6 a 7 opozita që do dalin në shesh të djegin qytetin kur të thërritet Meta para drejtësisë

7 Dhjetor 2020, 17:49Politika TEMA

Nga Frrok Çupi

Përballë nesh, përballë ligjit, përballë maxhorancës, përballë parlamentit, përballë reformave…, pastaj edhe përballë njëra tjetrës. Kudo… Këto janë 6 a 7 a 8 a 9 opozitat.

Sot përfaqësitë diplomatike të Shteteve të Bashkuara dhe të Bashkimit Evropian u gjendën përballë opozitave që i kanë zënë rrugën formimit të Gjykatës Kushtetuese dhe Reformës në Drejtësi. Ambasadorja Yuri Kim u detyrua të bëjë thirrje që ‘brenda kësaj jave’ të paraqiten emrat e të propozuarve për në Gjykatën Kushtetuese. Me KED është manipuluar që nga presidenti e deri te opozitat e fshehura.

Deri këtu dy aleatëve të mëdhenj të kombit, u është dashur të përballen me marifetet ‘opozitare’.

Nëse opozita, normalisht, lind si rrjedhojë e një përfaqësimi dhe e një ideje, në vendin tonë opozitat kanë lindur këto tre a katër vjet si një procesion që varet te Drejtësia: duke penguar drejtësinë rrojnë, duke u varur te drejtësia- vdesin.

Vetë presidenti i republikës është një opozitë:

Ai ka shkelur mbi Republikën dhe ka dalë në rrugë. Nëse në vendin tonë do të instalohet Drejtësia, atëherë Ilir Meta ka për të dhënë llogari herë si individ, herë si ministër, herë si kryeministër, herë si kryetar i Kuvendit. Obobo, sa shumë ‘personalitete’ ka ky brenda vetes… Po kaq herë i duhet të përgjigjet para drejtësisë dhe po kaq herë do të ndërtojë opozitë.

Partia e tij LSI bën si ‘qeveri e vjetër’, por mban stolin deri kur  do t’i duhet të dalë në shesh e të djegë qytetin ditën kur të thërritet kryetari Meta para Drejtësisë. Gjatë kësaj kohe karakollin e mban e shoqja, që herë është mama me fëmijët në Londër e herë zonjë e parë këtu. Gjatë gjithë kohës, të dy- burrë e grua, bëjnë sikur janë opozitë e njëri tjetrit. Gruaja e Millosheviçit, Mira (edhe ajo me mbiemrin e babait- Markovic), ditët kur i shoqi po fundosej për shkak të krimit, shfaqi fizionominë e liberales, u vu në krye të partisë dhe bëri gati valixhet drejt Moskës.

Kryemadhi merr e jep mes të shoqit dhe liderëve të opozitave të tjera, me qëllim që herë të afrohet e herë të kërcënojë. Përballë pandemisë së koronavirusit kjo mbajti pozitën ‘pa maska’, që do të thoshte ‘le të vdesin sa të duan’. Ndërsa i shoqi u vesh me maskë, por kritizer ndaj çdo gjëje. Lulin e lanë të shtonte numrin e të vdekurve- si opozitë e fortë që do të marrë pushtetin nekrofilisht.

Situatën më të vështirë e kanë me Lul Bashën e PD. Ky vetë ka një ‘parti’ të tij brenda PD; partinë që ka si ‘cause’ të qëndrojë aty pa bërë hap përpara, por të mos dorëzohet as te Meta as te Berisha.

Brenda PD, që prej njëzet e ca vjetësh, ekziston ‘grupi i zjarrit’, i cili thërritet në aksion sa herë liderët ndjehen se mund të djegin institucionet e shtetit dhe pasurinë e qytetarëve. Meta, në fillim te vitit, u detyrua të denoncojë se ‘grupet e armatosur na vijnë nga Kosova’, ku aludonte për Berishën si lider i grupeve. Lul Basha është aty vetëm për të mbajtur vulën ‘PD’ me qëllim që të mos e marrin në dorë ‘skuadrat e molotovëve’. Edhe kjo një opozitë tjetër brenda PD. Të tjerët që mbahen si liderë janë ‘opozitë’ edhe me vetë Amerikën; liderët kryesorë të PD dhe LSI janë persona ‘non grata’ në Shtetet e Bashkuara.

Partitë e reja që dolën nga PD po ndiqen këmba këmbës nga vetë PD, për t’i asgjësuar. Askush nuk kursen askënd brenda të të njëjtit stan. Të dy nënkryetarët e Partisë Demokratike, zonja Topalli dhe zoti Patozi që krijuan parti të reja por me orientim ‘demokratik’, janë të pushkatuarit e fundit brenda radhëve. Me motivin ‘kush nuk është me mua është armiku im!’, ka lindur dhe është rritur Partia Demokratike, që tashmë ka mbetur vetëm si jehonë e një të shkuare. Prej partisë u eliminuan Azem Hajdari (heroi), Gramoz Pashko (ideatori dhe krijuesi i vërtetë), Leka Meksi (kryetar i parë dhe i kryqëzuari në post)…, të gjithë me radhë derisa mbeti fundi i kazanit.

… Të gjitha ‘opozitat’, sado që të jenë: 6, 7, 8 a 9, varen te Drejtësia, për të cilën bëri thirrje prapë sot Perëndimi. Nëse do të nisë të funksionojë Drejtësia, atëherë kryetarët e tmerrshëm mund të intervistohen vetëm nga gazetarët e kronikës që e kanë emrin të shënuar në protokollin e Gjykatës. Është njësoj si krimbi që ha degët e pishave, dhe që quhet ‘procesionare’; quhet kështu sepse ka një proces, lindin miliona në ditë, por vdesin milionat nëse njeriu pret degën e vogël të pishës me atë fshesën e bardhë…

25 komente në “6 a 7 opozita që do dalin në shesh të djegin qytetin kur të thërritet Meta para drejtësisë”

  1. dila e manatis says:

    E te lumet dora e djathte o mik se mire po i qendis keto vargje
    e nese del kjo e verteta e ketij shkrimi lepujt qe presin diten e gjykimit me sa
    kane mundesi do mundohen ta pengojne reformen por ke parasysh
    se LLALLA po fiket dhe keta jane te frikesuaf presin vetem radhen se dita u erdhi
    bravo vetem cdo dite nga nje shkrim te till per keto berisht,metet se nese nuk vdesin nga frika do vrasin vedit
    qe ne poshte kete po presim

  2. k says:

    Shqipëria është si i sëmuri terminal që nuk ka ilaç që e shpëton.
    I vetmi shpëtim,është vdekja.Mos ja zgjasni agoninë.

    1. vang says:

      K :pa na e hollo pak se kaq trashe nuk kuptojme O Zoteri. C’fare te behet d.m.th. Ne se keni nje zgjidhje te mire tju perkrahim,ta propagandojme.

  3. Iluzione te humbura says:

    Mos shiko endrra dhe mos ushqe te tjeret me endrra…
    Ketu nuk ka per tu vendos ndonjehere drejtesi dhe ilir muti me sali bishen nuk kane frik.
    Ata kane punuar per kete dite dhe kane vendos dhe po vendosin njerzit e tyre kudo.

  4. lenci says:

    Ky ishte agjent i Sigurimit. Ia kane thene ne emision direkt. Ky nuk ka as din, as imam. Nga ky thurrin litare Rama me shoke. Kurse dila e manatis duket se eshte nga i njejti stan.

    1. Vlonjati says:

      Jo i Sigurimit, i Asfalisë greke.
      I doli dokumenti kur donte ta kandidonte PS në Vlorë pas trazirave të 97.

  5. ? says:

    Frrok ! Ti gjithmonë më lë pa fjalë .

    1. xx says:

      Kam frike se keta palacot do ti heqin nga politika dhe do ti amnistojne per te mos shkaktuar trazira. Ata nuk e lane Ramen ta shkarkonte Meten jo me ti burgosin.

    2. Kenaqesi says:

      Frrok je fantastik, shpreh mendimin e 85% shqipetarve , por nuk e di dhe sa kohe do te duhen qe te materializohet ajo qe drejtesia te marre kthesen vendimiare.
      Pershendetje dhe te urojme krishtlindje te mbara o truri i kombit.

  6. tirana says:

    Frok Cupi intelektual me nje integritet te larte, gjithmon ke folur troc dhe sakte dhe pavarsisht se ke qene nga te paret ne PD nuk keni reshtur pa vene ne dukje te metat dhe gabimet e kesaj partie e cila eshe ne ditet me te keqia.

  7. Pensionist i parakohshem says:

    Absolutisht e drejte dhe e vertete gjithcka, qe i nderuari Frrok Cupi shkruan me siper. Per te ndaluar demin e kolonise se krimbave, qe hane pishat me radhe, duhet te pritet dega e vogel, ku ata jane sulur e kullosin te babezitur. Sopata e mbrojtesit te pishave te shtrenjta perpara lukinise se krimbave ne rasti konkret te Shqiperise eshte Shpata e Drejtesise se Shenjte. E kane shqiptaret kete SHPATE te shenjte ? Ajo po vjen shpejt.

  8. Tirana says:

    Bravo Frok….Talent…

  9. Ergys says:

    Meta eshte bythmut dhe frikacak i madh.Nuk ka hajdut trim.Hajduti rron me frike ne bark.Perpelitet ne menyre qesharake se frika po e bren nga brenda.

  10. ??? says:

    Njeriu ëshë qenie mëkatare.Këtë e thonë të gjithë librat e shenjtë.Personalisht nuk besoj të ketë apo të ketë pasur në jetë të jetëve jomëkatarë.
    Por ti Frrok ,besoj do kesh shumë pak mëkate or mik, sepse ndryshe nuk do të guxoje të shpreheshe dhe shkruaje në këtë mënyrë , me trimëri dhe vendosmëri .
    Mëkatet e tua or mik, qenkan të tilla që s’ta lidhin dot gjuhën dhe dorën . Mos ki frikë , na ndriço se kemi nevoj .

  11. servet elezi says:

    Vetem Edi Rama eshte i pagabueshem,i madherishem,elvijaja e ketij vendi. Te gjithe te keqijte i ka perballe o Frrok. Sipas teje te gjithe do ti kape drejtesia,vetem Ramen jo, se ai eshte me i ndershmi i vendit,madje dhe i Ballkanit. Gjithmone keshtu ti Frrok,ulesh shpejt ne sofrat e pushtetit.

  12. Per debatin mos fole o Beso , e pame dhe e degjuam , me fjalorin e perdorur nga zj Duma dhe nje madhkulli rrugac do i vinte rrende t’a perdorte !
    Sa per shkrimin e Mucit , me qe po i del ne mbrojtje zj Duma e Gones , po te them se Mucit i takon t’a qerasesh , se u mundua t’i nxjere barazim , si viktimen ashtu dhe fajtoret , pra i takon Frokut te ankohet !
    Sa per intelektin e Gones mos na fol se e kemi pare , e pame dhe ne emisionin e zj Eni , nj intelektual mund te mburet me forcen e llogjikes , jo me forcen e muskujve , me forcen e muskujve mund te mburet nje hamall , druvar ! Nje intelektual si c’e vlereson ti Gonen , s’ma do mendja te kete nevoje per avokatone tende , se dhe ti nuk je me i shquar se ai .

  13. Trotski says:

    Te Lumte Z.Frok. E ke kape Demin prej Briresh.Po u rras Mrena Like hajduti ,do rrasen me rradhe te gjithe Mekataret .Atehere do te Quhet e Cliruar Shqiperia.Zoti Te Dhente Shendet dhe Force.

  14. Artan says:

    Perhere i madh Frrok Cupi

  15. Imigranti says:

    Excellent, nuk ka me mire. Por si do ndreqet she nuk mjafton vetem konstatimi????.

  16. Patrioti. says:

    Z FRROK CUPI je shume i sakte ne analizat qe ben,
    je briland te dhente zoti shendet dhe lumturi ne familje qe ne keto momente shume te veshtira ju po na jepni shprese.Une kame shume shprese tek drejtesia qe ne kete vend do te vijet nje here e pergjithemon, pa dyshim Amerika do na ndimoje.
    Respekte pa fund FRROK CUPIT.

  17. Jimi says:

    Lenci!
    Per nje gje te jesh i sigurte, se nese te gjithe agjentet dhe bashkpuntoret e sigurimit do te ishin si Frroku, ashtu sic ti pretendon, Shqiperia nuk do te katandisej keshtu sic eshte katandisur nga bashkpuntoret UDB-s.

  18. Shqipetari-Berlin says:

    @@Respekt Frok Cupi, vetem nje gje do te shtoja_Nese ne Gjermani pyete nje Qytetare te thjeshte se kush eshte Kryetari i Gjykates se Larte..do te te thote thjeshte:NUk e di,dhe as me Intereson ta di::Por akoma edhe nese Pyet nje POlitkane..Ai,ose ajo..Do te te Ktheje te njejten Pergjigje..
    NUk merret Politika ,ne Gjermani..me Prokurorin..apo Kryetarin e GJykates,,,Sistemi i Drejtesise eshte Teresishte i Pavarur nga Politika…
    Shqiperia eshte me keqe se Ruanda,apo Sierra leone..se paku ne kete Vende Afrikane..POlitika ka me shume Konsensus..se ne Shqiperi…lol

  19. ledion says:

    Analize brilante, sidomos krahasimi ne fund i opozitave te lindura me shumice me degen e pishes

  20. Aleanca për mbrojtjen e tallashit says:

    I vetmi nga garda e vjetër e gazetarëve që shkruan
    në mënyrë të besueshme,thjeshtë bukur,qartë.
    Problematika që ai trajtonë është aktuale,
    na interson të gjithëve dhe mos të harrojmë
    Frroku flet me gjuhën e fakteve.
    Një kontrast i qartë në krahasim me lukuninë
    e pseudogazeatrëve të oborrit berishist,?

  21. rexha 10 says:

    Eshte e qarte qe Frroku ka te drejte ,pore ne baze te fakteve qe ka shkruar ,duhet ti referohet kushtetutes se Shqiprise se kushe jane ligjet qe presidenti ,qe ne teori duhet te jete mbi palet ,ka shkelur. Dhe perse ky presidente nuke gjykohet per tu shkarkuar””??????? E THEKSOJE ME TE MADHE :LIGJI NE ATE SHTETE ,ESHTE FJALA E PERSONAVE TE JASHTELIGJESHEM.Prandaje presidenti,kryetari i opozites,kryeministri,e shume ministra ,nuke bejne ate qe i caktohet me ligje
    MOSE HARRO SE PRESIDENTI PO TE BENE EDHE ROLIN E SEKSERIT ,DHE ATE TE BIZNESMENIT.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje