Izoloi djalin nga bota për 30 vjet, personi që e zbuloi: Ishte si të hyje në një makth

2 Dhjetor 2020, 21:35Lifestyle TEMA

Opinioni publik suedez u shokua nga një lajm që duket i dalë nga skenari i një filmi horror.

Në një pallat anonim të periferisë së Stokholmit, një grua 70 vjeçare u arrestua sepse për rreth 30 vjet e kishte burgosur brenda shtëpisë djalin e tij, tashmë 41-vjeçar, që dergjej në kushte të papranueshme.

Sipas mediave lokale, skena horror u zbulua nga një e afërme e gruas, që kishte dyshimet e saj prej vitesh dhe përfitoi nga shtrimi i përhoshëm i të arrestuarës në spital për të kontrolluar shtëpinë e saj.

Atë që gjeti e afërmja e përshkruan qartësisht. “Ishte si të hyje në një makth”. Shtëpia gjendej në kushte higjienike skandaloze, dhe sipas saj nuk ishte pastruar ndoshta nga viti 1996, sipas gazetave që gjendeshin në dysheme, bashkë me mbetje të ndryshme që pothuajse kishin mbuluar edhe trupin kockë e lëkurë të djalit 41-vjeçar, pothuajse pa dhëmbë dhe që shprehej në një gjuhë infantile.

Nga hetimet doli që djali ishte izoluar nga e ëma që nga mosha 13 vjeçare. 70-vjeçarja e arrestuar nuk shfaqi asnjë pendesë madje autoriteteve policore u tregua e habitur sepse i duhej gjithçka në rregull. Sipas të afërmve, personi kishte humbur e re një fëmijë, emrin e të cilit ia kishte vendosur sërish djalit të dytë, që më pas e kishte izoluar nga bota.

Ngjarja ka ndezur polemika dhe akuza edhe ndaj autoriteteve lokale, që në tri dekada nuk ishin kujtuar të verifikonin gjendjen e një adoleshenti që papritur zhduket nga çdo ambient publik.

1 komente në “Izoloi djalin nga bota për 30 vjet, personi që e zbuloi: Ishte si të hyje në një makth”

  1. spartak says:

    T’i sugjerojmë Suedisë: Urgjent të vendosin Operativin e Zonës .
    Ai po . Edhe lugët e shtëpisë, se sa ke, i dinte . Mbante dhe përgjegjësi për çfarëdo ngjarje, që do ndodhte në zonën , të cilën kishte për detyrë ta mbulonte .
    Shife tani Suedinë , madje vetë Stokholmin , me të cilin mburren gjithë vendet nordike . 30 vjet i burgos e asnjeriu nuk i bohet vonë e as e merr vesht .
    Mor po , mirë ti bohet .
    A nuk ndodhi në Norvegji gjithë ajo masakër e atij naziskinit të çekuilibruar, që vrau afro 80 të rinj . Ai nuk zbriti nga Hëna , dhe naziskin e i çekuilibruar nuk u bë as për 1 ditë e 1 muaj , por prej një kohe të gjatë , ditë për ditë , e duke i shfaqur shenjat e karakterit të tij prej krimineli e terrorristi herë pas here .
    Po pse këtu tek ne , nuk ndodhin ngjarje të rënda deri edhe me tragjedi , të cilat jo pak herë , janë rrjedhojë e neglizhencës e indiferencës në kryerjen e obligimeve kushtetuese nga Po0licia e Shtetit , por në radhë të parë , nga mënyra e organizimit e funksionimit për kryerjen e të detyrave e veprimeve të këtyre organeve . Kur detyra dhe veprimet përcaktohen të kryhen në grup e më gjërë , edhe përgjegjësia nuk del kurrë , dhe fajtorë mbeten gjithmonë viktimat .
    Gra , nëna me fëmijë të vegjël e me urdhëra mbrojtje janë dhunuar sistematikisht e madje edhe vrarë në sy të fëmijëve . Kush mbajti përgjegjësi për mbrojtjen e jetës së tyre .
    MBROJTJA E JETES SE SHTETASVE ESHTE DETYRA E PARE ME KUSHTETUTE PER POLICINE E SHTETIT .
    Ndodhin aksidente, vriten e sakatohen , çdo muaj rrugëve të Shqipërisë me dhjetra e dhjetra shtetas të të gjitha moshave , me mjete , e këmbësorë , dhe kjo , në të shumtën e rasteve nga drejtues të pa përgjegjshëm . Policia bën show duke na tregu aksione dhe foto kilometrazhesh , ndalime e pezullime patentash , por aksidentet dhe vdekjet nëpër rrugë nuk ndalen .
    MBROJTJA E JETES SE SHTETASVE ESHTE DETYRA E PARE ME KUSHTETUTE PER POLICINE E SHTETIT .
    Kërcasin revolet e automatikët si pa të keq nëpër të gjitha qytetet e Shqipërisë, që nga Korça e deri në Shkodër, Vlora , Elbasani , Tirana , Durrësi , etj .
    Gjithnjë e më shumë po vriten rinia , dhe justifikimet janë larje hesapesh droge , hakmarrje , etj, etj , etj .
    MBROJTJA E JETES SE SHTETASVE ESHTE DETYRA E PARE ME KUSHTETUTE PER POLICINE E SHTETIT .
    S’po e zgjas më .
    Ky shtet , vetëm jetën e shtetasve të vet se ka në refene dhe nuk mban përgjegjësi , ani se Kryeministri , me paret tona ( nja 7-8 miljon Euro plus në vit ) shtoi në organikën e MB dhe nja 500 policë të tjerë, jo me ruajt jetën e shtetasve por për me mbrojt … .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje