William Shakespeare, pacienti i dytë në botë që merr vaksinën e Covid 19

8 Dhjetor 2020, 10:44Bota TEMA

Pacienti i dytë në botë që ka marrë vaksinën e koronavirusit është një 81-vjeçar nga Warwickshire i Britanisë.   Ajo që ka tërhequr vëmendjen e mediave është emri i 81 vjeçarit i cili quhet William Shakespeare.

Kjo vjen pasi 90-vjeçarja Maggie Keenan u bë njeriu i  parë që mori vaksinën.

“Kjo mund të sjellë ndryshimin në jetën tonë tani e tutje. Është  fillimi i ndryshimit të jetës dhe stilit të jetës tonë.” tha William pas vaksinimit .

Ai shtoi se ai kishte qenë gjithë kohën në karantinë me gruan e tij, përveç disa daljeve në dyqane nga ana e gruas së tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje