Kryeministri Edi Rama thotë se memet në internet nuk mund të ndalen. I pyetur për një nismë ligjore të Kodit Penal që po shqyrtohet nga Ministria e Drejtësisë, kryeministri u shpreh se ishte habitur nga lajmi.
Kryeministri tha se ka një dallim midis opinioneve, për të cilat tha se nuk e ka problem, ndërsa kur akuzohet si hajdut duhet të paraqiten fakte.
“Jo, jo. Absolutisht! Siç ka ndodhur me ata që janë habitur apo mahnitur nga ky lajm. Edhe mua kur ma thanë, e para sepse është e pamundur, teorikisht dhe praktikisht ti ndalosh memet.
Por e dyta sepse, unë jam një njeri që më pëlqen të argëtohem me memet dhe shijues i kahershëm i humorit dhe humorit vizual po themi.
Kam patur shumë dëshirë dhe e kam ende dëshirën që Bujar Kapexhiu të ekspozojë të gjitha karikaturat për mua në sallën e ekspozitave në kryeministri. Ai e di. Mbase e ka marrë si shaka, nuk e di por për të ardhur te pyetja juaja, e para nuk bëhet fjalë për një projekt.
Bëhet fjalë për një material të shkruar nga një grup pune, i cili po punon për Kodin e ri Penal dhe e dyta, edhe në atë material që nuk është akoma një projekt i Ministrisë së Drejtësisë dhe aq më tepër i qeverisë.
Është nen i marrë që e kanë shumë Kode Penale të Europës. E ka Franca… Dhe sigurisht që nuk lidhet me meme.
Sa i përket armikut të shtypit, unë kam një problem që nuk e zgjidh dot. Unë kam qenë aty ku jeni ju.
Dhe duke qenë se kam milituar dhe duke qenë se kam një mendim të caktuar për cilësinë dhe vlerën e jashtëzakonshme që ka të shkruarit, ka një problem të madh me moskorrektesën dhe keqtrajtimin e fakteve.
Nuk kam problem që dikush shprehet negativisht ndaj meje. Në rast se më thonë gomar, është opinion dhe nuk e kam problem. Në rast se më thonë hajdut, ky nuk është opinion, kjo kërkon fakte”- tha Rama në Rtv Ora.
Po edo të drejtë ke. .askush nuk të akuzon dot se ti je i drejtë si drapëri. .sa me fat jemi që të kemi kryeministër se na e bëre Shqipërinë Evropë. .ty nuk te akuzon dot kush as për trafikant as për hajdut dhe as për mashtrues sepse shqiptarët janë njërëz ordiner ndërsa ti je një artist me stil (dhe vesh edhe çorape të kuqe)..
Edi po ti ke vite që ke punuar për këtë ditë dhe nuk ke punuar për të mbrojtur vetëm veten tënde por ke punuar për të mbrojtur edhe sali berishën dhe ilir metën për të mbrojtur llumin dhe krimin e organizuar sepse po të doje ti të bëje shtet sali berisha duhej të ishte mbas hekurave kështu që lëri pordhët dhe mos e tall bythën me shqiptarët sepse kemi 8 vjet që të shikojmë
Z. Rama! Je me i miri qe ka nxjerre vendi yne te pakten qe nga 1940a. Qente le te lehin, karvani shkon perpara!! Populli te kupton dhe je vecse BOSSi qe i erdhi ketij vendi ne kohen e duhur.
po 20% -sh?
Plako, rregulloje me ligj. Nuk ka hajdut dy metra dhe kujt i thotë ashtu ty apo ndonjë tjetri 2-metrosh ka shkelur apriori ligjin e natyrës mbi hajdutët dhe duhet të ketë dënim penal.
Nuk di se kur flet kujt i drejtohet ky BAJGE LINDORE
Sa per gomar faktet jane te plota. Nuk ka nevoje per fakte te reja.
Ajo amnistia fiskale ishte ide e jotja e Saliut apo Like Cepanit. Ne ne emigracion i kemi leket me djerse e skemi nevoje per amnisti. Se dyti per te gjithe vitet qe ke qene kryetar bashkie personalisht nuk njoh asnje ndertues qe te mund te ndertonte pa paguar 20% ose 100 milion . Vetem ne se parate i mbanin per vete yzmeqaret . Sic mbrojti llalla gjithe lukunine e hajduteve duke fryre xhepat zoterote nuk ke bere asnje gje per drejtesine vetem per dritat fute disa varfanjake brenda kurse per milionat asgje ne keto 7 vite. Qe kane me shume se ty Vampiri Sali me zen e gite e kuc e mac apo Like derdimeni qe beri emision ne tv per vilat e bera me djersen e hajdutit Vetem kjo e fundit eshte e vertete dhe besohet.Harrova kulufin Luli kamarierin dhe bedelin shembullor. Kam 30 vjet qe nuk me kthejne shtepine e sekuestruar nga sistemi. Edhe Gjermanet na nxorren nga shtepia i vune flaken nje pjese dhe na lane kurse keta ta marrin te gjithe. Edhe per truallin qe te vinte radha e kompesimit duhej te lije 20% ndryshe svinte radha kurre. Me keta lugeter nuk di cfare te tregosh me pare. Ju kam lene zotin tju godas atje ku ju dhemb me shume.
Gomar ishe e gomar ngele para se të bëheshe dhe tani që vazhdon të jesh hajdut.
Për njerëzit e thjeshtë që të kritikojnë e të nxjerin me të drejtë bojën paske ligje ti që ti futësh në burg, kurse për Saliun që të rrinte natën dhe të shante ditën dhe që I premtove një populli të tërë që do vësh drejtësi nuk paske ligje.