Neritan Ceka pendohet pas 29 vitesh: Gafë e imja, dorëheqja te Ramiz Alia në 1991

8 Dhjetor 2020, 13:12Politika TEMA

30 vite nga Lëvizja Studentore e Dhjetorit ku u rrëzua komunizmi është koha për një reflektim për vendimet që janë marrë ndër vite dhe çfarë mund të ishte bërë më mirë.

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Log” në “ABC” të drejtuar nga Endri Xhafo, Neritan Ceka, që ka mbajtur disa poste të rëndësishme ka një peng.

Në vitin 1991 ish-nënkryetari i PD, Neritan Ceka akuzoi kryetarin e partisë së tij Sali Berishën se përdori metoda antidemokratike për rrëzimin e qeverisë së stabilitetit që kryesohej nga Ylli Bufi.

Asokohe Berisha shkoi me Cekën te Ramiz Alia, por kur ish-kreu i PAD-së filloi të lexonte këtë deklaratë, ish-kryeministri u ngrit dhe doli nga zyra e liderit të fundit komunist.

Një veprim të tillë, Ceka tashmë shumë vite më pas e cilësoi si një gafë.

Unë do të them edhe njëherë, që të jemi të qartë historikisht, është një lloj vetëdjegie. Ajo që bëra unë, po të kisha përvojën e tanishme, ose që fitova, nuk do ta kisha bërë në asnjë mënyrë, ishte një, nuk do ta quaja gafë,  por në atë historinë e idealizmit tonë, ishte emocionale, ishte një hap i gabuar.

Edhe largimi i mocionistëve nuk ka qenë shumë, pavarësisht gjendjes që u krijua në PD.

Por asnjëherë deri në atë kohë, largimi im i dha një shans kësaj rryme që nuk ekziston më në PD. Ishte ajo bërthama e fortë irracionale, që rrinte te oborri, kur ishte punët mirë dhe zhdukeshin nga oborri, nuk kam parë asnjë prej tyre në shkurtin e ashpër, u zhdukën  të gjithë ata trima, por ishin baza e ekstremizmit të PD-së dhe largimi edhe i mocionistëve i dha mundësinë gjithë asaj katastrofe që ndodhi në 26 maj PD-së” tha Ceka.

Neritan Ceka deklaroi dorëheqjen duke premtuar se do të largohej përfundimisht nga politika, por në fakt e kundërta ndodhi, pasi u kthye pak muaj më pas në krye të një partie të re, PAD, duke qëndruar aktiv në politikë 20 vitet që pasuan.

7 komente në “Neritan Ceka pendohet pas 29 vitesh: Gafë e imja, dorëheqja te Ramiz Alia në 1991”

  1. Berti says:

    Kjo eshte pjese e zhvillimit tend mendor, pasi ashtu si me ka thene nje miku im elbasonlli, Neritani njifet si kaqol nga trute.

  2. SE CFARE DONTE TE THOSHTE KY CEKA NUK U KUPTUA QARTE, DUKET QE KA PJERDHUR NGA BITHA DHE NGA GOJA

  3. Velo says:

    Po t’i ofrojë Rama ndonjë vend pune të mirë për të birin, Neritani prap e dredh, ka qenë veprimi më i mirë do thotë.

  4. aleko says:

    Asgje nuk po marre vesh cfare shkruhet ketu. Kejo gazete eshte shume liberale se cfare dhe kushe shkruan sidomos ne fushen e te shkruarit shqip mungon plotesisht serjoziteti dhe respekti per kete gjuhe..

  5. tartarini20 says:

    Ti ke plot gafa, nuk je politikan, shiko profesionin se eshte me mire per ju.

  6. Dini says:

    Plak I matufepsur qe vazhdon me idiotsirat e tij. Pse nuk kerkon falje edhe per bashkpunimin me trafiqet ne kohen kur ishte minister I brendshem .Sa here del ne media idiotsira flet.Familja duhet ti flase.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje