Shkencëtarët në Universitetin e Georgias thonë se kanë zbuluar ilaçin që frenon përhapjen e Covid-19 brenda 24 orësh

4 Dhjetor 2020, 19:39Sociale TEMA

Një ilaç eksperimental antiviral i zhvilluar fillimisht për të trajtuar gripin po riprovohet, kësaj here kundër Covid-19.

Profesori Richard Plemper në Universitetin e Georgias, SHBA, udhëhoqi një ekip studiuesish që testoi molnupiravirin antiviral te nuselalat, rrugët e frymëmarrjes të së cilës, përputhen shumë me atë të njerëzve.

Plemper thotë se kur një nuselale e infektuar me Covid-19 u trajtua me ilaçin në fjalë dhe u vendos në një grup nuselalesh ferrash jo të infektuara, u duk se mjekimi e frenoi shpërndarjen e virusit.

“Ajo që gjetëm ishte se asnjë nga ato kafshë të bashkëstrehuara nuk u infektua nga virusi.” – tha Plemper.

“Dhe një grup kontrolli që nuk u trajtua me molnupiravirin dhe mori një placebo, të gjitha kafshët e kontaktit të atyre kafshëve të infektuara u infektuan brenda 24 orësh.” – shtoi ai.

Antivirali tani është në prova klinike në pacientët e shtruar në spital me ndërlikime Covid-19.

Nëse rezulton efektive, thotë Dr. Plemper, ajo mund të ofrojë një tjetër mjet kundër virusit, edhe më i lehtë për t’u përdorur duke qenë se është thjesht një pilulë.

7 komente në “Shkencëtarët në Universitetin e Georgias thonë se kanë zbuluar ilaçin që frenon përhapjen e Covid-19 brenda 24 orësh”

  1. Nuse e Lales says:

    Mund ta shpjegoje ndonje me i ditur se une ne kete fushe por jo ndonje gjithollog se perse quhet nuselales Nuse e Lales ne Shqiperi.Dhe a ka ndonje emer tjeter qofte edhe italian sic kane qef nje pjese shqiptaresh moderne te perdorin.

    1. Ilir says:

      E kane bere gjithe popujt dhe e bejne ne rastet kur nuk shpjegohet dicka me fjalorin e gjuhes kombetare. Sidoqofte, nuselala ka dicka te ngjashme me italishten. Dònnola i thone ne italisht,me theksin te o e pare. Ne ne Shqiperi shume fjale i kemi huazuar nga italishtja, dhe vazhdojme i perdorim, edhe pse ne Itali nuk I perdorin mé. Ne nuk e vrasim mendjen te krijojme fjale shqip, jo, I marim te gatshme dhe i “shqiperojme” edhe ne menyra qesharake. Kemi pafundesi fjalesh ne perdorim te perditshem te huaja, italiane turke greke sllave franceze te “shqiperuara”qe mund dhe duhet ti zevendesojme dhe s’ke ndermend ta bejme, bilé po shtojme te tjera!!

    2. Epirioti II says:

      Per saktesi nuk quhet Nuse e Lales, por Nuselala.
      Ne italisht/ latinisht Nuselala quhet Donnola ose Mustela

      Me teper nuk te them dot pasi nuk jam ekspert i fushes.

  2. Shenjestra says:

    Shkencetaret e botes ne radhe te pare te gjejn nje ilaç qe te dizinfiktoi ajrin,pastaj njerzit se e keqja vjen nga ndotja e ajri.

  3. Shefkiu says:

    Mendoj se redaksia e gazetes, kur jep nje lajm te tille, duhet ta shoqeroje pa tjeter me linkun perkates. Ka ikur koha e dhenies senje lajmi, pa burimin e informacionit.

  4. Pojaku i Berishes says:

    Per pyetjen e “Nuse e lales”, vetem Ardit Gjebrea si poliglot me qe eshte lindur ne Angli e rritur ne Itali, mund te jape pergjigje.

  5. Syri kalter says:

    Marder Gjermanisht dhe Martora (mendoj) Italisht….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje