“Sali Berisha i dhuroi PD-në Lulzim Bashës”?! Jozefina Topalli: Unë kurrë nuk e kam votuar, më 25 prill e mbyll ciklin ai

7 Dhjetor 2020, 19:26Politika TEMA

Jozefina Topalli ish-kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, sot në Top Talk është shprehur e indinjuar nga Partia Demokratike nën drejtimin e Lulzim Bashës, duke theksuar se ky i fundit tradhtoi në radhë të parë anëtarët e partisë dhe më pas edhe vendin tij.

Ish numri dy i PD-së tha e prerë se për sa kohë Basha do jetë në opozitë, kryeministri Edi Rama do të jetë në krye të vendit.

Por si e komenton ajo faktin se “Sali Berisha i dhuroi Bashës PD-në”, duke qenë se ky i fundit erdhi në krye të partisë në saj të ish-kryeministrit.

Denis Dyrnjaja: Basha si faktor politik erdhi në krye të PD, në saj të Berishës. Ju a keni kurajo publike që ta pranoni, se është përgjegjësi e Sali Berishës, peshqeshi që i ka bërë PD dhe opozitës duke sjellë këtë njeri, për të cilën ju keni thënë që janë manipuluar edhe zgjedhjet në garën me Sokol Olldashin?

Jozefina Topalli: “Unë kam folur për zgjedhje të manipuluara në 2017, unë nuk kam votuar ndonjëherë për Lulzim Bashën, por do isha e padrejtë po të mos thoja që të gjithë ne jemi përgjegjës për gjendjen në të cilën ndodhet opozita dhe të gjithë ne së bashku jemi përgjegjës për situatën në të cilën ndodhet Shqipëria.

Nësë ne do rrimë duke pritur, për një tjetër apo për një kohë më vonë, akoma më keq do ndodhet vendi jonë.

Ndaj dhe në një përpjekje jo të lehtë kemi ndërmarrë krijimin e kësaj lëvizje, që nuk është parti në kuptimin tradicional të partive.

Është një lëvizje që kërkon të shkundë sistemin, që kërkon të rrëzojë 3 kryetarët që mbajnë politikën , ekonominë, gjithë jetën e Shqipërisë dhe që mendojnë se janë të përjetshëm por jo.

Besoj se në 25 prill do kemi befasi të mëdha në skenën politike.

Nëse shqiptarët janë të kënaqur ok le t’i votojmë, por unë besoj në reagimin e tyre dhe ndoshta është momenti që pas 3 dekadave duhet të mbyllin ciklin”.

 

10 komente në ““Sali Berisha i dhuroi PD-në Lulzim Bashës”?! Jozefina Topalli: Unë kurrë nuk e kam votuar, më 25 prill e mbyll ciklin ai”

  1. Angjelini says:

    Dmth arkitektin e qdo te keqe te shqiperise, Sali Berishen e nxore te paster me emrimin e Bashes ne kry te PD? Po ik o neperk e zez se me neverit kur te shof. Hajdute dhe e paafte.

  2. Prite zot !? says:

    Zhelezina përsëri në pulitikë???

  3. Urithi says:

    JOZIIIIIII …..leri denglat…. jeni femijët e Sal Birishit????? e ka thënë FRROKU I MADH!!!!

  4. Iso says:

    Ik oj dezinjatore! Ti nuk ke guxim te thuash nje fjale per ate qe te hodhi per zhelesh nga babalepartia e do shkundish politiken.Sinqerisht ma hape barkun.

  5. Ladi says:

    Dmth sipas Xhelepines, Meta-Kryemadhi co, Basha, Rama jashte kurse e ardhmja e ndritur e Shqiperise do te vije me Salen e Xhelepines. O mortje ku je futur. Po si je kaq idiote moj clloj femre nese je. Po kaq idiote i di Shqiptaret moj fytyre e ndyre, qe sa ishe krytare parlamenti e ktheve ne agjensi turistike duke bredhur sa andej kendej dhe e ndricove shqiperine ne bote. Aman te lutem o shqiptar i mire e i drejte, mos bjer viktime e ketyre letyrave.

  6. Ladi says:

    Dmth, sipas Xhelepines, Meta-Kryemadhi co, Basha, Rama jashte kurse e ardhmja e ndritur e Shqiperise do te vije me Salen e Xhelepines. O mortje ku je futur. Po si je kaq idiote moj clloj femre nese je. Po kaq idiote i di Shqiptaret moj fytyre e ndyre, qe sa ishe kryetare parlamenti, e ktheve ne agjensi turistike duke bredhur sa andej kendej dhe e ndricove shqiperine ne bote. Aman te lutem o shqiptar i mire e i drejte, mos bjer viktime e ketyre letyrave.

  7. xhoxhi says:

    Ti dhe shumë të tjerë si ty nuk duhet të hapni gojën fare.Ju që ju hoqi Basha tani kërceni përpjetë.Ju jeni mëkeq se Basha.Çfarë do sjellësh ti apo Astriti më shumë se Bbasha?Asgjë.Përkundrazi do e djallosni fare sepse ju punoni e inate dhe jo me programe.Rama pritet kudo si njeri perspektiv ti thua ta heqim.Unë skam dëgjuar asnjë politikan në Europë apo ambasador që të ngrihet kundër Rama.Ka shumë probleme qeverisja por ju e latë mosmëkeq atë Shqipëri dhe sot fajësono Ramën.Bëni fushatë sa t[ doni askush nuk do ju votojë.Kush e vuri Llallën?Ti nuk e votove?E votove por ja lëshuat të majtës duke i kërcënuar me burg dhe sot miku juaj del mafiozi më i madh i prokurorisë…Të ske përgjegjësi?Pa na thuaj një fjalë ku e gjetët?Na thuaj një fjalë për “babanë” Salinë?Juve të gjthë duhet të kaloni nga SPAK për në Reç…

  8. Referendum per arrestimin e koleres sali says:

    Pyetje e drejt per drejte dhe kjo zhele nuk e thote qe pergjegjesija eshte e sali komunistit,por une nuk e kam votuar lulashin.
    Dhe besoji kesaj femre te poshter karieriste.
    O sali ku i mblodhe keta maskarenj qe te ngjajne ty.

  9. Komentuese says:

    Ua filloi prape kjo, thame se shpetuam. Kur shikojme ty themi me mire Lulushi!!

  10. Patrioti. says:

    Jozefina Topalli nuk eshte femer e keqe si njeri eshe shume e mire,ajo eshte perpjekur sa nje femer cfare do ti beje politikes shqiptare ,ketyre politikaneve tan nuk po jadel dot Amerika dhe BE ju doni nga Jozefina
    ajo spo ben keqe ajo po flete realitetin sot .Ju keshilloj per nje gje mos shani dhe fyeni nje femer kushe do qofte ajo,E jo Jozefina qe eshte e bukur dhe so shpirt. Ju qe e shani e keni zili. Respekte Jozefina Topalli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje