Adriatik Llalla zyrtarisht i pandehur: Ja lista e pasurive që SPAK ka vendosur për sekuestrim

3 Dhjetor 2020, 16:47Politika TEMA
Adriatik Llalla zyrtarisht i pandehur: Ja lista e pasurive që SPAK ka

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, mbi bazën e verifikimeve pasurore të kryera në kuadër të proçedimit penal nr.65 viti 2019, ka regjistruar hetimin pasuror me nr.11 viti 2020, për pasuritë në zotërim të shtetasit Adriatik Llalla, ish Prokuror i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, mbi bazën e verifikimeve pasurore të kryera në kuadër të proçedimit penal nr.65 viti 2019, ka regjistruar hetimin pasuror me nr.11 viti 2020, për pasuritë në zotërim të shtetasit Adriatik Llalla, ish Prokuror i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë.

Prokuroria e Posaçme duke marrë në konsideratë rezultatet e hetimeve pasurore të kryera, bazuar në kërkesat e ligjit nr.10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, të ndryshuar, ka paraqitur në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kërkesën për sekuestrimin e pasurive në zotërim të shtetasit Adriatik Llalla.

Me vendimin me nr.19, datë 23.11.2020 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, është vendosur masa pasurore e sekuestrimit të pasurisë për pasuritë e paluajtshme të shtetasit Adriatik Llalla, si më poshtë vijon:

Pasuria e paluajtshme nr.39/146-ND+1-21, zona kadastrale nr.8518, e llojit apartament banimi, me sipërfaqe 67.2 m², ndodhur në Durrës, blerë me kontratën nr.432 Rep dhe nr.221 Kol, datë 19.03.2012;

Pasuria e paluajtshme nr.64/40, zona kadastrale nr.3091, volume 3, faqe 195, e llojit tokë arë, me sipërfaqe 4.500 m², blerë me kontratën nr.972 Rep dhe nr.546 Kol, datë 05.12.2016;

Pasuria e paluajtshme nr.64/61, zona kadastrale nr.3091, volumi 4, faqe 198, e llojit tokë arë, me sipërfaqe 12.300 m², ndodhur në Tiranë, blerë me kontratën nr.316 Rep dhe nr.187 Kol, datë 15.03.2017;

Pasuria e paluajtshme nr.64/62, zona kadastrale nr.3091, volumi 4, faqe 199, e llojit tokë arë, me sipërfaqe 3000 m², ndodhur në Tiranë, blerë me kontratën nr.315 Rep dhe nr.186 Kol, datë 15.03.2017;

Pasuria e paluajtshme nr.64/58, zona kadastrale nr.3091, volumi 4, faqe 195, e llojit tokë arë, me sipërfaqe 2250 m², ndodhur në Tiranë, blerë me kontratën nr.573 Rep dhe nr.376 Kol, datë 15.05.2017;

Hetimet pasurore janë në vazhdim dhe ende nuk kanë përfunduar. Masa e sekuestrimit të pasurive të paluajtshme në këtë rast është vendosur duke u bazuar në ligjin nr.10192, datë 03.12.2009 dhe kjo masë parandaluese është autonome nga proçesi penal që është duke u zhvilluar ndaj shtetasit të mësipërm.

31 komente në “Adriatik Llalla zyrtarisht i pandehur: Ja lista e pasurive që SPAK ka vendosur për sekuestrim”

  1. Lloji says:

    Ky dukeshka si “fermer” me gjith koti toka mer jahu..

    1. pjeter says:

      ???????????,mer jahu

  2. ⚖️⚖️⚖️ says:

    Në burg hajduti !!

    1. avokati says:

      Prit se e futen ne burg.
      Keto prona qe ja paskan sekuestruar jane maja e aisbergut te ketij palacos qe Berisha e katapultoi ne krye te Prokurorise Shqiptare. Ketij hajduti me cizme i duheshe hequr pasaporta qe te mos kishte mundesi te largohej dhe ti sekuestroheshin te gjitha llogarite bankare qe ka. Duke e lene kaq gjate te lire, me siguri qe do ti kete “sistemuar” parate atje ku askush nuk ja merr dot me.

      1. Demokrati says:

        U vendos nga Berisha si Prokuror, si lake të tij, por për mik ka Ilir Metën.

  3. erl says:

    Ky edhe ish prokurorët e tjerë janë të zhytur në pasuri dhe milona euro. Ky është thjesht i pari në sitë. Të tjerë do vijojnë.

  4. Vendimi says:

    Prova e parë serioze për SPAK. Të shohim a do ta kalojë?..

    1. Pordhe me rigon says:

      Hahaha… Akoma ka budallenj qe besojne te SPAK?!

  5. Kol kuka says:

    Nje fudull hajdut, nje cop mishi i fryre nga mbeshtetja e krimineleve Sali e Ilir, nje injorant i lindur nje fudull i korruptuar nga mafja politike shqiptare KY fudull duhet te denohet vetem se è kane mashteuar kriminelet e kane komprementuar e kane perdorur eshte nje fudull i lindur ky maskara injorant duhet te demaskoje ata qe e kane perdorur.

  6. NjeQytetarOptimist says:

    Kur hedh derrin me balte ne 2017..

  7. ronny says:

    ky nuk eshte fermer se fermer eshte nje profesion i nderuar sic eshte shofer, berber.. inxhinier etj por ky shoku eshte me profesion ” hajdut ordiner i veshur me petkun e prokurorit te pergjithshem” pra me fjale te tjera nje kellire qe e kishin vene te gjente drejtesi per te tjeret po ishte i zhytur ne mut aq shume dike vjedhur me lopate sepse ne sbpirt e gen ishte ai katunari u vogel qe mendon te kap sa me shume se do me vije dita dhe sdo kem me mundesi… Ky palaco me fytyre shume mijera vjet prara se te zhvillohej njeriu.. duhet te kabet ne burg me gavete ne dore dhe me shapka haleje dhe familja e tij po ashtu duhet cuar ne nivelin zero perseri dhe ta kuptoje mire se cdobte thote kur keqperdor poziten dhe ligjin per te bere antiligjin… Oh Llalle kerma.. super bytheq****re!

  8. kopi says:

    Ky eshte hajdut dhe vrases me gjak te ftote….

  9. Haka Tekizoti says:

    Më në fund…

  10. Drini says:

    SPAK – Shikoni pak dhe pronat e Dhori Sallakut, pallat ne bregdet, gruaja Zeqine Canaku ka bere kerrdine me gjykime te tipit mafioz-zhvat-rip-korrup-zgup

  11. Drini says:

    SPAK – Shikoni pak dhe pronat e Dhori Sallakut, pallat ne bregdet, gruaja Zeqine Canaku ka bere kerrdine me gjykime te tipit mafioz-zhvat-rip-korrup-zgup. o zot o zot

  12. xhemal says:

    nje peshk goxha i madh ….hidheni pak me tutje rrjeten do shikoni se do kapni peshk.akoma me te madh
    eshte mbjelle heret rasati i pedhkut te madh ne shqiperi…klima, ujet i mire,ushqimi po e po..jeni me fat o peshkatare te drejtesise se peshqit jane shume e kane dale ne siperfaqe e nuk do mundim te madh..hidhuni andej nga gjiri i lalesit,vlora ,saranda, durresi nga puset e naftes,energjise , minierat ,bankat neper me demek tv kombetar ..
    dilni nga liqeni i tiranes…kudo ka peshk.vetem kush nuk do te gjuaje nuk gjen…uroj qe peshkatairet e drejtesise te mos ankohen per pune..vetem vullnet e rrjete te cilesise se larte se peshku madh e gris ,e shqyen fare

  13. cipini says:

    Qofte kembe e mbare z.Llala! Le te shpresojme per me tutje me hajdutet e tjere!

  14. Angjelini says:

    Nese konfiskimi ndodh, kjo duhet te na gezoje. Hajduterit kurr mos i gezofshin pasurite e vjedhura nga populli. Shpresoj te jete i vertet lajmi. Ne burg hajduterit.

  15. Katunari i Vicidolit says:

    Shikoni ne Agjencine Shteterore te Kadastres edhe orgjinen se si jane krijuar keto numura pasurish ne ZK Nr. 3091 Qeha, sepse ne harten kadastrale te publikuar nga ASIG nuk ekzistojne.

  16. Bravo SPAK says:

    Bravo SPAK, kete kerkon dhe Europa ndeshkimin e funksionareve te larte. Tani arrestoni ish kryeprokurorin tjeter Dhori Sollakun se eshte i krimbur po si ky me pasuri e prona. Niseni nga keta te vegjlit per te shkuar pastaj tek Sali Berisha dhe Ilir Meta.

  17. Daja says:

    Po dod lalezit dhe likja ku jane.

  18. Ed says:

    KJO THOTE SEKUSTRIM
    KESHTU QE AI QE NUK SBESON NE SPAK OSE QE NUK DO TE BESOJE SE DO TI VIJE RADHE
    KY ESHTE PESHK SHUME I MADH
    BRAVO SPAK

  19. Beni says:

    Po ky qenka bere me gjithe ato cifligje sikur te ishte beu i fshatrave te Tiranes!

  20. k says:

    Kërkojmë formalisht konfiskimin e të gjitha pronave këtij fshatari injorant
    që ka vjedhur,korruptuar dhe punuar në favor të bandave kriminale.

  21. Toni says:

    Me duket se po ja japin dhe llalles nja 5 milion dollar, sikur e keni pa te dali i pa fajshem ,!ja ka mor doren politika me i gur vret dy zogj , ben buj ne popull sikur ben namin i fut ne burg , pastaj i nxier te pa fajshem dhe i jep miliona euro nga taksat e popullit te deglaruara dhe ikin bejn qef dhe te çfaqsum nga hajdutlliku , si fullani illoj.

  22. ???? says:

    Iku per lesh cari Tiku qukapiku

  23. Albulena says:

    Ne total te shumes se hektareve te pronave ky del si princi i karavastase. Jane afersisht 38 000, hektare ku i bie te kete bkere nje qytet. Kush eshte ky kellire dhe killer, me keto pasuri ky duhet te mare burg te perjeteshem, sepse flet pasuria qe ja vene, nepermjet pozicionit te larte qe ka pasur, qe dt thote, sa e sa vepra kriminale, vjedhje, shantazhe, vrasje e tjer, ky i ka favorizuar keta kriminele duke i dhene lirine dhe duke rivrare ata qe keta kriminele i vrane. Te shoresojme mos jete nje fishekzjarre ku Llalla te mare jo vetem lirine por edhe pasurite. As zogu mbreti, as shefqet verlaci e as shum kulake te tjere, nuk i posedonin keto prona, ky nje injorant ne fushen e tij, e beri prokurorine si axhensi ku hetimi behej sipas pageses qe behej. Nuk kemi besim se ndeshkimi i tij ashtu sikur ligjet jane te barabarta per kedo, do jete i drejte, pasi ketij njeriu akoma iu ka dhene mundesia te jete i lire dhe 1. Te largohet ne drejtim te pa ditur. 2. Te kompromentoje procesin. .3 Te beje apo tjetersoje provat.4 Ne fund fare t’ju mare dhe demshperblim per akuza te rreme. Sot mbahet ne burg nje vjedhes irdiner, ndersa ky faqezi, lihet i lire, pse, sepse dikush i jep shprese se gjerat do ndryshojne ne favor te tij.

  24. Fishekzare says:

    Gjykata e Hages, sot duhej te ishte ne Shqiperi. I pandehuri pare duhej te ishte ky me prova hajduterie qe e bejne princ te siperfaqeve pa fund te pronave. Perderisa nuk eshte arrestuar, per te ka shprese se eshte nje çudi nga ato qe zgjat tre dite, e thene nga kryehajduti presidenti republikes Ilir Meta. Kete po e trajtojne si nje hajdut ordinier, ku ky kafen e pin tek plaza sikur asgje s’ka ndidhur me ç’far na thone mediat. Te hetoje SPAK do te thote se eshte nje krim i larte shteteror, dhe objekti i krimit sot eshte i lire ku i jepet ç’do mundesi per te manipuluar njerez e prova. Lerini pordhet, mereni rraseni brenda, kjo do ishte pika e pare e nje seance serioze provash.

  25. Dull tropoja says:

    Duhet te ndiqet ne gjendje arresti jo te rrije ne shtepi por ne qeli.

  26. nito says:

    kaq pasuri i ka dhe nje nenpunes i kadastres e jo me llalla qekan kpyt kta me kto qe i paskan sekuestru

  27. AR-TANI says:

    Ju lutem, mos i mashtroni njerëzit. Nuk ka mbetur asnjë tokë e punueshme në Tiranë. Të gjitha këto janë prona komerciale me përmasa të mëdha tani. Ato kushtojnë minimum 200EUR / m2. Pra, ne po flasim për miliona euro vlerë. Tokat e punueshme janë 2 EUR / m2 per fermer.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje