Ilir Meta garanton eurodeputeten dhe i bën apel BE: Do bëj çdo përpjekje për zbatimin e plotë të gjitha kushteve të integrimit, por problem 25 prilli

8 Dhjetor 2020, 12:21Politika TEMA

Presidenti i Republikës, Ilir Meta thotë se integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian kalon vetëm përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Gjatë një bisede që Kreu i Shtetit zhvilloi me eurodeputeten Isabel Santos dhe Ambasadorin e Delegacionit të BE në Tiranë, zotin Luigi Soreca, Meta tha se do të vazhdojë të bëjë çdo përpjekje për zbatimin e të gjitha kushteve që lidhen me negociatat.

“Kënaqësi të zhvilloja sot një bashkëbisedim të sinqertë e miqësor me Raporteren për Shqipërinë në Parlamentin Europian, eurodeputeten Isabel Santos, dhe Ambasadorin e Delegacionit të BE në Tiranë, zotin Luigi Soreca.

Një falenderim i veçantë për zonjën Santos, për vëmendjen e posaçme që i ka kushtuar në Projekt Rezolutën për Shqipërinë zgjedhjeve të ardhshme, fenomenit të shpopullimit dhe cënimit të lirisë së medias në Shqipëri.

E sigurova se si President i Republikës do të vazhdoj të bëj çdo përpjekje për zbatimin e plotë të të gjitha kushteve, që lidhen me nisjen e negociatave të anëtarësimit.

Integrimi europian i Shqipërisë kalon vetëm përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe ndërtimit të shtetit ligjor me institucione të pavarura dhe funksionale”, shkruan Presidenti Ilir Meta në Facebook.

2 komente në “Ilir Meta garanton eurodeputeten dhe i bën apel BE: Do bëj çdo përpjekje për zbatimin e plotë të gjitha kushteve të integrimit, por problem 25 prilli”

  1. jashar says:

    Ti e ke vendin ne burg mor hajdut i ndyre, je familje kriminale.

  2. Realiteti says:

    O pusht mbajte peng te ardhmen e nje kombi per te shpejtuar koken.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje