Lulzim, shkrije më mirë PD-në e Librazhdit!

30 Nëntor 2020, 17:47Politika TEMA

Nga Ilirjan Blloshmi

Që kur Salijani-Boçi zgjodhën një obez intelektual për kryetar të PD-së në Librazhd, nuk jam marrë më me PD-në në Librazhd.

Përveç rastit kur intelekutali obez Bujar Vreto tentoi të përdorte një njeriun tim për kredo politike.

I dërgova një selam duke i thënë: Mos e bëj se të pi e zeza. Nuk e bëri, shkoi në një familje tjeter bashkë më E.Hasën.

Dje një miku im demokrat, më çoi një foto ku ishte “bundra intelektuale” Albana Vokshi, e cila pozonte në krah të Majlinda Cekanit.

Për një momentin heshta se mendova mos personi në anën tjeter të telefonit do më thoshte se kjo është një super zgjedhje apo kjo është intelektuale.

Por jo jo, miku im demokrat e dinte kush ishte kjo.

I gjithë shkatërrimi i strukturave të PD-së në Librazhd dhe Prrenjas, ka filluar që në kohën kur Adem Renga u bë drejtor i zyrës së Taksave në Librazhd.

Duke qenë një vegël e Ridvan Bodes, Renga bënte çdo lloj emrimi dhe çdo lloj shkarkimi nga puna.

Për të hyrë në punë në zonat e Librazhdit, ose Prrenjasit, duhet t’i gjeje mik Ademit.

E miku më i mirë për Ademin ishte Majlinda, ajo shfaqej si engjëll për të të shpëtuar jetën tënde.

-Mësuese në fshat. 1500€

-Mesues në qytet. 2500€

-Punësime të tjera në administrate nga 2000 deri 5000€

Nëse doje të bëheshe pjesë e administrates, takoje Majlindën dhe çdo gjë bëhej realitet.

Më pas në PD-në e Librazhdit u zgjodh Arianit Leka, i biri një ish- spiuni të Sigurimit.

Rezulati ishte: PD-ja humb të gjitha komunat dhe Bashkinë.

Demokratët e thjeshtë nuk votuan kukullat e Ademit, Majlindës, Arianitit, Bylybashit etj etj.

Zgjedhjet e tyre në strukturat drejtuese bëri që PS-ja të marrë territor tek bastionet e djathta, madje madje dhe t’i fitojë siç ka qënë rasti i komunës Stravaj.

Më pas për ta bërë sa më qesharake PD-në e Librazhdit, mendoi Salijani dhe Boçi.

Zgjodhën një obez intelektual në krye të saj.

Bujar Verto është vegël e çdo kujt që i jep para.

Për të mbrojtur punishten e tij nga mbyllja ( shet dru zjarri dhe kollona ndertimi), nuk i la njeri pa i futur Taulat Ballës deri sa mori atë që donte.

Tani nuk i le qokë pa i shkuar Taulantit. Është kthyer në një kone të vogël të tij.

Për ta bërë PD-në e Librazhdit të duket si PPSH-ja, paska menduar Albana Vokshi.

Ajo ka vendosur që në kry të grave demokrate të vendosë Majlinda Cekanin, e cila përvecse ka qënë seksere punësimi, nuk ka asnje lidhje me të djathtën.

Majlinda Cekani është mbesa e Hysen Pocit. Hysen Poci ka djegur fshatin Vilan në vitin 45, pasi aty rrinin armiqtë e partisë.

Nadire Myzyri Poci, pra halla e Majlidës ka qënë sekretare partie.

Vëllai i Majlidës ka qënë kryetar i këshillit të Bashkuar. Ferit Poçi Noni e quanin.

Prandaj o Lulzim, meqënse nuk ke asnjë demokrat në PD-në e Librazhdit, shkrije fare.

Mos ço asnjë kandidat për deputet, as për kryetar bashkie mos nxirr njeri.

Është më e ndershme kjo. Mos i poshtëro më ata pak demokratë që kanë ngelur në këto zona.

9 komente në “Lulzim, shkrije më mirë PD-në e Librazhdit!”

  1. Ladi says:

    Pu pu pu cfare tmerri!!
    Nuk kam hallin e PD-se!
    As hallin e sharlatanit Lulzim..!
    Me tmerron ky demokrati qe akuzon njerzit se jane nipa, mbesa, far e fis me armiqte e partise qe ky e do shume!!!
    Pu pu pu Enveri paska qene ma pak i rrezikshem se kta ekstremiste qe jetet individuale i perziejne me tyrli soj sorollopesh!!
    Larg ketyre njerzve – larg ketij lloj mentaliteti – na ndihmo o zot te shpetojme nga mendesia e asaj kohe te tmerrshme..

  2. Safeti says:

    Bravo Ilirjan. Ke folur pa doreza. Ndryshe cdo gje eshte e humbur.

  3. xhemal says:

    edhe pas 30 vjetesh behe biografi.? po cfare partie eshte kjo…asnje ide zhvillimi po rrine roje ne zyren e partise.vetem parti nuk eshte pd..ardhja ne pushtet e tyre rrezikohet te sjelle konflikte sociale ,percarje,ndarje krahinore e shoqerore ,nje humbje te vlerave te kombit shqipetar do kethejne salizmin si ideologji e praktike e anarkise e humbjes se konceptit te shtetit e istitucioneve..braktisini

  4. Viktor says:

    Lylzim kujdes GD se te çon ne vorr si santon.

  5. Luli Nishtulla, kryeministri i Shqiperise! says:

    Kur u ndane keto na rane!
    PS dhe PS jane binjake qe tallin topet me nje popull te tere!
    Vete Padishahu i PD eshte Daktorri, zbatuesi i ligjit Bolshevik 7501!
    Gjithcka tjeter eshte normale.

  6. Koci says:

    Askush ne PD, madje as ky Ilirjani,nuk flasin per ide, programe, organizime, aleanca etj. terma të punes se nje partie, por vetem per Euro a Dollare, shefa zyrash tatimesh e pronash, biznese e emerime…
    Dhe hajd t’u besosh pushtetin!

  7. &&& says:

    Paska qene ne gjume letargjik ky autori. Luli shkriu PD ne gjithe Shqiperine,ky i thote pse se shkrin ne Librazhd. Po pse o koqe merzitesh per PD? Po shko te Monika or debil ,aty i pranojne te gjithe ,nuk merren me biografi.

  8. Kola says:

    Se mos vetem e Librazhdit duhet shkrire!… Shkrirja duhet Gillian nga SHQUPI

  9. Velo says:

    Hapni sitë, forconi luftën e kllasave (Enver Hoxha)
    Në Librazhd ka shënja të dobësimit të luftës së klasave, prandaj i bëhet thirrje sh. Lulzim të marrë mada urgjente. Halla e dajës së atij çunit paska qenë anëtare e partisë së punës. Kujdes se e humbëm Librazhdin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje