Një 57-vjeçar u arrestua dje nga policia, pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një vajzë 10-vjeçare në qytetin e Kuçovës.
Mësohet se është vënë në pranga shtetasi Ajet Dumi, Ngjarja e rëndë e abuzimit seksual me një 10-vjeçare në qytetin e Kuçovës, që tronditi sot mbarë opinionin publik, e ka zanafillën 2 vite më parë.
Në vitin 2018, kur vajza A.D ishte në klasën e tretë dhe vetëm 8-vjeçe, filloi edhe kalvari i gjatë i abuzimit me të.
Vetë vajza, duke treguar ngjarjen rrëfen se, një ditë kur ishte kthyer nga shkolla e gjen 57-vjeçarin Ajet Dume të dehur, ai e merr në dhomën e tij dhe abuzon seksualisht me të.
Pas kësaj i moshuari i kishte thënë se kjo ishte një gjë normale që kryenin të rriturit me fëmijët. Vajza pohon se fillimisht ajo nuk dinte se çfarë ishte veprimi që kishte kryer 57-vjeçari me të, por kur e kishte kuptuar i kishte thënë të mos e prekte më, pasi në të kundërt do t’u tregonte prindërve.
Në këto momente, 57-vjeçari e ka kërcënuar më sëpatë, duke i thënë se po të tregonte do të vriste jo vetëm vajzën për edhe familjen e saj, ndërkohë që abuzimi seksual ka vijuar për 2 vite rresht.
Nëna e vajzës 10 vjeçare, e cila është abuzuar për dy vite me radhë, ka dhënë dëshminë e saj në lidhje me ngjarjen e rëndë.
“Unë nuk kam qenë asnjëherë në dijeni për abuzimin. Gjithçka ka ndodhur kur ne ishim në punë dhe kur vajza kthehej nga shkolla.
Ajeti vinte çdo ditë i dehur në shtëpi por unë se mendoja të arrinte deri këtu. Nuk kam kuptuar asgjë nga sjellja e vajzës, pasi ajo ka qenë gjithmonë një fëmijë i ndrojtur.
U tmerrova kur mësova sot gjithçka dhe doja ta vrisja me duart e mia por më pas shkova dhe e denoncova në polici. Vajza u mor në pyetje dhe tregoi gjithçka por gjendja e saj është e rënduar dhe ka nevojë për mbështetje psikologjike. I bëj apel shtetit të bëj drejtësi dhe kërkoj mbrojtje bashkë me familjen time”, shprehet nëna e vajzës.
57-vjeçari Ajet Dume,tashmë i arrestuar nga policia për ngjarjen e rëndë, jetonte i vetëm në banesë. 11-vjet më parë ai ishte njohur me babain e vajzës, që asokohe nuk kishte lindur ende dhe pasi ky i fundit i kishte treguar se jetonte me gruan jashtë, ai u kishte dhënë me qera dy prej dhomave të shtëpisë së tij.
duket si ata te fortet greke-gjakdhjere arrixhinj te ps ….
Ke te drejte! Imazhi i burrit te vertete eshte malok, me mjekren me yndyre, me kembet qe i bien ere, dhunues grash dhe qe jeton me Kanun. Ky eshte burri i vertete shqiptar.
MOSTRA NUKE NJEHE PARTI . KU KEMI ARRITUR ,DUKE DITUR QE FEMIJET NUKE PREKEN ,PORE KANE NEVOJE PER DASHURI.KJO BOTE PRANDAJE QENDRON NE KEMBE ,VETEM PREJE FEMIJEVE.MOSTER NUKE LINDESH ,PORE TRASFORMOHESH.
TE VARET NE MESE TE QYTETIT NE KUCOVE,DHE TA DENOJE POPULLI I KUCOVES ,PA JA BERE GJYGJIN. PERNDRYSHE TE TILLE MOSTRA DO TE DALIN KUDO.
Jam lindur dhe rritur ne Kucove dhe e njoh personin ne fjale me dekada. U shokova nga lajmi. Per kete gje ka vend vetem thenia “cfare te ben pija nuk ta ben as perendia”. Ajeti ka qene si gjithe te tjeret por alkoholi te con matane cdo imagjinate, pak renedesi ka se ku jeton. Teper e turpshme dhe tronditse!
Rexha 10 i ke thene te gjitha. Nuk kam cte shtoje
NUKE KAME NDEGJUAR KURRE QE MBASI PINE RAKI ,BENE KETO VEPRIME.NE SHQIPRI RAKINE E PINE DHE PRESIDENTI,KRYEMINISTR,MOSE VALLE EDHE MENDOJNE NJELLOJE ????? ME PIJEN MIZORE.NGA RAKIJA DUHET TE BESHE KUJDES ,SEPSE NUKE RRINE URTE SICE RRINE MBRENA NE SHISHE.
JUSTIFIKIMET TE TILLA DO TE COJNE NE NJE EKSTREME TJETER.PORE NUKE KA ME KEQE SE SA TE DHUNOSHE NJE FEMIJE ,VAJZE ,APO DJALE QOFTE.
Ku është rinia per tu ngrit per pedofiline??? Rini bythesh! Rinie e Mones dhe e Lulzimes.