Objekti misterioz që kaloi pranë Tokës

2 Dhjetor 2020, 09:23Lifestyle TEMA

Një objekt me identitet ende të paqartë ka kaluar dje më 1 Dhjetor pranë planetit tonë, i tërhequr nga graviteti i Tokës. Objekti, që mund të jetë një asteroid ose një detrit hapësinor, i pagëzuar me emrin 2020 SO, ka kaluar në distancën prej 50 mijë km pa asnjë rrezik për ne.

Kalimi i tij është ndjekur nga teleskopë në mbarë botën, pasi me sy të lirë ishte e pamundur të dallohej. U zbulua nga astronomët në 17 Shtator nga teleskopi Pan-Stars 1, fillimisht u identifikua si asteroid me përmasa të 4-12 m diametër.

Vrojtime të mëtejshme pas zbulimit, të kryera edhe nga teleskopi Cassini, kanë ngritur pikëpyetje dhe kanë hedhur hipoteza se mund të ishte një detrit hapësinor, ndoshta i raketës Alfa Centauri, e përdorur në 1966 nga NASA për misionin e sondës Surveyor 2, që u përplas në sipërfaqen e Hënës në një pikë që ende sot është mister.

Megjithatë ekspertët ende nuk janë të bindur mbi natyrën e këtij objekti, i cili është përllogaritur se do të kalojë sërish pranë Tokës në 2 Shkurt të vitit të ardhshëm, por në një distancë më të largët, prej 220 mijë km.

3 komente në “Objekti misterioz që kaloi pranë Tokës”

  1. katarakti says:

    Kur përdorni fjalën shumë të njohur shqipe “detrit”, mos e keni fjalën për mbeturinë?!

    1. Lame Dashi says:

      Katarakt, thuaja me drejt te lutem, nuk e kuptojne ironine e holle ata. ?

  2. Rrumpalla says:

    E tu zgjatët jeta, o katarakti. Ta them me gjithë shpirt, sepse këta gazetarë që përkthejnë me google na lodhën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje