Basha shfaqet i rrethuar nga 400m2 ekrane LED, që kushtojnë sa 3 shtëpi dhe flet për të varfërit

8 Dhjetor 2020, 14:39Politika TEMA

As tërmeti dhe as pandemia nuk e ka varfëruar arkën e Partisë Demokratike dhe të Lulzim Bashës. Teksa “lideri i të varfërve”, sikurse pëlqen Lulzim Basha ta quajnë të tjerët, fliste në aktivitetin e organizuar sot nga FRPD, ranë në sy shpenzimet marramendëse të kryera vetëm për një event politik nga PD.

Dhjetra ekrane gjigante LED rreth 400 m2 rrethonin kreun demokrat, i cili fliste i vetëm në hollin e një qendre tregtare. Vetëm marrja me qira e këtyre ekraneve kushton miliona euro, ndërkohë që bashkë me montimin dhe regjinë kostoja arrin në shifra marramendëse, aq sa do të mjaftonin për të rindërtuar më shumë se tre shtëpi për familjet e prekura nga tërmeti. Këtu nuk llogaritet edhe qiraja e lartë për bllokimin dhe përdorimin e ambientit të qendrës tregtare.

Kur e gjithë ekonomia globale është vendosur në vështirësi, rezulton se Lulzim Basha ka rritur shpenzimet. Partia Demokratike ka kontraktuar edhe një kompani izraelite PR për zgjedhje, e cila është një nga më të shtrenjtat, ndërkohë që vetë Basha tashmë është zhvendosur nga apartamenti pranë stadiumit kombëtar, në një vilë në periferi të kryeqytetit ku jetojnë më të pasurit.

Si demokratja Jozefina Topalli, ashtu edhe Astrit Patozi kanë akuzuar liderin demokrat për lidhje me oligarkët dhe se ka përfituar prej tyre vila në periferi të Tiranës dhe në Lalëz.(java)

7 komente në “Basha shfaqet i rrethuar nga 400m2 ekrane LED, që kushtojnë sa 3 shtëpi dhe flet për të varfërit”

  1. Creasy says:

    ju te temes cmimet e ekraneve me qira i merrni si fondi i shtetit per rruget??? si i bie nga mln Eur / km e keni bere ne mln Eur / m2 ekrani LED

  2. Tik Taku says:

    Gafa si ato të Lulit….miliona euro me qira.
    Mijra deshët me thënë.

  3. Tutu says:

    Vini re me kujdes ne te dy anet e ekraneve jane tenhejtit persona…. vazhdon Luli copy paste…

  4. Syripikmut says:

    Po ku e rrujme ne per pare merchant daje!

  5. Toni says:

    Quhet risi marketingu dhe pergjegjshmeri ne kohe kovidi. Me mire keshtu se te mbledhin turma e te infektohen njerezit. Bjeri Mero bjeri se i bie bukur..

  6. Taulant says:

    Nuk kushton me shume sesa nje udhetim me charter i Veliajt apo Rames ne fund jave.

  7. Tironsi i Zhgenjyer nga PD-ja.....UDB-e says:

    Mbase Lulezim Basha do te gjeje “Budallenje”,qe ta degjojne me KUjdes, mase do te gjeje te Paguaj disa ,Gjithone Gjenden..por nuk i Genjene dote te gjithe dhe as nuk i Paguan dote te gjithe…
    lulezim Basha Erdhi Miljonere ne Politike, 200-miljone te Rruga e KOmbit…13-miljone ja Dha Rama per nje Pallate ne Detin e Vlores te prishur,leri Pastaj ryshfetet dhe Aferat Korruptive te Bashes…
    Basha Lulezim eshte jo i Pasur por Super i Pasur…dhe njuk ka Frike te Paguaj…edhe 10-te miljone..pse jo…
    Votoj Gomarin e xha Beqos nga Vaqarri, por kurre se si NJe Spiune te UDB-se si Lulezim Basha…ja te Filloj ne fillim dhe te Tregoj per Miljonat se si i beri?????????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje