8 Dhjetori, Rama e Basha urojnë shqiptarët

8 Dhjetor 2020, 09:26Politika TEMA

30-vjetori i Lëvizjes së Dhjetorit ka sjellë reagime nga politika shqiptare. I pari që ka shkruar për këtë ditë të rëndësishme ka qenë kryeministri Edi Rama.

Përmes një postimi në rrjetet socialie ai thotë se 30 vjet nuk janë shumë në rrugën e historisë së një vendi sidomos si i yni që kaloi nga një diktaturë ekstreme në një demokraci funksionale.

30 vjet pas daljes së studentëve në rrugë, Rama e konsideron privilegj të qenurit pjesë e përpjekjeve të vendit përgjatë rrugës demokratike të  vendit.

“Bëhen plot 30 vjet sot nga dita, apo më saktë mbrëmja e daljes së studentëve në rrugën pa kthim të daljes prej diktaturës. Vite të jashtëzakonshme në jetën e shoqërisë sonë dhe një privilegj i jashtëzakonshëm të qenurit pjesë aktive e përpjekjeve përgjatë kësaj rruge, së bashku me nderin e madh të udhëheqjes së vendit në 7 vitet e fundit, pavarësisht thinjave të shtuara me një shpejtësi marramendëse në këto vite”, tha Rama.

Nga ana tjetër edhe Lulzim Basha përkujtoi këtë ditë përmes  një postimi në rrjetet sociale kku e shoqëronte me  një  video me pamje nga Lëvizja e Dhjetorit.

Heronj i quan kreu i demokratëve rininë e 30 viteve më parë dhe thotë se ata ndryshuan përgjithmonë fatin e Shqipërisë.

“E duam Shqipërinë si gjithë Europa! Kjo ishte thirrja e tyre, teksa kapërcenin barrierat policore dhe dhunën e regjimit. E duam Shqipërinë si gjithë Europa! 30 vjet më parë, heronjtë e rinisë shqiptare ndryshuan përgjithmonë fatin e Shqipërisë. Ata luftuan për liri, për demokraci, për të drejtat e njeriut – dhe fituan. Në 30 vjetorin e lëvizjes së dhjetorit le t’i nderojmë ata me zotimin për të bërë realitet Shqipërinë si gjithë Europa”, tha Basha.

Një urim me rastin e 8 Dhjetorit ka ardhur edhe nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara  të Amerikës.

“Sot është një ditë për të nderuar studentët e guximshëm, të cilët protestuan kundër diktaturës dhe sollën demokracinë e lirinë në Shqipëri, si dhe për të vlerësuar përparimin që është bërë në këta 30 vjet nga Shqipëria, tashmë një anëtare e plotë e NATO-s dhe drejt rrugës së Bashkimit Europian. Është gjithashtu edhe një ditë për t’u siguruar që sakrificat që ata studentë bënë nuk do të harrohen, dhe për të nderuar ata që ende kontribuojnë për një Shqipëri më të mirë. Shtetet e Bashkuara do t’a mbështesin gjithnjë populin shqiptar në këtë udhëtim”. 

4 komente në “8 Dhjetori, Rama e Basha urojnë shqiptarët”

  1. Aleksander says:

    Emri i vertet eshte.
    LEVIZJA E TE DHJEREVE.

  2. LABI says:

    DITA E VARESISE SE SHQIPERISE PER NJE PERIUDHE TE GJATE NGA DY AGJENTET SERB SALI BERISHA DHE LULEZIM BASHA
    DEMOKRATET EVERTETE HOQEN DORE ,TE PERNDJEKURIT ISHIN VETEM DY VITET EPARA,PSTAJ U MBUSH ME SPIUNE TE SIGURIMIT DHE ME DALLKAUKE SI FLAMUR NOKA EDI PALOKA E KOMPANI.PER NJE MOMENT HARROVA SPIUNIN DR SHEHUN
    NJE PJESE QE I KUNDERSHTUAN BERISHES U VRANE
    ASNJE TE PERNDJEKUR NE QEVERI.PRESIDENT NJE I KORRUPTUAR DHE HAJDUT I DAKLARUAR NGA FLORIRI DHE CEZI E TE TJERA.NJE GJYKATE ME KURSIN E PLEPAVEE ME TE DEGJENERUARIT E PERJETSHEM GJIN GJONI,ADRIATIK LLALLA DHE DUHET NJE NATE DIMRI TE RRJESHTOSH KRIMET E SERBIT TROPOJAN O SERB BIOLOGJIK
    PERSA KOHE QE NUK IKEN NGA PUSHTETI KJO GJENERATE KRIMINALE DHE KORRUPTIVE SHQIPERIA DO NGELET NJE VEND TEJMASE I VARFER

  3. antipatrea says:

    Seç më erdhi në mënd … Ku ishe ti Luli efendi , kur të tjerët luftonin për Shqipëri ????

  4. 8 dhjetori ngeli nje ender e larget, shqiperia eshte ne thundren e metes, salihut te pere dhe te dyte, metes se pare dhe te dyte Bash karit me gunga dhe i mediut, monikes nard ndokes, dash plencit qe rine si muti pas kepuces ndaj salihut dhe bashes dhe nuk mbetet pas edvini qe erdhi me zhurme te madhe qe do ti fuste ne burg plehrat e politikes dhe po i mban gjalle per pushtetin e vet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje