve që paguajnë taksa me shpresën se ato do tu prodhojnë siguri. A e bëni dot kaq?!”, thuhet në reagimin e “Thurje”.

9 komente në “Vetëvrasja te ‘Sanatoriumi’, reagon “Nisma” e Rudina Hajdarit: Kyçni ballkonët, qeveria kaq gjë mund ta bëjë”

  1. lefteri says:

    Hahaha dhe nje debile pa VAT mbyllni ballkonet thot zoga e Azemit
    qeveria simbas zoges duhet tja mbyll dhe kesaj ballkonin
    nese nuk fiton ne zgjedhje
    ik moj laraske se le kokrren e namit

    1. vang says:

      PO per e Greqi ka fuqi ky urdheri i Rudines sepse edhe atje ka te njejtat ngjarje.

      1. Ilir says:

        Ne te gjitha vendet po ndodh. Ndryshimi eshte te raportimi I mediave, qe jashte nuk e japin osé e minimizojne, dhe te politizimi. Jashte nuk e permendin fare opozitat kete fakt. Respektojne arsyen njerezore, dhimbjen e familjeve. Minimizimin e modeleve te vetvrasjes, keshilluar nga specialistet e psikollogjise. Ne Shqiperi? O burra ti themi te gjitha dhe… Qeveria te mbyllet ballkonet!!!

  2. ? says:

    Po kjo është budallaqe fare.
    Një që do të vrasi veten, do ta gjej formën moj sheleme .

  3. i dehur, pa honger e pa pire says:

    O milet ku ka ngel ne dore te copave te mishit ai vend …..O milet e nigjoni kete bibe e gjeti zgjidhjen “kyçni” ballkonet thote humbetira !!! Po sikur te na behet (larg qofte) kryeministre biba …he …. kjo e paska te zgjidhur problemin e emigrimit te rinise neper europe …. kyçini kufijte do te thote biba per te penguar rrjedhjen e rinise shqip. Kjo te ben te dehesh pa pire …as uje , e lene alkoholin , hej bela !!

  4. Loku says:

    Nivel i ulet. Deklarata bajate.

  5. keqardhje says:

    Po na thoni emrin e vër-tetë te kesaj partia qe te aderojme: e ka thurje, nisma apo çthurje brekësh? Tani dhe breshkat e kermijte do formojne parti, ja ta shikosh.

  6. Shqiperiaeshqiptareve says:

    Po ik moj boll na bere moral ti se e dine shume mire Shqiptaret e bija e kujt je ti.Atje ku ke studiuar ti me kete prejardhje nuk do guxoje dot te mereshe te pakten me politik.

  7. Shenjestra says:

    Opo ç’pune ka qeveria dhe kryeministri me nje brave dere? Atja,ne ate spital ka nje administrate,drejtor e nene drejtor,shefa e me the e te thash qe mund te meren me nje brave dere.Atehere si pas roses Rudina,duhet e te vij kryeministri te verin braven.Nuk kini ç’te beni tjeter dhe shfryni inatin te Edi Rama.Ndoshta Rudin nuk kishte tjeter dhe tha edhe ajo nje fjale sa per t’u dukur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje