Detaj i panjohur i George Clooney: Ka miliona, por nuk jep asnjë kacidhe për këtë shërbim

2 Dhjetor 2020, 22:20Lifestyle TEMA

Edhe pse është një nga aktorët më të njohur dhe më të paguar në botë, është interesante që George Clooney nuk paguan asnjë parukier. Jo se nuk i do, porse nuk ka nevojë për ta.

Clooney tha se nuk ka shkuar në një sallon flokësh prej 25 vjetësh. Kjo, pasi i pret vetë flokët e tij me ndihmën e një prerëseje që bleu më shumë se dy dekada më parë.

Ky detaj i panjohur deri më tani për veten e tij u zbulua ku qe i ftuar në një emision. Aktori la pa fjalë drejtuesen me rrëfimin e tij.

“Unë i kam prerë flokët e mi vetë për 25 vjet. Flokët e mi janë shumë të fortë dhe është kaq e lehtë për t’i prerë, nuk mund të gaboj,” tha Clooney.

“Shumë vite më parë, bleva një gjë të quajtur “Flowbee” dhe më të i pres. Më duhen fjalë për fjalë dy minuta për të prerë flokët,” tha aktori i njohur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje