Turqia urdhëron ndalimin e 304 ushtarakëve, të dyshuar për lidhje me Gylen

8 Dhjetor 2020, 09:35Bota TEMA

Turqia ka urdhëruar ndalimin e personelit ushtarak prej 304 personash, në një operacion që synon mbështetësit e Fethullah Gylen, për të cilin Ankaraja thotë se ishte pas një grushti shteti të dështuar në 2016-ën.

Sipas agjencisë së lajmeve Anadolu të cituar nga Reuters, operacionet që synojnë rrjetin e klerikut me qendër në SHBA, Fethullah Gulen kanë vazhduar prej katër vjetësh, që nga përpjekja për grusht shteti në korrik të 2016-ës, në të cilën u vranë rreth 250 njerëz. Por Gulen mohon përfshirjen në përpjekjen për grusht shteti.

Operacioni i së martës u iniciua nga zyra e prokurorit në provincën bregdetare perëndimore të Izmirit dhe u zhvillua në 50 provinca.

Të dyshuarit, përfshirë pesë kolonelë dhe 10 kapitenë, shumica prej tyre në detyrë aktive, besohej se ishin në kontakt me njerëzit që kishin lidhje me rrjetin e Gulenit.

Që nga përpjekja e grushtit të shtetit, rreth 80,000 njerëz janë në gjyq dhe rreth 150,000 nëpunës civilë, personel ushtarak dhe të tjerë janë shkarkuar ose pezulluar. Më shumë se 20,000 njerëz u dëbuan nga ushtria turke.

1 komente në “Turqia urdhëron ndalimin e 304 ushtarakëve, të dyshuar për lidhje me Gylen”

  1. Ari says:

    Aha..Lufte klasash: gjysma e popullit kunder gjysmes tjeter. E paska gjetur formulen Erdogan per te shkaterruar popullin e vete…paska mesuar nga xhaxhi Enver..!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje