Astrit Patozi: Front opozitar kundër dy blloqeve PS dhe PD-LSI, alternativa e tretë zgjidhje për Shqipërinë

30 Nëntor 2020, 18:43Politika TEMA

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, ka publikuar një tjetër video, ku tregon rrugëtimin e BD-së.

Patozi thotë se në tetor të këtij viti BD përcaktoi kundërshtarët dhe aleatët e mundshëm për zgjedhjet e 25 prillit.

Ai thekson se “alternativa e tretë është zgjidhja për Shqipërinë, ndërsa bën thirrje për krijimin e një fronti opozitar mes partish apo lëvizjesh të ngjashme, kundër dy blloqeve të konsumuara PS dhe PD/LSI”.

“Tetor 2020, Bindja Demokratike përcakton si kundërshtarë politikë në zgjedhjet e 25 prillit PS, PD dhe LSI, ndërsa si partnerë të mundshëm forcat politike, që duan dhe do të luftojnë për ndryshimin.

Kushti kryesor për gjithëkënd që do të kandidojë me siglën e saj vendoset të jetë lista 100 përqind e hapur, që do të thotë se mandatet do t’u shkojnë atyre që marrin më shumë vota.

Në funksion të kauzës së vet dhe të objektivave elektoralë, Bindja Demokratike bën thirrje për krijimin e një fronti opozitar mes partish apo lëvizjesh të ngjashme, që të shërbejë si alternativa e tretë në këto zgjedhje, kundër dy blloqeve të konsumuara PS dhe PD/LSI”, nënvizon koordinatori i BD-së.

10 komente në “Astrit Patozi: Front opozitar kundër dy blloqeve PS dhe PD-LSI, alternativa e tretë zgjidhje për Shqipërinë”

  1. Jari says:

    Fronti opositar duhet pa tjeter por jo me ata qe i dilnin krahe saliut ne krimet e tyre, si shpjegohet qe nuk behet nje front opozitar qe te distancohet dhe nga saliu,a eshte rastesi apo e komanduar qe te kapet dhe poli i trete?

  2. Dajti says:

    Front opozitar me Patozin, I cili mbas masakres se Gerdecit, ku shefi I tij Sali krimineli vrau 26 njerez, deklaronte me mburrje se pd megjitheate do fitoj ne Gerdec.Me thoni ku qendron ketu ndryshimi midis Saliut dhe ketij Park it?!

  3. Nuk ka front opozitar , me limonj te shtrydhur !

  4. Ladi says:

    Nuk ka front opozitar me segmentet e PD, bindja, thurja apo Xhelefina jane thjesht copeza te se njejtes monster, PD e degraduar. Kur moren llokma – ishin me PD tani i jane sulur PD. Thjesht me plehra e funderrina se ata qe aktualisht janer brenda cadres se PD. Rudina e bija e hajdutit e kriminelit dhe nenes se saj kriptokorruptuar e botoksuar, edukuar ne USA me para te vjedhura. Kur te denoncoje familjen e saj pastaj e besojme. Patozi hynte sekser per te dhene licenca avokati, ka dhene ja dy ne kavaje per shumen 60.000 euro sejcila. SERVIL i berishes. Zhelefina, super servile e Sales por asnjehere nuk e kritikon apo atakon sepse ai ja ka dosjen e plote. Pelqej ate pedagogun e ekonomikut, ndonese si pak kokelesh shume por eshte i edukuar dhe me integritet. Figura si zoti profesor i nderuari Kabo duhet te iniciojne levizje te re opozitare. Ai dhe intelektuale si ai jane te besueshem. Do ta mbeshtes edhe financiarisht nga Amerika zotin Kabo po te grumbulloje dhe te organizoje intelektuale e patriote ne nje grupim politik qe ti jape shprese Shqiperise. Krundet e PD, ose jashteqitjet e PD nuk jane alternativa. Jane thjesht krijesa amorfe pa bosht.

  5. ?? says:

    ALTERNATIVA E TRETË ZHELEFINA TOPALLI???
    PO ATË E MAJTA E URREN( më shumë se gjysma e votuesve),
    PJESA MÊ E MADHE E TË DJATHTËS E QUAN TRADHËTARE,
    ME ATË DO TA BËSH FRONTIN E PORDHËS PATOZO ?

  6. dudu says:

    Ideja e listave te hapura ben sens. Bashkimi i te gjitheve ben sens dhe keshtu duhet. Qe te funksionoj do duhet te zgjedhin njerezit me te mire, ku sejcili te sillet si i pare. Pra te paret te udheheqin ne hije. me te miret ne vije te pare. Kryetaret te deklarojne qe nese vijne ne pushtet, por vete nuk jane zgjedhur ta lene kreun e partise. Keshtu misioni i tyre per ndryshim behet realitet, edhe pse vete ata mund te mos jene ne krye kete rradhe.

  7. Ujku Plak says:

    Si ky skerbythja doli dhe Nik Spaia ne fillim si Shqiponje dhe me kalimin e kohehes e tregoi qe ishte nje Sorre e ngordhur qe e kishte rrite Baca Sali. Ripjellja deshtoi qe te Qeveris ashtu si duhet,por dhe qe te kede Debila te besoi ty Patoz, Xhozit , Mona Selikonit, Nul Mokes ,Krric Balliut,Salianusi etj se lista e BQ eshte pa funde(te me falin komuniteti Gei se i ofendova )kjo eshte hapu DHEEE.

  8. Nafia says:

    O Patoz,ju mbetjet e Saliut nuk mund te jeni shprese per shqiptaret, ju jeni te gjithe vemje te ndyta.

  9. iliri says:

    Obobooooo sa gore qenka ky ore , i pa pergjegjshem komplet , ky kujton se erdhi nga nje planet tjeter dhe ska asnje lidhje me te kaluaren , thua qe sqe ky nje vegel kryesore e Saliut .
    Ky dhe qe eshte kundra , nuk eshte se kundershton politiken famekeqe te Saliut , por e ka per interesa personale , pse nuk u vendos ky ne krye te PD , si ky , identike eshte dhe Zhozefina , dhe ajo per interesa te ngushta personale ……. ne zgjedhjet e 25 Prillit , dermen ketyre lapanjozeve ………ptuuuu plera

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje