Flet motra e Klodian Rashës nga protesta: Erdha nga Italia dhe e gjeta në arkivol. Ai nuk kishte armë, doli vetëm për të blerë cigare

9 Dhjetor 2020, 17:59Kronika TEMA

Në protestën e sotme përpara ministrisë së Brendshme dhe Kryeministrisë ka marrë pjesë edhe vetë motra e Klodian Rashës.

“E vranë kot. Kërkojmë të drejtën tonë. Isha në Itali dhe erdha me urgjencë sapo morëm vesh se çfarë ka ndodhur. 

Ka qenë djalë i mirë, nuk ka pasur asnjë problem, ka qenë shumë i qetë. Ka pas dhe një vajzë në jetën e tij, ishte nga Dibra. 

Kur erdha unë nuk e takova dot të gjallë, e pashë në arkivol. Më ka prek në zemër. Kam dhe dy vëllezër të tjerë, unë jam motra e vetme, ishte vëllai i vogël. 

Policia që është shtet të qëllojë njëherë në ajër…pastaj…jo ashtu, direkt në zemër.

Dua drejtësi. Nuk e di arsyen pse u vra, ai kurrsesi nuk kishte armë, ishte djalë shumë i mirë. Shumë i rregullt, ka punuar përherë me babain,” tha motra e Klodian Rashës. (TemA)

8 komente në “Flet motra e Klodian Rashës nga protesta: Erdha nga Italia dhe e gjeta në arkivol. Ai nuk kishte armë, doli vetëm për të blerë cigare”

  1. ndue doda says:

    Sa ju paska dhimet vellai akoma pa e varrosur o burra
    para kamarave
    cfare mut ambjenti dhe te rinjesh, kurre skam per ta kuptuar
    Ik rri ne shtepi se sa e keni Arlimed Sali Lushen cdo gjezgjidhet

    1. Perse iku me vrap nga policia? says:

      Perse iku me vrap nga policia nese shkoj te bleje cigare? Kush eshte ai person i ndershem qe vrapon mos flase me policine? Vetem ata qe duan te fshehin nje krim vrapojne nga policia.

  2. Paqësor says:

    Ai i shkreti iku nga kjo bote dhe vetem ai e di c’fare ishte duke bere dhe pse nuk ndaloi. Qofte i xhenetit.
    Ama, ne te tjeret qe ne 22:00 mbyllemi ne shtepi e pa shku ora 6:00 nuk dalim kemi te drejte me pyet:
    – c’fare bente ne 1:30 te mengjesit ky njeri ne rruge?
    – cigare ne ora 1:30 ku mund te blihen ne qytetin e mbyllur?
    – ca te keqe ka ma ndalu a tregu policit se ke dal pa aresye ose “me ble cigare”.
    Kjo nuk justifikon aspak policin vrases dhe aq me pak keta bastardet e kurdisur nga politika qe bejne sikur ju dogj xhani per kete djalin fatkeq.

  3. Larg DUART E ZEZA tè KRYEHAJDUTIT dhe KRYEKUSARIT Arben Ahmetaj nga MILIONAT e €UROVE dhe ? , té FAKIRÈ-FUKARENJÉVE PA ÇATI mbi KOKÈ says:

    NGUSHÈLLIME FAMILJES dhe gjithè tè dashurève , tè tè NDJERIT !! NEVERI dhe URREJTJE pèr POLICIN KRIMINEL dhe MINISTRIN e Brendshèm KAPTERR Sandèr LLeshaj !! NUK ndodhnin GJÈRA tè tilla KURRÈ nè kohén e SAIMIR TAHIRIT té NDERUAR dhe tè RESPEKTUAR !! BURG BURG BURG BURG BURG BURG BURG BURG tè PÉRJETSHÈM Polic KRIMINELI i URRYER dhe i PËSHTIRÈ !⚖⚖?⚖⚖?⚖⚖???????⚖ Té SHKARKOHET Ministri i Brendshém URGJENTISHT , sepse FYTYRA e Policit KRIMINEL , èshtè FYTYRA e Sandèr Lleshit !! Vet e ka thènè kètè , dhe ta mbaj me SHÈNDET tani !! SHPRESOJ qè FAMILJARÈT e té NDJERIT nga DIBRA , MOS ta lènè me KAQ , por tja tregojnè VENDIN edhe nè BURG Policit té FÉLLIQUR KRRIMINEL ?⚖?⚖?⚖?⚖?⚖?⚖?

  4. studenti says:

    Kjo e gjitha eshte e Kurdisur. E motra e viktimes duhet te ishte sot e mpire nga dhimbja.
    Skenari eshte i njejte si ai i Azem Hajdarit….

  5. tropoja says:

    duhet mu cu populli se do vine advin droga me na vra edhe neper shpia,me bo terror per zgjedhjet sidomos kunder veriorve perjashto noj hafije te tipit leshi qupi

    1. emilio says:

      Shko futu ne shpelle cop k4ri.

  6. klodi says:

    MOTRA E VIKTIMËS DUKET QARTË QË KA MARR NJË MISION NGA

    FALANGAT ANTISHQIPTARE BERISHA-BASHA-META.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje