Çështja Halim Kosova, një gabim i madh i Bashës dhe PD

3 Dhjetor 2020, 18:22Politika TEMA

Nga Edmond Arizaj

Kur dr. Halim Kosova humbi perballe Erion Veliajt ne zgjedhjet per kryeqytetin, i bera vetem nje sms: Doktor nuk humbe ti, humbi Tirana.

Nuk kam ndermend ta shpjegoj pse vazhdoj t’i qendroj ketij mendimi, nese dikush nuk e kupton, as shpjegimi im i gjate, nuk do mundet ta beje te kuptoje, sepse s’do te kuptoje. Por nuk eshte ky qellimi. Fare.

Jam krejt i hallakatur, si rrallehere gjashte muaj para zgjedhjeve, pa arritur te gjej nje pergjigje, cfare kerkon PD dhe Lul Basha? Do me hidhesh ne gryke e do me thuash: fitimin e zgjedhjeve, ardhjen ne pushtet, largimin e hajduteve, grabitesve, shporrjen e Edvin Kristaq bllokades, etj, etj togfjalesha sulmues.

Dakort po si? Dhjetorin mos e llogarit si muaj, sepse as e ka njeri mendjen tek zgjedhjet. Po dhe gjysma e janarit do shkoje si perhere, plus vaksinen ne pritje dhe kovidin neper kembe. Sa muaj i mbeten Bashes? Tre muaj.

Ne nje shkrim te para pak muajve (Basha koha te rivalizoje seriozisht Ramen…), sugjeroja mes te tjerave se PD duhet te mbledhe cdo cope te saj. Sot shohim se jo vetem copat e lena rrugeve nga PD, madje jo nga PD, por nga Basha me shume, jane kthyer ne rreziqe humbje votash, sado te pakta, PD paska luksin te shqelmoje edhe personalitete si Halim Kosova. Personalitete te fushes profesionale, jo politike.

A mund te me thoni ndonje politikan profesionist ne PD? Atehere si e paska kete luks PD, t’i mohoje vetes ne mos mijera, qindra, a doni, dhjetera vota?!

Sepse Halim Kosova ka vota qe i sjell ne emer te tij. Nuk eshte i perfolur. Nuk ka asnje njolle politike dhe institucionale. Edhe kaq jane shume ne mes te nje politike te zhytur ne turp e korrupsion, por mund te vazhdojme me fisnikerine, me qetesine, me butesine, me natyren luajale, me pamundesine e korruptimit material e intelektual.

Atehere si valle PD leshon nje “diamant” te tille? E hedh poshte kete diamant, me shkresat e dikujt qe ne ndryshim nga homologet, nga maja e shtetit, ben kontrollorin e cilesise ne parti. Pffff. Per me teper qe Kosova (vetem nga mbiemri Basha si nip andej, duhet te bente nje “perjashtim”), ka qene ne betejen e Tiranes…

Pra kthehem tek pyetja qe me hallakat, cfare kerkon Basha dhe PD? Sepse pushtetin s’e besoj qe e duan. Si mund ta duash kur kjo parti, e djathte, shperfill fisnikerine, ate qe na mungon prej kaq dekadash?!

Nuk e di a i eshte pergjigjur Basha ende asaj pyetjes ne po te njejtin shkrim qe citova pak me larte: Ai vete pse duhet ta votoje Lul Bashen? Nuk e di cfare strategjie ka. Nuk e di a ka strategji. Por realisht, sot PD dhe opozita duhet te ishin si legjione romake e falanga maqedonase bashke; te mos kishin asnje pike te dobet dhe kur te sulmonin rezistenca kundershtare te ishte krejt e paperfillshme.

Ne fakt “ushtria” e Bashes duket krejt si polaket mbi kuaj qe sulmojne me ulerima “tigrat” naziste. Mbetet vetem pak kohe qe Basha dhe PD te qartesohet se cfare kerkon, si e kerkon, pse e kerkon dhe mbi te gjitha, me ke e kerkon. Jam shume kurioz te mesoj, cili eshte ai person i perzgjedhur nga komisioni i PD qe ploteson kushtet per te qene perfaqesues politik i saj, me shume se Halim Kosova? Perfshire dhe dy bashkekryetaret e komisionit, e duke vazhduar edhe me larte.

21 komente në “Çështja Halim Kosova, një gabim i madh i Bashës dhe PD”

  1. Shkodrani pa buke says:

    Nuk eshte i paster si diamanti sepse kur ka qene drejtor materniteti ka vjellur sa ka mundur ,shikoni kliniken private qe ka 4 kateshe me se i beri .?? Me 500 lekeshat e vizitave te grave jo mor Zotni Po te behet ndonje auditim ne kohen qe ka qene drejtor ,burgu eshte pak per te.Sa i takon profesionit si Kosova ,Tirana dhe Shqiperia ka me dhjetra te tille qe nuk futen ne asnje parti .Ai e do partine si mbrojtje imunitare sepse diku ka ngrene çorbe te qelbur dhe ka frike se mos i del era

    1. Gjergji says:

      O ti, gjoja Shkodran, me kete mendje qe ke, pa buke ke per te mbetur.

      1. Arbeni says:

        Nuk i kuptoj këta njerëz që shkruajnë këtu duke fajësuar lulushin e bashës….!Vërtet besoni se lulushi i bën ato gjëra nga mëndja e tij ?!Unë mendoj se lulushi nuk shkon gjëkundi pa pyetut sali rrumpallën.Pra nuk mendon e vepron me kokën e vet por me atë të kriminelit sali bërisha.Hija e bërishës i tremb politikanët kundërshtar te pd dhe ata i pervishen se gjoja ai i hoqi nga lista për deputet.Jo mor jo,ai që ju la pa punë ishte dora vet sali bërisha kryetari de fakto i pd,jo lulushi de jure.Mendoj se pd do t’i humbasi përsëri zgjedhjet dhe kjo sepse krimineli bërisha urrehet nga shumica e shqipetarëve.Unë mendoj se PS duhet t’i fotoj zgjedhjet ,sepse ndryshe reformës në drejtësi do i dalin pengesa nga bërisha dhe nga ai muti i çobanit që është 140 cm.Shqipëtarët duhet të tregohen te zgjuar që midis dy të këqiave të zgjefhin më pak të keqen,që është PS.

    2. Plugu says:

      Shkodrani,e ka shume mire.Halim Kosova si mjek gjinokolog ka mare ryshfete te pallogaritshem.Edhe Basha qe e ka lene jashte liste ka bere mire.

  2. xhoxhi says:

    Ai që kërkon me forcë të hyjë në çdo parti tregon se hyn për të vjedhur dhe jo për të regulluar punët.P-D mirë apo keq nuk e don ai shkon të kërkojë që të jet në atë parti.Njerzit e ndershëm sapo hyjnë largohen dhe sot me politikë meret llumi i shoqërisë…

  3. S- New York says:

    Doja te flisja shume per Dr.Kosoven por ma nderpreu
    “SHKODRANI PA BUKE”
    Si do qoft eshte me I pa perlyer se te tjeret nga te dy krahet e politikes.
    Po te kandidoj si deputet i “Pa varur” me siguri qe fiton.

  4. Lek says:

    Shppjegimi eshte I thjeshte.PD nuk e don qeverisjen,bene sikur po lufton po nuk don te marre perspire te rregulloj prapsite e qeverisjes se deshtuar Rama. E njejta gje qe ben Rama per integrimin.Ben sikur e don integrimin e ferkon duart kur i refuzohet,te hyje në evrope e te vihet në regullat e lojes si evropa,pse budalla eshte Rama,ashtu edhe Loli eshte me komod me rollin e opzitarit.

  5. Ndroqi says:

    Nuk e kuptoj kete dashuri per doctor Kosoven,doctori si mjek eshte I mire,por si njeri ka nje difect, ka respect te madh per nje kriminel si Sali Berisha,kaq mjafton per ta cvleresuar.

    1. Mesuesi says:

      Ndoshta argumenti i @Ndroqit është i drejtë. Nuk di pse gazetari ka kaq shumë superlativa për dr. Kosovën, por duket se diçka çalon vërtet kur ke respekt për një njeri si Berisha, sepse dhe ai nuk ishte i paaftë si mjek, po si njeri nuk i lë gjë mangut monstrës. Atëhere respekt e “dashuri” për monstrën është defiçit i madh karakterial për të mos thënë mental. Të gjitha këto nëse Ndroqi ka fakte për çka shkruan.

  6. John says:

    Ti Gjergji duhet te kesh jo vetem buke por edhe te lyer me “gjalp”.

    1. Gjergji says:

      Me gjalp lyej dhe dicka tjeter . Pyet femrat e fam. tende sa i pelqen .. dhe per ty gatie kam po bej nje perjashtim se sme pelqjne meshkujt ngaqe me ngopin vrimat e fam. tende . Te flndr. per kete

  7. Zot na ruaj says:

    Materniteti e njeh …se ç’batërdi u bë kur drejtonte i pangopuri HALIM

  8. Perparimi says:

    Doktor Kosova, nuk ka kaluar tek Kunati per te dorezuar ‘DHURATEN E VITIT TE RI” per Lyl Bashen. Te tjerat jane te kota! Ne PD nuk pyet njeri as per moral, as per karakter, as per personalitet! ASGJE! Aty duhen njerz si Grida Duma, Salinjani, Noka, Alibeaj etj. Ky pyet Dr. Mortja se je i mire apo i keq, Porosia eshte: “HIDHU! HIDH EEUROT!” Po e bere kete, je per PD, ndryshe me te tjeret!

  9. mond says:

    Jo vetem Halimi, cdo njeri vleresohet kur ka pushtet ne dore kur ka fonde per te shperndare, do i coje atje ku duhen me shume apo do krijoje nga e para kompani qe fitojne gjithmone pune, nga fjale ne vepra eshte shume larg per te vleressuar.

  10. Xoni says:

    Nuk ka gje per te çuditur…kete gje ka bere ka bere SB. me figurat qytetare dhe intelektuale qysh nga 1992.
    Tani uzurpatoret e PD -se mendojne qe pas 8 vjetesh medoemos do kete nderrim qeverisje dhe nuk duan neperkembe personalitete te “pabindura” si doktor Halimi.

  11. Alban Dega says:

    SHQIPTARE ZGJOHUNI OSE
    PALLOHUNI !

    Hiqen shkollaret
    Promovohen gomaret !
    Goditen mendimtaret!
    Zerohen luftetaret!
    Lartohen tradhetaret….
    Ku po shkon o Atdhe ?
    Me keta dru me pre !
    Krahasoni keta gdhenj
    Shihni lisat e medhenj
    Kur ligjeronin korifej
    Si Nol Gurakuqi…
    E Avni Rrustemi
    Ku ishim ku jemi
    E ku do te vemi
    Njeqint vjet mbrapa
    Kuvendi plot trapa
    Hajdute zullapa
    Turperojne dhe lopen
    Fyejne dhe gomarin
    Bulldoge kryetaresh
    Zhytur ne korrupsion
    Bythelepires pa imane
    Te te parit padron!
    Ngrysen te mjere
    Gdhihen milionere !
    Shqiperia jone
    Sa keq te kane dhjere!
    Shqiptare zgjohuni
    Zgjohuni ose pallohuni!
    E ka thene profeti Abraham
    Pararendesi i Epokes sone
    Cdo popull ne Bote
    Ka qeverine qe meriton!
    Sot me shume se kurre
    Nene Shqiperi
    Cdo grúa e burre
    Qe ti i jep gji
    Nje qellim motiv
    Qe pardje ishte vdekje a liri
    Qe dje ishte Liri- Demokraci
    Sot eshte Ligj e Drejtesi !
    Ky mesazh bucet qemoti
    Qe haka te shkoje
    domosdo tek i Zoti !
    Ndryshe jeta jone
    Do jete krejt koti !

  12. Tajari says:

    Diamant por …….pak i zhytur ne korrupsion.Nje person me pak pozite dhe I pa korruptuar…..larg qofte,s’ben vaki.

  13. shelegura says:

    JAM PA PARTI
    PUNE HALIM KOSOVES ESHTE SE KJO PD NUL MUNT TE PERSHTATET
    ME NJERES SI HALIMI.
    PO TE DEGJOJE MBREM OPEN
    TE E.VASILIT E KUPTON QE DO FITOJE E.RAMA.
    ISHIN NE STUDJO 4 PERSONA
    GJOKMARKAJ
    A.BUSHATI
    E. SHABANI
    I FUNDIT D. BIBA
    TEGJITH FLSNIN KOT NINA FOL PAK
    SE NUL E LININ POR I KISHE LEEET FJALA.KJO PARTI SE QUHET PD NUL
    MBAN DOT RETH VEHTES PERSONA SI HALIMI POR MBAN RTH VEHTES LLAPAQENE
    EDHE HALIMI ESHTE FOGURE E RALLYE.
    PRANDAJ SHUMICA NDJEK ARGUMENTIN SI D. BIBA JO LLAPAQEN .
    EDHE ATA QE E MBRJN PD I BEJN DEL TE MATH .
    DO FITOJNE ATA QE FLASIN SI
    D. NINA
    KESHTU DO FITOJ E. RAMA.

  14. Na myten says:

    Ja dhe nje gazetar tjeter perfekt. Ai qe ben pyetjen e gabuar. Cfare do Berisha? Eshte pyetja.
    Punet me sa duket po i shkojne fjolle.

  15. Dikushi says:

    Halimi seshte as i afte si mjek, i shpallur doktor pa teme doktorature dhe profesor pa dhene mesim e pa publikuar. Mos te themi per aftesite ekografike dhe femijet qe ka nxjerre pa kembe e duar, dy nena njoh vetem une. Nje fshatar i vetkenaqur, i paafte, qe ka perfituar nga sistemi ne fillim te demokracise.

  16. buj says:

    nje trap eshte HALIMI edhe ti qe shkruan gjithe admirim per kete rranggall dificent me siguri i cop[ pidh si Halimi je

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje