Qeveria e Francës është e vendosur të çojë përpara ligjin që lufton praktikat që shkojnë kundër me vlerat e republikës, si martesat me forcë dhe testet e virgjërisë. Megjithatë kundërshtarët thonë se ligji rrezikon që të zemërojë disa anëtarë të komunitetit mysliman.
Kryeministri, Jean Castex, u tha reporterëve se ligji do t’u japë autoriteteve mjetet e nevojshme për të luftuar ndërmarrjet politike dhe ideologjike që shkojnë kundër vlerave dhe sovranitetit.
Madje nënvizoi sendonjëherë shkojnë deri në akte kriminale. Kabineti zyrtarisht mbështeti projekligjin, duke e çuar atë në dhomën e ulët të parlamentit, ku aprovimi nuk paraqetproblem pasi qeveria dhe aleatët kanë shumicën e përfaqësuesve.
“Ky projektligj nuk është as një tekst kundër feve dhe as kundër myslimanëve në veçanti. Përkundrazi, është një ligj i lirisë dhe i mbrojtjes. Është një ligj i emancipimit përballë fondamentalizmit fetar dhe më përgjithësisht, përballë të gjitha ideologjive dhe shtrembërimeveqë ndjekin të njëjtat synime.”, tha kryeministri francez Jean Castex.
Debati rreth këtij ligji është bërë edhe më i nxehtë që prej 16 tetorit, pas vrasjes makabretë një mësuesi, i cili u shfaqi nxënësve të tij karikaturat e profetit Muhamedgjatë një mësimi për lirinë e shprehjes.
Zyrtarët francezë theksojnë se ligjet aktuale nuk janë të mjaftueshme për të lejuar policinë që të sanksionojë sjellje që nuk janë plotësisht kriminale por që shkelin vlerat e republikës.
Projektligji parashikon sanksione ndaj personave që bëjnë apel për akte dhune nëinternet, dëbimin e shtetasve të huaj që kanë disa gra dhe ata që edukojnë fëmijët e tyre jashtë shkollave të certifikuara nga shteti, apo edhe në mënyrëautodidakte në shtëpi. Gjithashtu ndalon fondet e huaja për komunitetet fetare në Francë.
Dite te veshtira per sumatricet muslims…..
Mbylle mor ti loqe se na cave trapin me refrenin qe te ka mbet ne goje.
Nga ana tjeter, drejt e ka Franca. Ne se myslimaneve nuk u pelqejne ligjet e vendit, le te shkojne ne vendet nga kane ardhur. Franca eshte toke qe u perket francezeve. Kur dikush shkon per vizite ne shtepine e nje tjetri bejne si bejne te zotet e shtepise
Shko lufto per Qipron or plehr e mos ha mut ketu.
Ne qofte se Zemerohen Myslymet atehere le te shkojne ne Arabi-Turqi,ose edhe pine “Uthull”…ja se si shume jua kane leshuar Litarin!!!!!!
Ne shtepin time duhet te luhet me Rregullat e mija..ne se nuk te Pelqen..Urdhero..dhe rruget e Turqise dhe Arabise jane te Hapura..lol
???
Ligji qe do t’iu garantoje lirite dhe do t’i shpetoje nga islami radikal.