Raporti i Komitetit të Parlamentit Europian denoncon portalin e Shkëlzenit dhe Metës: Si u sajua lajmi se Rama kishte lejuar importin e 1,300 ton mbetjeve toksike

6 Dhjetor 2020, 20:30Politika TEMA

Komiteti i Parlamentit Evropian për Çështjet e Jashtme publikoi pak ditë më parë një raport të hollësishëm lidhur me publikimin e Fake News dhe Dezinformimin në Ballkanin Perëndimor në kohë pandemie.

Sipas raportit që nisej kryesisht nga analiza e të dhënave nga Facebook, tregohet se në rrethin e mediave të nivelit më të lartë ka raste që shpërndajnë dezinformim.

Edhe pse ish kryeministri Sali Berisha dhe mediat pranë xhepit të tij nxituan në tentivën e zakonshme që të manipulojnë këtë raport, ajo që hap faqen e Shqipërisë është prodhimi i fakenews nga syri.net apo siç njihet ndryshe “Zeni TV” dhe zeni.net.

Shembull për këtë është marrë rasti i publikimit të lajmit të rremë se 1 300 kontenierëve me mbetje toksike po vijnë fshehurazi në Shqipëri i cili alarmoi mbarë opinionin publik.

Nëse i thërrasim kujtesës, ky lajm u pasqyrua dhe u pompua masivisht nga portali i familjeve Meta-Berisha ku mbi të u ngrit edhe “kauza” e opozitës se shqiptarët tashmë ishin të ekspozuar para një rreziku të ri që kërcenonte shëndetin e tyre.

Sipas dokumenteve zyrtare, le të sjellim në vëmendje se ky mashtrimi i madh u publikua në vitin 2017 ku ministria e Brendshme Italiane akuzon Sali Berishën dhe Ilir Metën, se kanë aktivizuar Ilir Kullën për të publikuar në Itali, një fakenews që të nxiste rënien e qeverisë së Edi Ramës në Tiranë.

Në atë moment, ishte koha kur PD kishte ngujuar çadrën përpara kryeministrisë dhe Ilir Meta, aleat i Ramës po përgatitej të largohej nga koalicioni.

Pra, e thënë më thjesht Mashtrimi u porosit nga Meta me para të pista në Itali, ndërsa Berisha u angazhua për përhapjen e lajmit të rremë në Shqipëri, përmes Zeni TV dhe disa mediave të tjera të opozitës, me qëllim destabilizimin e vendit.

“Këto raporte publikoheshin kryesisht nga Syri.net, një burim kryesor i lajmeve në internet i lidhur me Partinë Demokratike, e cila pretendonte se qeveria e Ramës kishte lejuar importin e 1.300 tonë mbetjesh toksike që u zhdukën nga Italia në fillim të vitit 2018”, thuhet mes të tjerash në raport. 

Pikërisht këtë lajm ku është i implikuar drejtpërdrejt këshilltari i Metës, raporti i PE e merr si shembull për të ilustruar atë ç’ka ndodh me fake news në Shqipëri.

Sa i përket nxjerres në pah të këtij manipulimi mediatik, ekspertët e Parlamentit Europian që kanë hartuar raportin marrin si referencë pikërisht një shkrim të publikuar nga gazeta “TemA” e cila çmontoi në kohë të gjithë skenarin e opozitës dhe ish kryetarit të LSI-së Ilir Meta.

Më herët, sërish po këto media që shigjetohen drejtpërdrejt nga raporti i Brukselit, tentuan të manipulojnë nën dirigjimin e ish kryeministrit Sali Berisha i cili nxitoi të nxjerrë një pasazh ku gazeta “TemA” veç të tjerash cilësohet si media me reputacion të lartë për gazetari investigative dhe të pavarur.

Por mesa duket, ashtu si për kontenierët, Berishës i është dukur ndryshe dhe ka provuar ta shesi për ndjekësit e tij tjetër për tjetër. (TemA)

23 komente në “Raporti i Komitetit të Parlamentit Europian denoncon portalin e Shkëlzenit dhe Metës: Si u sajua lajmi se Rama kishte lejuar importin e 1,300 ton mbetjeve toksike”

  1. Tironesi says:

    i Muarem Veshe Raportet e te tjereve….
    C´fare bene Sheteti per Mashtruesit,dhe Mafjozet e Pushtetshem?????????Ne se heshte eshte bere Pale me Mashtruesit….

    1. Drejtesi te kam dhjere ste kuptova asnjehere - Kujdes nga MIQTE! says:

      Problemi eshte ku eshte SPAK; kur e do qe te beje punen!? Duket qe SPAK eshte marre nen kontroll nga “miqte” tane qe po ndihmojne ne reformimin e drejtesise. SPAK arreston vetem ata qe jane jo miq te miqve. Ndersa “miqte” e “miqve” nuk arrestohen. Berisha dhe Meta me Lulin jane “miqte” e “miqve”. Ku ishim dhe ku jemi? ASGJEKUNDI! Me vjen keq qe Spartak Ngjela qe ishte kaq nain dhe aq entuziast sa te besonte qe “miqte” do ta benin drejtesine te kulluar! Me pare Drejtesia kontrollohej nga Berisha, Nishani, dhe Meta; tani kontrollohet nga “miqte”. Keshtu qe miqve te “miqve”: ju kane dhene garanci qe nuk do te preken per te gjitha sherbimet qe ju kane bere “miqve”. A e dini ate gje a gjezen popullore: “Cuni i Cipit eshte i jati i Capit. Ce ka Cipi Cunin e Capit?” Keshtu eshte bere edhe drejtesia ne Shqiperi. Eshte bere corap. Nese SPAK nuk vepron ndaj ketyre mashtruesve dhe krimineleve qe perdorin parate e zeza ne ngritjen e nje mashtrimi ne shkalle nderkombetare atehere vlen thenia e Konices: “Drejtesi te kam dhjere s’te kuptova asnjehere (Sigurisht qe Konica pat thene (Shqiperi ne vend te Drejtesi).

  2. Cufi says:

    Po ku ashte prokuroria e qelbesirave qe nuk vepron,Italia ka nen hetim dhe keto qelbesirat e prokurise nuk veprojne

  3. Qerimiq says:

    Do ta shese Kullen mender Presidenti? SPAK do ta hetoje ? Se ka te beje me shuma te medha parash te paguara per te botuar kete lajm ?Do te hetohet burimi i ketyre parave?

  4. kashi says:

    do te pergjigjen keta labake per keto shpikje apo do ti lene qe te lehin

  5. Kure dote kete Drejtesi ! says:

    Dosjet e ketyre Krimineleve ,,po harijne Tavanin…
    Por Populli akoma nuk po shikon ndonje Kriminele para. Drejtesise ..

  6. altini says:

    Kjo eshte ndihma me e madhe qe te japin te huajt. Te tjerat zgjidhini vete. NJe popull tjeter do te ishte ngritur dhe grumbulluar para presidences ose do ti kish hequr zvarre

  7. Ceni says:

    Kur s’u denuan vrasjet ne bulevard dhe shperthimi berthamor ne gerdec, mos prisni denime per habere te rreme. Ky vend eshte ende larg drejtesise.

  8. Aljen says:

    Shikojini te tre ne foto ,te tre fshatare te zbritur ne qytet,,,,,pa din e iman,,,,nuk kane cfare te turperojne….

    1. Cim Peka says:

      O Ajleno t’i hashe te gjatin Ilir Skenderbe Metes. Rrofte LSI heroike.

      1. Cim kok me cepa says:

        Po ti Cim Peka cpate ?? Aljeni stha gje per ty , ai tha per 3 fshataret qe zbriten ne qytet , ti sprekesh gjekund mor pis , po te thoshte qe Cim Peka zbriti nga pema me shpejtesi si orangotango atehere do kishe te drejte , ty te paska mara bytha zjarr kot …..relax

  9. ⚖️??⚖️??⚖️??⚖️??⚖️?? says:

    Tre kriminel .

  10. K says:

    Ai shtet eshte i degjeneruar në çdo qelizë, dhe nuk ka asnjë shpëtim cilado palë politike të vijë në pushtet. Do ndryshojë dora e hajdutit por që do vidhet është e garantuar.

  11. Xhon Megou says:

    Une, Xhon Megou, mik i ngushte i salilegenit, kam transportuar me helikopter floririn e thesarit te Shqiperise për llogari te Enver Hoxhes dhe e dergova në Zvicër.
    Pamjet nga “puna ime” ju i kemi parë dhe besuar.
    Tani çështja është: përse të mos i besoni edhe këto lajmet mbi kontenierët e plehërave toksike?!
    Ne punojmë për “të mirën” e Shqipërisë, kemi vite, që e bëjmë këtë pumë. U lodhëm, si e si të bëjmë Shqipërinë…

  12. nkolla says:

    Per cfare aresye nuk denohen keto kriminele, po lihen te lire dhe vazhdojne te helmojne e vjedhin dhe shkaterrojne kete vend. Keto te tre kriminele duhet sa me shpejt te dalin para drejtesise.

  13. Skrapalliu says:

    Me e pakta keto tv. qe shperndajne lajme te rreme duheshin mbyllur dhe pronaret e tyre te denoheshin, kurse presidenti qe paguan oer destabilizimin e vendit duhej arrestuar menjehere.

  14. sadna babul ka bidai says:

    mirmengjes te gjithve e pergesoj gazeten tema kenaqem shume i kerkoj falje qe dal jashte temes .mendoj qe kush ben pushtetin nuk mendojn shume hollesite ,mendoj qe kush kerkon meson si me vepru ,sa per gazetat qe mund te shkrum duhet me shiku me shume vlerat qe nxjerrin komentuesit se mendojne qe nuk hyme ne teme dhe vlersojme me shume cilesit lexuse per cka kapin gazetaret ,a mund te zhvleresoni veten e cecilikujdo me mesu cka keni punu a me mesu brezin si punohet si ne ”te quajtur popull me vlere apo pa vlere rendesi punet keni bere ne te vertet . a mund te kuptojme nje marrje karrike kush te ve dhe del me vrare ate qe te vene me falni bydhen ne karrike .a mendojme siguri vllezeror bashkpunim shqipetaresh ,a mendojme nje sfere per cka kane punet e shqiperise ,rradhe jane te paster kush do pushtet . a mund tjy bej nje n puetje kush mer brezin qe mbas shume vitesh te dal ne pah qe te ushqehemi dhe dalin ato qe ne kemi punu per shtetin dhe lame bamiresi atyre per cka nuk punojne dhe marin ate ckemi korrur keto jane me shume per te pasur nje mbeshtetje ne popullsin pa interes se lind ,kerkon per cka keni zgjuarsin shperdhese . a din qe deputetet shkruj me shume per brezin mesim me respekte

  15. Ilir says:

    Mafia ahqiptare

  16. Koti says:

    Ai Ilir Kulla del në televizor me puro në gojë. Tani është radha t’ia fusin pulron në bythë.

  17. endri says:

    JA BANDA KRIMINALE QE MBAN PENG VENDIN…..
    ME KETA QELBESIRA DUHET TE FILLOI SPAK…

  18. Tabako says:

    Nje skandal I madh nderkombetar( e ka faktuar gjykata italiane) dhe drejtesia Jone ne gjume letargjik !? Nje turp per drejtesine shqiptare.

  19. vlora says:

    SHqiperia eshte gjynaf te quhet shtet.Ne jemi nje bashkesi njerezish qe jetojme pa ligje ose te themi me ligjet e xhungles.Si nuk doli nje intelektual qe te frymezoje popullin ,ta ngrej dhe ta mbledhi ne menyre paqesore para prokurorise se posacme dhe para ked te qendrojne ulur ne heshtje ,derisa te gjithe sa jane atje ose te zbatojne ligjin ose te japin doreheqjen.Per LLallen fale kembenguljes se ambasadores shba qe u mor vendimi se keta ja hoqen sekuestron dhe ne nje moment te volitshem do e denojne me pune ne komunitet

  20. Velo says:

    Spaku të marrë në ndjekje penale Ilir kullën, mbi bazën e dokumenteve të prokurorisë Italiane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje