13 viktima dhe mbi 500 raste të reja me koronavirus në Kosovë

10 Dhjetor 2020, 15:39Rajoni TEMA

Në Kosovë u raportuan të enjten 13 viktima nga koronavirusi dhe 562 raste të reja.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi se tri viktima janë regjistruar në Prishtinë, dy në Mitrovicë dhe nga një në tetë komuna të tjera të Kosovës. Rastet e reja pozitive, ndërkaq, rezultuan nga testimi i 1,595 mostrave.

Numri më i madh i tyre u konfirmua në Prishtinë: 223. Në 24 orët e fundit, Instituti po ashtu tha se 761 pacientë janë shëruar nga koronavirusi.

Me shifrat e fundit, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë arrin në 45,004.

Prej tyre, 1,161 pacientë kanë vdekur dhe 31,802 janë shëruar. Raste aktive aktualisht janë 12,041.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje