Qasja e dhimbshme e Besnik Mustafajit: Nga “i përdoruri” Mustafa Nano te “burri i ditur” Agron Gjekmarkaj

8 Dhjetor 2020, 17:29Politika TEMA

Besnik Mustafaj është ndër ata emra të njohur të jetës publike shqiptare, por me atë fillin e padukshëm të suksesit e dështimit në protagonizëm, letrar, politik apo publicistik, tre sferat që e kanë shoqëruar jetën e karrierën e tij të deritanishme.

Por duhet thënë, se shenja më e fortë e tij në jetën publike është akti i dorëheqjes si ministër i Jashtëm në kabinetin “Berisha 1”, e ndarja me këtë të fundit, një akt me konseguencë morale në politikë.

Në dy sferat e tjerat, letrare e publicistike, edhe pse rregullisht prodhimtar, nuk ka mundur të bëjë histori; pra as letrare e as publicistike.

Ai vijon të shkruajë për aktualitetin politik, por rrallë ose aspak, qasjet e tij përbëjnë sistem reference mendimi.

Por ka dalluar në një sosh të fundit, në një shkrim me gjuhë deri diku të thiktë, ku merr në shqyrtim atë çfarë ndodhi ditë më parë në studion e Open-it të Eni Vasilit; një përplasje verbale mes Frrok Çupit nga njëra anë e Grida Dumës dhe Agron Gjekmarkajt nga ana tjetër. Ka shtuar gjithashtu dhe Mustafa Nanon, si një prej atyre që i kushtoi gjithashtu një shkrim sherrnajës në fjalë.

I ka marrë me rradhë një për një, dyshen Çupi-Nano duke iu rënë, e Duma-Gjekmarkajn duke i mbrojtur. Dhe, teksa e lexon, ngase nuk je mësuar të lexosh nga Besnik Mustafaj trajtime tronditëse, risheh autorin se mos nuk është ai.

Nuk është fjala te pozicionimi, pro apo kundër kujt, është fjala te stili arsyetues, një dhimbje e vërtetë.

E para kur analizon Mustafa Nanon, e kjo në frazat:

“Unë do të përpiqem të shoh me pak fjalë vetëm mekanizmin e asaj që Andi Bushati e quan tashmë ‘propaganda e Edi Ramës’, rrjedhimisht të shoh edhe si përdoren nga kryeministri deri në poshtërim disa njerëz të penës, përfaqësuesi më i shquar i të cilëve është Mustafa Nano”.

 Kujtojmë se Mustafa Nano është ndër ata që është përplasur keqaz kohë më parë me Ramën në studio. Por dhe po mos të ishte kjo, paçka kahjes që mban, nuk mund ta quash assesi një gazetar tipik militant politik. Për më tepër, Mustafaj nuk fyen vetëm Nanon por çdokënd që mban një pozicionim të caktuar politik në qajse gazetareske, duke futur, djallëzisht, fjalën “poshtërim”. E pse qenka “përdorim deri në poshtërim” nga kryeministri ajo që dikush nuk e pëlqen apo e kritikon opozitën? Nga e ka të dhënën Besnik Mustafaj se kryeministri përdor Mustafa Nanon, se ky i fundit shkruan në emër të përdorjes nga i pari i qeverisë? Por dhe në pastë një raport të tillë mes tyre, është zgjedhje në kushte lirie e të dyve, në këtë rast e Nanos, nëse ka zgjedhur të përdoret. Sikur, gjithnjë.

Nëse përdorim të njëjtin kut, kush na pengon të mos themi se dhe Basha përdor deri në poshtërim Besnik Mustafajin në këtë shkrim apo në të tjerë para tij me frymë anti-qeveri. Pra, Mustafaj ka ende problem në të kuptuarit e lirisë së zgjedhjes në këtë sistem a kohë ku jemi, nëse zgjedh të shkruash si i përdorur apo pse ashtu beson. Dikush duhet t’ja sqarojë se kanë vend që të dyja, së paku nëse nisesh teorikisht nga themelet nga u krijua partia e tij – PD.

I dhimbshëm është ilustrimi që Mustafaj sjell mbi përdorimin politik që sipas tij Rama u bën të tjerëve, duke dashur ta këshillojë Nanon që mos bijë dhe ai viktimë

“Si pjesëtar i brezit të tij, një këshillë dashamirëse do t’ia jepja: Rriji larg Ramës! Ai nuk ka respekt për shërbëtorët. Madje, argëtohet duke i poshtëruar, siç bëri para ca ditësh me njërin nga ministrat e tij më të përulur, të cilit, kur e pa që mbante çorape të kuqe, iu drejtua faqe kamerave të ERTV: Po ti, paske vjedhur çorapet e mia?”

E para: “Rriji larg”. “Rriji i larg” do të thotë që Nano ose e ka mik të ngushtë Ramën, ose ka bashkëpunuar apo bashkëpunon me të në disa nivele interesash apo pushteti. Në fakt nuk është as njëra e as tjetra. Nano ka mbi 20 vite që shkruan dhe nuk është njohur për thurrës didirambesh ndaj Ramës, e kundërta madje, shumë më tepër kritik, por që njihet si gjithnjë kritik permanent i PD-së, më saktë i lidershipit të saj. E ka gabim? Ja jep liria e zgjedhjes këtë të drejtë: ta ketë dhe gabim!

Ndërsa për pjesën e mëposhtme, detajin krahasimor me çorapet e kuqe, duhet të jesh naiv i përmasave vërtet dhimbshme që nga një humor a batutë momentale, tipike të Ramës, të dalësh në përfundime mbi karakterin e passhpirt të të parit të qeverisë në raportet shoqërore apo politike.

Por ajo çfarë i vë vulën qasjeve të dhimbshme të Mustafajit, është “përdorimi” tij nga dyshja Duma-Gjerkmarkaj, të cilëve u ka thurrur ditirambe të atilla, tipike nga ato të socralizmit mbi udhëheqjen apo personazhet që premtonin të ishin simbole “njeriut të ri”.

“Agron Gjekmarkaj është profesor Letërsie në Universitetin e Tiranës dhe njihet si njëri nga burrat më të ditur të kryeqytetit tonë”, shkruan naivisht apo marrëzishëm Mustafaj, për një personazh që, sikur ta pyesësh se ç’e bën “burrë të ditur” Gjekmarkajn – cila vepër, cili lloj protagonzimi i paparë, ç’risi në ligjërim publik, cilat thënie, cili mendim i thellë, cili punim akademik? – nuk dihet se ç’përgjigje do kishte nga këto.

Kujtojmë se Agron Gjekmarkaj morri cilësimin “analist” këto vitet e fundit, si një i katapultuar e promovuar sforcueshëm në media, pa asnjë meritë të dukshme ku bën diferencën, i ardhur nga fusha e letrave por pa një letër me prestigj publik që të mbajë firmën e tij, dhe pa patur asgjë, thjesht asgjë imponuese apo ngacmuese, në “analizat” e tij politike, që janë një mërziti apo trishtim më shumë në zbrazëtinë ligjërimore të debateve televizive.

“Kulturën e vet të gjerë ai e ka vënë prej vitesh në shërbim të interesit publik” – Cilën kulturë? – Jo vetëm si mësimdhënës dhe drejtues në Fakultetin Histori-Filologji, por edhe si pjesëmarrës serioz dhe i palodhur në debatin publik, duke u shpërfaqur edhe në atë dimension universal, pa të cilin nuk do të mund të quhej intelektual.

Ky përshkrim fare i përmbledhur i personalitetit kompleks të Agron Gjekmarkajt…”, janë fjalët e Besnik Mustafajit që e kanë komentin e pakoment brenda. Të ngjashme janë me shumicë në shkrim, në një shkrim që po, ja vlen të mbahet mend, për të ilustruar boshësinë që karakterizon një pjesë të opinionbërjes shqiptare. (tesheshi)

36 komente në “Qasja e dhimbshme e Besnik Mustafajit: Nga “i përdoruri” Mustafa Nano te “burri i ditur” Agron Gjekmarkaj”

  1. top_njishi says:

    Kadareja ju referua vite me pare Mustafait si shkrimtar nen mesataren.
    Kadareja harroi te shtoje se Mustafai eshte nen mesataren ne konktekstin e IQse ne rradhe te pare.

    1. k says:

      Mos e shani se i duhet rroga edhe ketij të mjeri të degjeneruar intelektualisht.
      Sikur të vite kundër berishës ai ngordh per buke.

    2. !! says:

      Po ti referoheni Kadarese, ai edhe per At Gjergj Fishten nuk eshte shpreh ma mire.
      Kadarese nuk duhet ti vlersohen referencat te tilla .
      Shkrimi eshte pa autor qe do thote se ai ndihet inferior perball Mustafarajt.

  2. tasi says:

    Besniku i rrjedhur

    1. Lakqofti says:

      Besnik MuTstafajLegen Bure

  3. Titi says:

    Kaq idiot eshte bere ky Besniku apo ka qene dhe nuk e kemi vene re !

    1. Kristo Poli says:

      Ka qene gjitmon servil dhe idiot qe Kur ka punuar ne institutin e studimeve Marksiste _Leniniste me drejtoreshe Shoqen Nexhmije, tani eshte komplet i pjerdhur nga trute.

      1. Peri says:

        Vertet i lehtësuar nga trutë ky Besnik Mustafaj
        Sepse ska as llogjike mesatare për të justifikuar dashurine për Partine dhe Gjekmarkajn
        Them se tjeterkund e ka hallin Besniku Partise:
        Po i venë skërkëmbësh Lulezim Bashes me një profesor letersie nga Tropoja Berishiane, pas humbjes së zgjedhjeve, natyrisht
        E dume udhheqsin e PD veç pi Tropoje

  4. Korabi says:

    Besua është thjeshtë një militant i PD dhe asgjë më shumë. Ai mundohet vazhdimisht të argumentoj që e zeza është e bardhë dhe e kundërta. Nuk ja vlenë të merresh më gjatë me të. Lerëni të hanë përsheshin me kos.

  5. Mirëdita says:

    Pata shkruar perpara pak ditesh per ate reagim te Mustafajit:
    Mustafai eshte nje perdredhes fjalesh aq sa edhe i karakterit, medioker ne kulture, idiot ne diplomaci, sahanlepires ne politike.
    E nderoj artikullshkruesin e sotem qe i ka bere analizen.

  6. Z says:

    Po mire o te dashur Shqiptare! Saliu komunist,Ky Besniku i zerit te popullit,Prec Zogaj nga spiunlleku,pa eleeminuar te paret, e keshtu me radhe na u bene demokrate! Keta i bene dhe po bejne lista te reja se cilet jane “demokrate”! Nuk e di ne se Luli eshte ne liste apo dhe Nishani,Ruli,Marku,Gjekmarkaj!Mediokriteti Shqiptar eshte i pashembullt ne Bote! Ka forca te tjera te fuqishme antishqiptare qe bejne keto lojra! Nuk e di ku jane komentuesit gjysem analfabete, te mbrojne demokratet e listes se ish ministrit te saliut,qe tha se do te largohet nga politika! Sic duket Tropojanet saliniane kane lindur per te qene “demokrate”!

  7. Ndroqi says:

    E ndoqa ne ABC me Endri Xhafen, Besnikun dhe Neritan Ceken,qe te dy kur mbronin Saliun,ndiheshin te menderosur,jane letyre,njerez pa dinjitet, Kadare ka qene I sakt ne percaktimin e vemjes Besnik Mustafaj.

  8. vang says:

    po per grifshen,dhine bukuroshe perse u shmange qe ju sul Cupit si bishe; po per fyerjen e ulet etike dhe cnjerzore qe i beri Cupit si plak dhe i ”vetmuar”,gje qe ishte me e ulta ne artikull,biles e akuzoi dhe si sherbetori Rames.Mos po luan kalorsin ndaj Grides Mustafaj??/

    1. Zot na ruaj says:

      Ka rrjedhur..ndërsa gjekmarkaj ka zënë punë me mik në fakultet.

  9. Koti says:

    Besniku është kokrra e gomarit, po në ujërat e trubulluara të viteve ’90 , si shumë malokëve i ra bingo dhe u angazhua në PD. Arriti të bëhet ministër. Po koqja, koqe mbetet, shpjere ku të duash. Tani ka nja 10 vite që është ngujuar me leje krijimtarie në një pronë të stërmadhe në periferi të Tiranës. Krijimtaria më e madhe e tij është pjesëmarrja në komisionin e seleksionimiit të kandidatëve të PD dhe ky artikulli për Gridën dhe Gjekamarkajn.

    1. Loku says:

      Nuk i ra bingo po u urdherua te shkonte te PD.

  10. Ilir says:

    Mustafa Besniku paska kalu covidin , po pervec shijes dhe nuhatjes, i paska len mangut dhe arsyen!

    1. Lyl Byth Basha says:

      Ku pjerdh Muçi per Besnik hipokritin.

  11. Kristo Poli says:

    Ka qene gjitmon servil dhe idiot qe Kur ka punuar ne institutin e studimeve Marksiste _Leniniste me drejtoreshe Shoqen Nexhmije, tani eshte komplet i pjerdhur nga trute.

  12. Ceni says:

    Besniku e kupton se me ato qe thote ul veten, po nuk shprehet dot ndryshe. Nuk eshte pune mediokriteti, e detyron karakteri.

    1. Bureto says:

      Që të ulësh veten do të thotë që dikur ke qenë lart! Ka qenë ndonjë herë lart ai?! Kjo nëse e kam kuptuar drejt se fjala është për stekën morale të tij. Nga shkrimi i mësipërm steka e tij paska qenë shumë poshtë, dhe kështu që po e ka ulur veten, dmth paska rënë fare për tokë. Bukur mirë, ashtu siç i takon, vemjes.

  13. Shkoder Locja prej Tirane says:

    Besniki, pinjolle i nje familje pa peshe komunistesh dhe te Sigurimit nga tropoja. Vete ky nje Lejfen, nje servil dhe pa dinjitet, u be komunist, per “vetite e rralla” e mori Nexhmije Hoxha ne Institutin e marksizem-leninizmit, prane KQ te PPSh-se, deri diten qe Ramizi e deergoi bashke me Salen te rrembenin levizjen e Dhjetorit e ta katandisnin Shqiperine ku lengon sot. Ka gisht ne te gjitha perjashtimet apo perzeniet qe i u be studenteve dhe themeluesve te sinqerte nga PD tashme e uzurpuar nga te dy te derguarit e Ramiz Alise.
    Njeri servil, mender jush njecike qejfli dhe qejfli i pabese saqe kur kandidoi per kryebashkiak te Tiranes, ne naten e fundit, kur Fevziu u kerkoi ketij qejfliu dhe Zotit Rama, te thonin brenda gjysem minuta fjalen e fundit, Besniki i u betua qytetareve se do bente namin, ndersa I Madhi Rama, u mendua 2 sekonda e tha: “une premtoj se nuk do shkoj me grate e shokeve” (e merrni me mend cfar poshterimi i beri. Besniki i skuqur mbeti si i dhiem..
    Eshte ky Besmut qe bashke me “disa shkrimyare” bente letra anetareve te komisionit per Cmimin Nobel, te mos i jipej Cmimi Nobel Kadarese se Madh me shpifjen se ka shkruar duke i ngrite lavdine diktatorit Enver Hoxha.
    Nuk eshte e vertete se pati krisje ne maredheniet me Berishen, por Berisha u urdherua nga Departamenti i Shtetit, nepermjet Ambasades Amerikane ne Tirane, qe ta largonte Besnikin nga Minister i Jashtem sepse pas 10 diteve vinte Bushi i ri dhe do anullonte viziten ne se nuk e largonin nje komunist m-l nga detyre e ministrit te jashtem. Ky eshte poshterim.
    Per Gjekmarkaj n, jam dakoird me artikullshkruesin vetem, Gjekmarkaj dhe Besniki kane edhe nje gje te pearbashket: perdorin te njejtin parfum qe e hedhin me grushta sa qe nuk ka dreq qe u rri prane.
    Respekt per Frrok Cupin i cili kish fillue me u kruejte here me komunizmin dhe sikur te mos shperthente ne 1990-ten, do kishte nxjerre krom me Lubonjen e te tjere ne Spac. Pra ishte demokrat bio. I tille ishte dhe Mustafa Nano i cili njihet si nje rebel dhe qe i a ka qejfi te hahet me ata ne pushtet e jo me ata ne opozite. Edhe Muci do e hante po te mos vinte levizja e studenteve qe ishte nder te rinjte shume aktive. Eshte njeri qe i a ka thyer hundet Berishes si burrat, kritikon Rames por edhe opoziten e rruges sot.

    1. nacionalisti says:

      ?
      nje pyetje kam se nuk me kujtohet mire, gjithsesi…
      do vinte Bushi, apo Condoleza Rice…

  14. dumi says:

    Besniku i partise mbete gjith jeten SHPELLAR….

  15. Cufi says:

    Pse merreni me kete ndytesir,njeri me moral te ulte,nje pis burre

  16. Kanunori says:

    E po e quajti burre te mencur, sepse gjekmarkaj i qendron besnik kanunit te Leke Dukagjinit. Pra kanunoret jane burra te vertete, sipas Besnik Mystafait.

  17. cipini says:

    Keta jane ministrat e jashtem te vendit emeruar nga plehra Sali Berisha. “Hapu grope te futemi” thote fjala e popullit.

  18. Shqiperia Etnike says:

    Sipas mjeje ishte thjeshte nje nga ato intrigat e rradhes berishiste, qe ju doli huq, si babalja.
    Praktikisht kishin instruktuar ate Dumen te fyente si rrugace duke u viktimizuar ne maksimum, qe te provokonin nje reagim shperthyes maskilist, por sjellja e Cupit ishte egzemplare. Nuk ra ne kurth. Kuptohet qe pjese e intriges ishte edhe ai provincjalisti i neveritshem qe shesin per intelektual dhe reagimet e kurdisura te Ackes, Mustafait dhe gjithe zorraxhive te oborrit te Shkerdhenit dhe Shkerdhites.
    Pastaj kjo lloj kulture qe sajon “intelektuale gjeniale” me lloj lloj llumi nga veglat e depersonalizuara qe perdorin pa meshire, per ti peshtyre si qente kur dalin nga rrjeshti, eshte pjese e mentalitetit komunist qe Berisha, Mustafaji, Fahri Balliu e cdo lloj tjeter mbeturine e kohes kinezo sovjetike, perfaqsojne ne eliten e PDse.
    Reagimi qytetar ishte fantastik dhe tregon se sa te pamundur e ka te mbijetoje politikisht ne shek e 21, ky lloj klani tribal qe ka mbaruar me kohe por vazhdon e mban peng PDne. Gjate egzistences se tyre politike i provuan te gjitha nga terrorizmi, tribalizmi, rrugaceria, gjobat, aleancat me UDBne, tradhetia, vrasjet, vjedhjet,
    anti amerikanizmi dhe anti europianizmi por tani qe jane duke ngordhur, intriga nga me ordinere dhe sjellje nga me hajvanet do te jene realitet i perditshem deri sa te behet nje qind copash trau qe i mbajti 30 vjet.
    Menyra se si ky lloj klani i ndyre i dale nga barku i nomenklatures dhe tribalizmit mesjetar, kaleroi dhe mbyti PDne, zhvati dhe percelloi Shqiperine, do te ngelet nje nga pjeset me te errta te historise, prandaj dhe kafkat e tyre po i ndijne hanxharet qe po ju afrohen.
    Evolucjoni nuk i fal kafshet hajvane dhe primitive.

  19. populli says:

    Po si mund të thuhet që shënja më e fortë në jetën e tij publike është dorëheqja si Min.i Jashtëm,po a e dini pse e dha dorëheqjen ai,sepse i doli tymi me punonjësen e tij, që sot punon si autore e një emisioni politik shumë të ndjekur, në një nga Tv kombëtare.

  20. Cuni i Vuk Karaxhicit nga Vicidoli says:

    Nuk kam pasur asnje here respekt per kete palo shkrimtar e palo politikan , as ne kohen e monizmit dhe as me pas e deri me sot . Njeri pa potencial intelektual dhe pa shtylle kurrizore . Njeri medioker qe perpiqet te beje protagonizme dhe shkakton ilaritet .

  21. AD says:

    Replike e detyruar me nje kryediplomat te deshtuar

    MOS GJUAJ ME GUR …. !

    – Ambasadoret e librave te vet !!!

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    A duhet marre seriozisht nota pakaluese e nje ambasadori apo kryediplomati te mbetur ne klase si Besnik Mustafa !?
    Me shume pune ka bere Arta Marku per kater muaj per ligjzbatmin shqiptar se tre kryeprokuroret e Sali Berishes per 12 vjet!
    Sikur asgje te mos kete bere asgje prej gjeje Arta Marku te pakten nuk ka bere kryeprokuhorin e gjysmagjelin 50/ 50 te Sali Like Floririt, falsifikatorin e kryeavokatin e “ Bandes se Gangstereve… “ si Adratik Palla !
    E te flase per paaftesi ish- Ambasadori i Sali Berishes ne France per 5 vjet dhe ish-shefi i diplomacise se tij per gati 3 vjet eshte vetdemskim i persosur!
    Jo vetem i atij, por edhe i tre bashkevendasve te tij Mehmet Elezi ne Berne- Zvicer, Islam Lauka ne Moske- Rusi, e Male Berisha si Konsull ne Stamboll e ambasador i Sales ne Londer !
    Me shume kane punuar per promovimin dhe botimin e librave te vet qe nuk i lexojne as vete se per vendlindjen e tyre Tropojen dhe Atdheun e madh, Shqiperine.
    Te pakten promovimin mediatik te tyre ta kishin bere ne bjeshket e tyre perrallore Mullafc, Rupa apo Koshutice a Doberdol tek Lkeni ( Liqeni ) i Dashit… perballe te cilave edhe Hyjnia Valbone e Lugina e saj jane nje Vegsh i madh !
    Jam i sigurte se sot ato e krejt Bjeshket e Namuna do te ishin fshatra turistike e resorte me pese yje shume me joshese e te bukura se ato ne malet e Zvicres e Alpet franceze !
    Ishin teper te zene e te stresuar me librat e vet! Kush ia kan nanen Malesise Gjakoves e Shqiperise !!!
    Te pakten ti kishin kerkuar Berishes numer 1 te mos ia vinte dinamitin e betonin Lugines se Valbones me 11 hidrocentralet, qe nuk prodhojne energji as per te furnizuar as veten e vet, por qe fshehin plane e qellime shume djallezore afatgjata
    Heshten kur duhet te flisnin e conin ne kupe te qiellit kushtrimin e vet per vendlindjen e vet te sakatuar me keq se nga cdo pushtues e armik i saj ne vitet 1992-2013…
    U zgjuan e folen kur “kishte kaluar hija Planin”, sic themi ne vendlindjen tone…
    Kukaten e vajtuan vrasjen e perdhunimin e Valbones dhe Lugines se saj pasi ajo ishte stervrare e sterperdhunuar ! Tamam si kofini pas te vjelave !
    Me nje djallezi ala Shtrigani i Vicidolit dhe me nje sherr ala Berisha secili e te gjithe ata u orvaten qe kopilat e Sali Karaxhicit tía linin ne dere Edi Rames, qe per kater vjet beri per Tropojen me shume se c’beri Sali Berisha per 13 vjet si President e Kryeminister I Shqiperise.
    Berisha dhe bijte plangprishes te Tropojes e gjeten Bajram Currin e Tropojen Qelibar dhe e lane Kandahar me me shume tropojane te ekzekutuar ne tri vjet se per gati gjysem shekulli diktature, me mina me sahat e skenare ala greko-serb ne cdo skaj te saj qe e paralajmeroi qyqja e Vicidolit dite e nate ne 2013-2014-en !
    E ne cdo hap e mekat te tij eshte edhe kontrbuti i eminencave gri, keshilltareve mbrapshtana ala Mehmet Elezi, e ambasadoreve dhe krye-diplomateve e kamikazeve te tij !
    Cfare e lidh Sali Berishen me Mehmet Elezin e co. ala tropojane!?
    Nuk po futem ne snaliza te lidhjeve te fshehta qe shkojne shume larg midis tyre !
    Po permend dy shembuj e konkluzione teper domethenese nga filozofia popullore e Malesise se Gjakoves :
    Aq i madh e makaber, aq ogurzi eshte sherri i Berishes sa populli i Tropojes ka arritur ne perfundimin filozofik se “ Berishsin edhe kur mbytet ne lume mos e kerkoni pjetposhte ( tatepjete ) por kerkojeni perpjete … Pra Berishsi edhe per se vdekuri ecen mbrapshte !
    Nese keni dyshim shihni cfare i beri dhe cfare po e ben edhe tash ne opozite jo vetem Tropojes, por mbare Shqiperise ne keta 27 vjet Salikraci !?
    Po per Elezajt!?
    “Bej e prish Elezajt pllatite ( ka dy kuptime páguaje dhe pesoje ) Margegajt . Elezajt jane nje prej lagjeve te fshatit Margegaj ngjitur me Kolgecajt e Besnikut, pra qytetin Bajram Curri !
    Cdo koment eshte i tepert !
    Per aftesite e Besnik Mustafajt flet me bollek fakti qe per gati tri vjet shef diplomacie nuk u kujtua njehere te ftonte diplomatet e huaj ne Tirane ne. nje turne turistik ne Bjeshket e Namuna e Lumin e Gashit, ne kete “Sofer Perendie” e Mikepritjeje legjendare te pashoqe ne Bote te vendlindjes se vet apo ne superperla te tjera te natyres Shqiptare
    Ishte i zene me “pavaresine e kufizuar” te Kooves, qe as dreqit serb te Milloshevicit, Ivica Dacicit nuk do ti kishte vajtur ndermend !?
    A nuk flet per aftesite e tij edhe fakti tjeter qe ne prag te vizites se ish-Presidentit amerikan Xhorxh Bush ne Shqiperi, ngjarja me historike ne marredheniet me aleatin e mikun me strategjik te Shqiperise si shtet e shqiptareve si komb dha doreheqjen e detyruar si Minister i Jashtem i Shqiperise !?
    Pse !?
    Asnje shtet nuk heq, as nuk shkarkon as nuk pranon doreheqjen e shefit te diplomacise se vet ne vigjilje ngjarjesh te tilla historike, kur ai eshte i afte profesionalisht apo moralisht….
    Atehere cila eshte aresyeja!?
    Pervec Mustafajt ate e di Sali Berisha, Lulezim Basha, ndoshta edhe Besnik Mustafaj, por edhe me mire e di ish-ambaadori amerikan ne Tirane, Departamenti i Shtetit dhe Shtepia e Bardhe… Aresye madhore!
    E vetmja aresye madhore eshte aresyeja shteterore plus sherr Berishe, qe e donte krejt tepsine vetem per bythen e vet dhe trashegimtarit te tij politik te parapiketuar ne krye te cifligut te tij PDSH, Lulezim Basha me rekomandimin e Argites e Jamserbit me serb se Serbi.
    Ndaj te mos na beje profesorin e vleresimin ala Saleh Ramollah Berisha te aftesive te Prokurores se Pergjithshme te Perkoheshme, cka nuk eshte kompetence as aftesi e tyre !
    Njeri eshte kardiolig, pra mjek zemere qe e beri me zemer (te semure) nje popull te tere tash 27 vjet !
    Tjetri eshte mesues, perkthyes frengjishtjeje qe merr vesh nga jurisprudenca aq sa marr vesh une nga NASA !
    Sa per punesimin e promovimin e shoqeve te veta, pra femrave, duket se Besnik Mustafaj nuk ka degjuar as kuptuar kurre shprehjen dhe urimin filozofik shkodran:
    – E pac mendjen femer !
    A nuk eshte fantastik ky urim qytetar, demokratik, siperor i nje prej vatrave me te lashta te qyteterimit shqiptar e boteror, Shkoderloces !
    E Arta Marku deri tani e ka deshmuar e po e verteton cdo dite e me shume se e ka mendjen jo vetem femer, domethene pjellore, por edhe flori !
    Ndaj jo rastesisht e kam quajtur qe diten e betimit Arta Mendjearta !
    Nese nuk kemi mundesi ta ndihmojmr te pakten te mos e pengojme me sterkembesha e shashka ala e Made in Vicidoli !?
    E ne fund mos gjuaj me gur shtepine e tjetrit kur tenden e ke prej xhami!
    Mos gjuaj me gur vella ! .

    From: Alban Dega
    Date: May 10, 2018 at 3:40:12 PM EDT

  22. Ben says:

    Besniki Partise,mbeti gjithmone Besniki Partise.Shkrimtar koti,poltikan koti,njeri koti.

  23. iksi says:

    Burre leshi ti me Gjekmarken tend o u hengert mortja te gjitheve . Po si more ke duruar kaq shume vite per te tregu ate qe ke mshef per shume vite , karakterin e rrugaçrise te partise qe perfaqson qe e ka ne gen rrugaçrine , poshtersine , genjeshtrat , hipokrizine , hajdutrine , kriminalitetin , antikombetarizmin . Tashti ne pleqeri i nxore lekuret e kameleonit , mbasi nuk mujte me me duru .

  24. D.Didani says:

    Ne se Besniku do merrte mundimin te lexonte komentet e shkrimit te vet,do shikonte nje RADIOGRAFI bloze,te Besnikut,te Gjecmarkaj si personalitet,te Dumes,te Z. Frrok ( Qe komentusit e komentonin krejt ndryshe,me respekt dhe vleresim karakteri ,ashtu sic eshte …i paster) dhe qe eshte nje gazetar qe i ka sherbyer per vite te tera te djathtes, por aq sa duhesh,pa e tepruar dhe pa ulur nivelin e tij ,sic po e ul Besniku per te mbrojtur te djathtet ,si lajkatar i nivelit te LANGARAQIT!

  25. Vari Janullen! says:

    Jo kurre!
    Nje njeri qe veneron nje hajdut dhe vrases me fjalorin e nje halabaku ordiner, nuk mund te jete kurre nje intelektual, pervec se nje mut muti.
    Nejse, po flasim per grada shpellare, qe berishiset ja japin njeri tjetrit perkundrejt sherbimeve te bythleprjes dhe pederastise ndaj bajraktarit dhe familjes se tij. Vetem ne kete kontekst Gjeka eshte “intelektual”

  26. Trotski says:

    Nje Sqarim: B.Mustafaj u detyrua te jape Doreheqjen nga Berisha per Imoralitet galopant .Kishte krijuar nje fare Bordelli ne zyrat e MPJ.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje