Klodjani dhe Tirana kërkojnë drejtësi

10 Dhjetor 2020, 13:07Blog TEMA

Nga Alba Malltezi

Vrasja e të riut Klodjan Rasha dhemb shumë. Nuk ka njeri që meriton këtë fjalë të mos ndjejë trishtim e dëshpërim për një të ri që nuk jeton më. Mendojmë për familjen, shokët e miqtë e tij. E tmerrshme.

Nuk është hera e parë që pjesëtarë të policisë vrasin, ashtu sic ka dhe uniforma blu heronj, por do të ishte hera e parë që ne si qytetarë ta pretendojmë me forcë dhe të presim hetimet me durim. Eshtë hera e parë që të presim e të mësojmë atë që ndodhi atë natë mes policit dhe djalit të ri. Pastaj të gjykojmë. E mbani mend kryekomisarin e policisë që vrau bashkëshorten e tij Erietën?

Po funksionarin e SHIK që përndoqi e vrau Aldën e re dhe nënën e tij? U mbrojtën, u fshehën e u ndihmuan nga njerëz të shtetit, por e vërteta dhe drejtësia, edhe pse calamane e bëri rrugëtimin e saj. Nuk e ka bërë në të tjera raste, si në ngjarjet e Gërdecit dhe të 21 janarit 2011, por nuk do të vonojë, drejtësia herët e a vonë do të vijë.

Kërkon drejtësi Klodjani 25 vjecar, por kërkon drejtësi edhe Tirana. Ndërsa ndërgjegja jonë rritet, pretendon, e njëjta ndërgjegje nuk mund të torturojë përherë një qytet që po ngrihet e rrëzohet, ngrihet e rrëzohet në gjithë këto 30 vjet. Eshtë një frymë e re që kërkon, pretendon drejtësi në qytet, por është një frymë kaq e vjetër tashmë në këto 30 vjet që përfiton e shkatërron, që përfiton e deformon, që përfiton dhe dhunon.

Kjo është ndarja që duhet të bëjmë. Tirana, Shqipëria ka nevojë për drejtësi dhe qytetari. Janë të dyja rrugë kaq të vështira, delikate, të thella që po na mundojnë. Të gjithëve pa përjashtim, të majtë, të djathtë, të qendrës dhe pa parti. Duhet të vijë një ditë që të gjithë si shqiptarë duhet të ndërtojmë, jo të shkatërrojmë e të mbulojmë me tymin e urrejtjes e të dhunës të vërtetën. Do të vijë kjo ditë, s’kemi nga të shkojmë.

5 komente në “Klodjani dhe Tirana kërkojnë drejtësi”

  1. z says:

    Ka nje emer Sali-Like,kjo krize Shqiptare!

  2. Beni says:

    Kafshet jane akoma ne qarkullim dhe kafshet duan gjak. Ne krye kishin Sali Luzhen dhe Stresi dmth nga Hajdari te Luzhari. Polici mund te gaboje nuk e diim se ai e ka vra qellimisht. Un kam disa pyetje o milet i trashe dhe shoke shpellare. 1. Doktori po ben nje operacion dhe vdes pacienti, nis hetimi apo duhet te jape doreheqjen ministri? 2. Polici vret gjate nji proteste, duht te rrezohet qeveria apo te hetohet ngjarja? 3.Ndodh nje aksident i rende ne rruge, duhet te rrezohet ministri transportit apo te hetohet ngjarja. 4. Mesuesi shtyn nxenesin qe e bullizon dhe ky bie me koke ne banke dhe vdes. duhet te rrezohet qeveria? A keni tru ne koke o morracaket e Saliut dhe Ilirit? Ne cdo profesion mund te ndodhe nje hata sic ka ndodhur dhe kjo justifikon te digji sa here te doni Tiranen o njerz te vegjel. Po nuk eshte me i keq Stresi dhe Sali
    Luzxha qe dalin si idiota ne shesh. Me te shpifur ata vemje qe i nxisin nga Facebuku dhe per vete rrine ne shtepite lluksi ne bote.

  3. Besi says:

    Shikoni me kujdes vemjet ne FB si e nxjerrin koken pas kufomes se Klodianit. Kujt i dhimbset Klodi? Lengezojne vetem per pushtetin, por kujtojne se statuset e tyre prej nekrofilesh manjake kufomash njerezit nuk i kuptojne? Vampiret e PD dhe te LSI

  4. Lili says:

    Te gjithe e dime se dhuna perdoret e stimulohet prej politikaneve te deshtuar : nje njeren ane si shprese per te fituar pushtetin qe populli i refuzoj me vote , ne tjetren ane per te ruajtur pushtetin , qe populli i zhgenyer nuk do ia jape me me vote!
    Faji kryesor eshte cdo here i atij qe eshte ne pushtet. Cdo here si per keqveprimet si per mireveprimet sepse eshte pergjegjesi te jesh ne pushtet!
    Edhe cmimi i kesaj pergjegjesi eshte sot doreheqja e lleshit, miniister i Rendit, mbasi ashtu e ka trumpetuar disa kohe ma pare, e ashtu ndodh kur ka nje zhinxhir komanduese dysfunksional qe nga leshime ne leshime ne etiken e policise berjes , na solli ne vrasjen e klodiajnit vrasjes qe eshte paralajmeriar nga dhunimet e shumte , qofte nga policia e shtetit qofte nga polivia e bashkise qe edhe plakat i dhunojne ne mes te rruges .. po dhunimet behen vetem per fukarenjt e te pa krah, se per abuzuesit millionere asgje s’po iu ndodh edhe pse po prishin ambientin e po shkaktojne ma shume zullume! …
    Doreheqja e lleshit eshte minimumi iminimumit!
    Rishikimi i politikes policore edhe i perdorimit te policise shtetnore si gardian te ´bosavé eshte detyra tjeter per ministrin e ardhshme qe te kemi nje polici me etike ne sherbim te qytetareve e te shtetit e jo gardian ne sherbim te bandave ne pushtet, qofte nacional a komunal!

  5. GARY KOTE says:

    ME VJEN KEQ PER KLODIANIN QE HUMBI JETEN PER NJE BUDALLALLEK TE TIJ. KETU SHTROHET NJE PYETJE: A I ZBATOI AI TE GJITHA DETYRIMET E TIJ NDAJ LIGJIT DHE C’FARE DO TE NDODHTE NESE AI DO T’I BINDEJ NJE URDHERI PER NTE NDALUAR?
    BESOJ SE CDO GJE DO TE MBARONTE ME NJE GJOBE E CILA SKA ASNJE VLERE PERPARA JETES QE HUMBI.
    KETEJ VJEN EDHE FRAZA E NJOHUR E PELLUMB KULLES ” PO HAJDUTI NUK KA FAJ ? ”
    SIC E SHKELI I NDJERI LIGJIN DHE KRIJOI KUSHTE PER NGJARJE TE RENDA E KA SHKELUR EDHE POLICI. A VLEN KETU LIDHJA SHKAK PASOJE APO VLERESOHET VETEM PASOJA ?!?!?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje