Yuri Kim tregon 3 prioritetet e Shqipërisë dhe pse investon aty: S’ka pse të jetë vend i varfër, ka mundësi të jashtëzakonshme

7 Dhjetor 2020, 19:44Politika TEMA

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka folur për 3 prioritetet e saj në Shqipëri në një intervistë për ‘’Marshall Center Voices’’, me Valbona Zenelin.

Kim i ka përsëritur disa herë prioritetet, demokraci, mbrojtje dhe investimet apo biznes dhe ka shpjeguar se pse insiston më shumë te to.

Ambasadorja ka deklaruar qartë se Shqipëria nuk ka pse të jetë e varfër pasi ka një popullatë të re dhe me aftësi të cilat i ka demonstruar.

Sipas saj problemi qëndron tek ligji dhe gjykatat. Ajo thekson se mungojnë disa aspekte që pengojnë zhvillimin e Shqipërisë edhe pse ka mundësi të jashtëzakonshme në turizëm dhe infrastrukturë.

Kim garanton se do të shtyjë fort për demokracinë në Shqipëri duke theksuar rëndësinë e ‘’Rule-of-law’’, si dhe për ligje e Gjykata të pastra.

Zeneli: Si ambasadorja e SHBA në Shqipëri ju keni bërë disa herë komentin se tre prioritetet tuaja kryesore janë demokracia, mbrojtja dhe investimet. Pse janë këto tre?

Kim: Sepse unë mendoj se tek këto duhet të ketë më shumë nxitje dhe më shumë nevojë. I vendos të gjitha sepse janë të lidhura.

Le të fillojmë nga demokracia, mbrojtja dhe biznesi. S’ka arsye pse Shqipëria të jetë e varfër. Një popullsi e re, ka demonstruar që ka aftësi. Kush ka ardhur në Shqipëri i ka dalë një eksperiencë pozitive. Ka mundësi të jashtëzakonshme që mund të zhvillohen në turizëm në infrastrukturë.

Biznesi është mos hajde për një vend ambasadorët amerikanë thonë që është mundësi e mirë, por vijnë sepse tregojnë që mund të përfitojnë. Mënyra si e bëjnë ata duan të dinë se çfarë ka këtu, sa i kushton.

Duan një mekanizëm të drejtë e transparent të qëndrueshëm që lejon për zgjidhje. Për fat të keq kjo mungon. Dhe prandaj ne shtyjmë fort tek demokracia, për të theksuar rëndësinë e ‘’Rule-of-law’’.

Dhe e rëndësishmja për Gjykata të pastra. Puna ime si ambasadore është që të punoj me shqiptarët dhe t’i siguroj se është një ambient ku amerikanët biznesmenë, punëtorë, konsumatorë po aq sa shqiptarët mund të përfitojnë, për ta bërë më shumë vende pune. Të kemi rregulla dhe gjykata të pastra.

5 komente në “Yuri Kim tregon 3 prioritetet e Shqipërisë dhe pse investon aty: S’ka pse të jetë vend i varfër, ka mundësi të jashtëzakonshme”

  1. Lacombasi says:

    rendesine e Rule of Law e ka kuptu Berisha i pari qe beri reformen e “Plepave”. Pse, pak jurista te papune kishte qe duheshin Plepat??
    erdhi Nano dhe e kuptoi edhe ai qe plepat ishin te rendsishem dhe nuk i çdekretoi. erdhi sala prap e i perforcoi. Erdhi Rama dhe nuk pushon se deklaruari reforme ne Rule of Law po nqs Berishes iu desh 1 vit me heq magjistratet e me vu Plepat per Rule of Law, Rama ka 10 vjet qe as i heq e as i ve. edhe ai ja di rendsine “plepat for Rule of Law”.
    nuk e kuptoj pse merren kaq shume me teori diplomatet e huaj. gjithmone ua vene fajin te tjereve kur nuk dine vet ku pikon. ngrihen e deklarojne neper gazeta, japin shpjegime me dogma per gjera qe i kupton edhe peshku ne det…
    Zonja Kim, je nje flluske sapuni. Je nje 0 qe kur ke ardhur. njesoj si gjithe paraardhesit e tu. as SPAK, as dosje, as drejtsi as lesh qe kur ke ardhur. bej fotografi sa te duash neper gazeta. dil dhe bej edhe deklarata. je nje pale me korrupsionin qe gjen strehe ne ambasaden tende ktu e 30 vjet. Mire ta zeme se ne shqipri i paske duart e lidhura e nuk nderhyn dot ne punet e brendshme. po cilin bashkpuntor te lidhur me kupolen paske arrestuar neper bote dhe fillove te zgjidhesh penjte? Eshte bere masaker ne mes te bulevardit dhe nuk ka as protesta popullore per te rikujtuar krimin, kur rrealisht duhet te ishin te permuajshme deri sa te arrestoheshin kriminelat. por me e forta, ngjarja nuk ka as emrin krim por trajtohet si vlere institucionale.

    1. Asd says:

      Kenedi iu drejtua amerikaneve ne fjalimin e tij duke iu thene; “Mos pyesni se cfare do te beje Amerika per ju, por pyesni me mire se cfare do te beni ju per Ameriken”. Imagjinoje vete se cfare pergjigje do tu jepte shqiptareve. Shpresojme me mire qe Yuri te mos “leshoje armet” dhe perfitoni edhe ju nga mundesia qe ju japin gazetat on line per ta …falenderuar.

  2. taso kume says:

    Do beje gjene me te mire per SHqiperine : ncire ne pensjon gjithe klasen politike SHqiptare nga e majta ne te djathte dhe vere aspirantet per F,B,I, SHQIPTARE si klase politike, se u hoqe hallka ndermjetese nga regjimi direkte ne pluralizem mafjoz,eshte shfytyruar karakteri i SHQIPTARIT.investimet ne SHQIPERI DUHET TE KALOJNE GJITHMON NGA KONTROLLI I shtetit, Ngrihet nje gomar dhe thote : vaksinen ma jepni mua jo EDIT ,po pse SHQIPTARET JANE SHEGERTET TE POLITIKANEVE e SHQIPERIA eshte obori i tyre sharlataneve te politikes.

  3. Erdogan says:

    Ka “mundesi te jashtezakonshme”?
    Me ke tallin by…….n keta pushtues njesoj si Turqit,Cifutet apo edhe Serbet meqenese kane 1000 vjet diference.
    Po te ishte (qe nuk ka mundesi) se Amerika vleresonte Historine Evropiane dhe kulturen Greke qe eshte baza e Civilizimit Boterore,nuk krijonte nje Pashallek turk per bela te quajture Arvania nga Arnaut ne dem te Epirit historik por vleresonte Luften Heroike te popullit Greke dhe te ashtuquajtureve Arvanitas.
    Nuk do i perkedhelte krahet Erdoganit per Agia Sofian ndertuar nga Perandori Ilyre Greke Megas Iustinianos te kthyer ne Xhami!
    Per nje Pastor beri namin Trampi i “krishtere” qe u betua ne Biblen e cifuteve te shkruar Greqisht.
    Ja beri te qarte Erdoganit,ose lirohe ose te shkaterrova ekonomine.
    Ja kjo eshte Amerika colonialiste e sklleverve te marre me dhune dhe me zingire nga Afrika.
    Me thuaj me ke rri te te them se cili je,thote populli.
    Une habitem qe ka Skiptare qe besojne se amerikanet do mbeshtetni Kosovon perpara Serbise!
    Atyre u duhet Serbia troc muhabeti,ata shikojne vetem Interesa dhe ne Dollare shkruajne Ne “zot” ne besojme
    D.m.th per ata Zoti eshte paraja dhe fuqia imperialiste.

  4. Peshku gjigant qe vertitet gjith andej ne Shqiperi dhe ju se zini dot ...... says:

    Meqe ra fjala te bizna , po me biznesin e peshkimit cbehet ?????? Sikur na premtuat qe do zhvillohej biznesi i peshkut , sollet dhe barka te reja e moderne per kapjen e peshqeve te medhenj , cu be me to ??? Ne shikojme qe jo vetem qe nuk ube gje , por zute nje dore sardhele dhe na i tregoni e na thoni : peshk te madh doni ??? Ja pra , keta jane ……..
    Te futemi direkt ne teme ….nese gjithe prokuroret e rinj , agjentet e rinj , vendas dhe te huaj qe sterviten, dhe steviten ne shkollat supreme , ne USA dhe gjetke dhe u financuan nga partneret tane , ua dime per nder nje jete , megjithate …..nuk po leviz gje ………shume zhurme per asgje …..gabim……. presim ….
    Nese fatura e pregatitjes se tyre u dergohet per pagim taksa paguesit fakir shqiptar me vone, atehere eshte dy here gabim ……..gabimi i pare eshte se u premtua dhe su be gje , dhe quhet mashtrim , dhe gabimi i dyte eshte se mashtrimi shoqerohet me dem ekonomik ….mjaft me , nuk mbajm me dot , eshte peshe e rende , nje jete mbartim pesha qe nuk na takon dhe smundemi me ……..nese nuk ndihmoni , te pakten tju vije keq , te derdhni dy pika loti …..sic thosh poeti yne madheshtor Migjeni ……………

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje