FOTOT: Brenda “barkut” të anijes së mbytur, të mbushur me... 4200 makina

4 Dhjetor 2020, 10:29Lifestyle TEMA
FOTOT: Brenda “barkut” të anijes së mbytur, të

Një anije e madhe mallrash, që mbante brenda 4200 makina, është ndarë në dysh, më shumë se një vit pasi u mbyt në brigjet e Xhorxhias, SHBA.

Anija 182 metra e gjatë nga Koreja e Jugut, “Golden Ray”, kishte ende brenda mijëra makina, të mbetura aty që prej një viti.

Anija do të ndahet në tetë pjesë para se të dërgohet në Luiziana, për skrap.

Procesi i ndërlikuar i largimit të saj, që duhet të zgjaste pak ditë, por po zgjat në fakt me javë, është kritikuar nga grupet ambientaliste të zonës, pasi janë të shqetësuar mbi pasojat që mund të shkaktojnë mbetjet që nuk do të mund të largohen.

Anija “Golden Ray” u mbyt në shtator 2019, pak orë pasi u largua nga porti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje