Kufizime të reja dhe mbyllje gjatë fundjavës? Rakacolli zbulon vendimin e Komitetit Teknik

2 Dhjetor 2020, 12:21Sociale TEMA

Zv/ ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli  bëri me dije se për një afat të pacaktuar do të vazhdojnë të jenë në fuqi masat aktuale të kufizimeve anti-Covid.

Në një dalje për media Rakacolli theksoi se situata është dinamike dhe nëse do të rëndohet, mund të vlerësohen masa të reja.

“Komiteti i Ekspertëve në mbledhjen e zhvilluar pak më parë mori vendimin për t’i vijuar këto masa. Do të vijojnë të jenë të ndaluara mbledhjet me më shumë se 10 persona, do të jetë në fuqi kufizimi i lëvizjeve nga ora 22:00 deri në 06:00 të mëngjesit, do të kufizohen baret dhe restorantet.

Administrata do të vazhdojë të punojë nga shtëpia. Universitetet do të vazhdojnë online, shkollat do të vazhdojnë mësimin e kombinuar.

Të gjitha këto masa do të jenë pa afat. Duhet theksuar që kjo situatë është dinamike, nëse do të rëndohet, mundet të vlerësohet”, tha Rakacolli.

A është e vërtetë që komiteti i ekspertëve ka sugjeruar një mbyllje gjatë fundjavës për të frenuar përhapjen e infeksionit, por nuk është pranuar se lidhet dhe me ekonominë e vendit?

Rakacolli: Komiteti në asnjë moment s’e ka shtruar këtë lloj alternative në asnjë moment.

A do kemi mbyllje në fundjave dhe reduktim të orarit të lëvizjes së qytetarëve nga ora 20:00 deri në 6?

Rakacolli: Në vendimin e sotëm nuk është përmendur kjo, mbetet kjo që thamë nëse do ketë rëndim, masa mund të jetë kjo dhe të tjera, por për situatën ku jemi nuk është e justifikon kjo masë.

(TemA)

3 komente në “Kufizime të reja dhe mbyllje gjatë fundjavës? Rakacolli zbulon vendimin e Komitetit Teknik”

  1. SON says:

    Duheshin mbyllur rest e baret, kufizuar levizjet…jeni shume vone…e keqja ska ardhur Ende….gabim me pasoja…

  2. Vito mashtruesi, shoku i Nikos se Orneles se Varuzhanit says:

    Komiteti nuk eshte vendimmarres por rekomandues, ndaj mos fol budalliqe.

  3. niku says:

    Kur te mos kete me vende ne spitale do kujtohen per mbylljen e bareve dhe rostoranteve.Njerzit rine aty me ore pa asnje regull pa maska dhe dyndje njerzish sikur nuk ka ndodhur asnje gje..Po marrin njerzit ne qafe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje