DETAJET: Nuk iu bind urdhrit për ndalim, Policia qëllon për vdekje 25-vjeçarin në Tiranë

8 Dhjetor 2020, 08:35Politika TEMA

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak pas mesnate në kryeqytet, ku një 25-vjeçar është qëlluar për vdekje nga Policia.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Dritan Hoxha”, ku sipas njoftimit të Policisë i riu nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar, por është larguar me vrap duke i drejtuar punonjësit të policisë një send të fortë në dukje armë zjarri.

Ky i fundit e ka plagosur me armën e shërbimit dhe më pas i riu ka ndërruar jetë në spital.

Menjëherë është ngritur Grupi i Posaçëm Hetimor i përbërë nga SHÇBA dhe Policia për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ndërsa punonjësi i policisë me iniciale N.H., është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

Njoftimi i Policisë

Me datë 08.12.2020, rreth orës 01:45, shërbimet e Policisë gjatë patrullimit në rrugën “Dritan Hoxha”, kanë konstatuar një shtetas i cili kryente veprime të dyshimta.

Punonjësit e Policisë i kanë bërë thirrje të ndalonte por personi nuk i është bindur urdhërit të Policisë për të ndaluar.

Edhe pas thirrjeve të vazhdueshme të bëra nga ana e Punonjësit të Policisë për të ndaluar përsëri nuk ka ndaluar dhe është larguar me vrap duke i drejtuar punonjësit të policisë një send të fortë në dukje armë zjarri.

I gjendur në këto kushte dhe në mungesë të ndriçimit të plotë punonjësi i policisë ka qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë ka mbetur i plagosur shtetasi K.R., 25 vjeç i cili ka humbur jeten në spital.

Menjeherë është ngritur Grupi i Posaçëm Hetimor i përbërë nga SHÇBA dhe Policia.

Prokurori ndodhet në vendngjarje dhe po ndjek e monitoron të gjitha veprimet që po kryhen nga Sherbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në MB dhe nga Policia për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Punonjësi i policisë shtetasi N.H., është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të metejshme.

Vijon puna intensive nga grupi hetimor për zbardhjen e dinamikës së ngjarjes.

36 komente në “DETAJET: Nuk iu bind urdhrit për ndalim, Policia qëllon për vdekje 25-vjeçarin në Tiranë”

  1. pjeter says:

    Duhet pasu shum kujdes ne trajtimin e kesaj çeshtje.Pervec kriminelit Dajti,nuk kan ndodhur qe tu ngrene pushke policeve ne per qytete.Por duke ditur qe ka shume te armatosur,frika qe te ndodhi te jesh nen plumbat dikujt,eshte e madhe.Ngushellime familjes se viktimes,me siguri qe ka qene aksidentale,sesa deshire e policit per te vrare dike.Policet ne Shqiperi,mund tu thuash c’do gje,por nuk jane pistolere.Te vjen keq se djal i ri,por edhe policet po ndodhenj vazhdimisht nen nje trysni te forte,nga kriminaliteti i armatosur ne Shqiper,pandaj eshte me e arsyeshme te qendrosh,kur te therrasin te ndalosh nga policia e shtetit,se nuk i dihet me ke ju ngjan.Ja vlen me shume te besh ndonje vit burg,se te ikesh per lesh.

  2. Maku says:

    Te vjet keq per vdekjen e nje te riu, por policia eshte e detyruar te veproje. Ndryshe ky vend bie ne dore te krimit me shume se sa ka rene.

  3. Zaho says:

    E Po shyqyr qe doli nje polic burre ,keqardhje per jeten e re por kur duhet duhet

  4. shqip says:

    Pritë kur të çohen shoqatat e Shqupit si në Amerikë. Të vjen keq për humbjen e një jete. Por më keq më vjen për polic mavrine që do ta heqi Rama nga puna. Para ca ditësh e ekzekutuan efektivin në Lezhë a në Shkodër më duket. Çfarë duan këta? Të na i vrasin policët sikur të jenë sorra ? Mallkuar kush e heq nga puna atë polic. Aq më tepër nëse e dënon njeri. I thua te ruaj rendin, s’ruan dot as kokën e tij. I thua zbato rregulloren, e zbaton, pastaj e heqin nga puna. Ai person mund edhe ta kishte vrarë policin. Ashtu siç janë vrarë me qindra këto 30 vjete. Do kishim një dëshmor me shume, po do kishim edhe një kriminel më shumë .

  5. durresi says:

    Nqs eshte larguar me vrap atehere nuk kuptoj pse e ka qelluar. Kjo eshte vrasje ne kuprimin e plote te fhales dhe polici duhet te mari denimin e merituar.

    1. Plehraaaaaaaaa arabe.... says:

      Hahahaha u largua me vrap duke i”rrezikuar”jeten policit!!!
      Eh cpo na shohen site……turkoshaket nuk bejne shtet.
      Po si more katila te pashpirt i merret jeta nje njeriu kur ai iken me vrap!!

      1. Tuk Tuk says:

        Te pakten ne nuk vrasim femije nga 15 vjechar si vret policia gabele ,,nuk vrane grigoropulo ..ik futi ndonje loqe gruas se dobic i joni dhe je ti.

    2. Shijaku says:

      Nese ska pas arme ne dore djali athere polici duhet te denohet me te perjetshem. Prandaj ka zgjedh profesionin i ka dit rreziqet se per te gjujt dike me pistolete e bejme te gjithe.

      1. Cakarindo says:

        Hahahahha”grupi hetimor vazhdon punen intensive…”
        Shprehje banale.Zgjidhni nje slogan tjeter.Keni shume vrasje pa zbardhur ju policia e fuqishme e kryeqytetit. Ne rastin konkret cfar do zbuloni?E keni thene ne komunikaten e vjeter qe i keni ndru daten nga ajo paraardhesja.Keni caktu fajtorin etj.
        Pervec ketyre keqardhje per viktimen,djal i ri.

    3. Burgaxhiu i iken me vrap policis says:

      O cari Durresi,si duhej te largohej me hap dhe jo me vrap..
      Ju hajvanet ne te thoni pse iku me vrap,pse nuk ndaloi?na nxirni pordhet me rigon bathoriste.

    4. Predatori says:

      Nqs ka qenë i pafajshëm përse duhej të mos i bindej urdhrit të policisë për të ndaluar dha aq me tepër të ikte me vrap. Keqardhje për humbjen e një jete, por Nqs ka qenë i armatosur, atëherë ai polic duhet dekoruar.

  6. Realpolitika says:

    Veprimi i duhur i policise.
    Per vetmbrojtje , policia duhet te veproj energjikisht.
    Ligji duhet te zbatohet me vendosmeri.

  7. stormim says:

    Ne oren 1 te nates doli te pinte kafe me shoket dhe kishte marre 2 hurma.

  8. USA says:

    Bravo, Policia! Ja, pra, keshtu behet shteti.
    Keshtu jane bere shtetet e forta!
    Duke shenjteruar ligjin dhe ndeshkuar anti-ligjin.
    Duhet nje shtet i forte, dhe jo nje shtet ku komandojne te “fortet”.
    Jo nje shtet, ku pis-qytetari peshtyn ligjin dhe tenton te vrase policin.

  9. Toni says:

    Kur je i pastër,s’ke pse ti ikesh policis

  10. Dee says:

    Nese eshte siç thote policia, polici ka kryer detyren.
    Ngushellime familjes. Kjo duhet te jete mesim per te gjithe qe kundershtojne policine. Te gjithe e dime seç ndodhe ne vendet me demokratike po te kundershtosh policine.

  11. Alban says:

    Tju vije turp ju qe beni komente idjote, nuk I merret jeta e nje qytetari se iku me vrap per arsye mosmarrjen e gjobes, Policia vazhdon me idjot dhe gagsterr Turp

  12. Mos qello ndja njeriut pa e zene ne flagrance, ky eshte nje djale i ri i papune e ka denuar sistemi qe po ndertojme, kriminelet e vertete jane ne presidence, qeveri, shqup dhe gjithe kryetaret e partive, vetem keta duhen vrare qe e lane kete popull ne varferi.

  13. Me vjen keq says:

    Ky polici naten eshte ne orarin e punes tij…..ky djali ç’bente natën????Nuk mund te kërcënosh policin ne detyre…BOLL!!!Më vjen keq për djalin….por shteti këtej nga jemi ne kështu funksionon…..të kthejnë te ”padëmshëm,,

  14. E qelluat, e vrave te riun ? cfare prove gjetet me duart e ketij djaloshi , sqaroni publikun cfare faji ka bere ky qe e pagoi me jeten e tij ?

  15. xhoxhi says:

    Të vjen keq se në tilla raste gjithëmonë akuzohen policët.E dini që po dizertoi policia bie shteti?Polici i dha shënjë të ndalonte ai i kërcënon me armë a me dru ska rëndësi dhe ngre dorën kundër policisë.Gjërat duhen parë me kujdes sepse ai po të ishte në regull do ndalonte po kushedi çarë kishte në makinë dhe nuk qëndroi.Askush ska frikë nga policia të gjithë i hidhen në fyt policit.Nga ana tjetër policia duhet të mendojë mirë kur nxjer armën sepse ke të bësh me jetë dhe duhet të bëjë çmos mos e vrasë por të hedhë në ajër dhe mundësisht ta plagosë nga këmbet.Njerzit duhet ti binden policisë sepse ata zbatojnë ligjin dhe mbrojnë rendin.Sot ke frikë të dalësh natën vonë se nuk di se kushtë del përpara.

  16. Koti says:

    Xhaxhai i të ndjerit thot se në orën 1 e 30 të natës doli për të pirë një kafe. Shumë bindës.

  17. Fariu says:

    Ne pamje te pare:
    Keqardhje per jeten e humbur te nje te riu?
    Se dyti:
    Polici a ka qene ne teritorin e tij te patrullinit?
    A ka qene koha e ndalim-qarkullimit te njerzve?
    A ka bere thirrje per ndalim te personit te dyshimte?
    Nese personi qe nuk i ka ndaluar policise dhe mund te kish kryer nje krim, si do mendonim per policine?

  18. Shaqo says:

    Keqardhje per te riun, por policia bravo, ne krye te detyres. Cdo gje.mund te ndodhte; mund te ishte polici viktime.
    Keshtu ka ndodhur disa here, mjaft me prova me jete njerzisht nga njerzit e rendit. Qytetaret duhet t’i binden ligjit, te mesohen me ligjin dhe jo me anarkine.

  19. Baba Mondi says:

    Nje Kriminel me pak.

    Gjynah per familjen por me mire per shoqerine.

  20. Lani says:

    Pra ky u denua me vdekje se nuk iu bind urdhrit te policit apo çfarë? Kercenim nuk paska bere thote policia vetem se drejtoi nje send qe policit iu duk si pistolete. Nuk e pane pastaj çfarë ishte ky sendi-pistolete?! Uroj te jete vetmbrojtje e policit por nga ana tjeter ne dime se kemi pa fund police te paafte dhe shpeshhere bashkepunetore me krimin.
    Edhe ketyre qe ne oret e vona bredhin rrugeve e nuk ndalen kur u therret polici duket sikur i therret exheli.
    Ngushellime per jeten e humbur te nje te riu!

    1. XheJ eN Bi says:

      Lani….
      Është shumë e lehtë të rrish pranë sobës ,të hapësh kompjuterin dhe të bësh një koment.
      Vure njëherë vehten në orën 1 mbas mesnate ,në të ftohtë pa ndiçim si ditën dhe të shohlsh një njeri që diçka të dyshimtë bënte.Ta thërasësh sipas rregullave dhe ai të vrapojë dhe nuk shikon se ç’ka në dorë.
      Si do veproje ti ????
      Po të pyes ,ka më shumë polic të pa aftë apo njerëz me preçedente penale në Shqipëri ???

  21. k says:

    Humbja e një jete kaq të re ,është një tragjedi e madhe.
    Por cubat prej kartoni duhet të edukohen të respektojnë policinë dhe ligjin.
    Më i lumturi sigurisht eshte berisha me moniken qe do fillojne sot me mashtrime .

  22. nuk mund te importojme police nga suedia o loqe says:

    Meshkujt edepsiza shqiptare sillen si minj halesh para policeve greke, maqedonas, italiane dhe hapen bythesh me bashkatdhetaret e tyre. Polici ne ket rast ka bere detyren e shtetit dhe neqoftse e ndeshkojne se mbrojti veten, atehere Sander Lleshi, Ardi Veliu, Met Rrumbullaku plus Ed Rama stapi i gjate nuk jane tjeter veçse kokrra bythqirash!

  23. pjeter says:

    Nuk besoj.Saliu ka vrare naten e diten me diell,dhe e di qe shqiptaret e njohin mire sa e vlereson jeten e shqiptarit ai.

  24. gjergji says:

    Bravo policia.Vetem keshtu ndertohet e konsolidohet shteti

  25. Jane bere derrat police says:

    Polici qellon nje person ndersa largohe me vrap, ka te ngjare nga frika e gjobes.
    Ku rrezikohet polici ketu?
    Policet ta tregojne trimerine dhe pergjegjesine per detyren kur ligjin e shkelin vipat qe rrine si mut para tyre.

  26. Leei says:

    Keq ardhje per ate djal te ri.djali del ne 2 te nates per te pir kaffe!!!!!!! prinderit duhet ta kishin ne kujdes ne rast se ai ishte i semur.policia nuk ka faj.kush nuk i bindet qellohet keshtu eshte kudo.ne shqiperi kriminelet jane pa fund.kudo qe shkon kur te shohin se je shqipetar respekt null

  27. Grida dumka says:

    Bravo policit,shyqyr doli nje polic qe shkrep koburen.ndoshta ka ikur me vrap tè mos e kapnin me mall ose me arme ,po tè ndalonte do ishte gjalle gangesteri like defterit,cpati qe leviz gjate ores policore.

  28. Grida dumka says:

    Bravo policit,shyqyr doli nje polic qe e shkrep koburen.ndoshta ka ikur me vrap tè mos e kapnin me mall ose me arme ,po tè ndalonte do ishte gjalle gangesteri like defterit,cpati qe leviz gjate ores policore.tani do filloje SHQUPI,u vra nje martir i shkerdhatokracise,hajde degjo salihellin vllane e karaxhicit,me lulushin e monen ,qe do ta bejne Shqiperine det e termet qe tè vije né vete ky djall milet.

  29. Boo says:

    More milet, te jesh tifoz i verber i Kryeministrit edhe behet ,por te arrish deri aty sa te justifikosh vrasjen e nje te riu vetem nga tifozlleku kjo eshte çmenduri dhe kriminale. Thirrini mendjes o milet.
    Disa ketu komentojne si te ishin fantazmat e Enverit .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje