Fiks Fare denoncoi një skandal me dhënien e lejeve mjedisore në Fier, ku një ish-punonjëse tregoi skemën që përdor drejtori me punonjësit aktuale. Me zë, figurë por edhe me dokumente, emisioni investigativ faktoi se disa individë, pas sorollatjeve për muaj me radhë, kanë paguar ryshfet në Drejtorinë Rajonale të Mjedisit në Fier për të marrë këtë leje mjedisore.
Aida Kristo, ish-punonjësja ka denoncuar rastet edhe në Agjencinë Kombëtare të Mjedisit dhe në Ministrinë e Mjedisit. Por, pasi denoncimi i saj u arkivua, ajo iu drejtua “Fiks Fare”. Dhe, brenda një kohe të shkurtër, gazetarët e Fiksit zbuluan skandalin, pasi për të marrë një leje në këtë drejtori duhet të paguaje nga 400 deri në 700 mijë lekë të vjetra. Sipas denoncueses, në qendër të kësaj skeme është Arben Voja, drejtor i kësaj drejtorie, i cili me disa punonjës kanë bërë procedura të dyshimta të dhënies së lejeve mjedisore në qarkun Fier. “Veprojnë të gjithë dhe në krye është z.Voja. Kam qindra dosje, ku njëherë iu është refuzuar subjektit leja mjedisore dhe herën tjetër, me të njëjta dokumente, i është miratuar. Kam dyshime të forta se këta individë apo subjekte kanë paguar ryshfet” tha ish punonjësja.
Drejtori dhunon ish-punonjësen…
Ajo denoncoi një ngjarje që ka ndodhur brenda ambienteve të DRM Fier, ku z.Voja e ka dhunuar, duke tentuar ta nxjerrë me forcë nga ambientet e kësaj drejtorie. Për ngjarjen ka edhe një filmim, ku drejtori e kërcënon disa herë. “Tërë llafe, tërë kështu ti, tërë kohë. Ec e dil përjashta. Dil përjashta po të them, s’ke punë këtu. Dil përjashta! Ec atje (e kap nga krahu dhe tenton ta nxjerrë jashtë me forcë). Dil përjashta. Dil përjashta mos më trego mua kush jam. Se je dhe femër, të kesh qenë ndonjë tjetër…” i thotë drejtori. Këtë ngjarje, zonja Kristo e ka denoncuar edhe pranë Ministrisë dhe AKM-së, por ende nuk ka marrë përgjigje. Ajo denoncon se ngjarja po fshihet dhe se titullarët e tij po e mbrojnë. “Asnjë reagim nga këta zyrtarë. I kam informuar, por vetëm e këshillojnë” thotë ajo.
400 – 700 mijë lekë ryshfet për lejet mjedisore
Ish-punonjësja e DRM Fier, denoncoi disa procedura të dyshimta në dhënien e lejeve mjedisore. “Fiks Fare” përzgjodhi disa emra nga kjo listë, duke i pyetur vetë subjektet për mënyrën e marrjes së lejes mjedisore. Të tre subjekteve iu është refuzuar fillimisht leja e mjedisit. Më pas, ata e kanë përfituar.
Fillimisht, shkuam në biznesin e z. A.H, në fshatin Cakran në Fier. Sipas dosjes, është bërë miratimi i dosjes me disa mangësi, madje mungonte vërtetimi nga Urbanistika. Fillimisht, këtij subjekti iu refuzua leja mjedisore. Pyetjes së gazetarëve të Fiks Fare, ky person tha se “përveç taksave, ke ato të tjerat mbrapa. Do t’i përballosh, pastaj duke punuar dhe ndarë gjërat. Po në fillim të duhen se s’bën ato”. Pyetjes sesa duan, ai thotë se ta thonë vetë punonjësit. “Të kesh forcë ti, mos bëj mbrapa po hyre. Do të hysh fortë, jo se s’kam më në xhep. Do të ecësh përpara. Do shohin ambientin, 20 mijë lekë, 30, 50 mijë, 100 mijë lekë” thotë ai.
Ndërkohë, gazetarët shkuan edhe në një servis automjetsh që ndodhet në hyrje të qytetit të Patosit, në emër të subjektit L.L. Kjo dosje ka pasur disa mangësi, nga urbanistika, pronësia, planvendosja, etj, etj. Pronari i këtij biznesi e pranon se ka dhënë plot 700 mijë lekë. “S’e mbaj mend se po bën kohë ajo, po vete ajo te 700 mijë lekëshi. Po fillove me leje, nuk mbarojnë lejet po lëre. Këtu është bërë ti vësh kyçin dhe të ikësh, është shumë keq situata” thotë ai.
Ndërkohë, Fiksi shkoi edhe në hyrje të fshatit Toshkëz, në Lushnje. Servisi është i z. L.A. Fillimisht, iu refuzua leja për një mori mangësish. Më pas, pa përmbushur asnjë kriter, Drejtoria Rajonale e Mjedisit ia miratoi! “Shiko, ajo e mjedisit mua më ka vajtur 400 e ca mijë lekë, po varet a e kupton. Ore unë, tjetër e bëri, tjetër mori ato, shok pas shoku e kupton. Biles unë kam kohë që e kam nxjerrë atë dhe s’e kam marrë akoma, atje është. Drejtpërdrejt ato nuk i realizon dot. Unë nuk i hyra këtyre, u bënë gjëra formale. Unë them drejt tamam ça bëra, nuk e di as vetë se ça bëra. Biles mua ma kthyen ata” thotë ai.
Drejtori i Mjedisit Fier, numërues votash
Një rregullore e brendshme e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit ia ndalonte pjesëmarrjen në fushata dhe zgjedhje. Por, drejtori i DRM Fier, Arben Voja, jo vetëm që ka qenë në fushatë, por edhe numërues votash pranë KZAZ nr.57 dhe 58 në Fier. Madje, në një video të fushatës elektorale të kryetarit të Bashkisë së Fierit, Armando Subashi, z.Voja merr pjesë në këtë takim elektoral, pavarësisht se rregullorja e AKM ia ndalonte një gjë të tillë. Në pikën 7 të kësaj rregullore thuhet se “ndalohen punonjësit që të marrin pjesë në zgjedhje edhe pas orarit zyrtar të punës”.
Denocuesja Aida Kristo thotë se drejtori Voja, pavarësisht se është nëpunës i Administratës Publike, ka edhe status, vijon të jetë i angazhuar në parti politike. Sipas saj, z.Voja është kryetar i PS-së në Njësinë Administrative Topojë në Fier. Gazetarët e Fiks Fare shkuan në këtë njësi dhe pyetën banorët. Ata pranuan se kryetar i PS-së është pikërisht z.Voja, madje realizon edhe mbledhje. Sipas tyre, aktualisht është drejtor i Mjedisit, ndërkohë vite më parë ka qenë edhe kryetar i Komunës së Topojës. Pas konstatimit të këtyre problematikave, Fiks Fare tentoi të merrte një informacion nga DRM Fier. Por, megjithëse kanë kaluar disa muaj pas interesimit të gazetarëve pranë drejtorisë, por edhe pas dërgimit të një kërkese zyrtare, kjo drejtori ende nuk ka kthyer një përgjigje.
Drejtori dhunon ish-punonjësen; Je femër, po e di ç’të bëja…
Punonjësi – Nuk e di fare unë ça është bërë me kompjuterin, unë s’kam qenë këtu.
Ish-punonjësja – Jo mua s’më latë ju të bëja dorëzimet. Unë dorëzimet i bëra.
Drejtori Arben Voja – Ça dorëzimesh do bësh ti, ato dorëzime që fshin të gjitha materialet.
Ish-punonjësja – S’kam fshirë asnjë gjë unë, i keni fshirë vetë ju.
Drejtori Arben Voja – Mer ato që ke dhe ik.
Ish-punonjësja – Po patjetër që do iki… Sa t’ju dëgjoj juve konfliktual si gjithmonë. Tendecioz. Ke shumë se do iki unë.
Drejtori Arben Voja – janë dhe punonjësit po e di ça të bëj unë apo jo. Me mua mos u kap personalisht.
Ish-punonjësja – Ça do më bësh?
Drejtori Arben Voja – Dëgjon ça po të them. Dil përjashta shpejt tani, dil përjashta. Prit atje ta marësh.
Ish-punonjësja – Me kënaqësi më të madhe, jashtë s’pres unë, iki fare.
Drejtori Arben Voja – Prit aty. Po ik dhe mos më bëj shumë zhurmë.
Ish-punonjësja – Tendecioz ke…
Drejtori Arben Voja – Dil përjashta, dil përjashta po të them.
Ish-punonjësja – Ja e shikon kush po e ngre zërin.
Drejtori Arben Voja – Tërë llafe, tërë kështu ti, tërë kohë. Ec e dil përjashta. Dil përjashta po të them, s’ke punë këtu. Dil përjashta!
Ish-punonjësja – Pse jam subjekt unë.
Drejtori Arben Voja – Ec atje.
Ish-punonjësja – Mos më prek mua.
Drejtori Arben Voja – S’je subjekt, ec atje (e kap nga krahu dhe tenton ta nxjerrë jashtë me forcë). Dil përjashta.
Ish-punonjësja – Mos më prek mua me dorë se s’je askushi.
Drejtori Arben Voja – Ec dil përjashta po të them.
Ish-punonjësja – Kush je ti ore që më nxjerr jashtë. Kush je ti, je mbreti këtu?
Drejtori Arben Voja – Dil përjashta mos më trego mua kush jam. Se je dhe femër, të kesh qenë ndonjë tjetër..
Ish-punonjësja – Ça do më kishe bërë?
Drejtori Arben Voja – Të tregoja unë.
Ish-punonjësja – Mos, do më kishe gjuajtur ore?
Drejtori Arben Voja – Ec andej po të them, ec! Ec mos më ngri nervat, po dil përjashta po të them.
Ish-punonjësja – Ore përmbahu, qetësohu.
Drejtori Arben Voja – Moj shoqe mos më fol mua ashtu, më ngatërron me ndonjë tjetër ti mua.
Ish-punonjësja – Qetësohu.
Drejtori Arben Voja – Mos më ngatërron me atë që ka qenë më përpara?
Ish-punonjësja – Me kë? Shumë të mirë kanë qenë, kanë qenë të sjellshëm ata.
Drejtori Arben Voja – Kanë qenë të sjellshëm ata ëë?
Ish-punonjësja – Nuk e ngrinin zërin kot.
Drejtori Arben Voja – Se ke njohur atë eritimin tim, po ik atje.
Ish-punonjësja – Po e njoh, po e njoh.
Drejtori Arben Voja – Ec atje, nisu të thashë.
Keshtu ka qene gjithmon. Leje mjedisore nuk te jrpte e nuk te jep njeri drejte e drejte.me sekser pagusj leket e merrje oer 24 ore.
Duhet shkarkuar dhe ministri toksikodipendend qe eshte nji parazit i korruptuar me keq se ky voja i fierit.ministria e mjedisit eshte nje skandal i papare.
Vetem q… e robeve te shpise, kush voton PS PD PSI shpeton Shqiperine nga zhdukja!
Arben Voja na paska turperuar jo vetem Topojen por te gjithe krahinen e Semanit,pasi paska qen kryetar komune dhe eshte kryetar i PS-te ne Topoje.Pra ka turperuar e renduar dhe ps-te me kete veprim rrugaçi. Kryesia e PS-te te Fierit nuk duhet t’a mbaj akoma kryetar partie dhe nuk duhet te jete akoma drjetor.Te shkarkohet nga te dyja funksionet. Turp te kete Arben Voja qe eshte biri i nje myzeqari te ndershem.
Kur i :dhunuari”
Kur i “dhunuari/ara” filmon ose regjistron vehten eshte nisur me ate qellim dhe eshte i pabesueshem ne mos po duhet denuar.
‘
Ketyre jeniçereve do Q.R…keta legena e kane bere mut vendin…ky nga topoja??shet pordhe legen muti….ai i legalizimeve dhe kadastres nga topoja..hajdut dhe gjobaxhi..I KA VENE SUBASHI ME LEJEN E RAMES……prandaj K/ministri thote qe SHQIPERIA NUK ESHTE GJERMANI!!! Spiropalizmi eshte model dhe rryme aty…….keta drejtorat jo vetem te vjedhin por t’ja qine nenen aty,…
Shtet i kalbur…
Po te kishte fakte ky gazetari, apo fiks-fari apo kjo ish-punonjesja shkonin ne gjykate… po te ishte vertete ashtu.
Kur ske fakte dhe je gazetar me rroge, atehere e ke mendjen per sensacion.
Vetem llafe rrugesh sillni ketu.. dhe asgje nga keto qe i tha ky apo ai qe nuk kane ndonje vlere.
Pyetje rrugesh qe sa ke paguar per keshtu apo ashtu …apo xhelozi ish-punonjesish qe do me inat femre… ti ngulet tjetrit ne zyre sikur eshte avokate.
Po pate bythe merr avokat dhe coje ne gjyq. Po spate mire te ka thene… ti hapesh rrugen dhe mos ti rrish ne zyre si … okllai!
Ca ka per ru habitur?
Jemi autoservis kemi aplikuar 10 here, heren 11 e kemi marre lejen e mjedisit, pas 3 vjetesh nga aplikimi i pare. E refuzonin per gjoja gabime ortografike, heret e para ishte shume e veshtire per neve se duheshin perseritur dukumentacionet dhe duhet te mbaje radhen per t’i dorzuar duke humbur shume dite pune. Kur u be online ishte me e thjeshte. Dhe ne ishim gjithmon brenda ligjit pasi sa here refuzohej ne e benim aplikimin. Kur vinin per kontoll ne kishim aplikimin nuk mund te na gjobisnin. Tasti jon eshte i vecante, la qene shume stresues, due nuk besoj qe ta kete bere biznes tjeter, kane gjetur rrugen e shkurter, kane paguar. Dhe mos kujtoni se drejtoria e mjedisit te Fierit eshte rast i vecante, jane te gjitha drejtorit, jane keta se bejne korrupsionin due i ndajne parat me shefat e tyre dhe nje pjese te parave i harxhojne per fushata nga kjo krjojne imunitetin.
Spak te kerkoje arrestimin direkt te ketij hajni,jo vetem te merret me shoferet,prova te tilla nuk ka si ti mohoje ky marifetçiu.Dhe ministria,ose me sakte ajo/ai qe merret me denoncimet,duhet te japi doreheqje me njehere,ne te kundert ministri perkates,sepse nuk duhet te jete FIKSI,te beje drejtesi ne Shqiperi,ku me sa duket eshte i vetmi organ denoncues i gjithanshem qe shqiptaret perdorin per te zgjidhur problemet.Eshte goditje e rende per drejtesine e re.
O popull po sa kafshe paskemi qene, hapni syte e shikoni Rilindja thone, per te vjedh, dhe ushtruar ç,do lloj pislleku qe ekziston, po e kan k’thyer shtetin ne pron private, po ç’fare te shkruash zi e s’ka me zi.
Po kete ish -punonjesen e kane pushuar nga puna apo eshte larguar vete ? Edhe nje pyetje tjeter . Kesaj ish -pynonjeses i vjen keq per ata qe paguajne apo o vjen keq per vere qe nuk eshte pjese taves. E them kete sepse do te ishte me e besueshme nese do ta denanconte nje person qe eshte demtuar duke nxjere parate nga xhepi , dhe jo kjo qe ka ngelur pa llokmen qe merte . Apo tani qe ngeli pa gje “pa gje une pa gje edhe te tjeret”.
Agjensit qe jane krijuar kane si objektiv vjedhjen ndryshe nuk quhen kote agjensi ligjvjedhese.Ky e ka me ligj vjedhjen nuk e kuptoi shqetsimin?!
Keshtu ka funksionuar dhe ende funksionon sistemi i instaluar nga karteli i vicidoloviceve. Deputeti i zones (s’ka rendesi se i ciles parti) ka ushtaret e vet, dhe pasi fiton mandatin shperblen ushtaret. Skema: vidhni sa te doni, por kur t’ju them une “bej kete …”, do e besh patjeter.
Ne nuk jemi me te miret, por me te mire se ne nuk ka. Prandaj o popull, mbylleni gojen dhe shijoni arritjet e Ripjelljes.
ripjellja e edvin mafis drejtorat e edvin hajdutit pisit ,votojeni prap se ma shum vjedhin heres tjeter
Imagjino te votosh banditet e Saliut,me hajnine e tij,vrasesit e shqiptareve,fitore e madhe apo jo Tropoja.
Te nderhyje kryministri dhe ti heq keta hajdute se po behet si Pd pastaj..i vetmi dallim mes te dy partive eshte se xhaxhi Rama nuk ka vrare akoma ne bulevard se per vjedhje nje mut jane..
Jo, asnje mase ndeshkimore! Sinqerisht, z.Voja duhet dekoruar. Kush nuk vhedh eshte budalla.
Si ky ka plot qelbësira në administratë dhe kur kryeministri nuk gjen mënyrën, mjetet dhe kohën për të mbikqyrur administratën, në krye të të cilës është e me të cilën mendon se do të mbajë premtimet për shërbim cilësor, të ndershëm dhe se do të çrrênjosë korrupsionin, nuk është shenjë e mirë për të mos thënë më shumë.
Keshtu jane te tera Drejtorite ne Fier .
Provo te marresh nje certifikate per Mbrojtjen nga Zjarri – 4 vjet qe kam aplikuar me te gjitha dokumentat e projektet, i kane pare inspektoret edhe masat e marra edhe ne dyqan, cdo gje ne rregull -VETEM CERTIFIKATEN SE LESHOJNE.
Kjo eshte Shqiperia qe DUAM.
OH.. sa VOJA ka SHQIPERIA ,ai Terbaçjoti i VLORES merte 3 hyrje per nje leje ndertimi e i ruajten T,,,,,,nuk i bene gje.
Pergjim vari k,kjo ish punonjese bashke me te fiksit duhet te minimumi te gjobiten per provokim te drejtorit dhe perdhunim te institucioneve shtetrore.Sa i perket korrupsionit te hetohet por mua me le te dyshoj sepse provokatorja ne menyren me te ulet e provokoi por nuk i tha asnjehere qe je hajdut ose i korruptuar!