Miliarderi dhe filantropi Bill Gates paralajmëroi kohët e fundit për mundësinë e një pandemie të re në podcast-in “Ask Big Questinos”, në të cilin ai u përgjigj disa prej pyetjeve të sotme.
“Shpresoj për 20 vjet, por duhet të supozojmë se mund të ndodhë për tre vjet. Ekziston një probabilitet i arsyeshëm që bota të përballet me diçka të ngjashme në 10 ose 15 vitet e ardhshme”, tha Bill Gates.
Pandemia e koronavirusit nuk e befasoi Gates, i cili ka vite që flet për një kërcënim të tillë. Prezent në “Bisedimet TED” në 2015, ai paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera nuk janë gati për një pandemi.
“Nëse ndonjë gjë vret më shumë se 10 milion njerëz në dekadat e ardhshme, ka shumë të ngjarë të jetë një virus shumë ngjitës, jo një luftë. Jo raketa, por mikrobe”, paralajmëroi Gates në atë kohë.
Epidemiologët dhe zyrtarët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) kanë paralajmëruar për vite me radhë në lidhje me shfaqjen dhe pandeminë e mundshme të disa sëmundjeve të reja të panjohura tepër ngjitëse shpesh të referuara si “sëmundje X”.
“Çdo vit ka të paktën një sëmundje të re që kalon nga kafshët tek njerëzit. Njerëzit gjithmonë janë prekur nga patogjenë të rinj, por duket se kurrë më parë ky proces nuk ka ndodhur aq shpejt sa sot”, tha epidemiologu Mark Woolhouse i Universitetit të Edinburgut në 2006.
Viruset në planetin tonë jetojnë për miliona vjet, shumë më gjatë se Homo sapiens. Ka rreth 1.6 milion viruse në gjitarë dhe zogj, nga të cilët rreth 700,000 mund të kenë potencialin të infektojnë njerëzit.
Por vetëm 250 prej tyre janë identifikuar tek njerëzit. Të tjerët janë duke pritur, ata ende nuk kanë bërë një hap vendimtar drejt njerëzve.
Baza e viruseve të reja që shkaktojnë sëmundje tek njerëzit po evoluon nga patogjenët e kafshëve dhe ky kalim nga kafshët tek njerëzit është treguar shumë më i mundshëm në zonat ku ka kontakte të shpeshta midis njerëzve dhe jetës së egër.
Prandaj, sëmundjet e reja ka shumë të ngjarë të shfaqen në Afrikën Qendrore, Pellgun e Amazonës dhe Azinë Juglindore. /tesheshi/
Ky i pangopuri ka marre persiper te shfarosi gjysmen e popullsise se botes.Ky ben pjese ne konspiracionistet qe duan te nenshtrojne njerezimin.
Ç’pune ka ky ????
Ky ka nje bisnes cumputeri ku mund te tregoje shqetsim.
Tashti qe ja morem doren epidemive, karantines, maskave,dezifektanteve do kete pandemi per cdo vit. Industria farmaceutike do te jete para asaj elektronike… Vaksinat e viruset kan me u ba si puna Ajfonit , apo Samsungut per cdo vit nga nje tip iri virusi apo vaksine .Ne nje artikull lexova jan rreth 830 mije viruse tuj prite rradhen… E lum njerzimi cfare e ardhmet e ndritun e pret
Ky K* asht matufose si puna e Sadhiut ngaterron me vruset e kompjuterit…!
Njerezimi ka njohurite eksperiencen por edhe teknologjine per te zhdukur cdo lloj virusi. Historia na meson se njerezit kane linde me “dhuntine” me zhduke kane zhduke lloje kafshesh fise, popuj,rraca ndryshme me kryqezata e me lufte… sic ka thanje nje rob i madh: Nuk keni pare gje akoma !