Johnson: Vaksinimi antiCOVID-19 një “ndryshim i madh”

8 Dhjetor 2020, 13:08Bota TEMA

Kryeministri britanik, Boris Johnson theksoi sot se fushata e vaksinimit do të bëjë gradualisht një ndryshim të madh në luftën kundër koronavirusit.

“Ajo do të marrë javë dhe muaj”, shtoi ai duke u bërë thirrje britanikëve të mos heqin dorë nga përpjekjet .

“Gradualisht, kjo do të bëjë një ndryshim të madh, por ne nuk jemi ende atje. Ne ende nuk e kemi mundur virusin”, theksoi ai gjatë një vizite në një spital.

“Është e pabesueshme, por ne nuk mund të ulim përpjekjet tona përballë COVID-19”, shtoi Johnson.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje