BB: 60% e të varfërve në Shqipëri nuk kanë ushqim të mjaftueshëm dhe cilësor, krahasohemi me Afrikën

4 Dhjetor 2020, 09:33Sociale TEMA
BB: 60% e të varfërve në Shqipëri nuk kanë ushqim

Sipas Bankës Botërore, popullsia e varfër në Shqipëri, që përfshihet në 20% më të ulët të të ardhurave, është shumë e ekspozuar ndaj pasigurisë ushqimore.

Sipas grafikut bashkëngjitur, 60% e popullsisë së varfër në vend janë të ekspozuar nga mungesa e ushqimit dhe cilësia jo e mirë e tij. Në të kundërt të pasurit kanë një ekspozim më të ulët, pasi pak më pak se 10% e tyre janë të ekspozuar ndaj këtij fenomeni.

Siç shihet nga grafiku, Shqipëria renditet ndër vendet europiane me ekspozimin më të lartë të të varfërve ndaj mungesës së sigurisë ushqimore. Më keq se Shqipëria janë vetëm disa vende të Afrikës.

Me krizën ekonomike që ka krijuar Covid-19, popullsia e paushqyer po rritet, pas një rënie prej një dekade.

Banka Botërore analizon se nënushqyerja është e lidhur ngushtë me mungesën e sigurinë ushqimore. Pasiguria e ushqimit manifestohet në mënyra të ndryshme. Këto variojnë nga pasiguria rreth aftësisë për të marrë ushqim, pra që u duhet të bëjnë kompromis për cilësinë dhe shumëllojshmërinë e ushqimit, deri te mosngrënia për një ditë të tërë.

Mungesa e sigurisë ushqimore trajton kompleksitetin e urisë. Ky tregues dallon nga të tjerët se ka dalë nga një sondazh i drejtpërdrejtë me familjet me 8 pyetje dhe mbi një sërë përvojash të pasigurisë ushqimore në secilin vend. Përgjigjet e tyre përdoren për të përcaktuar probabilitetin që një familje të përjetojë pasiguri të moderuar ose të rëndë të ushqimit.

Pasiguria e rëndë e ushqimit është e lidhur ngushtë me mosushqyerjen ose përjetimin e urisë. Edhe pse pasiguria e moderuar e ushqimit nuk mund të sinjalizojë drejtpërdrejt kequshqyerjen, ajo kap popullatën e prekshme nga kequshqyerja dhe shëndetin e dobët. Në fakt, kur krahasohen vendet me nivele të ngjashme të nënushqyerjes dhe varfërisë, “Raporti i Ushqimit 2019” zbulon se pasiguria e moderuar e ushqimit është gjithashtu e ndërlidhur në mënyrë të konsiderueshme me mbipeshën.

Sot, një në katër persona në të gjithë botën përjeton pasiguri të moderuar ose të rëndë të ushqimit, dhe një në njëmbëdhjetë përjeton pasiguri të rëndë ushqimore. Shumica e familjeve gati 1.3 miliardë nga 2 miliardë, që përjetojnë pasiguri ushqimore ndodhen në Afrikën Sub-Sahariane dhe Azinë Jugore.

Pasiguria e ushqimit në Afrikën Sub-Sahariane është e lartë, më shumë se gjysma e popullsisë e përjeton atë. Deri në vitin 2018, numri i përgjithshëm i njerëzve që përjetuan të paktën pasiguri të moderuar të ushqimit ishte më i larti në Afrikën Sub-Sahariane. Pas vitit 2019, Azia e Jugut kaloi Afrikën Sub-Sahariane.

Të dhënat e tjera të INSTAT tregojnë se Shqipëria ka peshën më të lartë të shpenzimeve për ushqime në Europë në totalin e shportës, një tregues indirekt i varfërisë. Sipas të dhënave që i referohen vitit 2019, rreth 41% e shpenzimeve totale shkonin për t’u ushqyer, përkundrejt 34% në Kosovë, 33% në Maqedoninë e Veriut, 27% në Bosnjë dhe më pak se 24% në Serbi e Mal të Zi. Ndërsa mesatarja e Bashkimit Europian e peshës së ushqimeve në totalin e shpenzimeve për konsum është 12%. /B.Hoxha

7 komente në “BB: 60% e të varfërve në Shqipëri nuk kanë ushqim të mjaftueshëm dhe cilësor, krahasohemi me Afrikën”

  1. Tuk Tuk says:

    Po me supermarkete si Spar qe jane monopol I barkerrit Mane cfare prisni,,pse nuk sjell Lidl Rama te kete pak vlere koshi me ushqime,nje Spar eshte i shtrenjte per europianet lere me per Shqiptaret e shkrete…..

  2. Vlora1912 says:

    Lajmi i çuditshem i publikuar në mënyre edhe me te çuditshme!!
    ****
    Nje lajm qe ben fjal per varferi extreme ku mungon buka per 60% te te varferve ne Shqiperi, shoqerohet me foton e njo modeleje ne nje guzhin 20 mij dollarshe nga Gjiri i Lalzit
    -A thua se fotoja do zbus kete varferi Migjeniane!!
    -Apo fotoja to zbus permasat kriminalizuese te korrupsionin shteteror keto 30 vite qe ka shkaktuar kete varferi ekstreme…
    ********
    Nje aspekt edhe me i hidhur i ketij lajmi, qe tregon kriminalizimin e Medias Shpiftare, evidentohet po ta krahasosh me nje lajm tjeter ne mediat tona..

    ********
    Para dy tre javesh, te gjitha mediat tona, komentonin nje fakt statistikor te INSTATIT, qe reklamonin se “Familjet e varfera harxhojne me shum per qejf se per arsimimin e femijve”…

    Lajm me i ndyr se ai nuk mund te behet…
    Nderkohe qe e verteta eshte se te varferit e shumt te Shqiperise nui kan lek per buk, jo me te ken per qejf…
    *****
    Dhe te varfer ne shqiperi jane:
    A -130 mij punonjes te fasonerive, me nje page 180 mij lek per 30 dit pune ne muaj qe perfaqsojne rreth 600 mij qytetar.
    B-rreth 30 mij punonjs shteteror me paga nen 30 mij lek ne muaj
    C-50 mij punonjes te marketeve, pastrimt, sherbimeve, me te ardhura 25 mij lek te vjetra ne muaj…

    Te gjith kete me siper, dha fam8ljet e tyre, harxhojne ne shum per qejf se per arsimimin e femijve, sipas Instat dhe Palomediave Shpiftare….

    Nderkohe qe organizatat nderkombetare na tregojne, ate qe ne e dim, se mbi 60% e tyre nuk kan buk mbi tavolineee………

    ……ne vendin e Shqiponje-Sorrave, ku media eshte njesh me Oligarkine , Krimin dhe Estabilishmentin politik

  3. Vlora1912 says:

    ……ne vendin e Shqiponje-Sorrave, ku media eshte njesh me Oligarkine , Krimin dhe Estabilishmentin politik, publikohen lajme te tilla qe vrasin cdo shprese.

  4. k says:

    Pse ku e dinit ju që hynit ,në shtetet e përparuara vetëm se keni ca drogaxhij dhe prostituta
    që sillen vërdallë bllokut me foristradat e kokainës ? Apo se keni gjykatësit dhe prokurorët
    e korruptuar me pronta e vjedhura ?
    Jeni të mbaruar dhe prapambetur nga të gjitha drejtimet,të shkretët ju për mendjen boshe.
    Niveli ngrihet kur jeton me dinjitet edhe populli i thjeshtë dhe i ndershëm ,jo vetëm hajdutët
    të korruptuarit dhe të degjeneruarit që krekosen nëpër tv dhe studio.

  5. Rrace muti... shqiptari e ka memorjen sa te pules..... says:

    Nuk eshte e vertete, te varfer ka kudo por, per buken e gojes nuk egziston as ne afrike,, bota nuk eshte me si para 40 vjetesh,, mungon puna e vazhdueshme si kudo por bej nje xhiro dhe shikon qe 100 e shqiptareve jane me ifone dhe 50 perqint e tyre kalojne kohen duke pire kafe……. Problemet e verteta jane te tjera… Korrupsion, moral i ulet, politika skandaloze dhe konfuzion total tek ata qe quhen “intelektuale”

    1. Zano Prifti says:

      Po nis komentin vetem nga nickname qe ke zotni …..Sa te pules ??? Apo sa te peshkut ??? Shqipos i qiu robt Salia ne 1997 -ten , dhe shqipo tru peshku e zgjodhi prap pak vite me vone , si duket qe mesuar tja zberthente sumen Salia , Salia pra ……Salia qe solli demokracine ne Shqiperi ………tone sapun ne vend te djathit hengri shqipua dhe prap seshte i ngopur ……..

  6. Floriri says:

    E kujt i plasi trapi EDI Rames Monikes Lulit Metës apo Sales. Te gjithë derrat kanë një turi ose një surrat. Mjere populli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje