Operacioni “Asgjë nuk harrohet”, policia jep detaje të arrestimeve të bujshme

8 Dhjetor 2020, 20:46Kronika TEMA

Zbardhja e vrasjes së 3 personave në dy ngjarje kriminale të ndodhur në Shkurt të vitit 2005, u finalizua ditën e sotme nga Policia e Shtetit nën drejtimin e SPAK-ut.

Në operacionin e koduar “Asgjë nuk harrohet” morën pjesë forcat speciale RENEA, forcat e posaçme operacione, Drejtoritë Vendore të Policisë së Tiranës, Durrësit e Vlorës si dhe Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit Kukës e Interpol Tirana.

Katër persona u arrestuan dhe 2 të tjerë janë shpallur në kërkim ndërkombëtar, ndërsa u ekzekutua edhe një urdhër ndalimi nga SPAK.

Në pranga ranë Viktor Ymeri dhe Indrit Rusi, ndërsa në Prizren u arrestua Indrit Taullai për llogari të autoriteteve shqiptare. Një tjetër i arrestuar është edhe Emiljano Shullazi, i cili ndodhet në burg ku vuan dënimin me 14 vite për një tjetër vepër penale.

Ndërsa në kërkim ndërkombëtar janë shpallir Lulzim Berisha dhe Plarent Dervishi, pasi nuk u arrit që të arrestoheshin gjatë operacionit.

Nga hetimet ka rezultuar se Lulzim Berisha, Emiljano Shullazi, Plarent Dervishi, Indrit Taullai, Viktor Ymeri dhe Luftar Reçi akuzohen për vrasjen e Vajdin Lames dhe Artan Arsit, të cilët humbën jetën nga shpërthimi me eksploziv në ashensorin e pallatit ku banonte Lame në vitin 2005.

Të njëjtër persona, përveç Emiljano Shullazit dhe Viktor Ymerit, akuzohen edhe për vrasjen e dytë ndaj Klodian Saliut, i cili u ekzekutua teksa udhëtonte me makinë në autostradën Durrës-Tiranë.

2 komente në “Operacioni “Asgjë nuk harrohet”, policia jep detaje të arrestimeve të bujshme”

  1. spartak says:

    Atij Berishës, e kujtdo tjetër si ai që, akuzohen për krime të ndryshme , së bashku me anëtarë të sistemit të Pa Drejtësisë , Krerë të Policisë e OPGJ të korruptuar deri në fyt , si dhe pjestarët ( aktorët ) kryesorë të PUSHT-TETIT e POLITIKES , SPAKU, dhe me u çu prej vorrit dhe i jati i SPAKUT, e të bëhen bashkë edhe me ato që sajuan SPAKU-n , i vijnë anash dhe as kanë guximin me i prek .
    Vendimi i Gjykatës është marrë me dt. 2 Dhjetor . SPAKU e kërkon Lul Berishën me internet me dt. 8 Dhjetor ( Pushim Zyrtar !! ) , mbasi e kanë lajmëru të tjerë , jo që me 2 Dhjetor, por ndoshta dhe ma përpara .
    Kush e lajmëroi ? PARJA .
    Kush ja hoqi dënimin me burgim të përjetshëm ? PARJA .
    Kush ja reduktoi një nga një të gjitha dënimet dhe e nxorri nga burgu, për ta punësuar si burrë i mirë tek Bashkia e Vangjush DAKOS ? PARJA .
    Kush e boni si me sustë porsa doli nga burgu, përveç shumë bizneseve , dhe një nga biznesmenët e fuqishëm të Hidrokarbureve me potencë në Porto ROMANO ? PARJA
    Ju sul shteti me OFL me ja marrë, dhe, kush ja anulloi e ktheu mbrapsht gjithë vendosjen e sekuestrove po me shtet ( me vendime Gjykatash ) ? PARJA .
    Ju alias SPAK- ista po pregatitnit alamet dosje ka dy-tre muaj minimumi ( se nuk bohet e shkreta as për dy -tre javë e jo më ditë ) kur OFL e qeverrisë po luante : Çil e mbyll o Qazim bej .
    Kush u tall me ju , apo , me cilin kujton se tallet SPAKU ?
    Me popullin jo , por duke i nxjerrë bojën vehtes , po .
    Me ato vendime gjykatash , ti SPAK s’ke të drejtë me ju afru më .
    Aaaaa . Don ndonjë Patriark e Oligark ta heqi nga skena e ti marri pronat e po kujtohet me fut në lojë SPAK-un .
    Po , pse , budallenj janë ato të SPAKUT që t’ju hiki kaptina e t’i kërcënohen e vriten fëmijët e familjarët duke ndjek e luftu me kriminelë , oligarkë e pushtetarë të krimbur në pare nga korrupsioni , grabitjet e krimi .
    Jo lum miku . Absolutisht nuk mundet me vepru as SPAKU e, as ai që shpiku SPAKU-n , për pa me i çu në ZERO njëherë këta kriminelë, duke i heq nga duart fuqinë ekonomike shkatërruese e vrasëse për këdo .
    Dhe nuk është aspak e vështirë , sepse , me Ligjin e VETTINGUT, të plotësuar vetëm me 1 NEN shtesë, JO më shumë , detyrohen të gjithë këta kriminelë ( Duke fillu nga i pari i SHTETIT ) t’i deklarojnë e dorëzojnë vetë or vetë , pa #ak e pa bam , një për një të gjitha paret e pronat e abuzimeve , korrupsionit e krimit të organizuar e të pa organizuar .
    Vetëm ky NEN shtesë, tek Ligji i VETTINGUT , me vetë deklarimet, do i nxjerri nga Sistemi i Drejtësisë pa kthim mbrapa të gjithë abuzuesit e të korruptuarit duke i hapur rrugë dy gjërave thelbësore , mbushjes së sistemit me vajza e djem të rinj të pa përlyer, me shkollë e nivel gjuhësh e teknollogjish të reja, si dhe sanksionimin e RREGULLIT e të funksionimit sipas RREGULLIT të këtij sistemi , rregull, që nuk lejon pa ndëshkuar abuzimin e shpërdorimin ma të vogël me detyrën e shenjtë të anëtarit të sistemit të DREJTESISE , pa patur aspak frikë, se do kërcënohen, nga ato, që s’do kenë më, as edhe një gram fuqi ekonomike .
    Po kështu , ky NEN shtesë tek Ligji i VETTINGUT , duke u aplikuar tek e gjithë piramida e shtetit, si dhe tek ata, që kanë grabit paret e pupullit në bashkëpunim me punonjës të shtetit, jo vetëm do ta pastrojë pramidën shtetërore dhe abuzuesit bashkpunëtorë , por do vendosi e sanksionojë RREGULLIN dhe vepfrimin e RREGULLIT në çdo hallkë të pushtetit , administratës shtetërore e deri tek pastrimi i procesit të votimit nga vjedhja , shi-blerja e abuzimi me votën duke degjeneruar të drejtën thgemelore kushtetuese të shtetasve : Zgjedhjen e lirë e të ndershme .
    NENI i domosdoshëm SHTESE në Ligjiin limonatë të VETTINGUT
    Deklaroj , ndën përgjegjësinë time , se , në qoftë se mbi ato , që kam deklaruar në DEKLARATEN PERSONALE TE PASURISE , më zbulohet DHE VERTETOHET edhe 1 LEK më tepër , e gjithë pasuria ime të më skuestrohet .
    Bashkëpunëtorëve , që kapen , dhe VERTETOHEN , si ndihmës në FSHEHJEN E PASURISE DHE TE ARDHURAVE të personave që i nënshtrohen Vettingut , u sekuestrohet përveç fshehjes dhe pasuria e tyre njëlloj .
    Miratojeni këtë NEN në parlament . Shtojani në fund si pikë të veçantë dhe me vend firmosje të veçantë ( që mos të thonë NUK E KAM LEXUAR ) , tek Deklarata e Pasurisë , dhe , kthejani mbrapsht pa përjashtim të gjithëve deklaratat e para , për ti plotësuar edhe njëherë prej fillimi .
    Do shikoni , kur nga frika , të deklarojnë 4-5 fishin e deklarimit të parë . Atëherë luan qeni i kallajxhiut tamam .
    Bëjani transparente t’i shikojë populli deklaratat , se , ma mirë se ai , nuk e din njeri , a i ka mbet gjë pa deklaruar , a ka msheh , ku i ka msheh dhe si , e kush ja ka msheh , apo jo .
    Sepse , do rrijmë 10 vjet e s’kena për të nxjerrë gjë në dritë . Ç’është ky muhabet .
    Bona ç’bona në detyrë , ( miljona të pa pame abuzim , korrupsion e ndoshta ma shumë ) e po hiki njëherë .
    Kryejeni atë më lart me NEN-in shtesë dhe zbatojeni sekuestron 100 % , sikur edhe për 1 lek ma tepër . Ky quhet VETTING .
    Kanë frikë deputetët ta miratojnë nenin shtesë . Këtu do duket fytyra e vërtetë e deputetëve tanë , se sa duan ta pastrojnë sistemin e Padrejtësisë dhe Politikën nga kriminelat dhe hajdutët . Mjaft më . Nuk mund të fshiheni as edhe një minutë me maskarada . Ka shku aty ku s’mban më .Mos kujtoni se edhe gjithë këto vrasje nuk e kanë shumica zanafillat nga sistemi i kalbur i PADREJTESISE dhe Politikat anti kombëtare .
    Ky LIGJ vlen jo vetëm edhe për gjithë politikanët e ato që kanë qenë në pushtet qendror e lokal përgjatë këtyre 25 viteve , por dhe për mjekët abuzues ( shefa kryesisht ) , Policë me detyra të larta e të ndryshme e deri ai polici i burgut , që u bo telef duke rruajt jo vetëm të burgosurit por dhe familjarët e tyre .

  2. geri says:

    dezintoksikohuni nga filmat shqiptare a te keqen me keto titujt ……..
    qelluat si kalamaj o Mero ????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje