Historia sekrete e Bashkimit Europian

8 Dhjetor 2020, 16:25Bota TEMA

Ky studim është thjesht për të mos harruar, por për të kujtuar se e sotmja është bijë e së djeshmes dhe se ajo do ta influencojë pashmangshmërisht të nesërmen tonë.

OSS, CIA dhe bashkimi europian: Komiteti Amerikan për Europën e Bashkuar, 1948-60 (1/3)

Gjatë 10 viteve të fundit historianët e diplomacisë i kanë atribuar një rëndësi në rritje inteligjencës dhe temës lidhur me operacionet sekrete, pasi gjithnjë e më shumë të pashmangshme për të kuptuar periudhën e parë e Luftës së Ftohtë. Pas 1945, një numër i caktuar organizatash perëndimore, jo vetëmm agjenci inteligjence, hartuan programe operacionesh sekrete të finalizuara në shkelmimin e influencës komuniste në Europë dhe siguruar pranimin e Planit Marshall; i janë dokumentuar shembuj në fushat e politikës elektorale, sindikalizmit dhe çështjeve kulturore. Funksionarët amerikanë që kërkonin të rindërtonin dhe stabilizonin Europën e pasluftës punonin duke ndjekur parimin se ajo kërkonte një bashkimin të shpejtë, që të çonte ndoshta në Shtetet e Bashkuara të Europës. Inkurajimi i bashkimit europian, një prej elementëve më konsistentë e politikës së jashtme të Harry S. Truman, gjeti një shtytje ende më të madhe nën pasuesin e tij, Gjeneralin Dwight D. Eisenhower. Veç kësaj, sa nën Truman, aq edhe nën Eisenhower, politikanët amerikanë e konceptuan bashkimin europian jo vetëm si një qëllim i rëndësishëm në vetëvete, por edhe si një mënyrë për të zgjidhur problemin gjerman. Përdorimi i operacioneve sekrete për promovimin specifik e bashkimit europian e ka tërhequr pak vëmendjen e studiuesve dhe mbetet pak i kuptuar.

Një prej operacioneve sekrete amerkane më interesante në Europën e pasluftës qe finalizimi i Lëvizjes Europiane. Lëvizja Europiane qe një organizatë globale që udhëhoqi një grup organizatash prestigjioze, por të përçara, duke nxitur një bashkim të shpejtë në Europë, duke i përqëndruar përpjekjet e saj mbi Këshillin e Europës dhe duke numëruar si Presidentë Nderi të saj Winston Churchill, Paul-Henri Spaak, Konrad Adenauer, Leon Blum dhe Alcide de Gasperi.

Në 1948 difekti kryessor i saj qe mangësia e fondeve. Në këtë artikull që të mbështesim se ardhja sekrete e më shumë se 3 milion dollarëve midis 1949 dhe 1960, për më tepër nga burime qeveritare amerikane, ka qenë vendimtare për përpjekjet e prirura që të stimulonin konesnsusin masiv ndaj Planit Schuman, Komunitetit Europian të Mbrojtjes dhe një Parlament Europian me pushtete sovrane. Kjo ardhje sekrete nuk ka qenë kurrë më ulët se gjysma e buxhetit të Lëvizjes Europiane dhe, pas 1952, ka mundësi kurrë më pak se 2/3. Ndërkohë u kërkua që të dobësohej rezistenca besnike e qeverisë laburiste britanike ndaj ideve federaliste.

Nëpërmjet asistencës amerikane qe Komiteti Amerikan për Europën e Bashkuar (American Committee on United Europe – ACUE), i drejtuar nga figura të nivelit të lartë të inteligjencës amerikane. Ky ent i organizua në fillimin e verës së 1948 nga Allen Welsh Dulles, më pas kreu i një komiteti që kontrollonte Central Intelligence Agency (CIA) për llogari të Agjencisë për Sigurinë Kombëtare (National Security Council – NSC) dhe nga William J. Donovan, ish Drejtor i Zyrës për Shërbimet Strategjike (Office of Strategic Services – OSS) gjatë luftës. Dulles dhe Donovan u përgjigjeshin kërkesave të veçanta të asistencës nga ana e Kontit Richard Coudenhove-Kalergi, një aktivist veteran paneuropian me origjinë austriake, dhe nga ana e Churchill. ACUE punoi në kontakt të ngushtë me funksionarë qeveritarë amerikane, sidomos me ata të Administratës për Bashkëpunimin Ekonomik (Economic Cooperation Administration – ECA) dhe me Komitetin Kombëtar  për Europën e Lirë (National Committee for a Free Europe).

Origjina e këtij programi nuk është edhe aq në dispozitat formale e direktivave të NSC-së, të cilave historianët e inteligjencës i kanë atribuar shumë rëndësi, sesa në një rrjet transatlantik informal e personal, i krijuar nga anëtarë të inteligjencës e të rezistencës gjatë Luftës së Dytë Botërore. Pjesa më e madhe e ndihmës amerikane për grupet jokomuniste në Europë deri në vitet 1950 u dërgua nëpërmjet kanalesh jozyrtare, edhe pse me miratimin e mbështetjen e qeverisë. ACUE përfaqëson filozofinë themelore në shumë prej këtyre operacioneve sekrete. Ajo nuk tentoi që të manipulojë organizata apo individë. Në fakt, kërkoi mjete vërtet të pavarura që të dukeshin komplementarë ndaj politikës amerikane dhe tentoi që t’i rrisë. Historia e ACUE naa e tregon, ndryshe nga CIA në kërkim të delegatëve, politikanëve europianë të dorës së parë në kërkim të një mbështetjeje sekrete amerikane. Kjo, bashkë me vëzhgimin e zakonshëm sipas të cilit shumë europianë që përfituan asistencë sekrete i përkisnin së majtës antikomuniste, konfirmon atë sesa i qartë ka qenë Peter Coleman në karakterizimin e këtyre aktiviteteve në Europë si «konspiracion liberal».

Shumë amerikanë që punonin për ACUE qenë vetë federalistë të bindur me interesat e Kombeve tëë Bashkuara ose e konceptonin federalizmin amerikan si një model politik ideal që mund të zbatohej tjetërkund. ACUE besonte se Shtetet e Bashkuara kishin një mal përvoje për ta ofruar në fushën e asimilimit kulturor. Në këtë mënyrë, historia e ACUE mund të interpretohet edhe si pjesë e Amerikës “komb ideal” që eksporton vlerat dhe kulturën e tij, siç e përkufizoi Christopher Thorne.

Është mjaft mbresëlënëse edhe që vetë grupi i ngushtë i funksionarëve të lartë, shumë të ardhur nga inteligjenca perëndimore, ka qenë qenë qendror në mbështetjen e 3 grupeve më të rëndësishmë të elitës ndërkombëtare emergjente në vitet’50: Lëvizjes Europiane, Grupit Bilderberg dhe Komitetit të Veprimit për Shtetet e Bashkuara të Europës të Jean Monnet. Së fundi, në një periudhë gjatë së cilës disa antifederalistë britanikë panë tek «raporti special» i vazhdueshëm me Shtetet e Bashkuara alternativën (ndoshta edhe largimin) ndaj federalizmit europian, është ironike që disa iniciativa federaliste europiane janë mbështetur me ndihmën amerikane.

Operacionet sekrete amerikane në Europë

Çdo analizë e ACUE duhet të futet në kontekstin e një programi më të gjerë operacionesh sekrete amerikane në Europë. Midis viteve 1948 e 1950 ky program u rrit me shpejtësi, pjesërisht për t’iu përgjigjur presionit të funksionarëve të lartë të Departamentit të Shtetit si George Kennan, Shef i Policy Planning Staff. Më 6 janar 1949 Kennan i shkroi Frank Wisner, përgjegjës zyrtar i Zyrës së Koordinimit Politik (Office of Policy Coordination – OPC), se operacionet sekrete për periudhën 1949 – 50 i përgjigjeshin vetëm nevojave minimale. «Me zhvillimin e situatës ndërkombëtare, çdo ditë që kalon del qartë rëndësia e rolit që duhet të merret nga operacionet sekrete, nëse interesi ynë kombëtar do të të ruhet siç duhet».

Është e vështirë dhe njëherazi problematike të lokalizohet përgjegjësia e drejtimit të operacioneve sekrete amerikane përpara 1950. Menjëherë pas lufte, aktivitete të tilla u zhvilluan nga një larmi e çuditshme entesh private dhe organizatash ushtarake që kishin absorbuar disa mbetje të ardhura nga OSS e kohës së luftës. Megjithatë, pas qershorit të 1948, këto aktivitete u drejtuan teorikisht nga OPC e Frank Wisner, e krijuar nga Direktiva NSC 10/2, që nënvizonte nevojën për operacione sekrete, të cilave, «nëse zbulohen, qeveria e Shteteve të Bashkuara do t’ua mohonte lehtësisht përgjegjësinë».

Pavarësisht se ishte në tutelën administrative të CIA, OPC merrte urdhëra nga Departamenti i Shtetit dhe nga NSC, pasi Direktiva NSC 10/2 kishte përcaktuar se, anipse Departamenti i Shtetit nuk kishte marrë asnjë përgjegjësi për operacionet e OPC, megjithatë Shteti do të duhej të «kishte një drejtim të fortë». Ishte receta për luftëra të brendshme e konfuzion, si vërejti një zyrtar i OPC: «Autoriteti i përçarë ose i pjesshëm nuk funksionon kurrë. Asnjë person apo agjenci mund t’i shërbejë njëherazi SNC, Departamentit të Shtetit dhe një padroni (të vetëm) administrativ e financiar që është tani Drejtori i CIA». Në 1950 Walter Bedell Smith, Drejtori i ri i CIA, këmbënguli që OPC të integrohej plotësisht me CIA, një proces që rezultoi i ngadaltë dhe i vështirë.

Koordinimi u pengua prej numrit të kufizuar të funksionarëve të Departamentit të Shtetit të cilëve ju zbuluan operacionet sekrete. Deri disa krerë degësh nuk posedonin një kuadër të plotë të aktiviteteve amerikane brenda fushës së tyre të përgjegjësisë. Në një moment të caktuar George Kennan dhe dy anëtarë të tjerë të Policy Planning Staff, Maynard Barnes e John Davies, qenë funksionarët e vetëm e Departamentit të Shtetit të cilëve i lejohej «dija e plotë e operacioneve të OPC». Kur Kennan deshi të caktojë më shumë personel të Departamentit të Shtetit me detyrën e koordinimit të operacioneve sekrete, u bllokua menjëherë pasi nuk ishte e lejuar që t’u thuhej krerëve të degëve të personelit, të privuar nga një marzh i duhur sigurie, se çfarë po bëhej.

Pavarësisht këtij konfuzioni administrativ fillestar, objektivat e gjerë e operacioneve amerikane në Europën e pasluftës tani janë të qartë. Ato ndahen në 5 kategori. E para, u subvencionuan partië politike, shpesh të së majtës jokomuniste dhe të qendrës. Për shembull, gjatë zgjedhjeve italiane të 1948, grupeve të ndryshme politike ju alokuan miliona dollarë, që ndihmuan të rivitalizohej fushata deri më atëhere e flashkët e Kryeministrit të ardhshëm De Gasperi. E dyta, në luftën për kontrollin e organizatave ndërkombëtare të punës dhe për sindikatat e Italisë e Francës, sindikalistë amerikanë dhe europianë ndihmuan që të dobësohej Federata Botërore e Sindikatave e kontrolluar nga sovjetikët. Anëtarët e qartë antikomunistë e Federatës Amerikane të Punës (American Federation of Labour – AFL), të udhëhequr nga David Dubinsky, Jay Lovestone dhe Irving Brown, shpesh qenë më të zellshëm nga sa u dukej e përshtatshmeagjencive qeveritare.

E treta, Shtetet e Bashkuara tentuan të influencojnë modelet intelektuale e kulturore në Europë, duke financuar grupe, konferenca dhe botime të ndryshme. Kjo pasqyronte premisën se intelektualët qenë të krijues të rëndësishëm opinionesh në Europën kontinentale. Kjo u ndërmor në konkurrencë me financimet svjetike, duke shkaktuaar kështu një «betejë festivalesh». Shembujt e mirëdokumentuara janë Kongresi për Lirinë Kulturore dhe revista “Encounter”, në të cilën kontribuan mendje të kalibrit të Raymond Aron, Stephen Spender dhe Arthur Koestler.

Me një ndryshim të rëndësishëm politik, në pranverën e 1951 shumë aktivitete kulturore u vunë nën një departament të ri të CIA, Degës për Organizatat Ndërkombëtare (International Organizations Division). Përdorimi i organizatave private kishte filluar qysh nga 1947, i inkurajuar nga Allen Dulles, një i apasionuar pas operacioneve sekrete, që kishte përdorur edhe pozicionin e tij si President i Komitetit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare për të krijuar ndihmën e fondacioneve amerikane lidhur me projekte si një universitet “urë” i destinuar për mërgimtarët europianë në Strasburg.

Megjithatë, në fundin e viteve’50, kur shkëmbeu rolin e tij si këshilltar informal i NSC me një post të lartë në CIA, Dulles zbuloi se operacioneve me grupet rinore, sindikatat dhe organizatat kulturore u mungonte koherenca dhe qenë të copëzuara, duke qenë të shpërndara në mënyrë të çrregullt midis 3 seksioneve të organizuara gjeografikisht. Në fjalët e një funksionari të CIA, kjo zonë ishte një «kazan operacional».

Dega për Organizatat Ndërkombëtare u propozua nga Thomas W. Braden, Asistenti Special i Dulles, për të mbikëqyrur gjithë këtë punë. Megjithëse kontradiktor, propozimi u miratua me ndihmën e Bedell Smith dhe Braden si kreu i kësaj dege u zëvendësua nga Cord Meyer më 1954. Puna e bërë nga Braden, Dulles dhe Bedell Smith si drejtorë të ACUE eci në hap të njëjtë me riorganizimin administrativ CIA dhe zhvillimin e programeve të reja kontradiktore që do të kishin në fund pasoja të si në Shtetet e Bashkuara, ashtu edhe në Europë.

Dega për Organizatat Ndërkombëtare e Braden qe e përfshirë edhe në llojin e 4-ët të operacioneve sekrete amerikane – stimulimi i mosbindjes në shtetet satelite të Bashkimit Sovjetik. Kjo përpjekje u kanalizua nëpërmjet Komitetit Kombëtar për një Europë të Lirë, i njohur më vonë si Komiteti Europa e Lirë (Free Europe Committee), që kontrollonte Radion Europa e Lirë (Radio Free Europe) dhe Radion Liria (Radio Liberty).

Pjesa më e madhe e punës, e bërë me ndihmën e grupit të mërgimtarëve që i përkisnin Asamblesë së Vendeve Europiane të Robëruara (Assembly of Captive European Nations – ACEN), u koordinua nga stacioni i ri i CIA në Mynih, që i dha ndihmë edhe grupeve të rezistencës në Europën Lindorë. Së fundi, OPC dhe më pas CIA krijuan rrjete stay – behind ose Gladio, të projektuar për t’u ofruar rezistencë dhe stërvitur persona të arratisur nga Europa Lindore si forca speciale kundër probabilitetit të një pushtimi sovjetik në Europën Perëndimore. Ky program qe shumë aktiv në periudhën 1948 – 1949, kur dikush në inteligjencën amerikane besonte se lufta mund ta shpërthente vetëm 6 muaj më pas. Prej këtyre programeve shtesë, tentativa e promovimit të federalizmit europian mbeti ajo e shqyrtuar më cekët.

Churchill, Donovan dhe Dulles

Origjina e ndihmave sekrete për federalistët europianë mund të shkojnë tek Coudenhove-Kalergi. Si paneuropianë të tjerë të shquar të periudhës midis dy luftëravve, shembull tipik Ministri i Jashtëm francez Aristide Briand, idetë e tij i detyroheshin zhgënjimit të shkaktuar nga Lufta e Parë Botërore. I mërguar në Shtetet e Bashkuara më 1943, në marsin e 1947, në vigjilje të inaugurimit të Planit Marshall, ia doli me sukses të influencojë senatorët amerikanë J. W. Fulbright dhe E. D. Thomas që Kongresi të mbështeste idenë e bashkimit europian dhe të kalonte mocionet në favor të “Shteteve të Bashkuara të Europës” në Senat dhe në Dhomën e Përfaqësuesve.

Allen Dulles dhe William J. Donovan, që më 1947 qenë ndërlidhur me fushatën e Coudenhove-Kalergi për mbështetjen amerikane, u bashkuan tani për krijimin e Komitetit për një Europë të Lirë e të Bashkuar (Committee for a Free and United Europe), me jetë të shkurtër, i projektuar për të reklamuar bashkimin Europian në Shtetet e Bashkuara dhe ofruar mbështetje grupeve federaliste në Europë. Formalisht u themelua më 19 prill 1948, me Senatorin Fulbright si President dhe William Bullitt, ish ambasador amerikan në Francë, si Zëvendëspresident i tij. Por ky komitet duhej të gëzonte pak më shumë sesa një ekzistencë në letër.

Përr më tepër, në verën e 1948 një grup rival, më i famshmi Ekzekutiv Ndërkombëtar i Lëvizjes Europiane (International Executive of the European Movement), ngushtësisht i lidhur me Winston Churchill, erdhi në New York për të nxitur formimin e një komiteti amerikan mbështetjeje në përpjekjet e tij për bashkim. Misioni udhëhiqej nga Presidenti i Ekzekutivit Ndërkombëtar të Lëvizjes Europiane Duncan Sandys dhe përfshinte Sekretarin e Përgjithshëm të tij Joseph H. Retinger dhe kreun e Nënkomitetit për Financat e Lëvizjes Europiane, Majorin Edward Berrington-Behrens. Për të shmangur sikletin e dy komiteteve amerikane që mbështesnin grupe rivale, Konti Coudenhove-Kalergi, që kishte shfaqur një karakter më shumë grindavec e të vështirë, u mënjëanua. Një ent i ri, Komiteti Amerikan për Europën e Bashkuar (American Committee on United Europe – ACUE) u formua për të mbështetur Churchill dhe Lëvizjen Europiane. Megjithëëse atëhere ishte vetëm lideri i opozitës në Britaninë e Madhe, Churchill mbetej shtetari më i shquar europian.

Veç të tjerash, Churchill qe themeluesi efektiv i Lëvizjes Europiane. Qysh në marsin e 1943 ofronte vizionin e tij për një Europë të bashkuar në një diskutim radiofonik: “Mund të imagjinohet se nën një institucion botëror që mishëron appo përfaqëson kombet e bashkuara dhe një ditë të gjitha kombet, mund të marrë jetë një Këshill Europian dhe një Këshill Aziatik … Duhet të kërkojmë ta bëjmë Këshillit Europian … një lidhje realisht efektive me të gjitha forcat e mundshme të fuqishme të ndërthurura në strukturën e tij, si një Gjykatë të Lartë për zgjidhjen e kontestimeve dhe me forca, forca të armatosura, kombëtare, ndërkombëtare apo të dyja, të mbajtura në gadishmëri për imponimin e këtyre vendimeve dhe parandaluar agresione të reja apo përgatitjen e luftërave të ardhshme”.

Në nëntorin e 1945, Churchill fliste për «Shtetet e Bashkuara të Europës». Megjithëse ishte personalisht më entuziast për pajtimin franko – gjerman sesa për bashkimin europian, kishte qenë prapseprap figura qendrore në një kongres të spikatur grupesh federaliste të mbajtur në Hagë në majin e 1948, që thirri një Parlament europiane me pushtete efektive për bashkimin politik. I lirë nga përgjegjësia qeverisëse, Churchill kishte më shumë kohë për këtë impenjim dhe nuk ka dyshim se grupi i tij ishte kandidati më premtues për mbështetjen amerikane.

Në mënyrë mjaft të paqartë, Lëvizja Europiane provoi që të përqëndrojë e koordinojë përpjekjet e grupeve në favor të bashkimit në të gjithë Europën. Anipse të shumtë në numër, qasjet e tyre qenë aq të ndryshme, sa që mbeti e vështirë të matej gjerësia e konsensusit popullor të tyre. Ka mundësi qe më e fortë në Francë, ku qysh më 1949 Ministria e Jashtme, që fillimisht nuk kishte interes për bashkimin europian, u detyruaa që të interesohej më shumë «pjesërisht si përgjigje ndaj një kërkesë publike në rritje». Kryeministri francez George Bidault dhe funksionarë të tjerë francezë vendosën se ideja e një Asambleje Europiane po «rritej në popullaritet» pjesërisht pse federalizmi europian dukej se ofronte një zgjidhje ndaj problemit gjerman. Në të kundërt, federalizmi gëzonte konsensus të paktët në Britaninë e Madhe. Pavarësisht ideve të «Bashkimit Federal Britanik» midis dy luftërave, i mbështetur nga figura të shquara si Lordi Lothian, influencuan një gjeneratë të tërë europianësh, ndjekja e tij ishte e vogël. Ndërkohë qeveria e re laburiste mbetej skeptike lidhur me inciativat federaliste.

Lëvizja Europiane i përqëndroi shpresat e saj tek Asambleja Europiane në Strasburg, që lindi nga Traktati i Brukselit i 17 marsit 1948. Në fund të tetorit 1948 fuqitë e përfshira në Traktatin e Brukselit vendosën të krijojnë Këshillin e Europës, që konsistonte në një Këshill Ministrash dhe në një Asamble Këshillmore Europiane, që praktikisht funksiononte si një konferencë jo e rregullt delegatësh kombëtarë. Ky vendim i konfirmua në një takim të Ministrave të Jashtëm në Londër, ku Statuti i Këshillit të Europës u nënshkrua si Traktati i Westminster më 5 maj 1949. Në gushtin e 1949 Asambleja e Këshillit të Europës mbajti seancën e parë të saj në Strasburg.

ACUE dhe pararëndësi i tij jetëshkurtër qenë dy prej komiteteve të shumta «amerikane» e të «lira» të krijuara në 1948 e 1949. Shembuj të mirëdokumentuar përfshijnë Komitetin Kombëtar për një Europë të Lirë (National Committee for a Free Europe) (i quajtur më pas Free Europe Committee – Komiteti për Europën e Lirë) dhe Komitetin për Azinë e Lirë (Free Asia Committee) (më pas Asia Foundation – Fondacioni Azia). Komiteti për Europën e Lirë, i formuar më 1948 nga diplomati në pension Joseph E. Grew me kërkesën e Kennan, punoi në kontakt të ngushtë me CIA për të ruajtur raportet midis grupeve të azilantëve në Perëndim dhe bllokut lindor. Fushata e tyre, «për të mbajtur gjallë shpresën e çlirimit në Europëm Lindore» u shpall publikisht më 1949 nga Guvernatori ushtarak amerikan në Gjermani prej pak kohësh në lirim, Gjenerali Lucius D. Clay. Anëtarët fillestarë përfshinin shumë figura qeveritare të rëndësishme si ish Ndihmës Sekretari i Shtetit Adolphe Berle, Allen Dulles dhe ish personel i OSS si Frederich R. Dolbeare. Komiteti për Europën e Lirë synonte që t’i nxirrte resurset e tij nga nënshkrime private dhe nga fondacione të ndryshme, por në realitet pjesa më e madhe e financimeve të tij erdhi nga qeveria amerikane nëpërmjet kanaleve të menaxhuara nga CIA.

Komitete paralele u ngritën njëkohësisht për të menaxhuar Luftën e Ftohtë apo temat e rindërtimit. Donovan ishte bashkuar tashmë me Berle për të themeluar në Itali Komitetin për Zhvillimin Social e Ekonomik, për të koordinuar bashkë ndihmën për jugun më të varfër me qëndrimin proamerikan dhe ndihmën për qeverinë. Ndërkohë, Dulles kishte themeluar në Gjermani Komitetin Amerikan. Si ai, ashtu edhe Donovan, qenë të preokupuar nga përshpejtimi i Luftës së Ftohtë në Europë dhe qysh në 1947 Donovan udhëtoi nëpër Europë për të vlerësuar penetrimin komunist në sindikata, ndërsa Allen Dulles shkroi një studim të detajuar në mbështetje  të Planit Marshall.

Figura të  nivelit të lartë të inteligjencës amerikane furnizuan lidershipin e ACUE për 3 vitet e para. Presidenti qe Donovan, që pavarësisht zhdukjes së OSS nuk kishte dalë në pension dhe vazhdoi të punojë për CIA deri më 1955. Zëvendëspresidenti qe Allen Dulles dhe administrimi i përditshëm i ACUE kontrollohej nga Thomas W. Braden, Drejtor Ekzekutiv, që kishte punuar edhe në OSS. Braden mori formalisht pjesë në CIA si Asistent Special i Allen Dulles në fundin e 1950. Donovan dhe Allen Dulles qenë të famshëm për punën e tyre në spiunazh, që ka mundësi do të ngrinte pikëpyetje të vështira rreth natyrës së ACUE. Prandaj, nga ana e tyre, gjatë viteve ’50, Dulles, Braden dhe së fundi Donovan patën pasues më pak të famshëm.

Struktura e ACUE ngjante me atë të Komitetit për Europën e Lirë, me të cilin kishte anëtarë të përbashkët. Zyrtarisht i inkorporuar në shkurtin e 1949, Këshilli Administrues i ACUE u nxor nga 4 grupe kryesore: emra të rëndësishëm nga qeveria, si Clay, Bedell Smith, Sekretari i Shtetit në rast lufte Robert T. Paterson dhe Drejtori i Bilancit James E. Webb; personel i ECA dhe funksionarë të tjerë përgjegjës të formulimit të politikës amerikane në Europë, përfshi Administratorin e ECA Paul Hoffman, deputetët dhe aministratorët e ECA Howard Bruce e William C. Foster dhe Përfaqësuesu Amerikan në Këshillin e Atlantikut Verior Charles M. Spofford; politikanë, financierë dhe avokatë të shquar midis të cilëve Herbert H. Lehman, Charles R. Hook e Conrad N. Hilton; dhe figura të AFL-CIO (American Federation of Labor and Congress of Industrial Organizations) tashmë të përfshirë në politikë e në sindikata, sidomos Arthur Goldberg, tani kryekonsulent për CIO, që kishte administruar trzeën e punës e OSS, dhe sindikalistët e njohur David Dubinsky e Jay Lovestone.

Funksioni parësor i ACUE ishte të financoheshin grupe jozyrtare që punonin për bashkimin, shumë prej të cilëve e e patëënn origjinën – ose i nxorrën anëtarët e tyre – nga grupe të rezistencës me të cilat Donovan dhe Dulles kishin punuar më parë. Drejtorët e tyre theksonin rezultatet e fundit e Organizatës për Bashkëpunimin Ekonomik Europian (OEEC), e shikonin këtë dhe bashkëimin e ardhshëm politik se siguronin «lidhjet e një force reale» për një organizatë NATO. Më 1950 (në mënyra  paksa hiperbolike) theksonin se propozimet të fundit për një Komunitet të Mbrojtjes Europiane qenë «në qendër të dispozitivëve ushtarakë të NATO».

Hipoteza që mbështeste pjesa më e madhe e mendimit të ACUE ishte se bashkimi do t’i zgjidhte problemet e vjetra të nacionalizmit europian, duke e bërë Francën dhe të tjerët që ta pranonin shfrytëzimin e forcës ushtarake gjermane. Për arszye të tilla, në mënyrë të veçantë Donovan preferonte planin Schuman, një skemë për të integruar industrinë e rëndë në Francë dhe Gjermani. U vendosën kritere të rrepta për dhënien e subvencioneve: programet duhej të ishin «konkretë» dhe grupi i mbështetur duhej të besonte në një afrim të shpejtë, jo gradual, në integrimin europian perëndimor; duke përfshirë mbështetjen (a) ndaj fuqizimit të Këshillit të Europës që të fitonte një autoritet më të madh politik, (b) ndaj realizimeve të para të qëllimeve bazë të Planit Marshall, të Aktit të Sigurisë Reciproke e të Organizatës së Atlantikut Verior për Sigurinë. Programet që do të përfitonin mbështetjen duhej edhe të lehtësonin përfshirjen e Gjermanisë Perëndimor në një Europë të bashkuar dhe të kishin potenciali për të influencuar një pjesë të konsiderueshme të opinionit në Europë. Së fundi, puna e tyre «nuk duhej të ishte në kontrast me politikën e jashtme e Shteteve të Bashkuara». Objektivat dytësorë të ACUE, plotësisht të deklaruara, përfshinin publicitetin e bashkimit europian brenda Shteteve të Bashkuara, duke influencuar Kongresin për tema europiane dhe duke sponsorizuar kërkime e studime lidhur me federalizmin. Kjo punë e deklaruar i mundësonte ACUE që të ruante një ekzistencë publike me zyra në New York.

Pavarësisht ekzistencës së këtij aparati të mirëorganizuar amerikane, ato që përcaktuan programin e tij qenë grupet europiane në konkurrencë me kërkimin aktiv e një mbështetjeje diskrete amerikane. Lëvizja Europiane i kishte thënë ACUE në terma joambigë se ajo donte «mbështetje morale dhe para». Në marsin e 1949 Churchill vizitoi New York për të diskutuar detajet finale me Donovan e Dulles, si edhe për të marrë pjesë në lançimin formal të ACUE që pati formën e një dreke publike në nderim të tij. Ai vazhdoi duke shkruar më 4 qershor për të kërkuar financime që ACUE mund të jepte. Në praktikë, kontrolli i parave i kaloi menjëherë Duncan Sandys, dhëndërr i Churchill dhe President i Ekzekutivit Ndërkombëtar të Lëvizjes Europiane. Më 24 qershor, Sandys i shkruan Donovan në mënyrë konfidenciale duke specifikuar kërkesat e tij. Thuajse e falimentuar, Lëvizja Europiane kishte nevojë për 80000 stërlina që të mbijetonte edhe 6 muaj të tjerë.

Cord Meyer, që i ishte bashkuar International Organizations Division të Braden më 1951, kujton se “liderët politikë dhe kulturorë europianë që kërkonin ndihmën tonë… e bënë me kusht që të mos kishte kurrfarë publiciteti, pasi makina e propagandës komuniste do të mund të shfrytëzonte çdo dëshmi mbështetjeje amerikane si provë se ata qenë kukulla të imperialistëve amerikanë”. Për këtë motiv, ndërsa kërkonte një «një kontribut shumë të madh nga Amerika», Sandys ishte njëherazi «shumë e shqetësuar që mbështetja financiare amerikane ndaj Lëvizjes Europiane nuk duhej të bëhej e njohur», as nga Këshilli Ndërkombëtar i Lëvizjes, për të shmangur akuza për «ndërhyrje amerikane». Sandys dhe ACUE u frikësoheshin akuzave sovjetike për imperializmin kapitalist amerikan.

Bashkë me mbrojtësin më të rëndësishëm të bashkimit europian dhe evangjelistin më të famshëm transatlantik, Churchill qe lidhja vendimtare midis ACUE dhe Lëvizjes Europiane. Gëzonte kontakte personale të parritshme me liderë amerikanë dhe europianë; pasioni i tij për inteligjencën dhe subversionin e mbajti në kontakt me profesionistët e të dyja anëve të Atlantikut dhe ndante vizionin e Allen Dulles e Donovan, sipas të cilit promovimi i bashkimit europian nëpërmjet ACUE ishte “homologu jozyrtar” i Planit Marshall. Më 1949, Churchill aderoi edhe në objektivat më të gjjera e komiteteve të ndryshme të lirisë në Europën Lindore. ACUE dhe Lëvizja Europiane do të duhej t’i bashkonin forcat me Komitetin për Europën e Lirsë pas bashkimi europian implikonte as më pak e as më shumë çlirimin e Europëës Lindore. Në diskutimin e tij nëë lançimin formal të ACUE në New York më 29 mars 1949, Churchill pohoi: “Nuk mund të ketë paqe të përhershme ndërkohë aq 10 kryeqytete të Europës Lindore janë në duart e qeverisë sovjetike. Kemi marrëdhënie tona me këto vende prapa Perdes së Hekurt. Ta dërgojnë delegatët e tyre në mbledhjet tona dhe i njohim ndjenjat e tyre e sa të kënaqur do të ishin që të inkorporoheshin në Europën e rë të bashkuar … Prandaj e marrim si objektiv tonin dhe ideal aq më pak e as më shumë se bashkimin e Europës në tërësi”.

Delegatët të cilëve i referohej Churchill qenë mbi të gjitha të Asamblesë së Vendeve Europiane të Robëruara (ACEN), që u pa në 1949 si shprehje e një lidhjeje midis bashkimit europian dhe çlirimit, anipse e largët. Gjatë një bisede në vitin 1949 me William Hayter, President i Komitetit të Përzier të Inteligjencës Britanike në Londër, Kennan pohoi se pavarësisht se as Europa Lindore, as Britania e Madhe ka mundësi që nuk do të aderonin në një Europë federale në periudhë afatshkurtër, megjithatë në perspektivë Europa mund të lëvizte vetëm drejt federalizmit, ose «Fazën Dy» të bashkimit, sapo Bashkimi Sovjetik tejet i zgjeruar të tërhiqej në kufijtë e tij.

Stabilizimi i Lëvizjes Europiane

Paradoksalisht, megjithëse intensiteti i mbështetjes së ACUE ndaj aktiviteteve në Europë e arriti zenitin e tij vetëm pas 1952, e pati influencën më të fortë 3 vite më parë. Në 1949 dhe në 1950 e shpëtoi Lëvizjen Europiane nga falimentimi financiar gjatë mbledhjeve të parë të Asamblesë Këshilluese të Këshillit të Europës në Strasburg. Mejgithë ndihmën e konsiderueshme financiare të dhënë nga ACUE më 1949, Braden u kthye nga Europa në fillimvitet ’50 për të referuar se, edhe një herë akoma, «Lëvizja është në mungesë fondesh». ACUE kishte mbështetur konferencat, të mbajtura në Bruksel në shkurtin e 1949 e në Westminster në prillin e 1949, që kishin hedhur bazat për Këshillin e Europëës, dhe po i paguante pjesë të kostove të sekretarisë dhe administratës së Lëvizjes Europiane. Kjo i vuri nën stres resurset e ACUE, në një periudhë kur mbështetej pjesërisht tek donacionet private.

Më 1950 ACUE ndihmoi që të zgjidheshin probleme të sikletshme drejtimi në Europë. Në fillim të verës, në vijim të bisedave me drejtues të Lëvizjes Europiane, midis të cilëve Spaak dhe Ministri i Jashtëm belg Paul van Zeeland, në mënyrë të parakohshme, Braden dhe Donovan konkluduan se Europa ishte në pragun e bërjes federatë. Besonin se nëse ata që po merrnin komandën do të merrnin menjëherë një ndihmmë të konsiderueshme, vitin e ardhshëm do të bëheshin përparime të mëdha. Njëkohësisht perceptonin si pengesë dukshëm të palëvizshme rezistencën e britanikëve ndaj një Europe federale. Qeveria laburiste britanike, megjithëse joantieuropeiste, preferonte një bashkëpunim ndërqeveritar midis shteteve të pavarura dhe i rezisotnte me krenari ndaj çdo zvogëlimi sovraniteti. Sekretari i Jashtëm britanik Ernest Bevin kishte luajtur një rol kyç në dobësimin e Këshillit të Europës në Strasburg.

Rezistenca britanike u rrit midis fundit të 1949 dhe fillimit të 1950, kur si President i vetë Lëvizjes Europiane, Duncan Sandys, duke punuar në kontakt të ngushtë me Churchill, perceptoi se Lëvizja po ecte shumë shpejt sesa ta dëshironin ata, të Partisë Konservatore. Pavarësisht se më parë kishin mbajtur diskutime me tone të zjarrta federaliste, duke i bërë apel «Shteteve të Bashkuara të Europës» qysh nga nëntori i 1945 në Bruksel, Sandys nuk kishte menduar qartë lidhur me implikimet për politikën e jashtme e Britanisë së Madhe. Tani drejtimi i Sandys ishte në vështirësi. Mosmarrëveshja rezultuese pati efekte materiale mbi fatet e Lëvzjes Europiane, pasi qenë këto diskutime gjithnjë e më të hapura që i shkurajuan zviceranët të jepnin furnizime të mëtejshme qysh nga 1948. Në fillimin e 1950, një ent prej kohësh i copëzuar, Lëvizja Europiane ishte afër shpërbërjes, me influentin Bashkim Europian të Federalistëve me seli në Francë të tërhequr në shenjë proteste me Ekzekutivin Ndërkombëtar e Lëvzjes Europiane.

Në qershorin e 1950, papritmas ACUE refuzoi që ta vazhdojë financimin për Lëvizjen Europiane, duke e sjellë Donovan dhe Braden në Europë me mision për të zbuluar se çfarë po ndodhte. Braden konfirmoi se Lëvizja Europiane ishte hallakatur midis drejtimit britanik dhe atij kontinental: shtimi i deklaratave antifederaliste të qeverisë britanike ia kishte forcuar dorën Spaak dhe federalistëve kontinentalë. Spaak rrëfeu se ishte ngurrues të  ndiqte një federalizëm të shpejtë kontinental në mungesë të mbështetjes britanike, në funksion të raportit të ngushtë midis Londrës dhe Uashingtonit. Megjithatë, në rast se Shtetet e Bashkuara do ta kishin mbështetur, ai do të ecte përpara pa Britaninë e Madhe, duke e ditur se «herët a vonë, me hir apo me pahir, Britania e Madhe do të detyrohet që të procedojë». Braden paralajmëroi drejtuesit e ACUE, se vetëm në rast që federalistët kontinentalë nuk do ta kishin mbështetur, «drejtimi mbi kontinentin patjetër që do t’u shkojë laburistëve britanikë», me pasoja katastrofike për bashkimin. Sapo Braden premtoi në qershor më shumë mbështetje nga ana e ACUE, Spaak qe i gatshëm ta marrë drejtimin e Lëvizjes Europiane.

Në këtë rrethanë, Sandys bëri pak rezistencë. Gjatë fundit të 1949 dhe fillimit të 1950 ai kishte luftuar me vështirësi në rritje në gjetjen e një formule kompromisi që të përqafonte si rezistencën e elementëve britanikë e skandinavë, ashtu edhe pozicionin federalist e marrë nga njerëz si Henry Frenay, President i Bashkimit Europian të Federalistëve. Gjërat kishin arritur një ngërç të dukshëm qysh më 16 dhjetor 1949 në një takim ad hoc të drejtuesve të Lëvizjes Europiane, kur dy deklarata kompromisi qenë diskutuar gjatë dhe në fund qenë hedhur poshtë. Qysh nga marsi i 1950 Joseph Retinger, Sekretar i Përgjithshëm i Lëvizjes Europiane, kishte sugjeruar dorëheqjen e Sandys, por në muajt që pasuan presioni në rritje e bëri të pashmangshëm këtë zhvillim. Në një letër për Sandys, Retinger shpjegoi qartë arësyet e largimit të tij: «Lëvizjet e ndryshme që përbëjnë Lëvizjen Europiane shikojnë me dyshim në rritje aktivitetet Tuaja; miqtë tanë amerikanë nuk janë dakord me taktikat tuaja». Në korrikun e 1950, pak pas misionit të Braden dhe Donovan, Sandys u largua dhe tashmë elementi federalist i Spaak mori kontrollin. Pavarësisht se jo qartazi e prekur në korrespondencën lidhur me dorëheqjen e Sandys, çështja financiare kishte përbërë patjetër një zonë të mëtejshme konfrontimi midis elementëve të lartë të Lëvizjes Europiane. Studimi i njohur i Rebattet sugjeron se e gjithë struktura financiare nën Sandys ishte «shumë jokorrekte». Gjatë 1949, sulme të fuqishme u bënë kundër Sandys rreth natyrës së disa prej shpenzimeve të kryera dhe «një shpërdorim të caktuar financiar». Në 1950 ju la trashëgimi Spaak «një situatë shumë e keqe financiare» dhe u bënë diskutime mbi shpërndarjen e fetave të reja të financimeve që po fillonin të  vinin nga Shtetet e Bashkuara. Tani ACUE luante një rol të rëndësishëm. Nën Spaak, me mbështetjen e Bashkimit Europian të Federalistëve dhe të fondeve nga ACUE, Sekretariati Ndërkombëtar i Lëvizjes Europiane u transferua nga Londra e Parisi në Bruksel.

Riorganizimi i Lëvizjes Europiane përshtatej me tentativën e pafrytshme e tetorit 1949, nga ana e Departamentit të Shtetit, për ta vënë Spaak në timonin e OEEC si Drejtor i Përgjithshëm. Me fjalët e John Gillingham, «zgjedhja amerikane për “Mr. Europa” qe… Paul-Henri Spaak», por “lëkundja” dhe armiqësia e Britanisë së Madhe ia penguan emërimin. Pritej që drejtimi i Spaak do ta transformonte natyrën e Lëvizjes Europiane. Një «Sekretariat efikas dhe me një personel të përshtatshëm» u krijua në Bruksel, me përfaqësues kombëtarë ekspertë, përfshi George Rebattet, ish sekretar i rezistencës franceze, dhe Léon Radfoux, ish Shef Kabineti i Spaak. Objektivi kryesor i këtij sekretariati të ri ishte të gjeneronte një valë konsensusi popullor ndaj federalizmit «duke aktivizuar një fushatë intensiive propagande në të gjitha vendet», përfshi një “Javë të Europës së bashkuar”, e nënvizuar nga diskutime të Bidault, Spaak dhe van Zeeland. Braden referoi se objektivat qenë një zonë e tregëtisë së lirë me një valutë të vetme e lëvizje të lirë të punës dhe marrëveshja sipas së cilës parlamentet kombëtare do të duhej të debatonin rekomandimet e miratuara nga Asambleja Këshillmore e Këshillit të Europës në Strasburg.

ACUE dhe politika e jashtme amerikane

Sa qe afër ACUE ndaj tendencës dominuese të politikës amerikane në periudhën 1949 – 1951? Menjëherë ngrihen dy probleme: i pari, ndërsa regjistrat e ACUE janë të hapur ndaj publikut, procesverbalet e komiteteve që koordinonin aspekte të hapura e të mbyllura të politikës amerikane mbesin të mbyllur. I dyti, pavarësisht se ra dakord për faktin që një Europë federale ishte objektiv i saj, administrata amerikane ishte e ndarë mbi atë sesa presion të ushtronnte. Disa pjesë të administratës Truman qenë më të lidhura me ACUE sesa të tjera.

ACUE ndoqi shumë nga afër politikën amerikane në tentativat e saj për ta lidhur bashkimin europian me kauzën e grupeve të të mërguarve nga Europa Lindore dhe në luftën politike e finalizuar për të krijuar jostabilitet në shtetet satelite. Në majin e 1950, gjatë koferencës tripalëshe të Ministrave të Jashtëm në Londër, Shteetet e Bashkuara e bindën Britaninë e Madhe edhe Francën për t’i asociiuar grupet e emigrantëve si anëtarë të Këshillit të Europës. Një vit më pas, Shtëpia e Bardhë promovoi planet e Departamentit të Shtetit për t’i përshpejtuar këto përpjekje. Duke ilustruar propozimet e tyre në një guidë speciale  të titulluar “Koncepti i Europës”, pranuan preokupimin e tyre mbi faktin se përpjekjeve kryesore propagandistike në Lindje i mungonin «cilësitë e nevojshme pozitive për të rizgjuar vendet». Studime të ndryshme qenë bërë në tentativën për të gjetur një koncept pozitiv dhe temar e «bashkimit europian» e të «rikthimit të Europës» mund ta vinin çështjen në drejtimin e duhur. Natyra e saj «vetëm europiane» garantonte se nuk mund të «likuidohej si një manovër tjetër e “imperializmit amerikan”». As sovjetikët nuk do të mund ta përvetësonin idenë europiane në të njëjtën mënyrë, me tema të cilla si “liri”, “demokraci” dhe “paqe”. Përderisa Këshilli i Europës kishte miratuar kohët e fundit një Kartë të të Drejtave të Njeriut, ofrohej një instrument jashtëzakonisht i përshtatshëm me të cilin të evidentoheshin aspektet më të papëlqyera të pushtetit sovjetik. E gjitha kjo, shpresonte Departamenti i Shtetit, do t’i inkurajonte popullsitë e bllokut lindor që ta ngurtësonin rezistencën e tyre ndaj dominimit komunist – «për të vonuar sovjetizimin e mendjeve të tyre, veçanërisht të mendjeve të rinisë së tyre» – dhe Shtëpia e Bardhë ishte dakord. George M. Elsey, anëtar i stafit të Truman, nënvizoi sse kjo po «ecte në drejtimin e duhur … një kontribut i vlefshëm drejt objektivit që po diskutonin në mesditë, domethënë një përmbysje në vendet prapa Perdes së Hekurt».

Megjithatë, bashkimi europian qe më përcarës kur u aplikua në Europën Perëndimore. Ndërsa bashkimi ishte zyrtarisht një komponent qendror i politikës amerikane – Kongresi e kishte përcaktuar si një kusht i mëtejshëm ndihme i Planit Marshall – funksionarë të lartë tëë Departamentit të Shtetit, qysh në takimet e personelit të planifikimit politik (PPS) të korrikut 1949, treguan dëshirën për të shmangur anashkalimin e një Britanie të Madhe antifederaliste dhe Commonwealth me të cilin Shtetet e Bashkuara kërkonin të bashkëpunonin në zona të tjera të botës. Vetë Kennan ishte skeptik rreth vlerës së një pjesëmarrjeje imediate të Britanisë së Madhe në një Europë federale dhe ishte në ankth në sigurimin e funksionarëve britanikë, duke folur në fakt për një periudhë të gjatë të karakterizuar nga ndonjë lloj «komuniteti atlantik» i lirë. Kennan shtoi se objeksionet britanike ndaj çfarëdolloj shkrirjeje sovraniteti me Europën Perëndimore «qenë të një force të tillë sa duhet të pranohen» dhe se Uashingtoni nuk do të duhej të shtynte Britaninë e Madhe përtej pikës ku ajo dëshironte të shkonte.

Megjithatë, duke pasur parasysh perspektivën, Kennan ishte fuqimisht në favor të një Europe federale që përfshinte Britaninë e Madhe, duke e marrë frymëzimin e tij për një Europë të ardhshme nga modeli federal amerikan. Ishte «e qartë se ai bashkim final ishte në mendjen e tij», nënvizoi një funksionar mosbesues britanik. Kennan synonte nga axhustimet e dhimbshme ekonomike që Britania e Madhe dë të duhej të bënte, të krahasueshme me ato që ju nënshtrua New England gjatë ekspansionit të Shteteve të Bashkuara dhe nevojës së mundshme të transferimeve të popullsisë. Pavarësisht këtyre spekulimeve federaliste afatgjata, Kennan u kthye nga Europa me një vetëdije më të thellë të problemeve komplekse të Commonwealth, të stërlinës dhe të ngurrimit të Britanisë së Madhe për ta gjetur identitetin e saj në një Europë federale.

Funksionarë të ECA, bile edhe vetë Spaak, e nxisnin në mënyrë konstante Uashingtonin që të ushtronte një presion më të madh ndaj Bevin për t’i ndryshuar idetë lidhur me një Europë Perëndimore të integruar. Më 19 janar 1950, Spaak ju ankua fuqishëm Kennan dhe Sekretarit të Shtetit Dean Acheson për atë që e shikonte si një tentativë nga ana e Britanisë së Madhe për të penguar si OEEC, ashtu edhe Këshillin e Europës. Kur Kennan, Paul Nitze i PPS dhe Charles Bohlen nga ambasada në Paris morën pjesë në një takim të PPS lidhur me Europën Perëndimore disa ditë më vonë, Nitze e përmblodhi dilemën: në se lidhjet me Commonwealth e Britanisë së Madhe dhe frikërat e saj për sovranitetin e çonin kundër federalizmit, një federatë kontinentale do të kishte qenë mjaft e fortë pa Britaninë e Madhe? PPS i konvenionte që Bevin të bënte hapa fals në impenjimet e tij ndaj OEEC dhe se një gjë e tillë kërkonte tani veprim, por a nuk kishte një marrëveshje mbi shkrirjen e sovranitetit dhe lidhur me Gjermaninë. Bohlen, që përfaqësonte funksionarët amerikanë me seli në Paris, përfshi ECA, u ankua se Shtetet e Bashkuara qenë ngurrues që të ushtronin një presion real ndaj Londrës, siç bënin rëndom ndaj Parisit, për shkak të marrëdhënieve të ngushta të luftës Commonwealth – perandori që duhej të shpërbëhej, pohoi ai, duke i premtuar Britanisë së Madhe që të bashkohej me një Europë federale. Kennan theksoi se Commonwealth ishte i çmuar; gjithsesi, nuk mund ta imagjinonte Britaninë e Madhe dhe Gjermaninë të punonin bashkë së shpejti. Shtetet e Bashkuara duhej vetëm të provonin me mirësjellje ta bindnin Britaninë e Madhe që të afrohej me Europën.

Kështu, në vjeshtën e 1950, kur edhe Donovan tentoi ta bindë Acheson që ta shtynte Britaninë e Madhe të merrte pjesë në Planin Schuman, ky i fundit qe dakor lidhur me «nxitjen siç duhet» e Britanisë së Madhe në marrjen e rrugës federaliste: «Vetë britanikët duhet ta vlerësojnë nëse një hap kaq i rëndësishëm si ai i një federimi të vërtetë me Europën Perëndimore është koherent apo jo me impenjimet e Commonwealth dhe a është apo jo në interesin më të mirë të popullit». Acheson e shikonte një presion eksplicit drejt federalizmit si kundërprodhues, një vizion që jo vetëm pasqyronte diskutimet e PPS gjatë 1949 e 1950, por parafiguronte edhe problemet e hasura më 1953, kur Shtetet e Bashkuar ushtruan presione të forta për Komunitetin Europian të Mbrojtjes e propozuar.

Qasja e Acheson i turbulloi funksionarët amerikanë në Europë, që kishin detyrën e arritjes së marrëveshjeve lidhur me bashkëpunimin ekonomik europian. David K. Bruce, ambasadori amerikan në Paris, Averell Harriman, Përfaqësuesi Special i ECA, Samuel Katz, Këshilltar i ECA, dhe Lewis Douglas, ambasadori në Londër, qenë të gjithë dakord se Britania e Madhe ishte «problemi i madh» i tyre. Harriman ishte më i zëshmi dhe, në takimin me Bruce e John J. McCloy, ambasadori amerikan në Gjermani në janarin e 1950, shpjegoi se i kishte ardhur në majë të hundës me Bevin dhe Kancelarin e Skakierës Sër Stafford Cripps, të cilin e gjente «irritues dhe arrogant». «Harriman ishte jjashtëzakonisht i shqetësuar». Shpjegoi se deri në atë moment «kishte pasur një besim të palëkundur në qëndrimin amerikan në favor të bindjes dhe kundër detyrimit me forcë»; por tani «ndjente se Shtetet e Bashkuara nuk duhej të toleronin që Mbretëria e Bashkuar të ndërhynte kundër integrimit të Europës Perëndimore dhe ta sabotonte… Plani Marshall po shkërmoqej për shkak të kundërshtimit britanik». Ai shtoi paralajmërimin se sikur laburistët t’i fitonin zgjedhjet e ardhshme e 1950, siç dukej e mundur, ata do të kishin qenë «edhe më shumë kokëfortë». «Shtetet e Bashkuara nuk do ta mbështesnin këtë për një kohë të gjatë». Në një takim të marsit 1950, funksionarë të lartë amerikanë në Europë kërkuan një studim  lidhur me shkallën dhe mbi shpejtësinë e presionit për t’u zbatuar në influencimin e Britanisë së Madhe. Megjithatë, pavarësisht vizionit të tij skeptik ndaj programit laburist të shpenzimeve sociale, Douglas paralajmëroi për rrezikun e të vepruarit gjatë zgjedhhjeve të afërta britanike, duke nënvizuar se laburistët do të mund të përfitonin nga paraqitja si mbrojtës të Commonwealth kundër presionit amerikan.

Për pasojë, ACUE duket se nuk e ka sfiduar politikën e Departamentiit të Shtetit për ta shmangur presionin eksplicit ndaj Britanisë së Madhe apo vende të tjera në favor të federalizmit. Megjithatë, Donovan dhe Braden ndanin entuiziazmin e ECA për idetë e Spaak e për federalizmin e shpejtë dhe vendosën të punojnë më nga afër. Një shembull i mirë është “misioni për krizën” i tyre në Europë në qershorin e 1950. I shkurajuar nga Acheson, Donovan takoi drejtuesit e ECA në Paris, përfshi Harriman dhe Katz. Këtu qenë të rëndësishme lidhjet personale, pasi Katz kishte punuar më parë si funksionar i lartë i degës së inteligjencës sekrete të OSS, duke mbikëqyrur operacione në Europë kohën e luftës. Njëkohësisht David Bruce, përgjegjës i selisë së OSS në kohën e luftës në Londër, kishte qenë shefi i ECA në Paris para se të bëhej ambasador. As qenë këta ish funksionarët e vetëm OSS e përfshirë në promovimin e një zgjidhjeje federaliste në Europën e pasluftës. Ata ndiqnin gjurmët e Charles P. Kindleberger dhe Walt W. Rostow, dy ekonomistë të  OSS që në 1946 kishin bindur James Byrnes dhe Jean Monnet të lançonin idenë e pafat e një Komisioni Ekonomik të Europës të mbështetur nga Kombet e Bashkuara. E lumtur të mësonte për drejtimin e ardhshëm të Lëvizjes Europiane nga Spaaak, ECA ia ofroi asistencën e saj kësaj të fundit, që ishte «anashkaluar më parë për shkak të frikës lidhur me drejtimin».

Misioni i Braden dhe Donovan i qershorit 1950 ndiihmoi edhe që konfirmohej bindja e ACUE sipas të cilës Partia Laburiste britanike ishte barriera më e madhe ndaj federalizmit të shpejtë në Europë. Kjo analizë u konfirmua nga sulmi i konsiderueshëm që delegacioni britanik lëshoi kundër federalistëve francezë në Strasburg verën e 1950. ACUE nuk ishte thjesht një vëzhgues pasiv i antifederalizmit britanik dhe kërkoi të mbështesë disidentët federalistë brenda saj, të tillë si parlamentari për Hull North-West, R. W. Mackay, që ideoi një rrugë kompromisi për fedearalizmin i njohur si «Plani Mackay». Këto aktivitete i shqetësuan drejtuesit e Partisë Laburiste. Nga janari i 1950, shumë prej aktiviteteve të Mackay qenë të varur nga fondet e ACUE. Gjithsesi, më 1951, Britania e Madhe dhe Skandinavia i vunë veton prezantimit të Planit Mackay në asamblenë plenare.

Pas një viti aktivitet të ACUE, Foreign Office britanik dukej se kishte kuptur vetëm fushatën e tij eksplicite të ppropagandës në Shtetet e Bashkuara, që kishte shkaktuar një farë irritimi në Londër. Në fillimet e shkurtit 1950 Joseph Retinger, Sekretar i Përgjithshëm i Lëvizjes Europiane, i shkroi Sër Stafford Cripps, Kancelar britanik i Skakierës, duke e pyetur nëse Attlee dhe Bevin do ta deklaronin publikisht mbështetjen e tyre ndaj bashkimit europian. Donovan dëshironte deklarime të tilla nga të gjithë krerët europianë, duke dashur t’i publikonte bashkë si pjesë e përpjekjeve për të bindur Kongresin në vazhdimin e ndihmave të Planit Marshall. Foreign Office konkludoi se, siç ishte pajtuar pjesa më e madhe e shtetarëve të Europës Perëndimore, Bevin do të duhej të thoshte diçka. Por mesazhi mbështetës i Bevin qe aq ekuivok sa që ACUE e pyeti Foreign Office në se kishte pasur ndonjë gabim, vetëm për të dëgjuar përgjigjen se Bevin kishte këmbëngulur personalisht në futjen e shprehjeve më fyese. ACUE u zhgënjye më tej kur Churchill dhe Eden, të kthyer në pushtet më 1951, u rreshtuan gradualisht kundër ideve federaliste. Prandaj nga nëntori i 1951, si Spaak në Europë, ashtu edhe ACUE në Shtetet e Bashkuara e humbën gjithnjë e më shumë shpresën në rrugëtimin “elitar” të federalizmit dhe ju kthyen agjitacionit masiv.

ACUE në Shtetet e Bashkuara

Është e mundur të individualizohet ky theksim në rritje mbi publicitetin dhe propagandën qysh më 1950, në mënyrë të veçantë në punën publike që ACUE kreu në Shtetet e Bashkuara nga zyrat e saj në Nr.537 e Fifth Avenue në New York. ACUE provoi që ta bindë opinionin e elitës që të mbështeste federalizmin europian. Për këtë qëllim organizoi dhe pagoi një numër të madh vizitash dhe turne leksionesh të figurave të shquara europiane, midis të cilëve Churchill, Spaak dhe Paul van Zeeland. Robert Schuman, Paul Reynaud, Konrad Adenauer dhe Guy Mollet ndoqën gjurmët e tyre. Vizita e Spaak midis janarit dhe shkurtit 1951 tërhoqi në një masë të konsiderueshme vëmendjen e shtypit e të radios dhe gjatë turit të tij 6 javor ai ju drejtua publikut në 13 qytete, midis të cilëve New York, Palm Beach, Chicago, San Francisco e Los Angeles. Rrallë pati ndonjë moment që ACUE të mos kishte relatorë me spesor në qarkullim nëpër Shtetet e Bashkuara dhe qe që ACUE që grupe studentësh, kolegje, radio dhe televizione amerikane u drejtoheshin për të pasur relatorë lidhur me çështjet europiane. Qenë bërë edhe hapa për të siguruar që AFL-CIO ta mbështeste aktivisht bashkimin europian, sidomos Planin Schuman, dhe vëzhgues amerikanë qenë dërguar vazhdimisht në Këshillin e Europës.

Në Kongres ju rezervua një vëmendje e konsiderueshme gjatë seancës së parë dëgjimore vendimtare lidhur me financimet e reja e Planit Marshall të shkurtit 1950. Donovan dëshmoi përpara Komitetit për Punët e Jashtme e Dhomës së Përfaqësuesve lidhur me Planin Marshall si President i ACUE dhe Kongresi u bombardua vazhdimisht me literaturë federaliste. Akoma edhe më e rëndësishme, Donovan në New York dhe Spaak në Bruksel mbajtën konferenca për shtyp të njëkohshme ku bënë publik tekstin e deklaratave probashkim e 50 shtetarëve të shquar europianë, të mbledhura me kujdes nga Retinger, duke i shuajtur efektshëm dyshimet mbi impenjimin europian ndaj progresit dhe duke krijuar një atmosferë shumë të favorshme për rinovimin e ndihmave të Planit Marshall nga ana e legjislativit. Në qershorin e po atij viti, ambasada franceze në Uashington falenderoi Donovan pse i kishte dërguar një mesazh të hapur Kryeministrit Schuman në favor të Planit Schuman, i nënshkruar nga «118 emra të mëdhenj amerikanë», përfshi ish Sekretarët e Shtetit Marshall e Stimson, dhe i bërë publik në një konferencë për shtyp në New York nga Allen Dulles. Deri më 1951 ACUE kishte prodhuar 17 publikime dhe po publikonte një buletin të rregullt çdo 2 javë për ta qarkulluar në Shtetet e Bashkuara. Shpërndau edhe material të prodhuar në Europë, përfshi Buletinin Ndërkombëtar e Lëvizjes Europiane, “Europe Today and Tomorroë”. Më pas, në përgjigje të kritikave për asistencën ndaj Europës, ACUE e spostoi vëmendjen e tij në Amerikë nga elitat drejt një publiku më të gjerë, duke organizuar transmetime raadiofonike nga ana e Donovan dhe botimin e artikujve të tij në “Atlantic Monthly” e “San Francisco Chronicle”. Në prillin e 1952, ACUE bleu një faqe të tërë reklamash në “New York Times” e titulluar «Mbijetesa e Europës», duke mbështetur bashkimin europian.

ACUE komisionoi edhe akademikë amerikanë që të impenjoheshin në një projekt mbi problemet e federalizmit. Qysh më 1950, Braden provonte të organizonte një studim të rëndësishëm mbi rrugët më efikase drejt bashkimit, i bashkëfinancuar nga ACUE dhe nga Lidhja Ekonomike për Bashkëpunimin Europian, që duhej tëë zhvillohej prej një ekipi të drejtuar nga Richard Bisell Jr. i ECA. Projekti ndoshta më interesant i ACUE u bë nga Harvard University në vitin 1952. Ky projekt ishte menaxhuar nga historiani europian dhe eksperti i propagandës më i madh, Carl Friedrich, vetë ky i impenjuar thellësisht në kazën federaliste. Për Friedrich bashkimi europian jo vetëm që kishte vlerë në vetëvete, por ishte një trampolinë drejt federalizmit botëror, ide që u zhvillua në punimet e botuara gjatë viteve’50 e ’60. Më 1952, ACUE i ngarkoi Friedrich një studim të rëndësishëm krahasues lidhur me problemet konstitucionale të federalizmit në Australi, Kanada, Gjermania, Zvicër dhe Shtetet e Bashkuara. Studimi, që përmbbante 7 vëllime me dokumenta bashkangjitur, u shpërnda gjerësisht dhe qysh më 1953, megjithë vërejtjet për kostot që rriteshin në mënyrë marramendëse, puna vazhdoi për këtë projekt dhe u shooqërua me punën për botimin francez. Nga 1956 u përgatit edhe një botim italian.

Puna e Friedrich është e denjë për t’u nënvizuar edhe pse ilustron lidhjet komplekse midis ACUE dhe Komitetit për Europën e Lirë. Gjatë gjithë viteve’50, Friedrich punoi edhe për Komitetin e Europës së Lirë si konsulent për zonën sovjetikë të Gjermanisë. Më 1951 nxiti për një politikë progresive Allen Dulles dhe Presidentin e Radios Europa e Lirë C. D. Jackson, duke e përshkruar Berlinin si një bazë nga ku Shtetet e Bashkuara do të mund të mbështesnin dhe shtrinin një rrjet rezistence, që tashmë po «shqetësonte në mënyrë efikase autoritetet sovjetike dhe sahanlëpirësit e tyre komunistë gjermanë». Megjithëse Dulles dhe Jackson qenë dakord, funksionarë të tjerë amerikanë në Gjermani kishin dyshime në rritje mbi vlerën e kësaj lloj pune.

Akademikët amerikanë luajnë një pjesë në rëndësishme në ekspansionin e aktiviteteve të ACUE-së. Më 1950 u lançua një seksion kulturor i ACUE, i drejtuar nga dy historianë amerikanë që kishin shërbyer pranë OSS, Presidenti i Bennington College Frederick H. Burkhardt dhe William L. Langer i Harvard University. Donacionet që ata shpërndanë ndihmuan që të krijohej Qendra Kulturore Europiane në Gjenevë dhe i dhanë asistencë Bashkimit Ndëruniversitar të Federalistëve. ACUE u interesua edhe për Kolegjin e Europës në Bruges, i projektuar pë të stërvitur funksionarët e ardhshëm europianë. Një prej tërheqjeve të kolegjit ishte drejtimi i tij që kishte luajtur një rol aktiv në rezistencën e luftës. Një përgjegjës i tij, Dr. H. Brugman, pati influencë të fortë mbi idetë federaliste që qarkullonin brenda lëvizjeve europiane të rezistencës, siç deklarorhet në revista klandestine si hollandezja “Het Parool” dhe francezet “Combat” dhe “Résistance”. Në qershorin e 1951, ACUE u ofroi bursa studimi studentëve amerikanë që dëshironin ta frekuentonin kolegjin. Liderët kulturorë dhe akademikët amerikane, pohohej, do të mund t’i ofronin një Europe në rrugë dederalizimi benefitin e «përvojës tonë – e mirë dhe e keqe – në fushat e komunikimit masiv dhe të asimilimit ndërkulturor».

Kërkimi i federalizmit popullor

Puna e ACUE në Europën kontinentale e fillimviteve ’50 u përqëndrua gjithnjë e më shumë edhe mbi propagandën dhe veprimin masiv. Gjatë trazirave kur Lëvizja Europiane po riorganizohej më 1950, ju drejtua organizatave anëtare të Lëvizjës Europiane për të promovuar federalizmin; praktikisht kjo nënkuptoi Bashkimin Europian të Federalistëve e dominuar nga francezët, që Donovan e konsideronte se ishte grupi më efikas. Francezët propozuan që ta spostonin aksionin e Strasburgut duke lançuar një lëvizje populiste të njerëzve të thjeshtë, Këshillin Europian të Vigjilencës, nën lidershipin e kreut të rezistencës franceze Henri Frenay, që do të takohej në një pallat ngjitur me Këshillin e Europës dhe duke e mbytur këtë me peticione lokale mbështetës të federalizmit. ACUE i dha këtij organizmi një donacion fillestar prej 42000 dollarësh.

Nga pranvera e 1951, me lidershipin e ri të Spaak, Lëvizja Europiane në tërësinë e saj qe sërish një organizatë efikase. ACUE, Spaak dhe Franay u angazhuarn në tentativën e krijimit të një mbështetjeje masive për federalizmin. Në periudhë afatshkurtër, shpresonin të krijonin mbështetjen për Planin Schuman, një autoritet më të madh për Këshillin e Europës dhe idenë e një ushtrie europiane, më pas EDC. Pas “diskutimesh të detajuara” midis Donovan dhe Eisenhoëer në pranverën e 1951, ACUE vendosi një theks në rritje tek integrimi i Gjermanisë në Europën Perëndimore, për të zhdukur frikërat e një riarmatimi dhe shqetësimet amerikane për një devijim gjerman drejt neutralitetit. Megjithëse Donovan e dinte se një Europë federale nuk ishte “menjëherë e afërt”, konkludoi se “një kampion i autoriteteve të specializuara do të krijojë forcën e bashkuar ushtarake dhe zonën e tregëtisë së lirë që janë të nevojshme në rast se Europës i duhet të sigurojë forcën e saj maksimale dhe të sigurojë suksesin e misionit të Gjeneralit Eisenhower”. Për shembull, Donovan tregoi propozimet për një Autoritet  Europian të Transporteve dhe një Organizatë Europiane të Bujqësisë, të modeluara sipas Planit Schuman.

Bindja e përbashkët e Spaak dhe Donovan se bashkimi europian do të mund të çohej përpra në mënyrën më të mirë nga një propagandë masive përkonte me preokupimet e thella amerikane rreth suksesit të bllokut lindor në përpjekjet e tij propagandistike në zonën e lëvizjeve rinore dhe të organizatave ndërkombëtare në përgjithësi. Në verën e 1951, një rritje e aktiviteveve rinore komuniste të organizuara u dëshmua nga një grumbullim gjigantesk rinor  i organizuar nga Freie Deutche Jugend me një pjesëmarrje prej rreth 2 milion të rinjsh nga e gjithë bota. Ky manifestim i vetëm u vlerësua se kishte një kosto prej më shumë se 20 milion stërlinash për sovjetikët. Inteligjenca britanike siguroi filmime nga manifestimi dhe përmasat i tij alarmuan politikanë të rëndësishëm perëndimorë, përfshi John J. McCloy, Komisari i Lartë Amerikan për Gjermaninë. McCloy, i përfshirë fuqimisht në luftëra psikologjike dhe nën koperturë amerikane, e pikasi menjëherë rëndësinë e këtij zhvillimi dhe vendosi se një kundërsulm ishte i domosdoshëm. Shepard Stone, një anëtar i stafit të tij, kontaktoi Joseph Retinger, Sekretar i Përgjithshëm i Lëvizjes Europiane, dhe i kërkoi nëse ata qenë të gatshëm të organizonin një demonstrim të ngjashëm në Europën Perëndimore. Financime shtesë të konsiderueshme do të  jepeshin nga qeveria amerikane dhe do të kanalizoheshin nëpërmjet ACUE, boll që ato të ppërdoreshin specifikisht për impenjimin e të rinjve. Retinger pranoi dhe, bashkë me Spaak e Andre Phillip, formuan një komitet special 3 anëtarësh për të projektuar profilin ee fushatës rinore europiane.

Për pasojë, më 1951, pjesa më e madhe e fondeve të ACUE për Europën u përdor në një ndërmarrje të re – një fushatë për bashkimin midis të rinjvë europianë. Midis 1951 e 1956 Lëvizja Europiane organizoi më shumë se 2000 manifestime dhe festivale në kontinent, veçanërisht në Gjermani ku përfitoi ndihmën e ushtrisë amerikane. Një prej avantazheve shtesë e përdorimit të fondeve amerikane në programet e gjera rinore ishte se ajo ndiihmonte të maskohej masa me të cilën Lëvizja Europiane ishte e varur nga fonde amerikane. Në majin e 1952 Spaak vendosi që financimet nga burime amerikane që qennë përdorur më parë për buxhetin e zakonshëm të Lëvizjes Europiane do të drejtoheshin për përdorim në “Buxhetin Special” e përdorur për mbështetjen e gamës në rritje të programeve të reja. Kjo maskoi burimin e tyre dhe shmangu çdo akuzë rreth varësisë nga Amerika. Sërish, në nëntorin e 1953 Baron Boel, arkëtari i Lëvizjes Europiane, shpjegoi se ishte thelbësore të shmangej situata në të cilën kundërshtarët e bashkimit europiane do të mund të na akuzonin se ishim krijesë amerikane. për këtë arsëye “paratë amerikane, të pranueshme më shumë për Fushatën Europiane për Rininë dhe aktivitete të ndryshme të kufizuara, nuk mund të përdorej për menaxhimin ditor të Lëvizjes”. Nëpërmjet përdorimit të “Buxheteve Speciale”, shumat e mëdha të ardhura nga burime amerikane nuk qenë të dukshme në buxhetin e zakonshëm të Lëvizjes Europiane.

Brenda fundit të 1951, në Paris ishte krijuar një Sekretariat Ndërkombëtar i Rinisë, me zyra më të vogla në të gjithë Europën Perëndimore dhe një revistë 5 gjuhëshe lidhur me një fushatë për të rinjtë. Më 1952 u zgjodhën përfaqësues në një Parlament Europian të Rinisë, të cilët duhej të ndihmonin Lëvizjen Europiane “që të informonte masat e të rinjve europianë për detyrimet e tyre ndaj vetvetes dhe botës së lirë”. Qysh nga fundi i 1953, fushata po i kushtonte ACUE 200000 dollarë në vit. Anipse e vështirë të individualizohet masa me të cilën këto aktivitete patën impakt ndaj opinionit të masave, europianë të shkallës së lartë, të etur për fonde të mëtejshme, ia atribuan suksesin e tyre fushatës masive. Një letër e Monnet për Donovan e tetorit 1952 qe një rast tipik, duke theksuar: “Mbështetja jonë e vazhdueshme, tani më vendimtare se kurrë, do të na ndihmojë në masë të madhe t’i realizojmë plotësisht planet tona”.

Gjatë 1953 dhe 1954, ACUE forcoi lidhjet me qeverinë amerikane. Allen Dulles zëvendësoi Walter Bedell Smith si Drejtor i CIA dhe Departamenti i Shtetit konkludoi se tentativat eksplicite për t’i shtyrë shtetet europiane në ECD gjatë 1953 dhe 1954 kishin pasur një efekt bumerang, pasi qenë parë si një “ndërhyrje jo e kërkuar amerikane” duke shkaktuar “më shumë antagonizëm se mbështetje publike”. Urtësia e këtyre metodave më pak të drejtpërdrejta dukej se ishte konfirmuar. Problemi më i madh që duhej të përballonte ACUE ishte çështja gjermane dhe shembulli më interesant i kësaj qe tentativa për ta shoqëruar Strasburgun me përpjekjet e Komitetit për Europën e Lirë dhe ACEN. Qysh nga 1953, grupe gjermane dhe nga Europa Lindore bënin rivendikime irredentiste në konflikt midis tyre ndaj territoresh reciproke. ACEN dhe Radio Europa e Lirë, jo vetëm antisovjetike, por edhe antigjermane, publikuan dokumenta dhe harta që zbulonin ambicie ndaj territoresh të Gjermanisë së pasluftës dhe zonash të banuara nga gjermanë. Qeveria gjermane ushtroi presione të përsëritura ndaj ambasadës amerikane “për ta ndaluar përhapjen e një propagande të tillë antigjermane”.

Këto tensione kërcënonin që të ndërprisnin marrëdhëniet midis ACEN dhe delegacioneve të ndryshme të Europës Perëndimore në Strasburg. Përpjekje për ta përmirësuar koordinimin midis Strasburgut dhe Komitetit për Europën e Lirë çuan në fillimin e 1957 në një studim të zgjeruar të aktiviteteve të Radios Europa e Lirë bërë nga komiteti politik special i Këshillit të Europës. Pas një vizite 3 ditore në selinë qendrore të saj në Mynih, u konkludua se Radio Europa e Lirë “po realizonte një detyrë politikisht tejet të dobishme” dhe rekomandonte një pjesëmarrje më të madhe europiane në atë që ishte një program në pjesën më të madhe i menaxhuar nga amerikanët. Më 1959, Komiteti për Europën e Lirë u përgjigj duke formuar një grup këshilltarësh nga Europa Perëndimore dhe duke inkurajuar liderët në ekzil e bllokut lindor t’u bashkoheshin diskutimeve lidhur me integrimin europian.

Dy zhvillime të mëtejshme e karakterizuan strategjinë e ACUE në mesin e viteve ’50. Në radhë të parë, pati një interes të rinovuar në politikën e elitës, i përqëndruar mbi Komitetin e Veprimit për Shtetet e Bashkuara të Europës të Jean Monnet. Monnet evidentoi asamble të vogla dhe botime serioze “sesa manifestime e polemika të mëdha”. Strategjia e Monnet nuk ishte plotësisht e mirëseardhur nga ACUE, që ankohej se “ishte qëllimisht e përqëndruar mbi elementë laburistë dhe socialistë” anë kurriz të pjesëmarrjes së industrialistëve francezë dhe të djathtë. Pavarësisht se aktivitetet e Monnet janë specifikisht të identifikuara në raportet e ACUE midis programeve të mbështetura, dokumentacioni që lidh Monnet me ACUE është i kufizuar. Kjo nuk duhet të habisë, pasi Monnet qe edhe më i matur se Lëvizja Europiane përsa i përket dmëit politik potencial që do të mund të shkaktohej nga marrja vesh rreth financimeve amerikane. Fondet e vetme amerikane saktësisht të vërtetueshëm të dhëna për Monnet gjatë kësaj periudhe vinin nëpërmjet Fondacionit Ford për të mbështetur sekretariatin e afërt të tij.

Rasti i Monnet dhe i Fondacionit Ford nënvizon qartë vështirësitë ekstreme me të cilat çdo historian ndeshet kur kërkon të rrëmojë lëmshin e financimeve sekrete të qeverisë amerikane për t’i ndarë nga financimet eksplicite e dhëna nga ato organizata private amerikane dhe fondacione publike që punonin në kontakt të ngushtë me qeverinë amerikane. Qysh nga 1949, me kërkesën zyrtare e Allen Dulles, Fondacioni Ford po bashkëpunonte me CIA në një numër të caktuar programesh europiane. Qysh më 1950, ACUE dhe Fondacioni Ford koordinonin përpjekjet e tyre në mbështetje të federalizmit. Vnga 1953 si John J. McCloy, ashtu edhe Shepard Stone, që kishin qenë të dobishëm në planifikimin e fondeve sekrete qeveritare të konsiderueshme për Fushatën për Rininë Europiane, qenë të dy në këshillin administrativ të Fondacionit Ford. McCloy qe edhe Drejtor i Fondacionit Rockefeller. Më 1955 McCloy ishte bërë tashmë President i Këshillit Administrativ të Fondacionit Ford, shërbente si President i Këshillit për Marrëdhëniet Publike (i mirënjohuri Council on Foreign Relations, shënimi im.). Njëkohësisht, i njëjti rreth, që përfshinte Retinger, McCloy, Allen Dulles, Harriman, David Rockefeller, Jacksondh e Bedell Smith, qe i impenjuar të krijonte Grupin Bildeberg, një tjetër organizatë që zbuste diferencat midis qeverisë, organizatave publike e private dhe midis të hapurës e të fshehtës në të dy anët e Atlantikut. Komiteti i Veprimit i Monnet dhe Fushata për Rininë Europiane duket se qenë aktivitetet europiane motiv krenarie që  përfitonin mbështetje nga këto grupe aamerikane që i mbivendoseshin njëri tjetrit dhe nga organizata në mesin e viteve ’50.

Zhvillimi i dytë qe vëmendja më e madhe e ACUE ndaj NATO, që po zhvillonte programin personal të luftës politike, dhe ndaj ideve atlantiste. Në kontrast me fillimvitet ’50, kur ACUE kishte refuzuar të punonte me Bashkimin Atlantik, nga fundi i dekadës ACUE bashkëpunonte gjithnjë e më shumë me grupe atlantiste që konceptimin bashkimin europian brenda kornizës së NATO. ACUE mbështeti programe për të rinjtë si Konferenca Politike për Rininë Atlantike midis viteve 1957 e 1960 dhe deklaroi se “dëgjonte nga shumë se bashkimi europian dhe solidariteti atlantik qenë objektiva të denja për mbështetje reciproke”. Megjithatë, ashtu si Komiteti Amerikan për NATO, deri më 1959 pjesa më e madhe e aktiviteteve u krye në Shtetet e Bashkuara, ACUE po provonte megjithatë të inkurajonte një interes më të fortë britanik në Europë dhe porositi një studim mbi marrëdhëniet ekonomike midis Britanisë së Madhe dhe Europës tek Intelligence Unit e “The Economist”, duke shpresuar që t’i bindëte industrialistët britanikë që të adoptonin një vizion më “realist”. Stafi i “The Economist” përfshinte një numër të caktuar figurash që qenë të rëndësishme në organizata europiane, si për shembull Barbara Ward, zëvendëskryeredaktorja e tij.

Në majin e 1960 ACUE votoi për përfundimin e ekzistencës së saj. Drejtorët e saj theksonin se, duke qenë se bashkimi europian ishte një “çështje e pakryer”, një aktivitet  i vazhdueshëm i ACUE mund të justifikohej nga një “përmbysje serioze e tendencës aktuale” drejt integrimit. Veç kësaj, me rikuperimin e ekonomive europiane, federalistët europianë qenë në gjendje t’i gjenin fondet e tyre. Kështu, në pranverën e 1960 ACUE u rudh gradualisht, si drejtori ekzekutiv menaxhoi 8 donacionet e unfidt europiane, në total 105000 dollarë. Me shumë shtete afrikane që po shkonin drejt pavarësisë, ACUE e përkëdheli idenë e një programi euro – afrikan të orientuar për të lidhur të dy kontinentet, por fondet e mbetura të ACUE ju transferuan Komitetit Amerikan për NATO. Ajo u pezullua në vend që të shkrihej me kërkesën e Monnet dhe Schuman, që donin të siguronin një “rikthim të tij në skenë nëse dhe kur të ishte e nevojshme”.

Impakti i ACUE

Pavarësisht se regjistrat e ACUE janë të hapura për publikun, natyra e saktë e punës së dhe burimet e të gjitha financimeve mbesin diçkaa e errët. Për ndonjë arsye të panjohur, resurset e disponueshme për ACUE u trefishuan faktikisht nga fundi i 1951. Në 3 vitet e para të operacioneve, 1949 – 1951, ACUE përfioti 384650 dollarë, pjesa më e madhe e të cilave të drejtuara nga Europa. Ishte një shumë e madhe, por nga 1952 ACUE nisi ta shpenzojë një shumë të tillë çdo vit. Buxheti total për periudhën 1949 – 1960 shkonte në një shifër midis 3 dhe 4 milion dollarëve. Përderisa fluksi i parave nëpërmjet Atlantikut filloi të rritej ACUE çeli një zyrë  vendore në Paris për t’i monitoruar nga afër grupet që merrnin donacionet. Nga 1956 fluksi i financimeve që rritej po ngjallte frikërat midis drejtorëve të ACUE rreth rrezikut që puna e tyre mos thithte vëmendjen e publikut, duke shkaktuar kritike ndaj grupeve që mbështesnin. Megjithëse William Fuggit, përfaqëësuesi europian, shpjegoi se ACUE ishte “në gjendje të shmangte sikletet për miqtë tanë, duke qëndruar në prapaskenë”, fshihte se rreziku i një zbulimi “ishte real”.

Pavarësisht se regjistrat e shpenzimeve të ACUE nuk zbulojnë asgjë lidhur me burimet e hyrjeve, dëshmitë e mundshme tregojnë padiskutim subvencione qeveritare amerikane në rritje. Siç e kanë treguar historianët Trevor Barnes dhe Wilson D. Miscamble, më 1948 qeveria amerikane tentoi të menaxhojë këto lloj projektesh mbi bazën e vetëm donacioneve private, por kjo u braktis shpejt. Akoma më 1951, ACUE merrte donacione nga qytetarë privatë amerikanë, por më pas pushoi së përdoruri mbledhës profesionistë fondesh. Ky ndryshim përkon me ndërhyrjen e McCloy, e kanalizuar nëpërmjet ACUE, për të nxitur fushata midis të rinjve europianë dhe trifishuar resurset e dispponueshme për ACUE. Në një intervistë të dhënë në vitet ’80, Braden theksoi se fondet e ACUE e kishin origjinën tek CIA dhe, në kujtimet e botuara pas vdekjes së tij, Retinger, Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Europiane, referon se kishte marrë fonde nga qeveria amerikane dhe u ndal lidhur me akuzat periodike mbi faktin se punonte për inteligjencën amerikane. Por vepra e njohur e Rebattet, me një akses të jashtëzakonshëm në dokumentacionin e Lëvizjes Europiane, që konfirmon se pjesa më e madhe e fondeve të ACUE e kishin origjinën tek CIA. Duke ju referuar intervistave me George Rabattet, Sekretar i Përgjithshëm i Lëvizjes Europiane, dhe Përfaqësuesit Europian të ACUE, F. X. Rabattet konkludon:

Ishin jo më pak se 4 anëtarë të CIA dhe drejtorëve të ACUE … Mazhoranca dërrmuese e fondeve amerikane të dhëna për fushatën lidhur me Europën e bashkuar dhe, praktikisht, të gjitha paratë e marra për Fushatën për Rininë Europiane vinin nga fonde të Departamentit të Shtetit. Natyrisht që kjo u mbajt shumë sekret. ACUE luante kështu pjesën e organizatës me mburojë ligjore. Donacione nga biznesi përbënin maksimumi 1/6 e shumë totale gjatë periudhës së studiuar.

Rebattet demonstron se rreth 1952 këto fonde amerikane po mbaheshin sekret nëpërmjet procedurës së mbajtjes së pjesës më të madhe të tyre jashtë nga buxheti i zakonshëm i Lëvizjes Europiane. Në fakt, fondet amerikane u përdorën për pprojekte të panumërta speciale, përfshi Fushatën për Rininë Europiane, Komitetin e Veprimit dhe buxhetin e Këshillave Kombëtare të Lëvizjeve Europiane.

Jo të gjitha fondet e ACUE vinin nga CIA; ai thithte donacione private të konsiderueshme. Ngjashëm, jo e gjithë asistenca sekrete amerikane për grupet federaliste europiane shpërndahej nga ACUE. Për shembull, në Itali Luigi Gedda, një funksionar i lartë i Vatikanit, krijoi një organizatë aktivistësh katolikë që ndihmoi të mundeshin komunistët në zgjedhjet e 1948. Gedda mbështetej nga zyrtarë të ambasadës amerikane në Romë dhe të CIA dhe mbështetja u rrit kur nisi të promovojë idenë e “Bashkimit Perëndimor”, duke shpjeguar se Papa tani ishte dakord që “Kisha do të duhet të jetë në vijën e parë për një federatë të shteteve europiane perëndimore”. Pasi ambasada amerikane në Romë konkludoi se Gedda kishte nevojë për rreth 500000 dollarë, funksionarë amerikanë debatuan nëse financimet duhet të shpërndaheshin nëpërmjet fondit për divulgimin e Planit Marrshall (ERP) apo CIA. Fonde të Agjencisë të Sigurisë Reciproke u përdorën edhe për të mbështetur Lëvizjen Europiane, faktikisht Marrëveshja e Sigurisë Reciproke të 1951 theksonte në mënyrë eksplicite se resurset e saj duhej të përdoreshin “për të inkurajuar më tej federimin ekonomik dhe politik të Europës”. Sigurisht që pati një përdorim të fondeve të palëve – valuta europiane të transferuara nga qeveritë e Planit Marshall qeverisë amerikanë për të mbuluar kosto administrative amerikane në Europë – për qëllime politike.

Është e vështirë të maten proporcionet e buxheteve të shumta amerikane për propagandën dhe publicitetin, si të deklaruar, ashtu edhe sekretë, që u shpenzuan në promovimin e bashkimit europian gjatë kësaj periudhe. Megjithatë, në rastin sppecifik të ACUE, një masë e përafërt mund të bëhet duke krahasuar buxhetin e tij total prej 3 – 4 milion dollarësh me atë të programeve bashkëkohore e konceptuar nga CIA. ACUE kushtoi qartazi shumë më pak nga sa i shpenzua për të siguruar humbjen e komunistëve në zgjedhjet italiane të 1948, ka mundësi operacioni më i madh i CIA në këtë periudhë, i vlerësuar me një kosto të përafërt prej 10 milion dollarësh nga Christopher Simpson. Në të njëjtën mënyrë, ACUE shpenzoi më shumë se 3 milion dollarët e shpenzuar nga CIA gjatë zgjedhjeve kiliane të 1964 dhe më shumë se shuma prej 3.3 milionësh të dërguar nga Shoqata Kombëtare e Studentëve Amerikanë midis 1952 dhe 1967. Që shpenzimet për ACUE qenë standard për një operacion të rëndësishëm sekret OPC/CIA në këtë periudhë konfirmohet nga Geoffrey Treverton, që sugjeroi se nën Truman u autorizuan 81 operacione sekrete dhe se shumë totale e autorizuar u rrit dramatikisht nga 4.7 milion dollarë më 1949 në 82 milion më 1952. Rezervat e ACUE u rritën në mënyrë dramatike edhe në këtë hark kohor.

Nuk është e lehtë as edhe të përcaktohet një vlerësim i balancuar se çfarë arritën operacionet sekrete të ACUE në Europë midis 1949 dhe 1960. Qartazi, financimet e bëra nuk qenë të disponueshme në Europën Perëndimore për llojin e iniciativave që Lëvizja Europiane dëshironte të ndiqte. Në fakt shumë prej fondeve të pakta të disponueshme përpara përfshirjes amerikane nuk erdhën nga Europa Perëndimore, por nga industrialistët zviceranë, kryesisht kompania Nestlé. Nuk mund të mos ketë kurrfarë dyshimi se, midis 1949 dhe 1951, fondet e ACUE ngritën në këmbë ekzekutivin e Lëvizjes Europiane, që duket i përçarë në mënyrë të pakthyeshme dhe afër falimentimit. 1/3 e personelit zyrtar të Lëvizjes Europiane ishte pushuar nga puna, programi i botimevee ishte ndërprerë dhe faturat nuk qenë paguar. Siç vërejti me keqardhje ACUE nga fundi i 1949 “Sandys kërkoi me urgjencëë më shumë para nga ne brenda fundit të janarit”. Me tu krijuar bërthama e Lëvizjes Europiane, fushatat publike të kushtueshme të saj të viteve ’50 ju besuan thuajse ekskluzivisht financimeve të ACUE. Kur një delegat francez i Bashkimit të Federalistëve Europianë arriti në New York më 1950 për t’i ofruar ACUE një prezantim të planeve të tij për Këshillin Europian të Mbikëqyrjes, pranoi se ishte “thjesht e pamundur për ne të përfundohej ndërmarrja pa  ndihhmën tuaj”. Federalistët kishin projektuar në letër Fushatën për Rininë Europiane masive qysh nga 1947, por mjetet nuk qenë të arritshme dhe projekti ishte “shtyrë pafundësisht”.

Lëvizja Europiane ishte vetë federale, që konsistonte në shumë grupe kombëtarë e ndërkombëtarë, bashkë me krijimin e buxheteve speciale për ta bërë opak kontributin amerikan; kjo e bën të vështirë të kuantifikohet përmasa e fondeve që vinin nga Europa apo nga Shtetet e Bashkuara. Shifrat e Rebattet për periudhën 1945 – 1953, bazuar mbi akseset në regjistrat financiarë e Lëvizjes Europiane, sugjerojnë se në rreth 1 milion stërlina të shpenzuara nga 1945 në fillimin e 1953, “pakashumë 440000 sterlina (44%) erdhi nga Shtetet e Bashkuara. Nëqoftëse heqim fondet europiane e përfituarra përpara fillimit të përfshirjes amerikane në fundin e 1948 (rreth 100000 stërlina), del se ACUE siguroi thuajse gjysmën e financimeve të Lëvizjes Europiane nga fundi i 1948 deri në fillimin e 1953. Nga regjistrat financiarë të ACUE del qartë se 1949 – 1952 qe një periudhë kontributesh modeste dhe se këto u dyfishuan më pas. Nuk ka shifra të sakta për buxhetin e Lëvizes Europiane midis 1953 dhe 1960, por do të ishte e çuditshme në rast se subvencionet e ACUE nuk do të përbënin 2/3 e fondeve të Lëvizjes Europiane gjatë kësaj periudhe të fundit.

Impakti i ACUE ndaj Lëvizje Europiane është i pamohueshëm. Ama impakti i aktiviteteve të mbështetura nga ACUE ndaj popullsisë europiane është i vështirë për t’u përcaktuar, pjesërisht pse vetë ekzistenca e një federalizmi europian popullor në Europën e pasluftës është bërë një  çështje kontradiktore. Pavarësisht punës së orgaanizatave të ndryshme federaliste, që u koalicionuan nën mburojën e lëvizjes europiane më 1947, është dokumentuar gjerësisht nga Walter Lipgens se nuk patën kurrfarë influence ndaj negociatave që çuan në Planin Schuman apo çfarëdolloj ngjarjeje tjetër vendimtarë në procesin e bashkimit. Spaak, Konti Sforza, Ministri i Jashtëm italian dhe liderë të tjerë europiane që favorizonin “popullorizmin” prisnin që kjo të krijonte presione indirekte ndaj funksionarëve e ministrave, por e nënvlerësuan influencën e opinionit publik. Jashtë Francee, europianët nuk qenë zgjuar me entiziazëm falë kauzës federaliste.

Edhe Fushata Europiane për Rininë, që kishte zhvilluar 2000 takime rinore deri më 1956 në Europë, varej nga pjesëmarrja e të rinjve europianë të organizuar, nëpërmjet përkatësisë së lidershipit të tyre. Takimet e tyre, të mirëfrekuentuara, mund të ofrojnë një dëshmi më të madhe të ndjenjës popullore karshi mitingjeve bashkëkohore të të rinjve “demokratikë”, të mbajtur në Europën Lindore, në të cilat qenë caktuar shprehimisht për t’i kundërluftuar.

Gjithsesi, i gjithë ky aktivitet krijoi shëmbëlltyrën e një presioni publik, i mjaftueshëm sa të bezdiste kundërshtarët më të pallodhur të federalizmit. Deri në prillin e 1950, drejtuesit e Partisë Laburiste u ankuan për “presionin e shumtë nga opinioni publik europian dhe amerikan”. Njëkohësisht, të bindur hapur se ndjenja popullore nuk kishte vend në vendosjen e politikës së jashtme, ata e injoronin palëkundur. Në nëntorin e 1950, la delegacioni i Partisë Laburiste britanike u kthye nga Strasburgu dhe referoi me kënaqësi se federalistët qenë mundur “dhe tentativa e tyre ppër të devijuar punimet  e Asamblesë nëpërmjet komiteteve të vigjilencës rezultoi një dështim patetik”.

Besimi i ACUE në rolin e presionit publik nuk ështëë i vështirë për t’u kuptuar, duke pasur parasysh traditat populiste e politikës së jashtme amerikane, siguria e pavend e ACUE në mundësinë që Europa do të  mund të shtyhej në rrugënn e federalizmit pasqyron shpresat e funksionarëve amerikanë në ERP dhe ECA, të cilët do t’i gjenin institucionet dhe shoqëritë europiane më pak të përshkueshme ndaj ideve dhe praktikave amerikane sesa kishin shpresuar. Por besimi i fortë në rolin e populizmit i shprehur nga Spaak, Sforza dhe, me periudha, nga Monnet është më i vështirë për t’u shpjeguar. Pohimi i jashtëzakonshëm i tij më 1952 sipas të cilit Komuniteti Europian për  Qymyrin dhe Çelikun ishte një fuqi sovrane, përgjegjës jo ndaj shteteve që e kishin krijuar, por vetëm ndaj Asamblesë Europiane të Strasburgut dhe Gjykatës Europiane të Drejtësisë është vetëm një shembull. Ideja se disa miliona dollarë fonde sekrete amerikane do të mund të shkaktonte një valë të papërmbajtshme presioni popullor për federalizmin në Europë u keqkoneptua dhe qesharake. Që një numër figurash të shquara në të dyja anët e Atlantikut besonin se kjo ishte e mundur është në vetëvete domethënëse.

Parë nga Europa, aspekti më mbresëlënës i punës së ACUE qe masa në të cilën funksionarët që punonin për rindërtimin dhe ribashkimin europian ndanë përvojën e inteligjencës, operacioneve speciale dhe rezistencës në kohën e luftës. Bashkimi i Europës kishte hedhur rrënjë nga lëvizjet e rezistencës në periudhën e pasluftës. Këto lidhje me organizata klandestine vazhduan në periudhën e pasluftës. Komuniteti Europian emergjent dhe komuniteti në rritje i inteligjencës perëndimore mbivendoseshin ndjeshëm. Kjo është nënvizuar nga krjimi i Grupit Bildeberg të Retinger, një këshill transatlantik i rezervuar dhe informal me përgjegjësi vendimesh kyçe, i zhvilluar midis 1952 dhe 1954. Grupi Bildeberg u zhvillua nga të njëjtat rrjete të ndërlidhura të ardhura nga Komuniteti Europian dhe nga komuniteti i inteligjencës perëndimore. Bilderberg u themelua nga Joseph Retinger dhe Princi Bernhard i Hollandës më 1952, në përgjigje të rritjes së antiamerikanizmit në Europën Perëndimore dhe u projektua për të përkufizuar ndonjë lloj konsensusi atlantik midis vizioneve të ndryshme europiane dhe amerikane. Grumbullonte një herë në vit personalitete të larta europiane dhe amerikane për diskutime informale lidhur me diferencat e tyre. Retinger siguroi mbështetjen e Averell Harriman, David Rockefeller dhe Bedell Smith. Formimi i krahut amerikan të Bildeberg ju besua C.D. Jackson, koordinator i luftës psikologjike i Eisenhower, dhe financimet për mbledhjen e parë, e mbajtur në Hotel de Bildeberg në Hollandë më 1954, u dhanë nga CIA. Më pas, shumë prej fondeve të tij erdhën nga Fondacioni Ford. Më 1958, tek ata që merrnin pjesë në Grupin Bildeberg përfshiheshin McCloy, Dean Acheson, George Ball dhe Paul Nitze. Është mbresëlënëse sesi 3 grupe të rëndësishme elitare transkombëtare u shfaqën në vitet ’50: Lëvizja Europiane, Grupi Bildeberg djje Komiteti i Veprimit i Jean Monnet për Shtetet e Bashkuara të Europës ndanin të gjithë të njëjtën origjinë dhe burime mbështetjeje.

Pavarësisht se Bildeberg dhhe ACUE – Lëvizja Europiane kishin në përrgjithësi të njëjtiit themelues, anëtarë dhe objektiva, ka mundësi që Bilderberg përbënte një mekanizëm më efikas dialogu transatlantik, i zhvilluar në atë që disa e kanë konsideruar se qendra më e rëndësishme e diskutimit rezervuar për elitat perëndimore. Në kundërshtim nga ACUE – Lëvizja Europiane, as nuk ishte i kufizuar në tematika, as nuk ishte i ndarë në një trupë europiane dhe një trupë amerikane, të lidhur nga aktivitetet frenetike e delegatëve. Temat për të cilat takimet vjetore mbaheshin qenë shumë gjera, edhe në seanca formale, për të mundësuar të bëheshin këtiu analiza të detajuara, por është  e qartë se Traktati i Romës u promovua nga diskutimet në Bildeberg të një viti më parë. Në mesin e viteve ’50 delegatët europianë qenë tejet të interesuar që ta përdornin Grupin Bilderberg për të evidentuar dëmin e bërë reputacionit të Shteteve të Bashkuara nga makartizmi në përgjithësi dhe afera  Rosenberg në veçanti. Në vitin 1954, C. D. Jackson u ekspozua për t’i siguruar delegatët europianë se McCarthy do të largohej brenda mbledhjes së radhës dhe kështu ndodhi. Në vitet ’60 tema qendrore u spostua mbi Botën e Tretë dhe tek problemet e zhvillimit. Vlera e Grupit Bilderberg është e pamundur të vlerësohet, por ka pasur frekuentime të nivelit të lartë, përfshi të gjithë kryeministrat britanikë në harkun e 3 dekadave. Kjo, bashkë me zhvillimin final në vitet ’70 në Komisionin Trilateral me inkorporimin e Japonisë, të lë të kuptosh se pjesëmarrësit e konsideronin si të denjë për t’u marrë parasysh.

Parë nga Shtetet e Bashkuara, historia e ACUE zbulon stilin e veprimeve të para nën koperturë, jo më pak se besimin ndaj organizatave private, anipse të koordinuara nga një grup i ngushtë zyrtarësh. Allen Dulles, Braden e Bedell Smith luajtën të gjithë një rol preponderues në ACUE përpara se të transferoheshin drejt roleve formale në CIA në fillimvitet ’50. Natyra e saktë e lidhjes midis grupeve si ACUE dhe CIA nuk do të njihet derisa të mos lirohen regjistrat e plotë e Degës së Organizatave Ndërkombëtare të CIA dhe kjo nuk mund të ndodhë edhe për një kohë të gjatë. Megjithatë, puna e Allen Dulles dhe e Braden me ACUE dhe Komitetin për  Europën e Lirë i sugjeroi qartë atyre të vinin nën kontroll Degën e Organizatave Ndërkombëtare në 1951. Nga pikëpamja e zhvillimit të doktrinës dhe strukturës së CIA ky qe një moment i rëndësishëm.

Lidhja më interesante midis ACUE dhe Degës së Organizatave Ndërkombëtare zbulohet jo në punën që ato kryen në Europë, por më shumë në punën e tyre të kryer nga ACUE brenda Shteteve të Bashkuara e cila, megjithëse e kufizuar, fare mirë mund të kishte qenë e paligjshme. Ka qenë Dega e Organizatave Ndërkombëtare ajo që i avancoi këto tematika të brendshme në punën e  CIA në vitet ’50, e karakterizuar nga financimet e Shoqatës Kombëtare të Studentëve Amerikanë nga 1952. Kjo tendencë kontradiktore ndaj operacioneve ndërkombëtare që u zhvillua në Shtetet e Bashkuara dhe përtejoqeanit do të kishte një rëndësi afatgjatë për komunitetin e inteligjencës amerikane. Qenë sidomos zbulimet e 1967 rreth këtyre aktiviteteve brenda Shteteve të Bashkuara ato që shkaktuan valët e hetimeve dhe kufizimeve që do të përplaseshin mbi CIA nga mesi i viteve ’70. Në fund, reperkusionet e ACUE, Degës së Organizatave Ndërkombëtare dhe e koncepteve relative që ato zhvilluan u perceptuan në Uashington në mënyrë po aq të fortë sa në Europë.

(Richard J. Aldrich është Profesor i Sigurisë Ndërkombëtare në Universitetin e Warwick)

Përgatiti ARMIN TIRANA, TemA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje