Humb jetën nga koronavirusi në moshën 59-vjeçare ish-deputeti i PS, Marko Bello. Prej 23 ditësh i shtruar në Turqi

4 Dhjetor 2020, 08:39Sociale TEMA
Humb jetën nga koronavirusi në moshën 59-vjeçare

Covid-19 ka marrë një tjetër jetë mëngjesin e sotëm. Këtë të premte ish-deputeti i Partisë Socialiste Marko Bello ka ndërruar jetë, pas infektimit me virusin.

Ai ka humbur jetën në moshën 59-vjeçare në një spital në Turqi, ku po merrte trajtimin e nevojshëm.

Ish-deputeti ka qenë i shtruar në një spital në Turqi prej 23 ditësh.

Dy ditët e fundit gjendja e tij u përkeqësua, duke mos shpëtuar dot.

Marko Bello ka qenë deputet i PS-së për 3 mandate nga viti 2001 – 2013.

Gjithashtu ai ka mbajtur dhe postin e ministrit për Integrimin Evropian dhe ministër Shteti për Koordinimin Qeveritar.

5 komente në “Humb jetën nga koronavirusi në moshën 59-vjeçare ish-deputeti i PS, Marko Bello. Prej 23 ditësh i shtruar në Turqi”

  1. Koz says:

    Sa e dhimbshme !
    U prehtë në Paqe !

  2. Publius Varus says:

    U prehte ne paqe.

    Ja njihja vajzen, e kam pasur ne klase.

    Zoti qofte me te dhe i dhente force familjes dhe Nensit ( nese nuk ja kam gabim emrin).

  3. B says:

    Burre Zotni shume ngushellime familjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje