Sot është dhënë masa e sigurisë në spital për Denisa Dokun, e ndaluar për aksidentin e 5 dhjetorit në Kamëz ku mbeti e vrarë 22-vjeçarja Alida Spahiu.
Prindërit e viktimës i kanë kërkuar gjykatës që 19 vjeçarja Denisa Doku të mos ndiqet penalisht.
“Marrëdhëniet tona me familjen Doku janë të sqaruara. Kemi marrëdhënie familjare pasi Alida ishte e fejuara e vëllait të Denisës”, janë shprehur ata. Ndërkohë që kanë bërë edhe një akt noterial.
Ndërkohë avokati Bardh Koçi ka kërkuar një masë më të lehtë sigurie. Sipas tij, vajza është studente dhe duhet ti jepet mundësia të vazhdojë shkollën.
Avokati: Duhet të ndalohej edhe drejtuesi i benzit deri sa të dalë ekspertiza. Aksidenti ka ndodhur në momentin që Smarti do të merrte kthesën. Drejtuesja e mjetit nuk ka qenë e alkoolizuar dhe nuk ka qenë me shpejtësi.
Pak ditë më parë mediat publikuan videon e momentit të aksidentit ku shihej kur makina Smart, në timonin e së cilës ndodhej 19-vjeçarja Denisa Doku, i del para një makine Benz që vinte në kahun e kundërt të rrugës.
Përplasja është tepër e forte, ndërsa makina e vogël në të cilën udhëtonte Doku së bashku me 22-vjeçaren Alida Spahiu bën një rrotullim thuajse 360 gradë, duke u përplasur edhe me një automjet që po vinte nga pas.
Dy vajzat mbetën fillimisht të plagosura, në gjendje më të rëndë e reja 22-vjeçare, e cila fatkeqësisht dje humbi jetën në spital.
Drejtuesja e automjetit, Deni Doku është arrestuar nga policia veprën penale “Shkelja e rregullave të Qarkullimit Rrugor”.
Familja mund te fale per qetesine e ndergjegjes se vet,por ligji duhet te beje detyren e tij.
kjo jo vetem qe duhet te denohet, por duhet edhe ti hiqet patenta pergjithmone, se kjo adoleshente do te vrase perseri ne rruget e shqiperise., ajde mentalitet ajde, familja i kerkon gjykates te mos denohet, keta jetojne akoma ne kohen e qepes, mjerre tirana me keta vampire, prandaj une e them vazhdimisht , se ne tirane kurre nuk do doja te jetoja edhe sikur te me ofronin vilen me te mire.
Jo vetem ne Shqiperi , por ne gjithe boten eshte veshtire te gjesh ndonje sportist inteligjent , te sjellshem e te kulturuar , kurse idjote , analfabete , njeres te shthurur e me fjalor banal gjen ngado , kurse ne Shqiperi gjen edhe te tille pa veshtiresi , bile dhe qe kane dale ne pesion pleqerie !
Per aq sa kam pare une ne video, fajtori dhe vrasesi eshte ai legeni i benzit qe futet me shpejtesi marramendese ne kryqezim rrugesh, ku shpejtesia duhet te ngadalesohet ne minimum. Mbylleni ne hekra ate vrases.
Nuk do isha asnjiher ne nji Fatkeqesi te tille qe vajza te denohet me burg,
sepse vet ajo fatkeqesi e madhe dhimbja e shkaktuar eshte denimi me i ashper
per ndergjegjes se vajzes .
Por vajza ,duhet te ndjej efektin e Ligjit ,qe neser mos te perseriten fatkeqesi
te tilla ,duke ju hequr patenta dhe ndaluar per 5-vjet te ngasi Makine .
_____–
Prandaj kemi propozuar dikur qe ne Tv -shqiptare duhet te ket patjeter nji
Program njijavore ,qe tregon Aksidentet ne rruget e Autostrada ,per te ndergjegjesuar
dhe mesuar shqiptareve ,rrezikun e gabimeve ne udhetime ,
Mbas kaq shume Viktimash rrugeve te Shqiperise MB duhet te jepte alarmin
e kontaktonte me X -TV psh Tv-Shqiptare per nji Emisjon te tille qe shpeton jeten e shqiptareve ,
i sensibilizon e disiplinon shqiptaret .
Teöevozjonet shqiptare nuk duhet te japin 24-ore non stop vetem Politikanet e Djallit e Telenovela Turke ,
qe budallepsin shqiptaret por edhe Emisjone te tilla edukimi e kulture qytetare .