Ish-deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi, ka paralajmëruar se Partia Socialiste ka filluar procesin për të manipuluar votën e emigrantëve.
Sipas tij, mazhoranca është duke bërë gati vetëm regjistrimin e votuesve socialistë.
“Në korrik u miratua ligji dhe prej atëherë nuk ka asnjë regjistrim, pasi qeveria nuk ka bërë gati instrumentin.
Kanë miratuar një ligj për të manipuluar votën e emigrantëve. Kemi edhe mesazhe që kanë çuar eksponentë të lartë të PS-së për të regjistruar emigrantët.
Një nga 4 koordinatorët është drejtuesi i PS-së në Itali. Pra janë duke bërë gati regjistrimin e vetëm votuesve socialistë. Kjo është skandaloze.
Por nga ana tjetër ju keni psh, drejtuesi i postës shqiptare është një nga funksionarët më të lartë në sekretariatin e PS-së. Por kemi edhe dicka tjetër, KQZ duhet të bëjë një sistem të ri votimi nga fillimi” tha ai.
KQZ duhet të bëjë një sistem të ri votimi nga fillimi”, u shpreh ai në Abc News, ndërkohë dha edhe një mesazh për kryetarin e opozitës Lulzim Basha.
“Duhet të bëjmë kujdes që deputetët t’i kenë rrënjët në elektoratin e tyre në mënyrë që të marrim maksimumin”, tha demokrati.
Biometrinë, demokrati e cilësoi si garanci për të shmangur mbushjen e kutive duke justifikuar koston. Bylykbashi kishte një këshillë për kryetarin e partisë, Lulzim Basha.
Për shkak të situatës nga pandemia, Komiteti Teknik vendosi ndalimin e aktiviteteve politike, por Bylykbashi thotë se në periudhën e hapjes së fushatës, pra 30 ditë para zgjedhjeve kjo nuk ka vlerë pasi “Prelavon Kodi zgjedhor mbi aktin normativ”.
Ky është si thes me byk. Kujtojmë kohën kur gjendjen civile e drejtonte njeriu i PD . Primitivet zbrisnin nga mali, votimi i parë bëhej në Tiranë, pastaj zbrisnin në Durrës, e kështu me radhë deri në Fier, Vlorë etj. Në emër të emigrantëve votonin çeçenet e Saliut. Kurse Lsi e bënte hapur fare. Dy ditë para zgjedhjeve mblidheshin 40 çepaneze, Skraparli etj , dhe figuronin në një shtëpi 50m2 . O Bylyku , po ju a dha të gjitha o bullar. Me kqz, me vëzhgues, me të gjitha. Tani ça doni me ? Ore këta janë si i bukuri shejtan. Por sinqerisht dyshoj shumë që në Shqup të ketë ndonjë homosapiens që vepron me ndërgjegje. Këta duket sikur shtyhen vetëm nga instinktet. Bo sa farë e keqe qenkan. Si s’doli një ti rregulloj bateritë këtyre.
Ore vertet nuk arrijne ta kuptojne keta se Rama nuk ka nevoje te manipuloje, apo eshte alibia e rradhes per te justifikuar humbjen e rradhes? Me duket se Trump-i ka mesuar prej ketyre taneve.
Nje gje eshte e sigurte se per sa kohe keta gomeret jane ne krye te PD-se, Rama do dali fitues jo vetem ne zgjedhjet e ardhshme, por ne cdo zgjedhje tjeter deri sa opozita te ndryshoje lidershipin dhe te pastrohet nga kriminelet dhe hajdutet ose Rama … te dale ne pension.
Hajduti therret kapeni hajdutin. Po kush i ka vjdur votat historikisht, a nuk jane pd dhe lesh e lija??? Ok, me shqip.