Kancelarja gjermane, Angela Merkel deklaroi sot se ndihma masive e shtetit për koronavirusin nuk mund të vazhdojë për një kohë të pacaktuar.
“Qeveria federale, landet dhe këshillat duhet të punojnë së bashku dhe në mënyrë konstruktive për të kapërcyer pandeminë dhe pasojat e saj në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha Merkel.
Të martën, Bundestagu, parlamenti gjerman, do të debatojë buxhetin e propozuar për vitin e ardhshëm, mbi një e treta e së cilës pritet të financohet nga borxhi.
Qeveria e koalicionit ka në plan të marrë hua 180 miliardë euro (218 miliardë dollarë) vitin e ardhshëm.
“Kostot do të ishin edhe më të larta – financiarisht dhe shoqërisht – nëse shumë biznese do të falimentonin dhe miliona vende pune do të humbnin”, theksoi ajo.
Merkel shtoi se në 2021, shteti mund të shpenzonte përsëri shuma të mëdha për shkak të kursimeve të bëra në vitet e fundit.
Në përgjithësi, shteti parashikon të shpenzojë gati gjysmë trilion euro dhe të marrë hua pothuajse dy herë më shumë vitin e ardhshëm.
Do të ketë gjithashtu ulje taksash për shumë qytetarë.
Ndihma e shtetit smund te vazhdoje per nje kohe te pacaktuar ?!? As rroga jote, as puna jote, as bonuset moj lindore sorosiane. Te paret do shkoni juve per lesh qe sbeni dot asnje pune pervec politikarë. Ata qe punojne do te gjejne menyren te mbijetojne. Po harroni tju paguajne juve më rrogen. Teveqele tru tekstil.
Pse keshtu Angela? Nuk merr shembull nga Rama? 3 here nga 120 euro per biznesin e vogel, dhe 1 here vetem 300 euro per biznesin e madh. Dhe jo vetem kaq, por per te gjithe bizneset po pergatit paketen e jashtezakonshme te ndihmes me 16.5 euro ne muaj per tre muaj rresht. Tani sapo eshte nisur per ne SHBA qe te siguroje vaksinen per popullin. Po sakrifikohet per ne.