3500 dollarë gjobë pasi theu karantinën për vetëm 8 sekonda

7 Dhjetor 2020, 19:41Lifestyle TEMA

Autoritetet në Tajvan kanë gjobitur me 3500 dollarë një burrë që theu karantinën për vetëm tetë sekonda.

Emigranti filipinas ishte i karantinuar në një hotel në Kaohsiung kur doli nga dhoma e tij deri në korridor, ku dhe u kap nga stafi i hoteli, i cili kontaktoi menjëherë Departamentin e Shëndetësisë.

Sipas rregullave të karantinës në Tajvan njerëzit nuk lejohen të largohen nga dhomat e tyre, për asnjë moment.

Tajvani është vlerësuar gjerësisht për qasjen e tij për të frenuar përhapjen e pandemisë Covid-19. Asnjëherë nuk ka miratuar bllokime të rrepta  dhe kufizime drastike të lirive civile, si në Kinën kontinentale.

Në vend të kësaj, përgjigja e Tajvanit u përqendrua tek shpejtësia. Autoritetet Tajvaneze filluan kontrollimin e pasagjerëve në fluturimet direkte nga Wuhan, ku virusi u identifikua për herë të parë, në 31 Dhjetor 2019, pra kur Covid-19 ishte kryesisht subjekt i thashethemeve dhe raportimeve të kufizuara.

Qeveria gjithashtu investoi në testimin masiv dhe gjurmimin e shpejtë dhe efektiv të kontakteve.

Sot, ishulli me 23 milionë njerëz ka regjistruar vetëm 716 raste koronavirus dhe shtatë vdekje, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins.

1 komente në “3500 dollarë gjobë pasi theu karantinën për vetëm 8 sekonda”

  1. Entoni says:

    U lumte!!!

    Ketu ne Tirane shume “kafshe” te diagnostikuar me Covid bredhin klub me klub edhe as nuk e rruajne qe mund te infektojne shume njerez te tjere.

    I gjati ofron vetem spektakel ne FB edhe Twitter nuk i plas fare per keto bomba biologjike levizese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje