Indonezia merr ngarkesën e parë të vaksinës anti-Covid

6 Dhjetor 2020, 20:15Bota TEMA

Indonezia ka marrë ditën e diel ngarkesën e parë të vaksinës kundër koronavirusit të prodhuar nga Kina, ndërkohë që vendi është bërë gati për programin e vaksinimit.

Presidenti Joko Widodo njoftoi se aktualisht janë marrë 1.2 milionë doza të vaksinës që Indonezia e ka testuar që prej muajit gusht.

Sipas kreut të shtetit, një ngarkesë tjetër prej 1.8 milionë vaksinash do të mbërrijë në vend në ditët e para të muajit janar.

Testime për vaksinën e Sinovac janë duke u zhvilluar dhe në Brazil dhe Turqi dhe rezultatet për eficencën e saj pritet të zbardhen në ditët në vijim.

1 komente në “Indonezia merr ngarkesën e parë të vaksinës anti-Covid”

  1. Refiku says:

    Indonezi, Arabi Saudite,Irani dhe vendet e Gjirit Persik,Vedet e Magrebit mendoj se duhen te vaksinohen sa ma pare…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje