Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, tha të mërkurën në Prishtinë se mospranimi i fajit dhe mos kërkim falja nga Serbia për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovës, e mban peng procesin e bisedimeve ndërmjet dy shteteve.
Këto komente zonja Osmani i bëri gjatë një seance të parlamentit për nder të ditës ndërkombëtare të përkujtimit dhe nderimit të viktimave të krimeve të gjenocidit, e cila filloi me një minutë heshtje për të gjitha viktimat e luftës në Kosovë.
“Mbi një mijë e 600 persona ende mbajnë statusin e “personave të pagjetur”, por, ata nuk janë thjesht të pagjetur, ata janë “të pagjetur të fshehur” nga pushteti pasardhës i regjimit që kreu gjenocid mbi ta. Bazuar edhe në Konventën mbi gjenocidin, por edhe në vendimet e gjykatave ndërkombëtare kundër krimeve, këta persona nuk janë thjesht |të pagjetur”, ata janë “të zhdukur me dhunë”, të cilët po mbahen edhe sot të zhdukur me dhunë, madje duke bërë thirrje që të mos zbulohen kurrë. Ky është krimi i vazhdueshëm serb mbi viktimat, mbi të zhdukurit me dhunë, për të cilët ne kërkojmë drejtësi”, tha zonja Osmani.
Përfaqësues të shoqatave të viktimave të luftës në Kosovë, pjesëmarrës në këtë seancë, thanë se nuk mund të ketë qetësi derisa kryesit e krimeve të dalin përpara drejtësisë.
“Unë nga ky parlament sot kërkoj që ta votoni me procedurë të përshpejtuar ligjin për të pagjeturit me të cilin do t’i mbroni e nderoni familjet e dëmtuara të cilat i keni shndërruar në raste sociale. Sigurisht po të ishin gjallë edhe bijtë e bijat tona do të ishin ndoshta sot ulur si deputetë ku jeni ju, do të ishin profesorë apo inxhinierë, por ja që ata ranë e ju që po i gëzoni të mirat e lirisë e keni për detyrë të punoni për ne që ta ndjejmë edhe në dorën e shtetit të pavarur”, tha Nusrete Kumnova nga shoqata “Thirrjet e nënave”.
“Ju lus që në dialog me Serbinë të mos shkohet më pa e kushtëzuar atë që të jap informacione për të pagjeturit, të mos bisedohet më, kemi biseduar mjaftueshëm, kanë luajtur me varreza masive”, tha, Bajram Qerkini nga shoqata “Zëri i Prindërve”.
Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj – Halimaj, vuri theksin tek të mbijetuarat e përdhunimeve gjatë luftës, si një nga trashëgimitë më të dhimbshme të saj.
“Me 15 tetor të këtij viti zhvillova një takim me përfaqësuesit e qendrës për promovimin e të drejtave të grave në Drenas, me të cilat diskutuam për domosdoshmërinë e mobilizimit të gjithëmbarshëm të institucioneve shtetërore për ndriçimin e plotë të dhunës seksuale si një nga format e gjenocidit që ka zbatuar Serbia kundër shqiptarëve në Kosovë. Vizita ime dëshmon për vendosmërinë e qeverisë që të angazhohet me të gjitha mundësitë që ka për të ndriçuar tërësisht dhunën seksuale si formën më çnjerëzore të luftës”, tha zonja Balaj – Halimaj.
Kosova doli nga lufta që mori fund me ndërhyrjen e NATO-s, me mbi 10 mijë të vrarë dhe mbi 5 mijë të zhdukur. Një pjesë e madhe e trupave u gjetën në varreza masive ne Serbi ku ishin dërguar nga forcat serbe në përpjekje për të fshehur gjurmët e mizorive të tyre. Varreza më e madhe është zbuluar në vitin 2001, në Batajnicë afër Beogradit, ku në terrenet e stërvitjeve të forcave të posaçme serbe u gjetën trupat e 800 shqiptarëve të Kosovës.
Muajin që lamë pas u zbulua edhe një varrezë masive në Kizhevak të Rashkës, në Serbinë jugperëndimore, ku filluan gërmimet më 30 nëntor pak ditë pasi që hetuesit mjeko-ligjorë duke përdorur pamje satelitore, thanë se në një minierë të hapur ka gjurmë të trupave që mendohet se janë të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës.
Shko e thuaja kete Europes qe i ferkon koken Serbise. Turp per kete Europe qe perdor standarte te dyfishta ne raport me vende e ndryshmedhe nga ana tjeter predikon te drejten e njeriut dhe te drejten e vetvendosjes se popujve. Cfare hipokrizie.
Akoma doni ti bashkoheni BE-se qe te ndiheni si qytetare te dores se dyte?
Cfare thoni o te mjere.
Te kerkoj te Falur Serbia Kosovareve dhe jo Turqia qe ju ka ndryshuar Kombesine,Identitetin,Besen,Kulturen?
Ne qofte se jane Serbet pushtues te Kosoves qe ne ate kohe ishte Ilyri dhe Epir pse nuk jane Turqit,Amerikanet,Cifutet,Fashistet Italiane qe kane te pushtuar Magna Grecian per te cilen luftuan Pirrua dhe mijera Epirote per ta cliruar?
Me vjen keq,por sahati tuaj nga ngecur dhe nuk dini si ta kollandrisni.
Ju e kini inatin me Greket qe luftuan dhe luftojne kunder Turqise dhe fashisteve pushtues.
Nje bashkim me Greqine me emrin Ilyri dhe zona Epiri do ishte Nderimi me i Madh per kete Komb Greko Ilyre dhe nje grusht te forte kunder Turqise dhe krimeve te Saj 500 vjecare dhe atyre qe e mbeshteten dhe e mbeshtesin duke mbajtur te pushtuara Tokat e Shenjta ne te gjithe zonen e lashte te quajture Ionia me Kostantinopolin e Kastriotit,Smirna,Pontios,Thraqi etj.
Vetem po te vazhdoni te vini mbi Kombin fene islame si Identitet dhe ti nenshtroheni faktoreve historik.
A ty te shkerdhefsha janullen ne byth o mjeran mjekerr cjap!
Shko mer ato 300 euro dhe shko gje baben ku e ke!
Erdogan-ka aq shume te paverteta ne komentin tend.
Ne artikullin ne fjale nuk po flitet per pushtimet e tjera qe kane qene te shumta, qe nga kohet me te lashta. Po flitet per nje konflikt te fundit, ku agresoret qe vrane qytetare shqiptare te pafajshem, te cilen ne kohen qe jetojme e quajne me termin “genocid”, jo vetem qe nuk kane kerkuar falje, por vazhdojne te bejne rrolin e viktimes. Ne kete pike, serbet nuk jane larg neo-grekeve me genocidin ndaj shqiptareve came, por perseri ne nuk po flasim per ate ngjarje.qe cuditerisht zotrote nuk e permendni ne komentin tuaj.
Permendni Pirron dhe Epirotet, kur keta ishin ilire qe kane zero lidhje me greket dhe ca me pak me neo-greket e ardhur nga Azia, qe sot popullojne Geqine.
Nuk ka patur kurre komb greko-ilir qe ke shpikur zotrote. Ka patur dy kombe krejtesisht te vecanta, ai grek dhe ai ilir. Nese te paret u asimiluan prej pushtuesve romake, te dytet mbijetuan tek shqiptaret, pasi geni i tyre ishte shume me i forte.
Nuk ka dyshim se Perandoria Osmane, dhe me vone Turqia moderne deri ne 1912-ten kane bere krime te shumta, ashtu sic kane bere neo-greket mbas ketij viti e deri sa ne Shqiperi u vendos monarkia.
E fundit, ajo qe zotrote me nivelin minimal kulturor qe keni, nuk arrini te kuptoni eshte se per shqiptaret feja ka zero vlere. Ajo i perket individit. Per ne, shqipot, myslimane apo te krishtere ka vlere vetem atdheu yne, Shqiperia, aty ku prehen te paret tane dhe ku nje dite desherojme te prehemi edhe ne. Individe si puna juaj nuk kane atdhe, por kane fene. Mbajeni ate per vete se mbase zoti ju merr ne parajse dhe ju jep 10 virgjeresha sic thone edhe librat tuaja te shenjte, me te cilet ne fshijme prapanicen,
O ben ka pasur një popull ai ilir qe qe jetonte ne gadishullin ilirik te cilin romaket kur erdhën ne gadishullin ilirik e quajtën grek që skenë lidhje
me një pjesë të atyre që jetojnë sot në atë që quhet Greqi … Shqiptarët janë ata që kanë ruajtur lidhjen direkt si në gjuhë dhe në kulturë të atyre që romakët thërrisnin grek …
“faji është personal” – Brizida Gjikondi
sipas kësaj krimin e kanë bërë disa ose shumë persona jo serbia
“faji është personal” – Brizida Gjikondi
sipas kësaj krimin e kanë bërë disa ose shumë persona jo serbia