Shtatorja e Skënderbeut në Prizren, revoltohet ideatori: Ruhet aspekti kombëtar, kritikohet nga sharlatanët! Ekspertizë ndërkombëtare për ta vlerësuar

2 Dhjetor 2020, 20:28Sociale TEMA

Shtatorja e Gjergj Kastriot-Skënderbeut e vendosur në Prizren, që shkaktoi një debat të gjerë publik mes skulptorëve dhe politikës, do të vlerësohet nga një ekspertizë ndërkombëtare për vlerat artistike dhe kombëtare që ajo mban.

Ideatori i kësaj vepre Nue Oroshi gjatë një interviste për Report TV, me tone të ashpra hodhi poshtë të gjitha kritikat e bëra kundër saj dhe tha se të gjitha motivet kombëtare janë të ruajtura.

“Para se të fillojë puna ja kam dhënë 4 ide skulptorit që ti bëj. 1 përkrenarja, shqiponja, akt diplomatik që ka në dorë dhe 4 veshjet e princave mbretëror dhe perëndimor. Aspekti kombëtar qëndron plotësisht.

Sa i përket anës artistike mund të diskutohet por jo anës kombëtare siç janë disa vagabondë të medias të cilët thonë që ka pikëpamje otomane, që duan ti ulin vlerën.

Unë kam kërkuar një ekspertizë ndërkombëtare që do ta vlerësojnë edhe anën artistike dhe ta dimë nëse ka apo jo vlera. Dhe jo disa sharlatanë”, u shpreh Oroshi.

Oroshi thotë se gjithë këto kritika vijnë si pasojë se ne nuk jemi mësuar të pranojmë gjërat e reja, dhe shtoi se shtatorja e tij tregon heroin në gjendje paqeje dhe se nuk e dëmton figurën e tij.

“Këtu e kemi një Gjergj Kastrioti ndryshe nga realizmi socialist. Është fatkeqësi që janë rikthyer të gjithë ithtarët e socializmit kundër sepse po i ik pëllumbi nga dora dhe po paraqitet ndryshe. Gjithë atë luftë dhe ato beteja që i ka zhvilluar Gjergj Kastriot Skënderbeu i ka zhvilluar në tokë dhe në pozicione të ndryshme.

Ne kemi bërë një Gjergj Kastriot paqësor, jo në luftë por me të gjitha elementet kombëtare, të një princi arbëror. Ne nuk jemi mësuar me diçka të re por jemi mësuar me kopje. Ne duhet të shohim edhe anën njerëzore, politike dhe jo vetëm atë luftarake. Nuk e dëmton figurën e tij sepse ne e dimë që ai nuk ka qëndruar gjithmonë në beteja”, pohoi ideatori Oroshi.

15 komente në “Shtatorja e Skënderbeut në Prizren, revoltohet ideatori: Ruhet aspekti kombëtar, kritikohet nga sharlatanët! Ekspertizë ndërkombëtare për ta vlerësuar”

  1. Lali says:

    Po ska qene gjithmone ne lufte ka qene dhe n’hale tu dhi po per kete ste ben njeri hero kombetar

    1. vang says:

      Vetem ne Shqiperi ka ekspert me te medhenj se nderkombetaret sepse te huajt nuk i dine me mire se ne punet tona.Vetem mendimi i MUMTAZ DHRAMIT dhe ndonje bashkepuntori te tij do mjaftonte per ti dhene pergjigje kesaj tollovie. Autori i shtatores te kete kujdes kur flet per komentuesit sepse kritikat nuk jane pa vend.Jo,nuk eshte fjala per ngjajshmeri ashtu sic shprehen disa por per nivel ARTISTIK. OROSHI NUK ESHTE RODENI qe beri ”Balzakun” trondites,dhe” heronjt e Kalese” edhe me tronditese.,te cilat nuk u pranuan nga Bashkite perkatese nga reagimi i nje pjese te banoreve.Sigurisht qe keto nuk jane veprat me te rendesishme te RODENIT por jane vepra te nivelit te larte botror.

  2. Shqipe-ETNIKE says:

    Ike ore by…the..qir..themi nga anet Tona…Na fillove me Krahasime te Realizmit Socjaliste??Injorante..dhe idjote:Busti i Skendebeut ne Tirane eshte realizuar nga iMadhi Odisse Paskali,si Autore…
    1-Socjalizmi kerkonte Madheshtin e Heroit te realizuar nga Autori, por Nderhynte po te shikonte relizime te nje Debili si ju Oroshi..
    Nje Gje;ke Fate se po te kishte Qene Gjalle “Xhaxhi” Enver..do te te Binte Me THese te Mbleshur ne Shqiperi, per nje Realizim kaq te dobet..
    2-Ju do te merni Pergezime nga Serbet…kete ta sigurojme..per denigrim te Figures se heroit tone KOmbetare..ik dhe mbyllu ne Hale..lol

  3. Xoni says:

    Shtatorja behet edhe per shqiptaret e thjeshtedhe dhe ajo nuk I ploteson shijet artistike tona.

  4. millosh kopiliqi says:

    shtatorja e skenderbeut ne kurdistanin e ballkanit (prizerenin) !!!!!!!!!!!
    Prizereni eshte tupi i shqiptarise , njerez analfabet me mentalitet te
    periudhes osmane. aty duhet vendosur shtatorja e sulltan mehmutit.

  5. Jimi says:

    Kjo shtatore e cila, ti pretendon se eshte e heroit tone kombetar, do te ekspozohet ne ndonje kryeqytet europian, apo do te ekspozohet ne nje nga qytetet e kombit shqiptar? Ti more “Artist” pretendon qe “Artin” tend ta vleresoj bota, apo njerezit e nje gjaku te heroit tone kombetar? Bota mund ta vleresoj dhe ne jemi te gatshem t’ua falim ate shtatore te Don Kishotit te Mances qe le ta vendosin ate ne nje nga sheshet e qyteteve te Spanjes, Madridit, Saragozez, Andaluzise, Asturias, Alikantes e kudo. Jam i sigurte, se ata kane per tu mrekulluar nga kjo veper teper e arrire, pasi asnje artist spanjoll nuk do ta kishte realizuar kaq bukur sa c’e ke realizuar ti! Per nje gje te jesh i sigurt, se shperblimi per kete pune, nga ana e tyre do te jete i konsiderushem. Bravo!

  6. Jimi says:

    Une derimetani nuk kam degjuar qe qe nje figure historike, legjendare, e cila ka shkelqyer si mbrojtes i interesave kombetare, si prijes ushtarak, i cili me shpate ne dore ka luftuar e fituar betejat e njepasnjeshme me hordhite pushtuse, ti kushtohet nje shtatore, ku te evidentohet figura e heroit kombetar, duke luajtur me ciliminjte, apo duke bere dashuri!? Artist! E ke te qarte pse nje personazh konsiderohet hero kombetar, apo figute legjendare dhe perse ai perjetohet nga artistet?

  7. Shqiptari says:

    Orosh orosh. Qenke vertet orosh…osh,osh!
    Ti mor djal ,duhet me lexu ma shume se per Skenderbeun jane shkruar nja 1000 libra. Edhe aty gjen gjeninë e këtij burri. Epo nese perton te lexosh çfarè bota ka shkruar per tè,atèher lexo vetem dy libra,ate te socialistit Marin Barletit dhe te komunistit peshkop Nolit. Do te mjaftonte per te realizuar nje Skenderbe realist.

  8. Moisiu i Dibrès says:

    Me keqardhje mè duhet ti them kètijè ideatorit qè realizmit socialist i merr tè keqen. Nè atè kohè prodhoheshin vepra nga artistè tè talentuar dhe kritika ishte mèse e rreptè. Nuk mundej qè tè miratoheshin vepra me pèrmbajtje tè ulèt artistike etj.etj. Sot pashè njè monument tè njè shqipètari tè butè, pak tè mènçur qè u pèrkran nga shumica e pjesèmarrèsve tè konfliktit tè ’99 nè Kosovè I Rugova. E dini ju zoti Oroshi qè monumenti ishte ijashtèzakonshèm nè gjithè dimensionin e tijè, si e shpjegoni ju zotèri? Aty mè ngjante se realizmi socialist hynte tepèr. Pa u zgjatur Ti zoti ideator kur mendove qè statuja e Gjergjit do tè ngrihej nè Prizren dhe vlerat kombètare tè mos prekeshine njèlohèsisht dèshiroje qè ta paraqisje Heroin nè njè kohè tè lirè: – atèherè pèrse Statuja nuk mund tè bèhej lidhja kombètare me Lidhjen e Prizrenit, qè kjo do tè thotè qè Skènderbeu tè ishte nè kèmbè . duke folur me bashkèluftètarèt e tijè tè ulur rrethe qark, ku pèrkrenaren ta mbante ose nè dorè ose mbi tavolinè. Vlerat e vèrteta kombètare tè njè statuje tè Skènderbeut e gèrshetuar me Lidhjen e Prizrenit do tè bènte njè interes tè jashtzakonshèm pèr tè gjithè shqipètarèt dhe turistèt. Ajo statuja mè ngjan me atè carin qè èshtè ngritur nè Mitrovicèn e Veriut. Janè dy identitete tè ndryshme me tipare krejt tè kundèrta, ndaj rregullojeni.

  9. xhela says:

    Mua kjo skulpture nuk me ngjason me Skenderbeun por me shpellarin SALI BERISHA…..

  10. Cufi says:

    Ky me duket se ashte nga ata loqet e Albin V.v dhe keta nuk dorzohen kurre se i ka marre idioti 70 mije euvro

  11. MILO says:

    Do qe m e i arrire sikur te te kishte marr ty per model se sa Qim Peken!Realizimi eshte zero or Nue ,ajo figure eshte tejet e raskapitur qe kurrsesi nuk mundet dot me parametrat e saj tena tregoje se ka qene figure krenari kombi !Ndaj ideja mund te qendroje por vepra e bere eshte nje dordolec qe as punat nuk tremb e jo me te kete trembur perandorine Osmane! Qe as nje amator nuk do guxonte ta punonte e jo me nje skulptor!
    Ndaj o Nue a si hyn vete e na ban nje bocet me idene se mase do kete ma shume vlera per kombin se sa ky dordolec i vendoun ne Prizeren!

  12. shoku says:

    Zoti ideator ! Ne radhe te pare ate fjalen Sharlatan ,te cilen e perdor ndaj kritikuesve , mbaje per vete e ndoshta te perket,por kurre- kurre per popullin qe shprhe mendimet eveta. Une po te them se ajo permendore i pershtatet Don Kishotit te Mances dhe kurre-kurre Skernderbeut te madh, atij Skenderbeu te fuqishem, atij Skenderbeut diplomat e Skenderbeut sypatrembur. Pra keto cilesi te Skenderbeut nuk i shohim tek ajo permendore.
    Edhe pse humbi ne Berat, dhe mesoje se eshte e vetmja beteje qe ka humbur, perseri nuk e uli koken,nuk e nguli shpaten ne toke ,por thirri : ” Fitore dhe vetem fitore ndaj Turqeve ”
    Me thuaj qe ti me quan sharlatan, ashtu e ka patur mjekrren Skenderbeu ? Po qimet emjekrres ashtu i ka patur , te shkurtra e sikur i ka ngrire me tutkall ? Ajo s’eshte as mjekerr natyrale e nje njeriu,e as mjekerr ( qime) te parruara. Ku e ke pare Skenderbeun me ate mjekrr . Si duket, ty heroi ideator, ke pare prashajken qe prashit qepet e hudhrat dhe e vendose ne vend te mjekrres. JO zoti ideator AI NUK ESHTE SKENDERBEU. O hiqe permendoren ,ose hiqe emrin qe ke shkruar per te sikur eshte Skenderbeu.

  13. Te gjitha besimet Fetare predikojn se shenjtoret e tyre qendrojn lart ne gjithesin Yjnore, I kemi par ne afreske,piktura,dhe skulptura te portretizuar,ne variante dhe qendrime te ndryshme,por asnjeher nuk kemi par te portetizuar ne artet figurative,figuren e Zotit sepse Ai qendron mbi te gjith ne,si ruajtes dhe simbol i vazhdimesis se jetes. Heroi yn kombetar Gjergj Kastrioti ne gojedhenat e popullit,esht portretizuar gjithmon,me qendrimin e tij mbi Kal,si fluturues ne cdo moment mbi teritoret e Arberis,dhe Kali ne ngjyr te bardh,si dicka Hyjnore . Heroi Kombetar portretizon simbolin dhe ruajtesin e kombit,dhe nuk mund ta zbresesh me kemb ne tok . Ne ate qendrim me shpat te ngulur ne Tok,sikur don ti tregoj pushtuesit se ju mund te kaloni vetem mbi trupat tan,mund te kijosh nje nga Komandantet e tij,Lek Dukagjinin Moisiun etj etj por jo Heroin e Kombit.

  14. ora says:

    Ky duket si ushtar Mongol i shekullit Xl ose si sllav i shekullit lX vetë Skënderbeu Shqiptar nuk është . Skulptori berber e ka qeth keqas për ta përshtatur me skulpturat Maqedonase por ka stonuar megjithatë e ka nërë për baçen e vet .Ta gëzojë…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje