Dhjetori 1990: Nga Berisha te Meta, përmbysja gjysmake që “betonoi” kastën politike për 30 vjet

8 Dhjetor 2020, 12:51Politika TEMA

Shqipëria shënon sot 30 vjet nga nisja e një cikli politik historik, ku rrëzoi komunizmin dhe solli një sistem që e gjithë bota Perëndimore; demokraci parlamentare e ekonomi e lirë tregu.

Shqipëria e përqafoi e fundit këtë sistem, ndërkohë që nga Bashkimi Sovjetik, Europa Lindore dhe Ballkani gjithashtu hapën sistemin shumëpartiak para nesh.

Gjithë këto 30 vite është shkruar shumë e janë thënë pafund fjalë e impreisone. Por në ndryshim nga të gjithë vendet, të paktën në Ballkan Shqipëria ka mbetur sërish një etalon, ku ka ende në fuqi elitën politike të 30 viteve.

E gjithë Europa Lindore dhe Ballkani kanë rinovuar totalisht klasën politike, pasi thelbi i ndryshimit që solli 8 dhjetori ishte pikërisht rinovimi dhe freskimi i klasës politike.

Për ta bërë më konkrete këtë zhvillim, le të marrim në shqyrtim vetëm vendet e Ballkanit Perëndimor.

Kroacia: nga viti 1990 ka pasur 12 kryeministra, 5 Presidentë, Bullgaria: 10 kryeministra dhe 5 presidentë, Rumania: 27 kryeministra dhe 8 presidentë.

Serbia: 14 kryeministra dhe 10 presidentë. Maqedonia e Veriut: 10 kryeministra dhe 8 presidentë.

Kosova, që ka një histori vetëm 21 vjeçare nga çlirimi i saj por ka pasur: 8 kryeministra dhe 3 presidentë. E Shqipëria?

Viti 1992: Sali Berisha- President i Republikës deri në vitin 1997. Nga 1997 deri në 2005 lider i opozitës me synim për të ardhur sërish në pushtet. Rivjen në pushtet në vitin 2005 dhe qëndron në post për 8 vjet deri në 2013 kur humb zgjedhjet. Në këtë vit shpall dorëheqjen por edhe sot e kësaj dite qëndron si gozhtë në politikën shqiptare si drejtues real i Partisë Demokratike.

Ilir Meta, i hyrë në politikë si deputet në vitin 1991 sapo diplomohet, bëhet nënkryetar i PS-së në 1995-sën, në 1997 zgjidhet Sekretar Shteti i ministrisë së Jashtme i qeverisë së Fatos Nanos. Në vitin 1998 bëhet zv/kryeministër i qeverisë së Pandeli Majkos. Në vitin 1999 bëhet kryeministër i Shqipërisë. Në vitin 2002 bëhet Zv.kryeministër i qeverisë së Fatos Nanos dhe ministër i Jashtëm.

Në vitin 2004 ikën nga PS dhe themelon Lëvizjen Socialiste për Integrim, në 2009 bëhet Zv.kryeministër dhe ministër i Jashtëm i qeverisë së Sali Berishës, në 2010 bëhet Zv.kryeministër dhe ministër i Ekonomisë dhe Energjitikës. Në vitin 2013 bëhet kryetar i Parlamentit si pjesë e koalicionit me Edi Ramën dhe në vitin 2017 zgjidhet President i Republikës me votat e Partisë Socialiste.

Aleksandër Meksi u zgjodh Kryeministër në marsin e vitit 1992 dhe qëndron deri në shkurtin e vitit 1997. Më pas tërhiqet nga politika aktive.

Fatos Nano, kreu i parë i Partisë Socialiste që u zgjodh në 1991,  zgjidhet kryeministër në vitin 1997, pas një viti largohet e më pas kthehet në vitin 2002 sërish kryeministër, post që e mban deri në 2005-n.

Pas disa tentativave për tu zgjedhur president i Republikës, Nano u tërhoq nga politika aktive.

Pandeli Majko zgjidhet kryeministër në vitin 1998 e që qendron për një vit. Në vitin 2002 bëhet prapë kryeministër ku qëndron për 6 muaj. Ka qenë ministër i Mbrojtjes dhe aktualisht është ministër Shteti për Diasporën.

Edi Rama, i aktivizuar në lëvizjen për ndryshim të vitit 1990 bëhet më pas oponent i qeverisjes së Sali Berishës, ku është aktiv në media dhe shoqëri. Në vitin 1998 emërohet ministër i Kulturës në qeverinë e Fatos Nanos, post që e mban deri në vitin 2000.

Në këtë vit zgjidhet kryetar i Bashkisë së Tiranës, post që e fiton edhe për 2 mandate të tjera: në 2003dhe 2007. Nga viti 2005 zgjidhet kryetar i PS-së dhe në 2013 zgjidhet Kryeministër pas aleancës me LSI-në, post që e mori edhe në 2017, kur fiton zgjedhjet parlamentare.

Presidentë të Republikës, përveç Sali Berishës e Ilir Metës, kanë qenë: Rexhep Meidani, Alfred Moisiu, Bamir Topi dhe Bujar Nishani, të gjithë nga një mandat. Aktualisht ose janë të tërhequr ose pa rëndësi relevante.

 

10 komente në “Dhjetori 1990: Nga Berisha te Meta, përmbysja gjysmake që “betonoi” kastën politike për 30 vjet”

  1. pa dyshen Dumbabiste saleh-muti ,
    dhe suiten qe i shkon pas , natyrishte edhe Ata qe qendrojn pas e karikojne ne cdo kohe
    me gjithcka i duhet per te mbajtur nen tym Shqiperine ,
    nqs shqiptaret nuk do ishin tradhetuar me 90 nga Rrospia Komuniste qe i dorezoj pushtetin
    Kryeshkerdhates dumbabistit salih berisha ,nji cop muti shpelle ,dru me pre,
    sot Shqiperia do ishte vendi me i begate ne Ballkane dhe sigurishte ne BE

    shqiperia u tradhetua nga vet shqiptaret ish pushtat Komuniste
    dhe sigurishte ju minua rruga drejt nji Shteti Ligjore e BE-se nga Miqte Usa & BE
    qe na hane Fiqte e kultivojne Ferrat ne kte vend.

  2. Ca te thuash per kete rrace says:

    Kjo tregon se ky eshte populli me budalla ne bote dhe te mis ankohen se vete i mbajme dhe gezohemi se komunist saliu eshte milioner..
    Ky popull budalla u ngrit ne 90 e 91 per te permbys komunistet dhe mbajti komunistin me te ndyre ,uriahipin e ppsh.
    Imagjinoni se cfare populli budalla qe i shkon mbrapa monika trularaskes dhe familjes saj hajdute nga fshati

  3. Miu says:

    Këta dy qelbësira dhe Tosi i Nanos….nuk kanë asnjë faj…..këta jane në pune te vet!!!! Me degjoni s ‘janë askushi….të tre jane legena nqs nuk kanë JENIÇERET!!! Që do të thote që JENIÇERET jane me te rrezikshem…..

  4. katundari laraman pa din e pa iman says:

    Turp dhe faqe e zeze historike,per kete vend europian dhe kete popull apo kope,qe vazhdon i pushtuar dhe i shperfytyrua nga dy haxhiqamilas,kete rradhe produkt i kullave te errta thelle ne male.

  5. k says:

    Gabimi fatal që larguam diktatorin qytetar dhe erdhën malokë dhe fshatarë.

  6. Xhafa says:

    U bene si Enver Hoxha keto 30 vjet

  7. ?????? says:

    Kriminelat e Shqiperise

  8. BRSS says:

    DY KRIMINELAT E SHQIPERISE

  9. Koci says:

    Është shumë ironike se keta monstra sot i kërkojnë rinisë të ngrihet për ta bërë Shqiperine si gjithë Europa!!!!!
    Hajde degradim hajde!!

  10. Arber iliri says:

    Berisha dhe ajo qe krijoi ne mentalitetin politik shqiptar me vepren e tij”berishizmin” eshte eksperienca dhe aktualiteti me i keq politik.Shqiptaret i treguan vendin ketij monstre politike por e shpetoi kasta politike majtas e djathtas pa marre denimin nga drejtesia.si rezultat erdhi serish ne pushtet per 8 vjet.Renoi parimin e ndarjes se pushteteve dhe degjeneroi sistemin e zgjedhjeve.kjo e la Shqiperine pas ne procesin e pranimit ne BE.Krimet e tij jane pa fund.Eshte fatkeqesia me e madhe e historise se shtetit shqiptar te pas1912.mendoj se ja kalon edhe Enver Hoxhes per regresin qe solli ne shoqerine shqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje