Ambasadorja Yuri Kim përgënjeshtron mediat pranë opozitës: SHBA-BE të bashkuara në mbështetje të Shqipërisë drejt BE-së

5 Dhjetor 2020, 17:20Politika TEMA

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka folur sërish për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, duke përgënjeshtruar lajmet e përcjella nga disa porale pranë opozitës ku pretendonin për ndarje të qëndrimeve SHBA-BE.

Përmes një mesazhi në “Twitter”, kryediplomatja amerikane shprehet se SHBA dhe BE janë të bashkuara në mbështetjen për integrimin e Shqipërisë.

Mes të tjerash, ambasadorja Kim ripërsërit thirrjen për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese dhe bërjen e saj funksionale brenda këtij viti.

“SHBA dhe BE janë të bashkuara në mbështetjen tonë për Shqipërinë në BE. Në asnjë moment SHBA nuk ka bërë thirrje për “mbylljen e syve” ndaj mangësive; përkundrazi, ne i kemi theksuar ata dhe kemi ofruar mbështetjen tonë për përparimin. Kjo është arsyeja pse Flamuri i Shteteve të Bashkuara – së bashku me BE – përqendrohet aq shumë në Reformën në Drejtësi, duke përfshirë nevojën që Gjykata Kushtetuese të jetë funksionale deri më 31 dhjetor. Shikoni faktet”, shkruan ambasadorja Kim.

3 komente në “Ambasadorja Yuri Kim përgënjeshtron mediat pranë opozitës: SHBA-BE të bashkuara në mbështetje të Shqipërisë drejt BE-së”

  1. Bmw says:

    Andi&Mandi te pjerdhur&krenar!!!

  2. Komplimenti zoja Ambasadore per Luk-un
    Sa vini e beheni me sexi ✌

  3. sulo Permeti says:

    Ambasadori Lu ,ja u mblidhte rup sup,ketyre horrave politikane…….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje