Rusia fillon vaksinimin kundër COVID

5 Dhjetor 2020, 10:13Bota TEMA

Rusia ka filluar programin e saj të vaksinimit kundër COVID-19. Ata që janë më të rrezikuarit nga COVID,  do të marrin vaksinën të parët në qendra shëndetësore të Moskës.

Rusia po përdor vaksinën e saj Sputnik V, e cila u deklarua si mbi 90% efektive pak javë më parë dhe tashmë është aprovuar përdorim në popullatë nga autoritetet shëndetësore.

Shkencëtarët që kanë krijuar këtë vaksinë shprehet se ka një efekt deri në 95% dhe nuk shkakton efekte anësore të mëdha.

Mijëra njerëz janë regjistruar tashmë për të marrë dozën e parë nga dy të tilla, por ende nuk është e qartë se sa vaksina do të prodhojë.

Deri tani sipas raportimeve nga autoritetet, bëhet me dije se deri në fund të vitit do të prodhohen 2 milionë doza.

Nga ana tjetër kryetari i Bashkisë së Moskës, Sergei Sobyanin, njoftoi se të parët që do marrin vaksinën kundër koronavirusit do jenë punonjësit e shërbimit shëndetësor dhe punonjësit social.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje