Sali Berisha është shfaqur sot në qytetin “Studenti” krah Gazmend Bardhit për të përkujtuar 8 dhjetorin, datën kur filloi lëvizja studentore e cila përmbysi regjimin komunist në Shqipëri.
Përmes një statusi në Facebook, Berisha tregon versionin e tij të zhvillimeve në këtë datë ku rrëfen përpjekjen që ka bërë dhe se sa i emocionuar ishte.
Ish kryeministri nuk le pa përmendur edhe rolin e Azem Hajdarit, kontributin e të cilit e shfrytëzon sa herë e ka të nevojshme.
Sot pas 30 vitesh, vendin e tij dhe të demokratëve të vërtetë e kanë zënë personazhe si Gaz Bardhi të cilat siç i përshkruan Halim Kosova nuk janë as burra as gra.
Postimi i plotë
“Homazh per studentet e Dhjetorit ‘90!
Çdo fillim Dhjetori, unë si njëri nga ata që pata fatin unik në jetë të isha dishmitareë pjesëmarrës, apo dhe protagonistë i Revolucionit Demokratik Paqesor të Dhjetorit ‘90, e përjetoj me rritje të adrenalinës, shterngate emocionesh te forta, të një lloji krejt të veçantë, nga çdo lloj tjetër që ngjallin kujtimet dhe përjetimet e shkuara.
Në muret e kujtesës time, janë të gedhendura si me daltë, të gjitha pamjet unike, skenat, studentët, guximi, trimëria, entuziazmi i papërmbajtur i tyre, fytyrat e tyre herë të trishtuara, të zbehta e të mavijosura nga grushtat, shqelmat apo shkopinjtë e gomës te fallagave te rregjimit,dhe herë të tjera të shendriteshme dhe plot me diell, nga ngazëllimi, entuziazmi dhe gëzimi i papërmbajtur, zërat e tyre kumbues, të çjerrë, por ndonjëherë edhe kafshues nga zemërimi, veshjet, mbledhjet, takimet, bisedat, sallat, mencat, dhomat e godinave të studentëve ku mblidheshim.
Si në filma, më dalin para syve, demostrata e paradites të 9 dhjetorit, sampistët, policet,ushtarët, fytyrat e tyre të vrerosura, uniformat, shkopinjtë, lopatat, kundragazet, kallashet, vringëllimi i armëve, blindat e tyre, shiu, të ftohtit, balta e atyre ditëve, rrugët, sheshet e Qytetit Studenti. Në kujtesë më vijnë të freskëta, të gjalla, takimet me Liderin e Lëvizjes, Azem Hajdari dhe me bashkëpunëtorët e tij, si dhe me pedagogë, intelektualë, studentë dhe qytetarë të tjerë, mitingjet e papërsëritëshme dhe festa e 11 dhjetorit në Qytetin e Lirisë, ngashërimet, lotët e gëzimit, përqafimet me njëri-tjetrin e të njohurve dhe të panjohurve në shesh, si në një dehje apo ekstazë kolektive, përndritja e fytyrave të mijëra qytetarëve për fitoren historike të studentëve “liberatorë” dhe mbarë shqiptarëve.
Të gjitha këto, unë i kam përjetuar me aq forcë ato ditë, sa që edhe sot pas 30 vitesh, sa herë më vijnë në mëndje ose më çfaqen para syve, më duken sikur i kam parë, i kam jetuar dhe kanë ndodhur tashmë jo dekada, por vetëm disa muaj më parë. Ato ishin dhe mbeten në kujtesë momente, orë, ditë të rrebesheve emocionale ndjesore më të fuqishme, më të veçanta ae kam perjetuar ndonjehere dhe të një energjie pozitive, rrezatimi të papërsëritëshë, të asaj kohe të bekuar, të një mrekullie, të jetuar kurrë më pare.
Ajo ishte mrekullia e ngritjes, e ringjalljes së befasishme dhe të pabesueshme, në këmbë e studentëve me në krye Azem Hajdarin dhe, fill mbrapa e qytetarëve të Tiranës, gjer atëherë ndër njerëzit më të shtypur, më të frikësuar, më të mjeruar, më të izoluar dhe më të vetëharruar të kësaj toke.
Kanë kaluar 30 vite nga ato ditë, netë, mëngjese të lagëta të ftohta e gri të Dhjetorit ‘90 dhe për mua, por besoj edhe qindra dhe mijra të tjerë si unë, pavarësisht se çfarë momentesh, çastesh, ndodhish edhe ngjarjesh personale, familjare, sociale, politike qoftë edhe të paimagjinueshme që kemi përjetuar më vonë ndër vite, ato të atyre ditëve kanë mbetur thesari shpirtëror më i çmuar i jetës tonë.
Personalisht, që nga ajo kohë, unë kam përjetuar ngjarje të mëdha e të jashtëzakonshme, që ndofta nuk kisha guxuar me fantazinë time ti rrokja më parë.
Kosova është bërë e lirë, ideali më sublim i jetës sime!
Por, ato katër ditë e netë të bekuara, të para të revolucionit demokratik, të dhjetorit 1990, ishin ditët e gjenezës së lirive tona, ishin nëna që lindi ditët e tjera të mëdha të kombit tonë tre dekadat e fundit, ditët e kthesës së madhe për Shqipërinë dhe për mbarë kombin shqiptar dhe historinë e tyre drejt lirisë.
Ato ditë, për mua dhe çdo shqiptar tjetër liridashës, ndanë jetën tonë në liri nga ajo ne diktaturë si ç’ndan agu diten nga nata.Ndaj, ato dite janë ditëlindja e lirive tona, ditëlindja jonë e dytë në liri. Falë tyre, ne që kaluam dekada në diktaturë, kemi një jetë të dytë, jetë të vërtetë si njerëz të lirë.
Ato ditë, unë kam parë më shumë se asnjëherë në jetën time maja guximi njerëzor, llave entuziazmi të papërmbajtur, lumenjë lotësh gëzimi festiv te njerzve me se fundi te çliruar, por te gjitha keto të gërshetuara dhe me dhune të egër dhe terror policor.
Ditët e Revolucionit Demokratik të Dhjetorit ‘90 ishin ditë të ftohta, me shi dhe erë, në të cilat udhëtoja rrugëve plot baltë të Qytetit Studenti, në një gjëndje pothuaj ekstaze të vërtetë, i shoqëruar për koincidencë, që në fillim nga Besnik Mustafaj, në çdo hap të ditës së parë dhe ditëve të tjera, nga studentë dhe, më pas, nga intelektualë, qytetarë të tjerë, të njohur dhe të panjohur më parë po ndonjëherë edhe vetëm me Lilin dhe gjithnjë nga Dema, kushëri i imi, i cili për çështje sigurie dhe bindjet e tij, nuk ndahej asnjëherë nga unë.
Ato ditë, unë kaloja me orë të tëra midis grupeve të vogla, por herë herë, edhe dhjetra e qindra, mijëra studentëve dhe qytetarëve, nga të cilët vetëm disa syresh mund t’i kisha njohur më parë, diskutoja, debatoja, ndaja mendime dhe u drejtohesha edhe me ndonjë fjalim të shkurtër, pa e pas marrë kurrë më parë fjalën në publik. Si pedagog, kisha ligjëruar para studentëve në auditore dhe klasa, qindra dhe mijëra herë, por para një publiku tjetër, as edhe njëherë të vetme. Në ato fjalime, belbëzitje të miat të para publike, bëja te pamunduren që ato të mos ngjasonin me fjalimet e zyrtareve te rregjimit të dallonin prej tyre ne gjithçka e te sillnin me fjale qe buronin nga zemra nje muzike tjeter ne veshet e qytetarve.
Ato ishin ditët e fillimit që unë, së bashku me studentët, liderin e lëvizjes së tyre, Azem Hajdari, i pari në llojin e tij i zgjedhur direkt nga sheshi i betejës, nga bashkëmoshatarët e tij, me pedagogët dhe intelektualët e tjerë përpiqeshim të mirrnim përgjegjësitë, të kontribuonim, të hidhnim së bashku hapat e fillesës drejt kohës së panjohur për ne, kohës së lirisë, duke e pas patur atë, gjer atëherë, më së shumti si aspiratë apo si të thuash, si instikt dhe jo si një realitet të njohur pra, në fakt, si një univers që duhej ndërtuar.
Ajo që ndodhi ato ditë, mendoj se ishte para së gjithash, lëvizja e mrekullisë së vërtetë shqiptare kombëtare por, po të kemi parasysh se ku ishim katandisur ne shqiptarët, ajo lëvizje ishte edhe një mrekullie të vërtetë njerëzore individuale. Ajo, ishte një shpërthim i papritur dhe i papërmbajtur i aspiratave, idealeve të ndrydhura të lirisë, të rinisë studentore, të qënjeve njerëzore që kishin lindur, rritur si skllevër të diktaturës më të egër që Europa kishte njohur, që nuk dinin se ç’ishte liria, dinjiteti, prona, dhe në qindra e mijëra raste, as dhe vetë Zoti.
Të shihje dhe dëgjoje, të përjetoje atë çka unë me të dy miqtë e mi dhe një grusht qytetarësh pamë, dëgjuam, përjetuam paraditen e datës 9 dhjetor të vitit 1990, sapo arritëm të jemi vetëm pak metra larg nga balli i protestës së studentëve në rrugën e Elbasanit, në mes të Tiranës, të udhëhequr nga Azem Hajdari, një protestë vërtet në pamje të parë, epike ne guximi e saj por tragjike në vetminë e saj, ti, papritur beheshe dëshmitar i një skene sa mahnitese per trimerinë e studentve aq edhe barbare per dhunen policore ndaj tyre.
Ato, ishin ditët e një mrekullie, e cila më nxorri mua por edhe qindra e mijëra shqiptarë, me shpejtësi marramendëse nga honet e dëshpërimit dhe të pesimizmit, dhe zhgënjimit më të plotë të njeriut, në kreshtat më të larta të shpresës, besimit dhe optimizmit që as në ëndërr ndonjëherë nuk i kisha parë. Ne, ato ditë, u ngritëm me krahë, si feniksi nga shkrumbi dhe hiri në Zenit. Magjinë, pathosin e atyre ditëve, të pandjerë dhe jetuar ndonjëherë tjetër, sot unë nuk gjej dot fjalë që të përshkruaj. Më kishte pushtuar një gjëndje euforie, pothuaj dehje që nuk e kisha provuar kurrë më parë, në të cilën më dukej se unë nuk ecja, nuk rendja, por si të thuash, kisha humbur peshën, fluturoja.
E pabesueshmja ishte bërë reale, tokësore. Njeriu, ditë si ato, sa magjepsëse me agimet e tyre mahnitëse të lirisë, me zhvillimet intensive, të papriturat, befasitë e tyre, po aq dhe epike me guximin dhe trimërinë e heronjve të tyre studentë dhe studente, mund të ketë fatin t’i takojë, t’i përjetojë vetëm një herë në jetë. Ato ishin ditet qe ndane epokat!Ditët që ndajnë epokat, takohen rrallë, shumë rrallë, mundet dhe kurrë ose vetëm një herë në disa gjenerata.
Ne ishim gjenerata që i përjetuam i perqafuam ato! Ishim të bekuar!
Vite me pare ne, kishim dëgjuar për kryengritjet e të burgosurve politikë në burgun e tmerrshëm të Spaçit e të Qafë Barit, por jehona e tyre ishte bere therrime ne muret e trasha dhe të larta, të bunkerit te frikës dhe të heshtjes ne te cilin lengonim te pashprese.
Gjatë vitit 1990 Shkodra, në fillim të Janarit, kishte hequr shtatoren e Stalinit. Pjesëmarrësit ishin arrestuar, torturuar barbarisht në qeli. Në fundin e janarit, në Tiranë u realizua demostrata e heshtjes. Për të dalë, dolëm dhe sheshin pothuaj e mbushëm, por siç e nisëm edhe e sosëm, në heshtje dhe vetëm në heshtje. Në Kavajë, në mars, kishin shpërthyer protestat e fuqishme qytetare anikomuniste, me përballje të forta me sambistët e regjimit por, sado i fuqishëm zëri i revoltës aty, ai përsëri mbetej jashtë metropolit të pushtetit.
Tirana lëvizi, si asnjëherë në historinë e saj, në fillim të korrikut 1990, shpërtheu me kryengritjen paqësore të ambasadave, kryesisht të rinisë punëtore. Kjo kryengritje, vërtet përmbysi Murin e Berlinit, ngriti peshë zemrat tona, por brenda pak ditëve, diktatura përcolli jashtë vendit kryengritësit dhe rindërtoi përsëri Murin e zi.Kurse ne, te tjeret shpirt ndezur dhe zemerthyer si ç’thot Edgar Alan Poe u rikthyem te strukur ne letargjine nga e cila na zgjuan krengritesit e 2 Korrikut 1990 dhe paguam ndrojtjen, strukjen, apatinë tonë të pafalshme.
Vetëm dy ditë para fillimit të lëvizjes, ata studentë protestues, lideri i tyre, Azem Hajdari, tashmë tribunë në sytë e mi dhe shumë shpejtë të mbarë shqiptarëve, por edhe të botës, kishin qenë studentë të thjeshtë, të topitur nga jeta e përditëshme te cilet të mbërthyer nga hallet, kotesia e dhimbjet e kohës, lëviznin në automatin e jetës se zbrazur universitare, të kontrolluar në çdo cep të saj nga regjimi diktatorial.
Kurse, pas dy ditësh, qytetarët do t’i shpallnin Azemin tribun te lirise dhe bashkstudentet e tij “engjëjt e demokracisë”, “studentët liberatorë” sepse, ata të tillë u shfaqën në qiellin gri te erret dhe të pashpresë të atij fillim dimri të vitit 1990. Në të vërtetë, fjalët, epitetet, cilësorët, krahasimet nuk mund të mjaftonin për të përshkruar ogurin e bardhë, trimërinë, guximin e tyre, shpresat që ringjallën ata.
Ka gjithnjë një debat për aktin e tyre. Sot, janë të shumtë, madje ka edhe nga ata vetë, që refuzojnë të pranojnë se janë heroizuar ndonjëherë.
Të gjithë ata, që unë gjeta në demostratë në mëngjesin e datës 9 dhjetor 1990, në Rrugën e Elbasanit, ishin heronj sepse, natën e datës 8 dhjetor, kishin dalë në protestën e tyre antikomuniste jo të heshtur siç dolëm ne në Janar të 1990, por me parrulla të fuqishme kundër diktaturës në Tiranë. Ata, kishin kërkuar dhe arritur t’i paraqesin kërkesat e tyre me një përfaqësi atë natë Presidentit të vendit, e kishin detyruar atë, me revoltën e tyre, për herë të parë në jetën e tij, të dilte pas mesnate, nga shtëpia për t’i takuar protestuesit. Madje, ai ju premtoi se, të nesërmen në ora 17:00, do t’i takonte në qytetin Studenti. Por atyre, pas atij takimi krejt të veçantë në llojin e tij, Ramiz Alia, sikur të kishin qenë në takim tek Makbethi, u kishte nxjerrë në pritë tek ktheheshin në fjetoret e tyre , sambistët të drejtuar nga vet Ministri i Brendshëm, për t’i rrahur barbarisht, me shpresën se duke i shtruar me dajak, do të detyroheshin të harronin takimin dhe kërkesat e tyre.
Aty, në shesh, tashmë kisha para vehtes jo një, dy, apo një grusht heronjësh, por disa qindra e mbase njëmijë syresh pra, aq shumë heronj prej të vërteti, që nuk i kisha parë në filmat apo lexuar në libra gjithë jetën time.
Studentet e Dhjetorit ‘90, ishin heronj sepse, asnjëri prej tyre nuk e dinte se çfarë do të ndodhte me të apo me ata pas 10-30 apo 60 minutave, pa lëre të nesërmen, dhe ishin aty me mendjet, thirrjet, gjokset e tyre, sfidues, të gatshëm për përballje dhe të rrethuar nga të gjitha anët me polici, sambista si egersira,sigurimsa barbar e ushtri të regjimit komunist më mizore të Europës së pasluftës. Ndofta ata edhe e parandjenin se, kushtrimi i tyre do të ushtonte e do të zgjonte shpirtrat e ndrydhur te mbare shqiptarëve.
Por, në atë betejë tejet të pabarabartë në të gjitha rrafshet, ata përveç guximit të tyre rinor dhe njëri-tjetrit, ishin pa asnjë mbështetje, në vetmi dhe, ishin të rrethuar nga të gjitha anët nga fallangat me uniformë të partisë terroriste.
Studentet liberator, ishin heronj sepse, pavarësisht nga kjo, ata qëndronin sfidant e te vendosur si misionarë te pepur, pararendës të një ndryshimi epokal në historinë e kombit dhe vendit të tyre.
Ata, ishin heronj sepse, për më shumë se 36 orë të vetëm, pa përkrahje te vetem i qëndruan dhëmbë për dhëmbë dhe ballë për ballë diktaturës komuniste. “Ah, sikur të kishim qenë në Shkodër”, do të ishte një nga psherëtimat e para që do të lëshonte Azem Hajdari, në oborrin e ndërtesës së parë të Qytetit Studenti, rreth 20 minuta pas dhunës brutale të policisë ndaj tyre, në drekën e datë 9 dhjetor. Kjo sepse, në protestën e tyre, në tërësi nuk kishin ardhur studentë që nuk banonin në konvikte, as pedagogët e tyre apo qytetarët e Tiranës.
Studentet liberator ishin heronjtë e mi dhe të shqiptarëve sepse, vetem 20 minuta pas dhunës më të egër që u ushtrua ndaj tyre në Rrugën e Elbasanit, paraditen e datës 9 dhjetor, në të cilën unë isha dëshmitar,pa mjekuar ende plagët e shkopinjve, lopatave, plumbave të gomës në trupin e tyre dhe të pushtuar edhe nga ndjenja e braktisjes,trima dhe gximtarë e te pamposhtur si ata, do të mblidhnin me shpejtësi forcat dhe do t’i jepnin ultimatumin, e parë dhe historik, Ramiz Alisë me te cilin do te thyenin ate dhe rregjimin e tij policor;”ose lironi protestuesit studentë të burgosur, ose në orën 15:30 do të zbresim në sheshin Skënderbej dhe do të bëjmë çdo gjë copë e thërrime”.
Pikërisht se ata ishin të tillë, duke patur për armë të vetme guximin, i kallën datën regjimit dhe nuk u dorëzuan, ndezën peshë zemrat e të rinjve dhe të qytetarëve të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë, dhe si luanë të vërtetë, këputën në mes sistemin më ç’njerëzor që shqiptarët kishin njohur në tërë historinë e tyre.
Vërtet ata, lëvizjen e tyre e nisën si me kërkesa ekonomike por, arritën me një taktikë, shkathtësi e guxim dhe vizion të kristaltë, të tregonin që në krye të rradhës se, nuk kishin dalë në protestë për një gotë çaj më shumë, siç do t’i thoshte në takimin e mesnatës së datës 8 dhjetor Lideri i tyre Azem Hajdari, Presidentit të vendit, por po protestonin për fatet e lirisë së vendit të tyre dhe të shqiptarëve në tërësi.
Engjujt e Demokracise , ishin misionarë dhe vizionarë pararendes te nje epoke sepse, që në protestën e parë ata shpallen moton e revolucionit të tyre, “Liri-Demokraci”, “Shqipëria si Europa”, thirrje këto që buronin nga thellësitë e shpirtit të tyre rinor, të bashkëmoshatarëve, por edhe nënave, baballarëve, motrave, vëllezërve të tyre, si dhe të qindra, mijëra shqiptarëve që për këto idelae kishin sakrifikuar jetën apo rininë e tyre gjatë kalvarit të egër komunist. Ishin ato thirrje që, me shpejtësi te rrufeshme , do të zgjonin, ringjallnin dhe ndriçonin mendjet dhe shpirtrat e ndrydhur të shqiptarëve.
Ato, ishin kohërat kur ata hynë në “hall of fame” të heronjve tanë, hynë të gjallë si të pavdekshëm në panteonin e lirisë te shqiptareve për të lënë aty thesarin, arritjen më të çmuar të jetës së tyre dhe për t’u rikthyer, pas përmbushjes së misionit, në vdekatar, ashtu siç jemi të gjithë.
Liberatorët tane ishin heronj sepse, në vendosmërinë e tyre për sakrifica sublime, vazhduan betejën gjer në fitoren e idealeve të tyre demokratike. Si misionarë, ata, me guxim shëtitën në mbarë vendin, duke themeluar pluralizmin politik, degët e Partisë Demokratike, mbjellur shpresën zemrat e shqiptarve në mbare qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë.
Ata ishin heronjtë e mi por jo vetëm të mijtë, por të mbarë shqiptarëve në Shqipëri, në Kosovë, Maqedoni dhe kudo në botë që duan lirinë mbasi, pa një Shqipëri të lirë nuk mund të kishim një Kosovë të lirë apo shqiptarë të lirë në rajon.
Nderim perjete Azem Hajdarit dhe studenteve liberator te Dhjetorit ‘90. Azem ti je gjalle. sb
Qenefi ngel qenef, nuk behet spital.
Po ata qe vrau ne 21 janar a i shfaqen para syve? Po ata qe vrau ne gerdec?!
Berisha i pelqen pjeshket! A mund ta besoni ciftin qe perfundoi historine e 8 Dhjetorit ? A do te jene bashke ne dhjetorin tjeter? Kush e kishte menduar?
Hahaaa,mashtruesi patilogjik!”i dha ultimatum Ramiz Alise” kush i beson vetem nje cikez te shohin vidiot me fjalimin e vershellyer nga studentet dhe e kupton cfare plehre ka drejtuar duke e masakruar Shqiperine.
O Zot i madhe sa hipokrip e kriminela Jane keta njerze te bijen ja Kan shpalle Armike dhe perjshtue nga partija kurse Azemit te Vdekure i lepine busllin haha hajde komunisti hajde
hahahahahahah kur te ngordhesh o Sali do marrim veshe te verteten e te ashtequajturit revolucion i dhjetorit dhe plehrat qe u vune ne krye. Nderkohe vazhdoni me traditen “vrit naten e qaji diten”.
Dikur cdo 8 nendor partia nxirte Pilo Peristerin dhe fliste per themelimin e partise.Kjo pune behej kur Pilua kishte vajtur te uzina e autotraktoreve,dhe nuk kishte cte bente tjeter Pilon tani ne demokraci e zevendesuan Saliu me shoke dhe na tregojne bemat e tyre ate 8 dhjetor si luftuan me mullinjte e eres dhe dolen fitimtare.Kur nisen luften Saliu,Azemi,Besniku,e shume bashkeluftetare te tyre ishin me kalca te ngrena te themrat e gjishtrinjte te grisur,po sa mbaruan luften u turen ne placke dhe sot jane bere me te pasurit e ballkanit .Rofte 8 dhjetori qe na solli horat,spiunet,hajdutet,te koruptuarit dhe dalngadale do zhdukin dhe shqiperine nga harta sipas mesimeve te padroneve
Ti ishe te zyra e Ramizit,ku po merje detyren,per te tjerat e di mire ky popull,ku ishe e c’fare bere
Jashteqitjes se njeriut hidhi sheqer sa te duash, hallve nuk behet.
Azemin,Sali,Azemin kush e vrau !!!.
.sali nuk te peshon fjala….nga goja dalin plera cdo dite… njerezit tamam ashtu si je ..nje ordiner i poshteruar
Po ik o torrollak….Ramizi ju lut 6 muaj Kadarese dhe te tjereve,per ndryshim dhe ju dhjete ne breke.Azemi trim mbi trima….?????
pupupupu ca shkrimi tipik shkrimsi tregimet e qoft largut, ca indktrinimi i ka bere shoqerise ky malok-komunisti qelbur krimineli me i madh qe ka pas shqiperia, ky e mbrapa dhe enverin
Komunzima nuk u largua asnjehere midis jush ne PD dhe ne SHUP eshte komunizma akoma